Nënpresidenti amerikan falënderoi Konfederatën për rolin ndërmjetësues të luajtur këtë javë për lirimin e katër qytetarëve irano-amerikanë të burgosur nga regjimi i Teheranit
VOAL – ZYRIH, 19 JANAR – Johann Schneider-Ammann takoi dje në Zyrih nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, i cili ndodhet në Zvicër për të marrë pjesë në Forumin Botëror të Davosit, shkruan Voice Of Albanians – voal.ch.
Gjatë bisedave u ripohua vullneti për të forcuar marrëdhëniet mes Bernës dhe Uashingtonit në fushën e formimit profesional, theksohet në komunikatën ditore të Departamentit të Ekonomisë, drejtuar nga liberali radikal Schneider-Ammann. Këshilltari Federal ndërkaq është përqëndruar në vëmendjen me të cilën Zvicra i ndjek bisedimet mes SHBA dhe Bashkimit Evropian lidhur me bashkëpunimin në fushën mjedisore, duke nënvizuar pjesëmarrjen në marrëveshje në rast se aleanca hapet ndaj vendeve të treta.
Nënpresidenti amerikan falënderoi Konfederatën për rolin ndërmjetësues të luajtur këtë javë për lirimin e katër qytetarëve irano-amerikanë të burgosur nga regjimi i Teheranit. ats
Komentet