Në qendrën e stërvitjes në Ascona të Zvicrës, trajneri i Gjermanisë Joachim Löw nuk e pati të lehtë. Ai u detyrua që të largojë nga stërvitjet e mëtejshme katër lojtarë, sepse nga 27 lojtarët e nominuar, për në Kampionatin Evropian në Francë, mund të marrë vetëm 23 lojtarë. Para se të kumtojë përbërjen përfundimtare, ai u konsultua jo vetëm me ndihmësit e tij, por edhe me mjekët e kombëtares, sepse në stërvitje kanë shkuar edhe disa lojtarë të dëmtuar. Në marrjen e vendimit nuk kanë ndikuar vetëm ditët e fundit të stërvitjeve, por paraqitjet dhe forma në disa muajt e fundit.
Lojtarët e larguar nga kombëtarja dhe përbërja definitive
Befasia më e madhe është eliminimi nga ekipi i lojtarit të Dortmundit, Marco Reus, i cili është i dëmtuar. Në ekipin e Gjermanisë nuk do të jenë as Sebastian Rudy i 1899 Hoffenheim, si dhe Julian Brandt dhe Karim Bellarabi nga Bayer Leverkusen. Ndërsa në Francë do të udhëtojnë portieri numër një i Gjermanië, Manuel Neuer si dhe Marc-André ter Stegen (FC Barcelona) dhe Bernd Leno (Bayer Leverkusen).
Trajneri i ekipit të kombëtares gjermane, Joachim Löw
Mbrojtja: Jerome Boateng ( Bayern München), Emra Can (FC Liverpool), Jonas Hector (1. FC Köln), Benedikt Höëedes (Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Shkodran Mustafi (FC Valencia), Antonio Rüdiger ( AS Romë).
Mesfushorët dhe sulmi: Julian Draxler (VfL Wolfsburg), Mario Gomez (Besiktas), Mario Götze (Bayern München), Sami Khedira (Juventus), Joshua Kimmich (Bayern München), Toni Kroos (Real Madrid), Thomas Müller (Bayern München), Mesut Özil (FC Arsenal), Lukas Podolski (Galatasaray), Leroy Sané (Schalke 04), André Schürrle (VfL Wolfsburg), kapiteni Bastian Schweinsteiger (Manchester United) dhe Julian Weigl (Borussia Dortmund).
Itinerari i ndeshjeve
Pas humbjes së papritur kundër Sllovakisë, me rezultat 1:3 në Augsburg, ndeshja e radhës përgatitore e Gjermanisë zhvilliohet më 4 qershor kundër Hungarisë në Gelsenkirchen (18.00 h). Tri ditë më vonë, më 7 qershor ekipi shkon në kuarterin Évian-les-Bains në Francë, ndërsa ndeshjet në Kampionait Evropian do të luhen më 12 qershor (kundër Ukrainës), më 16 qershor kundër Polonisë dhe më 21 qershor kundër Irlandës së Veriut.
Komentet