VLADIMIR NABOKOV
1899-1977
Vladimir Nabokov (1899-1977) shfaqet si shkrimtar rus i cili shkroi në rusisht dhe anglisht. Lindi ne Shen Pjeterburg, Rusi në vitin 1899 dhe jetoi atje deri ne moshen 18 vjecare. Pas shumë shpernguljesh, më të fundmi u vendos në Shtetet e Bashkuara dhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku më 1955 shkroi veprën dhe plotëson më të famshmen, Lolita, dhe shumë më të arrirë, sipas kritikëve.
JO POEZIA
Jo poezia në perëndim që plazmon kur ti mendon me zë të lartë,
me blirin e saj bojë kine
dhe telat telegrafik sipër resë rozë;
as brenda pasqyrës tënde, me të brishtat
supet e saj nudo që ende vezullojnë,
jo liriku klikon për një rimë xhepi,
melodinë që të thotë orën;
dhe jo monedhat dhe peshat mbi gazeta
të mbrëmjes të grumulluara nën shiun;
jo djajtë e këqinj të mundimit të trupit;
jo diçka që mund të thuash mjaft më mirë
në prozë …
por poezinë që bie nga lartësi të panjohura
kur pret spërkatje guri
atje larg, dhe vrapo me stiletin si një i verbër
dhe pastaj arrin emocioni dhe ende pastaj …
në rrjedhën e tingujve, leopardë fjalësh,
insektet si gjethe, zogj të llojit pallua
bashkohen duke formuar një heshtje, intensive
cilësi maskimi e kuptim të përsosur.
përktheu: Faslli Haliti
Komentet