Jo më kot erërat frynë,
jo më kot pati stuhi.
Dikush misterioz me dritë
të qetë mbushi sytë e mi.
Dikush me ëmbëlsi pranverore
në mjegullën blu ka qetësuar
nostalgjinë time për misteriozen,
të bukurën tokë, por të huaj.
Heshtja qumështore nuk më shtyp,
As më tremb frika e yjeve të ndritur.
Jam dashuruar me këtë botë dhe amshim
si me vatrën ku jam lindur.
Çdo gjë në të është e mirë, e shenjtë,
dhe çka më nguc, është e ndritshme.
Shkreptin tash në xhamin e liqenit
lulëkuqja e perëndimit të diellit.
Dhe pa dashur në të grurit det
një imazh nga gjuha pipëtin:
qielli që sapo e solli n’ jetë
viçin e tij të kuq e lëpin.