Unioni Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë
Adresa: Rr.George W Bush (godina e IIPP) Tiranë Shqipëri Mobile: + 355674806145 E_mail:umibppsh@gmail
.com
Ne Pjesëmarrsit e revoltës Antikomuniste të Spaçit në bashkëpunim me Unioni Mbarëkombëtar Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me rastin e 50 vjetorit të
Revoltës Antikomuniste të Spaçit që do të kremtohet me datë 21 maj 2023 në kampin famkeq të Spaçit deklarojmë para shqiptarve si më poshtë:
Gjendja e sotme në Shqipëri është mjaft shqetësuese.
Kjo, nuk asht Shqipëria për të cilën kemi luftue. Kjo nuk asht Shqipëria demokratike, Shqipëria e qytetarit të lirë për të cilën ne kemi andrrue.
Një jetë pa liri, pamvarësi e dinjitet nuk vlen të jetohet.
Zoti na dha jetë që të kremtojnë 50 vjetorin e revoltës antikomuniste dhe na sjell në vemendje që këtë 50 vjetor ne që realizuam para 50 vitesh në mes plumbave ngritëm flamurin kombëtar kuq e
zi dhe ja hoqëm yllin e bolshevizmit të komunizmit dhe për 4 ditë resht valvitëm flamurin kombëtar sot deklarojmë se dinjitetin dhe aktin tone sublim nuk qe në gjendje të na e marri
plumbi komuniste jo ma mijtë e komunizmit.
Shohim me keqardhje se disa institucjone shtetrore po mundohen ta politizojnë këtë 50 vjetor dhe ta kthejnë në shërbim të pushtetit politikë.
Njoftojmë të gjithë shqiptarët se cermoninë madhështore do ta drejtojmë ne të mbijetuarit e diktaturës pjesmarrës në at revoltë.
Ne që bamë revoltën para 50 vitesh do të drejtojmë ceremoninë madhështore të këtij akti kombëtare me përmasa ndërkombëtare me datë 21 maj 2023. Kemi takuar para ca ditësh
Presidentin e Republikës dhe e kemi ftuar si Kryetar shteti dhe aspak si politikan. Dhe i bëjmë thirrje mos të bjerë pre e lojnave të sigurimit të shteti që ka organizuar me anën të institucjoneve
formale siç janë Instituti Integrimit të Përndjekurve Politikë dhe Autoriteti i Dosjeve që duan ta shfrytëzojnë këtë aktivitet në shërbim të politikës dhe jo të vërtetës. E ftojmë Autoritetin e
Dosjeve, të publikoi krimet dhe emrat e xhelatëve para shqiptarve që kan kryer para 50 vitesh në at kamp çfarosës, dhe jo të servisi dosje bashkëpuntorësh për të mbuluar krimin e xhelatëve dhe
jo të përdori ceremoninë për të justifikuar financat e shumta dhe nga disa organizata të cilët duan të shfrytëzojnë ceremoninë për fitimet që marrin. Autoriteti i Dosjeve, dhe Instituti i të
Përndjekurve Politikë ti kërkojnë Qeverisë shqiptare të cilit i shërbejnë që të lëvroi fondin për të rindërtuar Kampin në një Muze të krimit komunistë. I ftojmë institucjonet dhe fondacionet që
kan marr fonde ti ja kalojnë ata fonde për rindërtimin e Muzeut jo për tu pasuruar ata.
I bëjmë apel të gjithë trupit diplomatik të akreditua në Tiranë dhe e ftojmë me 21 maj në Kampin e Spaçit për të valëvitur flamurin kombëtar siç e valvitëm neve në mes plumbave para
50 vitesh. Hajdeni dhe tregojuni botës demokratike se cfar krimesh ka kryer enverizmi shqiptar i pa dënuar nga politika 32 vjeçare e ashtuquajtur demokratike.Nuk do të lejojmë asnji individ apo
institucjon të marri identitetin , sakrificën , qëndresën tonë gjysëm shekullore për ti shërbyer pushtetit apo politikës së ditës. 50 vjetori u takon atyre që e lan me gjak, atyre që humbën familjet, atyre që humbën jetët, dhe sot shteti shqiptar është shteti më i diskredituar në botë që ka 32 vite që nuk i ka dënuar krimet e komunizmit, që ka 32 vite që zhvillon luftë klasash ndaj fëmive të burgosurve politikë të Burrelit. Spacit Maliqit etj, e pakta që duhet të bëjmë këta institucjone janë të heshtin e të kërkojnë falje duke filluar nga Presidenti i Republikës e deri tek
institucjoni ma i fundit të këtij shteti politik dhe aspak kushtetues.
Ftojmë drejtuesit e shteti të Kosovës të vinë në Raçakun e Shqipërisë, Spaç për të pare krimet monsturoze që kan kryer enveristat shqiptar gjatë 50 viteve me metodat serbosllave. Ky vit është
viti i 50 vjetorit të revoltës së Spaçit ku shqiponjat e Shqipnisë në mes plumbave mbrojtën dhe ngritën flamuri pa yllin komuniste.
Prandaj në këtë 5o vjetor i kërkojmë shtetit shqiptar:
1.Të lëvroi fondin për rindërtimin e kampit të Spaçit!
2. Të bahen publike emrat dhe krimet e xhelatëve që ban në Spaç para 50 vitesh.
3. Ftojmë Spakun të marri në hetim të gjith hetuesit prokuroret operativat e sigurimit që torturuan dhe vranë të burgosurit politik në at revoltë.
4. Presidenti i Republikes të nderoi me Urdhrin e Flamurit revoltën e Spaçit. Dhe ti shpalli Nderi i kombit Pal Zefin, Hajri Pashajn, Dervish Bejkon. Skender Dajën, dhe të ndjerin piktorin e
flamurit i cili vuajti 32 vite burg politik Mersin Vlashin.
5. Me 21 maj drejtuesit e shtetit shqiptar tu kërkojnë falje të burgosurve politikë dhe familjarve të tyre për pushkatimin e 4 heronjve, 42 të zhdukurit dhe të qindra të vdekur nga torturat në at
kamp famkeq.
Ftojmë me datë 21 maj të na bashkohen në ceremoninë madheshtore, mediat, intelektualet, ish të burgosurit politikë intelektualët shqiptarë që të jenë me ne dhe ta valëvisim flamurin kombëtare
në dënimin e krimit komunist. Dhe të përçojmë Paqen në atedheun tonë të dashur!
Le të sherbej ky 50 vjetor për paqen dhe të denojmë urrejtjen, le të jemi qytetar me shanse të bararta si qytetar të Europës
Për këtë e bamë revoltën për të mbrojt dinjitetin kombëtar flamurin kuq e zi.
Gjet Kadeli, Demir Pojani. Gëzim Cela, Pavllo Popa, Nuri Stepa, Qemal Demiri.