Shkurte FEJZA këndon këngën:”JO NUK NDAHET MITROVICA”.
Do të shohim së shpejti se si e këndon këtë kengë HASHIM THAQI.
Sot ishin mbushë mediat me skenarin për mundësinë e ndarjes së Mitrovicës në këmbim me një karrikë ne OKB.
Po a ndahet Mitrovica për nje karrikë në OKB. Kjo do te ishte e tmershme dhe skandaloze dhe turpëruese për Kosovën sikur ajo te ishte pa Zot shtepije,sikur të mos ishte askush i gjallë ne te.
Po, këtë mund ta bëje vetem ndonjë I çmendur mental, ndonjë krisur,ndonjë tradhëtarë i kombit e çka mos tjetër.
Atëherë pse e bamë luftën,kur Serbia para së me hy në luftë na lusta ta ndajme Mitrovicën,na Veriun e Ju krejtë pjësën tjetër,dhe shkoni kah të doni,bile dhe bashkohuni me Shqipërin.
Pse u deshte te bëhët Kosova tokë e djegur,pse u deshtë te na vritën mbi 12 mijë njërëz,pse u deshtë të na përdhunohën mbi 20 mijë vjaza,motrat dhe nënat tona,pse ia bamë qejfin çetnikeve serb ti marrin kokat e Shqiptareve dhe atje ne Serbi te bejnë llampa drite më to,pse,pse ?!.
Atehere,pasi qe e fituam luftën,pse duhet që sot në paqë ta ndajmë Mitrovicën për një karrikë te cofët në OKB?. A mos qenka vallë OKB-ja prone e Serbisë qe ta kushtëzoi Kosovën me një karrikë të pëshurrët në OKB.Sot ka shtete të mirëfillëta ne botë qe s’janë anëtare ne OKB.
Pse te lejojomë ndarjën e Mitrovicës,po kush është ai i rrokatur qe ka kurajo dhe guxim qe sot ne paqë ta ndajë Mitrovicën,ta humbasim Ujamrin këtë arterje gjaku
Kryesore për Kosovën,që ta humbasim Trepçën,gjigantin me te madh qe dikur e tmerronte krejtë Evropën me fuqin e sajë ekonomike.Pa këto dy asete te medha Kosova nuk ka jete,Kosova nuk është më Kosovë.Më shekuj këto ishin tonat, e jo të Serbisë por ajo pikërishte këtu e ka qellimin,e jo për Serbet e Veriut,ata i ka vetem si mjet realizimi te këtij qellimi.
E,Mitrovica nuk ndahet,sepse kjo është e rrezikshme,sepse kjo do ti këthente marëdhanjet me Serbin ne pikën zero,sepse kjo te të thonte,perseri luftë…
Komentet