Miliona njerëz emigrojnë me shpresa për të nisur një jetë të re në një vend të ri, këtë ka bërë edhe familja e këngëtares Rita Ora, e cila është larguar nga Kosova drejt Anglisë shumë vitë më herët kur këngëtarja ishtë shumë e vogël.
Për herë të parë Rita ka folur për femijërinë e saj dhe si kanë arritur familja e saj të emigrojnë.
Rita ka treguar se fluturimi me të cilin u shpërngulën nga Kosova ishte fluturimi i fundit para se aeroporti të mbyllej dhe për këtë ajo ndihet mjaft me fat.
Mes tjerash ylli ka treguar për gjendjen ekonomike të tyre duke thënë se fillimisht ajo dhe motra e saj Elena janë dërguar në jetimore, derisa prindërit e saj kanë punuar fort për të arritur këtu ku janë sot.




Komentet