VOA
Aktori francez Alain Delon, i cili shkriu zemrat e miliona adhuruesve të filmit, qoftë duke luajtur “të keqin” dhe “vrasësin”, vdiq në moshën 88 vjeçare.
Aktori ishte qenë në gjendje të keqe shëndetësore që nga një goditje në tru në vitin 2019, duke dalë rrallë nga pronat e tij në Douchy, në rajonin Val de Loire të Francës.
Me sytë e tij të mrekullueshëm blu, Alain Delon nganjëherë quhej “Frank Sinatra francez” për pamjen e tij të hijshme, një krahasim që ai nuk e pëlqente. Ndryshe nga Frank Sinatra, i cili gjithmonë mohonte lidhjet me mafien, aktori Delon pranoi hapur lidhjet me miqtë e tij të dyshimtë në botën e krimit.
Në një intervistë të vitit 1970 në The New York Times, ai u pyet për lidhje me njerëz të tillë, njëri prej të cilëve ishte ndër “kumbarët” e fundit të botës së krimit në portin mesdhetar të Marsejës.
“Shumica e tyre, gangsterët që njoh… ishin miqtë e mi përpara se të bëhesha aktor”, tha ai. “Unë nuk shqetësohem për atë që bën një mik. Secili është përgjegjës për veprimet e tij. Nuk ka rëndësi se çfarë bën”.
Alain Delon fitoi famë në dy filma të regjisorit italian Luchino Visconti, “Rocco and His Brothers” në vitin 1960 dhe “Leopardi” në vitin 1963.
Ai luajti së bashku me aktorin e nderuar francez Jean Gabin në filmin e Henri Verneuil të vitit 1963, “Melodie en Sous-Sol” dhe shkëlqeu në filmin “Le Samourai” të Jean-Pierre Melville të vitit 1967, në rolin e një vrasësi filozofik me kontratë.
Alain Delon u bë një yll në Francë dhe u adhurua nga burrat dhe gratë në Japoni, por kurrë nuk u bë aq i madh në Hollywood, pavarësisht lojës me gjigantët e kinemasë amerikane, përfshirë aktorin Burt Lancaster.
Në filmin Borsalino të vitit 1970, ai luajti me aktorin tjetër francez Jean-Paul Belmondo, në rolin e gangsterëve që përplasen në një luftë të paharrueshme dhe të stilizuar për një grua.
Momentet kurorëzuese përfshinin gjithashtu trillerin erotik të vitit 1969 “La Piscine” ku Delon u bashkua me të dashurën e jetës Romy Schneider, në një rrëfim të zjarrtë të xhelozisë dhe joshjes në Rivierën Franceze.
Një jetë e trazuar
I lindur afër Parisit më 8 nëntor të vitit 1935, Alain Deloni pati një fillim të vështirë. Ai u vendos nën kujdestari në moshën 4-vjeçare pasi prindërit e tij u divorcuan.
Ai iku nga shtëpia të paktën një herë dhe u përjashtua disa herë nga para se të bashkohej me marinsat në moshën 17-vjeçare dhe të shërbente në Indokinën e atëhershme të sunduar nga Franca. Edhe atje ai u fut në telashe për një xhip të vjedhur.
Pas kthimit në Francë në mesin e viteve 50-të, ai punoi si portier në tregun e ushqimit me shumicë Les Halles në Paris dhe kaloi kohë në lagjen Pigalle me drita të kuqe, përpara se të zhvendosej në kafenetë e zonës boheme, St. Germain des Pres.
Atje ai u takua me aktorin francez Jean-Claude Brialy, i cili e çoi në Festivalin e Filmit në Kanë, ku tërhoqi vëmendjen e një zbuluesi amerikan talentesh, i cili organizoi një provë para ekranit.
Ai bëri debutimin e tij në film në vitin 1957 në “Quand la femme s’en mele”./VOA