PERSONAZHET
Galileo Galile
Andrea Sarti
Zonja Sarti – ekonomja e Galileut, e ëma e Andreas
Ljudoviko Marsimi – një djalosh i pasur
Kuratori i universitetit të Padues
Sagreto, mik i Galileut
Virxhinia e bija e Galileut
Ferderxhoni – punonjës thjerzash
Doxhi
Këshilltar
Kozimo Mediçi – duke i madh i Firences
Marshalli i oborrit
Një teolog
Një filozof
Një matematikan
Një damë e moshuar e oborrit
Një damë e re e oborrit
Një lak i dukës së madh
Dy murgesha
Dy ushtarë
Një plakë
Një prelatë trashë
Dy shkencëtar
Dy murgj
Kardinali inkuizitor
Kardinal Barberini, më vonë papa Urban i VIII
Kardinali Belarmin
Dy sekretarë (murgji)
Dy dama të reja
Filipo Muçua – dijetar
Gafone – rektor i universitetit të Pizës
Një këngëtar rrugësh dhe e shoqja e tij
Vani – pronar i një fonderie
Një nëpunës
Një nëpunës i lartë
Një farë individi
Një murg
Një fshatar
Një roje kufiri
Një shkronjës
Burra gra fëmijë.
1.
Galileo Galilei, mësonjës i matematikës në Padua, do të demonstrojë doktrinën e re të Kopernikut mbi gjithësinë.
Dhoma e varfër e Galileut në Padua. Mëngjes. Një çunak Andrea i biri i zonjës së shtëpisë, i sjell Galileut një gotë me qumësht dhe një franxhollë.
Galilei (lahet është xhveshur lakuriq gjer në brez, turfullon, është në qejf).
Vër qumështin mbi tryezë, por mos i prek librat.
Andrea – Nëna thotë që duhet të paguajmë shitësin e qumështit. Ndryshe do pritet, zoti Galile, kur të bëjë një rreth e rrotull shtëpisë sonë.
Galilei – Duke qeshur duhet të thuash “prit kur të përshkruaj një Andrea.
Andrea – Makar dhe ashtu, si t’u pëlqejë, vetëm se, siç të thuash po të mos e paguajmë, atëherë ai zoti Galilei do të përshkruajë një rreth rrotullim.
Galilei – Sa kohë që përmbaruesi i gjyqit, zoti Kambion do të vijë nga ne si ndonjë fill pe, di të më thuash Andre ç’largësi do të zgjedh ai vallë mes dy pikave?
Andrea – (Duke u skërmitur) atë më të shkurtrën.
Galilei – Mirë diç kam për ty. Ja vështro atje pas tabelave të yjeve.
Andrea – Nxjerr nga pas tabelës së yjeve një model të madh prej dërrasave të sistemit të Ptolemeut.
Andrea – Ç’është kjo?
Galilei – një astrolab, kjo plaçkë tregon sikundër mendonin të vjetrit se qysh lëvizin yjet rreth tokës.
Andrea – po qysh?
Galilei – po ja ta shikojmë. Dhe si punë e parë fillo përshkrimin.
Andrea – në mes është një gur i vogël.
Galilei – Toka
Andrea – Rreth e rrotull janë njëra mbi tjetrën ca guaska
Galilei – sa?
Andrea – tetë
Galilei – sferat e kristalta
Andrea – mbi guackat janë ngulur ca rruzuj…
Galilei – yjet
Andrea – ka edhe ca rripa mbi të cilat janë shkruar ca fjalë
Galilei – çfarë fjalësh?
Andrea – emra yjesh
Galilei – për shembull?
Andrea – rruzulli i poshtëm, qënka hëna. Kështu shkruan këtu. Ai në majë Dielli.
Galilei – Hë dhe tani vëre diellin të lëvizë.
Andrea – (i lëvizi sferat) qënka gjë e bukur fort. Vetëm se kështu sikur u mbyllën brenda.
Galilei – (duke u fshirë) po këtë ndjeva edhe unë kur e pashë këtë plaçkë për herë të parë. Këtë ndiejnë, kështu si ne edhe ca të tjerë (I vërvit Andreas peshqirin që t’i fshijë kurrizin). Mure sfera dhe palëvizshmëri. Për dy mijë vjet me radhë njerëzimi ka besuar që dielli si edhe të gjitha yjet e qiellit vërviteshin rreth tij. Papa, kardinalët, princat, dijetarët, kapidanët, tregtarët, e gjer edhe shitësit e peshkut dhe nxënësit e shkollave kujtonin se qëndronin mbi këtë rruzull të kristaltë pa lëvizur. Po tani ne do të dalim, Andrea që andej. Sepse koha e vjetër vajti e shkoi dhe çatisi një kohë e re. Ka një shekull që njerëzimi sikur diç po pret.
Qytetet janë të ngushta, ashtu edhe mëndjet e njerëzve.
Paragjykime, murtajë dhe me hiç asgjë. Por ajo që ishte do mos jetë më do mos mbetet ashtu siç ishte, sepse miku im, çdo gjë lëviz.
Dua të besoj se tërë puna ka nisur me anije. Anijet janë zvarritur prej kohërave më të lashta, vetëm aty këtu buzë bregut, por befas ja u vidhen brigjeve dhe çajnë drejt e në det të thellë.
Nëpër kontinentin tonë të vjetër kalon gojë më gojë një fjalë, pastaj patur edhe ca kontinente të tjerë, dhe ç’prej atëherë kur anijet tona zënë e shkojnë atje, kudo nëpër të gjitha kontinentet, njerëzit thonë duke qeshur se oqeani i madh i tmerrshëm s’paskej qënë veçse një pellg i vockël. Papo lindi një qejf i madh për të zbuluar shkakun e të gjitha sendeve në botë, përse guri bie, kur e lëshon nga dora, dhe si e qysh ngrihet kur e hedh lart. Diç zbulohet çdo ditë ndonjë gjë e re. Gjer edhe pleqtë njëqindvjeçarë u luten të rinjve t’u thërrasin në vesh se ç’është zbuluar ndonjë gjë e re.
Shumë gjëra janë gjetur, po akoma dhe më shumë mbeten për t’u gjetur, ndaj ka dhe për brezat e ardhshëm plot e plot punë.
Kur isha akoma djalë i ri, më qëlloi të shikoja në Sieni dy murator që pasi u hëngrën nja pesë minuta me fjalë aty dhe e zëvendësuan shpejt e shpejt rutinën njëmijëvjeçare të çvendosjes së blloqeve të granitit me një mënyrë të re të vendosjes së litarit. Atje dhe kuptova që koha e vjetër kishte marrë fund, dhe se kishte ardhur një kohë e re. Shpejt njerëzimi do të njihet siç duhet me banesën e tij, me këtë trup qiellor mbi të cilin rron ato sa thonë librat e vjetra, nuk i mjaftojnë më atij. Hë dhe pikërisht atje ku mijëra e mijëra vjet qe ngulur e kishte zënë vënd besimi, rrit tani dyshimi, dhe tërë bota po thotë: po ashtu vërtet thonë librat, por lëruani të shikojnë edhe një herë vet. Dhe çjanë koka as për atë të vërteta më të shenjta dhe dyshojnë gjer edhe për ca gjëra në të cilat nuk dyshonte kurrë njeri. Dhe është ngritur tërë kjo punë një e re e tillë që s’pyet fare ngre përpjetë gjer edhe kindat arpunuara të rrobave të pasur të princave dhe të prelatëve dhe u zbulon përposh atyre ca këmbë herë të shëndosha e herë të holla si tonat. Doli se qielli paske qenë bosh. Ndaj dhe plasi an e mban një gaz
Por ujërat e tokës vënë në lëvizje cilindrat e veglave vagave dhe nëpër kantieret e ndërtimit të anijeve dhe nëpër punishtet e litarëve dhe të velave pesëqind krahë lëvizin sipas një renditje të re. Dhe ja tek profetizoj e them se njerëzit edhe pa ikur kjo kohë e jonë, do të zënë të flasin për astronomi gjer edhe në treg. Do të shohim duke shkuar në shkollë gjer edhe bijtë e shitësve të peshkut. Dhe tërë këtyre njerëzve të etur pas çdo gjëje të re, do t’u vijë mirë kur të marrin vesh se astronomia e detyron edhe tokën të lëvizë. Një herë e një kohë mendohej se trupat qiellorë janë ngulur nëpër kube të kristaltë që të mos binin, kur tani, ja ne kemi marrë zemër dhe po i lëmë që të mbahen pezull e lirisht në hapësirë, pa ndonjë ndalesë dhe lëvizin pa u përmbajtur që të gjithë, ashtu si kundër edhe anijet tona lëvizin pa u përmbajtur e pa ndalesë.
Dhe toka vërtitet me gëzim rreth diellit, dhe vërtiten me të gjithashtu edhe shitëset e peshkut dhe tregtarët, princat kardinalët edhe papa vetë.
Gjithësia humbi brenda një nate qendrën e saj dhe të tilla qendra të nesërmen në mëngjes doli se kishte patur një sasi të panumërt. Kështu që mund të ziret si qendër tani secila apo asnjëra prej tyre, sepse u mor vesh befas se paskej patur shumë e shumë vend rreth e rrotull…
Anijet tona lëvizin tej larg nëpër det. Yjet tona lëvizin tej larg nëpër hapësirë e gjer edhe në lojën e shahut torret kanë zënë e lëvizin lirisht nëpër të gjitha drejtimet.
Si thotë poeti:
Andrea – O mëngjes i parë i fillimit
O frym e erës që
Nga brigje të reja vjen…
Hë po pijeni qumështin sepse do t’u vijnë njerëz.
Galilei – I kuptove ato që të shpjegova dje?
Andrea – Çfarë? Ato për Kopernikun dhe për atë vërtitjen e tij?
Galilei – Po
Andrea – Jo po si dashkeni që t’i kuptoj. Qenë shumë të vështira dhe unë në tetor mbush 11 vjeç.
Galilei – Kurse unë pikërisht që edhe ti t’i kuptosh. Sepse për këtë edhe unë punoj, për këtë edhe blej me paratë e qumështit ato librat e shtrenjta.
Andrea – Sidoqoftë unë shoh që dielli në mbrëmje është gjetkë, jo atje ku qe në mëngjes. Atëherë pra është e vërtetë se nuk lëviz.
Galilei – Sheh çfarë sheh ti? Ti nuk sheh asgjë. Ti veç se zgurdullon sytë. Po se i zgurdullove sytë, s’do të thotë se pa (Merr dhe e vendos legenin me gjithë mbajtësen e hekurt në mes të dhomës). Ta zëmë se ky këtu është dielli. Ulu (Andrea ulet mbi një karrige, Galilei qëndron në këmbë mbas tij). Hë tha tani thuaj ku e ke diellin, në të djathtë apo në të majtë?
Andrea – Në të majtë.
Galilei – Po si i bëhet që të ndodhet në të djathtë?
Andrea – Dihet se si, duhet ta lëvizin për andej.
Galilei – S’ka ndonjë mënyrë tjetër? (E ngre Andrean bashkë me karrigen dhe e shpie në këndin e kundërt të dhomës. Ku është dielli tani?
Andrea – Më të djathtë
Galilei – Mirë po a lëvizi?
Andrea – Jo nuk lëvizi
Galilei – Po kush lëvizi?
Andrea – Unë
Galilei – (duke ulëritur) Gënjen hajvan karrigia
Andrea – Por edhe unë me të!
Galilei – Natyrisht, karrigia është toka. Ti ri mbi të.
Zonja Sarti (që ka hyrë mbi të ndërkaq në dhomë për të ndrequr shtratin dhe i ka vënë re të gjitha): Ç’janë këto që po bëni kështu zoti Galile, me tim bir?
Galilei – E mësoj zonja Sarti që të shikojë.
Zonja Sarti – Duke e hequr osh nëpër dhomë.
Andrea – Mama lëre këtë muhabet, ti këto gjëra nuk i kupton.
Zonja Sarti – Ashtu? AH PO TI I KUPTON? TI? Një zotni i ri do të marrë mësime. Është veshur shumë mirë dhe ka me vete një letër rekomandimi. (Ja jep letrën). Është rrezik t’ia prishni mendjen Andresë tim gjer në atë pikë që të më thotë ndonjë ditë që dy e dy bëjnë pesë. Që tani dhe i ngatërron të gjitha ato sa i keni treguar. Ja dje mbrëma desh të më kandiste se toka na vjen gjoja rrotull diellit. I është mbushur mendja fukarait top se një zotni i quajtur Kopernikus na e paska gjetur këtë me hesap.
Andrea – Për se nuk është vërtetë që Koperniku e ka gjetur atë me hesap, zoti Galilei? Ja thuajani ta dëgjojë!
Zonja Sarti – Sa vërtetë ja paski thënë një marrëzi të tillë? Po përse apo që ta përhapë nëpër të katër anët e shkollës dhe që ata zotërinjtë priftërinj të më vinë e të më qahen që t’im bir flet kundër fesë? Turp, turp të kini zoti Galile.
Galilei – (duke ngrënë mëngjes): Unë dhe Andrea, Zonja Sarti, pas ca diskutimesh të rrepta dhe duke u përshtatur mbi ca kërkime tona të përbashkëta, kemi bërë ca zbulime të cilat nuk duam t’i mbajmë fshehur nga bota. Ka zënë fill, zonja Sarti, një kohë e re, një kohë e madhe, në të cilën po do të jetë qejf i madh të rrosh.
Zonja Sarti – Ja ç’na qënka! Po shpresoj që në këtë kohë të re, zoti Galilei do t’i paguajë të paktën qumëshitësit të prapambeturat (duke i treguar letrën e rekomandimit). Ju lutem shumë, është i vetmi nder që ju kërkoj, mos shikoni ta përcillni më këtë sikundër i përcjellin dhjetra të tjerë gjer tani. Si është puna e të prapambeturave të qumështit, e dini dhe vetë … (Del).
Galilei – (duke qeshur) Lërmëni të pi të paktën qumështin rehat. (Andresë) Hë po atëherë jo se s’paska kuptuar gjë.
Andrea – Hiç gjë s’kam kuptuar, po që ja thashë asaj ato, e bëra që ti shes mend. Po ato që treguat dje nuk ka se si të jenë të vërteta. Më thatë se toka vjen rrotull edhe rreth vetes së saj dhe jo vetëm rreth Diellit. Po veç karrigen e vërtitët vetëm rrotull legenit se ta kishte vërtitur edhe rreth vetes unë po do të qesh gremisur përdhe (e lëvizi krahun përpara). Ky është fakt! Hë de, përse nuk e vërvitët atë karrige. Po sepse atëherë do provohej se unë do të gremisesha gjith po ashtu edhe nga toka po të qe ajo të vërtitej vërtet rreth vetes. Ja pra e shikoni dhe vetë…
Galilei – Po më duket sikur të demonstrova se…
Andrea – Ashtu, ashtu po sonte natën e mendova mirë e mirë me kokë time këtë punë dhe e kuptova që sikur toka të rrotullohej vërtetë atëherë po unë do të rija kokë poshtë tërë natën e natës. ja kështu dhe ky është fakti!
Galilei – (merr nga tryeza një mollë) Ja shiko ta zëmë se kjo është toka.
Andrea – Mos merrni gjithnjë të tilla shembuj, zoti Gelile. Se kështu mund të na provoni sa herë që të doni.
Galilei – E vë mollën në vend mirë.
Andrea – Një njeri i shkathët mund të provojë me shembuj ç’të dojë. Po unë ama se zvarrit dot rrotull rrotull mbi karrige atë nënoken time siç më hoqët zvarrë juve qëparë mua. Ndaj pra e kuptoni dhe vetë se çfarë shembulli i keq është ky. Po sikur molla të jetë, bije fjala, toka? Si i bëhet atëherë? Atëherë po vete fyq tërë puna, ja kështu, ua them unë!
Galilei – (qesh) S’dashke ta marrësh vesh.
Andrea – a s’ma bëni dhe njëherë provën? Hë, po si, nuk është e vërtetë që atëherë do të vareshim natën me kokë poshtë?
Galilei – Jo përse. Ja, vështro këtu. Kjo është toka. Dhe ky këtu je ti, që rri mbi të. (Shkul një ashkël nga një cung druri aty dhe e nguli në mollë). Dhe ja tani toka po vërtitet.
Andrea – Dhe tani unë po varem me kokë poshtë.
Galilei – Kush e tha? Pa shiko njëherë mirë? Ku është koka?
Andrea – (Tregon mollën) atje poshtë.
Galilei – si? (e vërtiti mollën përsëri) mos nuk është vallë atje ku qe? Mos nuk i ke vallë prap këmbët poshtë? Dhe nuk vazhdon të qëndrosh drejt, (e shkul ashklën dhe e vërtit).
Andrea – jo po mirë, përse unë se ve re fare këtë lëvizje.
Galilei – sepse merr dhe ti vetë pjesë në të. Edhe ti, edhe ajri mbi trupin tënd dhe të gjitha sa janë mbi glob.
Andrea – po përse më duket sikur Dielli lëviz?
Galilei – (duke vërtitur mollën me gjithë ashkël): Ti sheh tërë kohës vetë tonën, ajo rri atje ku është dhe ndodhet gjithnjë poshtë dhe ndaj pra për ty ajo nuk lëviz. Dhe pa vështro tani se çka sipër? Tani ke mbi krye llambën, hë dhe tani që e vërtita çke mbi krye tani.
Andrea – (duke imituar vërtitjen): Sobën
Galilei – Ku ndodhet llamba?
Andrea – Poshtë.
Galilei – Aha, e po atëherë?
Andrea – Bukur vërtet, s’kam ç’them! Tani po tani do ta le me gojë hapur atë nënoken time!
Hyn Ludoviko Marsili, një djalë i ri dhe i pasur.
Galilei – U bëmë këtu si në mulli…
Ludoviko – Mirë mëngjesi, im zot. Mua më quajnë Ludoviko Marsili.
Galilei (duke hetuar letër rekomandimin e tij) Vini nga Holanda?
Ludoviko – Ku kam dëgjuar të flitet shumë për ju, zoti Galilei.
Galilei – Familja juaj paska në Kampanja ca çifligje.
Ludoviko – Im më do qe të hap sytë e të shoh ç’bëhet rreth e rrotull e ç’ka e nuk ka në këtë botë.
Galilei – Dhe ja në Hollandë u thanë se këtu në Itali jam unë?
Ludoviko – Dhe duke qenë se im më ka qejf që të marr pak erë dhe nga shkencat atëherë po…
Galilei – Për mësime private paguhen 10 skudi në muaj.
Ludoviko – Fare mirë im zot.
Galilei – Për se interesoheni?
Ludoviko – Për kuajt
Galilei – Ëh
Ludoviko – Duhet të dini, zoti Galilei se ato shkenca mua s’para më hyjnë në kokë kollaj.
Galilei – Ëhë, kur qënka kështu, do të paguani pesëdhjetë skudi në muaj.
Ludoviko – Fare mirë zoti Galile.
Galilei – Do të merrem me ju në mëngjes se s’kam kohë tjetër. Ti ec Andrea, mbetesh thatë. Se e kupton dhe vetë ti po s’paguan.
Andrea – Unë po shkoj. Ta marr mollën? Ta marr mollën?
Galilei – Merre.
Andrea del.
Ludoviko – Duhet të kini shumë dallim me mua. Edhe sepse e mbi të gjitha nga që në shkencat punët bëhen ndryshe nga çe do arsyeja e shëndoshë e një njeriu. Ja në marrim, bie fjala, atë tubin që shesin atje në Amsterdam. E vështrova e stërvështrova me kujdes të madh dhe ja vura re që kishte një këllëf me lëkurë jeshile dhe dy thierza: një të tillë (tregon me dorë një thjerzë konkave) dhe një të këtillë (tregon një thjerzë konvekse). Pyeta e më thanë që njëra paskej qënë për zmadhim, tjetra po për zvogëlim. E po tani çdo njeri me mend në kokë s’do shumë që ta kuptojë se këto dy thierza duke qenë të kundërta me njëra tjetrën, duhet që atë që bënë njëra ta ç’bëjë tjetra e të vijë kësisoj puna në kandar. Hë po ke parë ti, s’ishte kështu! Me atë plaçkë atje njeriu i shikonte gjërat pesë herë më të mëdha se ç’qenë çap e mëso shkencën pastaj po deshe!
Galilei – Ç’gjëra qenë ato që shiheshin pesë herë më të mëdha.
Ludoviko – Majat e kambanarëve qenë, pëllumbat dhe të gjitha ato sa qenë larg.
Galilei – Dhe ju i patë vetë, me sy ato kambanat e zmadhuara?
Ludoviko – Po im zot.
Ludoviko – dhe ai tubi kishte dy thjerza? (bënë mbi një copë letër një skicë). Pak a shumë kështu? (Ludoviko poho me kokë) Sa kohë kanë që e kanë shpikur?
Ludoviko – Ma ha mendje se kur u largova nga Holanda s’kishte veçse ca pak ditë që kishte dalë. Sidoqoftë porsa që kishin filluar e po e shisnin.
Galilei – (me një ton thuajse miqësor) hë po ç’u duhet fizika/ pse nuk mirreni me rritjen e kuajve.
Zonja Sarti hyn pa u ndier.
Ludoviko – Im më thotë se duhet pa tjetër dhe pak shkencë. Se sot e dini dhe vetë që njerëzia dhe verën që është verë dhe e pi shkencërisht.
Galilei – Mund të zgjidhnit fare mirë një gjuhë të vdekur, a mund t’i hynit, bie fjala Teologjisë. Kjo është më e lehtë. (Verë e zonjës Sarti). Nejse mirë do vij pra atëherë të martën në mëngjes.
Ludoviko del.
Galilei – Ç’më shikon ashtu. Mësimin unë e pranova.
Zonja Sarti – sepse më pe mua. Kuratori i universitetit është jashtë që pret të hyjë.
Galilei – Le të vijë, kjo është me rëndësi kjo punë do të sjell ndofta 500 skudi dhe atëherë s’do të kem më nevojë të jap mësime private.
Zonja Sarti – hyn kuratori. Galilei ndërkaq është veshur dhe shënon kohë pas kohe mbi një copë letër ca shifra.
Galilei – Mirëmëngjes. Më huani ju lutem një gjysëm skudo (kuratori nxjerr e i jep nga qesja një skudo. Galilei si ia jep monedhën zonjës Sarti). Dërgoje Andrean tek mjeshtri i syzave. I thoni të blerë dy thjerrëza. Sipas këtyre masave këtu.
Kuratori – Kam ardhur t’ju kthej lutjen që keni bërë për ngritjen e rrogës gjer në njëmijë skudi. Nuk mund të ndërhyj e të përpiqem mjerisht për punën tuaj pranë Universitetit. Sepse siç e dini, kolegjet e matematikës nuk i sjellin universitetit ndonjë përfitim. Matematika është në mund të shprehemi kështu, një zanat që se nxjerr bukën. Jo se republika nuk e vlerëson atë ashtu siç mendon, zoti Galilei, por është puna që matematikës nuk është aq e nevojshme sikundër që është filozofia dhe jo aq sikundër që është teologjia. Por veç ajo u jep atyre që e njohin dhe e lëvrojnë një kënaqësi të rrallë.
Galilei – (kërrusur mbi letrat e tij) sidoqoftë zoti i dashur, unë siç dal do të rroj me 500 skudi.
Kuratori – Por zoti Galileo ju jepni gjithë vetëm dy mësime nga dy orë në javë. Dhe nga ana tjetër fama juaj e jashtëzakonshme, s’ka dyshim se ndjell rreth personit tuaj nxënës të panumërt edhe nga ata që kanë me se i paguajnë mësimet private. Mos nuk kini vallë ndonjë nxënës të cilit i mësoni privatisht?
Galilei – Kam dhe më tepër se ç’na duhet. Rri e mësoj tërë kohën botën po s’kam nevojë dhe unë vetë të mësoj? Se o zot i madh, nuk jam po aq i ditur e i tërëditur si ata zotërinjtë e fakultetit të filozofisë. Jam kokëgdhe unë dhe s’di thuajse asgjë, ndaj dhe kam nevojë t’i hedh kohë pas kohe diturisë sime ndonjë mballomë. Po qysh e tek të mirem me këtë punë? Kur duhet nga ana tjetër, t’u vihem kërkimeve e zbulimeve. Kjo shkencë ime, zot i dashur është akoma tepër kureshtare dhe e babëzitur, se s’kemi sot gjer edhe mbi problemet më të mëdha veçse ca hipoteza po me prova. Po qysh mund të përparoj unë në punën time kur për të mbajtur frymën gjallë duhet të ngjiresh gjer t’i mbush mendjen ca mendjefishkurve se dy drejtëza paralele piqen në përmbarim?
Kuratori – Mos harroni se republika vërtet nuk paguan aty këtu ndonjë princ, por siguron veç lirinë e kërkimeve. Ne pranojmë si dëgjonjës në Padua edhe protestantë dhe u japim atyre doktoratë. Zotin Kremoni ja s’ja paditëm inkuizicionit kur na provuan, po, na provuan zoti Galilei që kishte shprehur ca mendime antifetare. Jo vetëm por dhe i ngritëm rrogën kudo gjer bile edhe në Hollandë dihet mirë se në republikën e Venedikut inkuizicionit nuk i shkon fjala. Dhe kjo për ju, duke qënë astronom, duke pranuar pra në fushën e një shkence ku kohët e fundit për doktrinat e kishës nuk tregohet më respekt i duhur.
Galilei – Për veç zotin Xhordano Bruno që përhapte teorinë e Kopernikut e dhatë në dorë të armiqve të tij në Romë.
Kuratori – Jo për atë arsye, jo nga që përhapet teorinë e Kopernikut e cila me që ra fjala, është e gabuar por sepse ai nuk qe venedikas dhe as ishte ngarkuar nga ne me ndonjë punë a ofiq. Ndaj pra dhe s’është rasti të më zini në gojë këtu të djegurin… dhe me këtë rast u them dhe këtë: ndonëse ky këtu është një vend i lirë, prapë nuk u këshilloj që këtë emër mbi të cilin rëndon mallkimi i rreptë i kishës ta zini në gojë orë e çast me këdo.
Galilei – Mbrojtja që ju i bëni lirisë së mendimit, duhet të pranoni se është një punë me leverdi, apo e kam gabim? Duke hapur fjalë se gjetkë inkuizicioni sundon dorëlëshuar e djeg kë të dojë, mblidhni këtu me çmime të lira ajkën e profesorëve. Atë mbrojtjen tuaj nga inkuizicioni ju jo se e jepni falas, gjë me sa u paguani njerëzve që merrni në punë ca rroga që s’ka si të bëhen më të ulta e qesharake.
Kuratori – S’është e vërtetë! S’është e vërtetë, s’është e vërtetë, por çfarë përfitimi do të kishte nuk më thoni sikur të qetë i lirë të merreshit tërë kohës vetëm me kërkime në qoftë se çdo murg injorant i inkuizicionit do të mund t’u ndalonte shkurt të mendonit? S’ka trëndafile pa gjemba, s’ka princ pa murg, zoti Galile.
Galilei – Por ç’përfitim nuk më thoni edhe ju, mund t’u vijë nga liria e kërkimeve në s’ke kohë të lirë që t’u kushtohesh? Ç’bëhen rezultatet? Ndofta do tregoni ndonjë ditë atyre zotërinjve të sinjoria këto studimet e mia mbi rënien e trupave (tregon një vandak me dorëshkrime) dhe do t’i pyetni nëse vlejnë që të më japin nota akude më tepër.
Kuratori – Ato vlejnë pafundësisht më tepër zoti Galilej
Galilei – Jo pafundësisht me ar vetëm ajo që sjell ar. Në kini nevojë për të holla duhet të më afroni ndonjë gjë tjetër. Për diturinë që shisni, mund të kërkoni vetëm aq sa ç’është fitimi që do nxjerrë prej tij ai që do ta blerë. Kështu bie fjala me filozofin që zoti Kolombo sheh në Firence, u sjell prindërve një fitim prej të paktën ndonjë dhjetë mijë skude në vit. Ligjet tuaja mbi rënien e trupave kanë bërë shumë zhurmë, e pranoj. Në Paris dhe në Pragë ju duartrokitën me bujë. Por zotërinjtë që ju duartrokasin atje, nuk i paguajnë universitetit të Paduas atë që ju i kushtoni atij. Ju merr në qafë vetë profesioni që ushtroni zoti Galilej.
Galilei – E kuptoj tregti e lirë, kërkime të lira dhe tregti e lirë e kërkimeve të lira kështu?
Kuratori – – Ah zoti Galilej, ç’janë këto fjalë? Do të më lejoni t’ju them se këto vërejtje tuaja ironike unë nuk arrij t’i kuptoj dot gjer në fund. Tregtia e lulëzuar e republikës sonë s’më duket se është diçka për t’u përbuzur. Dhe si murator i vjetër i universitetit, aq më pak pastaj mund të pajtohem, kur është fjala për punën në shkencë, me atë tonin tuaj… duhet ta them… ca mëndjelehtë.
Galilei – – Kthen sytë i brengosur nga tryeza e tij e punës. Hidhni një sy në çast, situatës në të cilën rrojmë. Kini parasysh skllavërinë nën kërbaçin e të cilës kërruset e rënkon shkenca nëpër vendet e tjera, ku lëkurën e kapakëve të dorëshkrimeve të lashta e përdorin për të bërë kamxhik, ku duan të dinë si e tek bie guri, por vetëm çka shkruar vallë për këtë Aristoteli ku sytë përdoren vetëm për të lexuar dhe ku është nevoja, thonë për ligje të reja mbi rënien e trupave, gjermesa rëndësi kanë vetëm ligjet e trupave të gjunjëzuar? Dhe ja krahasoni me të gjitha këto gëzimin dhe harenë e madhe me të cilat republika i pret mendimet tona qofshin të guximshme. Këtu ju mund të punoni. Këtu ju mund të kërkoni. Askush nuk ju mbikëqyr askush nuk u mban nën zgjedhë. Tregtarët që e dinë mirë se ç’do të thotë për ta, në luftën me konkurrencë që u bën qyteti i Firences, një pëlhurë me cilësi më të mirë, e dëgjojnë fort dashamirë e të interesuar thirrjen tuaj për një “Fizikë” sa më të mirë. Por edhe fizika, nga ana tjetër, i detyrohet së tepërmi në zhvillimin e saj nevojës së përmirësimit të makinës endëse. Qytetarët tanë më të shquar interesohen me të madh për kërkimet që ju keni ndërmarrë dhe vinë e u vizitojnë, dhe vinë e i hetojnë e i studiojnë me kujdes këto zbulime. Dhe janë të gjithë njerëz këto, u them, për të cilën koha është flori. Mos e përbuzni tregtinë zoti Galile. Askush këtu nuk do të lejojë që të pengoheni sadopak në punën tuaj që njerëz të paditur t’ju sjellin ndonjë vështirësi. Këtu ju mund të bëni zoti Galile punën tuaj.
Galilei – (me dëshpërim): Po.
Kuratori – Dhe për sa i përket anës materiale të çështjes pa shikoni po mos na bëni prapë ndonjë gjë të bukur, si ai raporti i famshëm me të cilin (ze e numëron me gishta) pa ditur asgjë nga matematika, mund ta ndash një vijë në sa segmente të duash, mund të nxjerrësh rrënjën katrore dhe kubike të numrave e të përllogaritësh interesin e përbërë të kapitalit, mund të riprodhosh planet e parcelave të tokës në përpjestime më të mëdha e të përcaktosh peshën e gjyleve të topit.
Galilei – Një pesë me hiç!
Kuratori – Pesë me hiç një instrument që ka entuziazmuar e habitur pa masë autoritetet më të larta të Republikës sonë një mjet që është burim fitimesh të mëdha? Edhe vetë zoti gjeneral Stefano Gritti, gjer edhe ai, është në gjendje, falë këtij instrumenti, të nxjerrë lehtë lehtë rrënjën katrore të numrave.
Galilei – Po, keni të drejtë, është mrekulli e vërtetë. Thuaj si të duash Priuli, po më kini vënë në mendime. Priuli kam ndofta diçka për ju, diçka në atë lloj siç është dëshira juaj.
(Merr letrën me skicën)
Kuratori – Vërtet? E po atëherë puna merr fund!
(ngrihet) zoti Galilei, ne e dimë që ju jeni një njeri i madh. Një njeri i madh, por veç, në kam leje ta them, edhe i pakënaqur.
Galilei – Po unë jam i pakënaqur; ndaj dhe të kishit patur pak mend në kokë duhej të më paguanit më tepër! Sepse unë jam i pakënaqur nga vetja, kurse, ju, ju po bëni çmos që të jem nga ju… E pranoj më vjen mirë, zotërinj venecianë që më bëni vend duke i përdorur shpikjet e mia në arsenalet tuaja me famë, në kantiere, në fonderitë tuaja të topave. Por edhe ajo s’është hë për hë veçse një hipotezë. Pa m’i jepni ato thjerzat.
Andrea – Gjysma e skudos nuk mjaftoi. M’u desh të lë peng kasketën.
Galilei – Po si do të bësh dimrit pa kasketë?
(Pauzë, Galilei vendos thierzat mbi letrën me skica).
Andrea – Ç’do të thotë hipotezë?
Galilei – Hipotezë do të thotë kur një gjë ziret e mundshme por nuk kanë në dorë fakte për ta provuar se është e vërtetë. Bie fjala. Feliçe atje, tek dyqani i zdrukthëtarit; me foshnjën në krah. Të thuash se ajo e ushqen atë me gji, kjo është dhe mbetet një hipotezë gjersa të vesh atje dhe ta shikosh se është vërtet ashtu. Merre me mend kij parasysh pastaj, përpara yjeve jemi si ca krimbtha me sy të turbullt, që shikojnë fare pak. Teoritë e vjetra në të cilat njerëzit kanë besuar me mijëra vjet po shkoqen dhe shemben krejt tani. Nga këto ngrehina gjigande kanë mbetur me pak dhogë tani se në ato skelat me të cilat përpiqen të mbahen në këmbë. Ligje ka shumë atje, por që shpjegojnë fare pak; sa në hipotezën e re ka pak ligje, që shpjegojnë shumë gjëra.
Andrea – Po ju sikur ma provuat.
Galilei – Ju provova vetëm që mund të jet e vërtetë. Se duhet të dish, se si hipotezë është e shkëlqyer dhe s’bie në kundërshtim me gjësend.
Andrea – E zoti Galile, dua dhe unë të bëhem fizikan.
Galilei – E besoj se në shkencën tonë ka shumë e shumë probleme që presin akoma të zgjidhen. Pa vështro një herë këtu, Andrea. (Shkon në dritare dhe sheh përmes thjerzës pa ndonjë interes të madh).
Andrea – O zot, o Shën Mëri e madhe, sa afër po sa afër duken tani të gjitha. Këmbanën Campanile të vjen ta kapësh me dorë. Ja tek lexoj gjer tek ato shkronjat me bakër atje: Gracia Bei
Galilei – Kjo do të na sjellë 500 skudi.
Galilei i dorëzon republikës së Venedikut një shpikje të re. Një arsenal i madh në limanin e Venedikut. Këshilltarë me në krye dozhan. Mënjanë miku i Galileit Sagredo dhe Virgjinia pesëmbëdhjetë vjeçare, që mban në dorë një jastëk të kadiftë me një dylbi afërsisht 60 centimetra të gjatë të futur në një këllëf lëkure me një ngjyrë të kuqe të ndezur. Në tribunë Galilei, pas tij një pështetëse për dylbinë, që mbikëqyret nga thjerza beres Federconi.
Galilei – Shkëlqesi! Signjoria e lartë! si mësues i matematikës në universitetin tuaj të Padues, si dhe drejtues i Arsenalit tuaj të madh këtu në Venedik, i kam vënë kurdoherë vetes si detyrë jo vetëm që ta meritoj plotësisht përgjegjësinë e nderuar të mësuesit por edhe krijoj republikës së Venedikut një epërsi nëpërmjet shpikjeve të mia të dobishme. Me një kënaqësi të thellë dhe me përvojën e duhur, marr guximin të eksperimentoj dhe t’u paraqes juve sot një instrument krejt të ri, dylbinë time a teleskopin tim – një aparat ky ideja e të cilit lindi dhe u realizua këtu në arsenalin tuaj me nam në tërë botën mbi bazën e ca parimeve që s’kanë si të bëhen më shkencore duke ardhur si fryt i të gjitha këto kërkimeve durimplote 17 vjeçare të shërbëtorit tuaj besnik.
(Zbret nga tribuna dhe zë vend pranë Sagredos)
(Duartrokitje. Galilei përkulet.)
Galilei – (Sagredos me zë të ulët) Një kohë humbje e kotë!
Sagredo – (me zë të ulët) Por do të paguash kasapin, or plak.
Galilei – Po, kjo atyre do t’u sjellë fitime. (përulet përsëri).
Kuratori – (ngjitet në tribunë) Shkëlqesi! Sinjori e lartë! Ja dhe njëherë si kaq e kaq herë, një faqe lavdie në librin e madh të arteve që mbulohet sërisht me shenjat e Venedikut.
(Duartrokitje të Zjarrta)
Një dijetar me famë botërore, ju dorëzoi juve dhe vetëm juve një instrument për të cilin në rast ta shumëfishoni dhe ta hidhni në treg, do të ketë padyshim kërkesa të mëdha.
(Duartrokitjet shtohen)
Dhe veç kësaj, si mund të bindeni fare lehtë, me anën e këtij instrumenti në kohë lufte ne do të mundim të përcaktojmë numrin dhe llojin e anijeve armike plot dy orë para se të vihemi re prej tyre. Kështu që do të jemi në gjendje, duke ditur fuqinë e tyre të vendosim në kohën e duhur në se duhet, sipas rastit, t’i ndjekim, apo t’i sulmojmë, apo të largohemi prej tyre.
(Duartrokitje të stuhishme)
Dhe ja shkëlqesi, Sinjori i lartë, zoti Galilei ju lutet të më merrni këtë instrument të shpikur prej tij, këtë dëshmi të ndritur të intuitës së tij, do të thoshja, nga duart e vajzës së tij të magjepshme.
(Muzikë Virgjinia del përpara, pastaj përkulet, dhe ia zgjat dylbinë kuratorit i cili ia kalon pastaj Federconit. Federconi e vendos dylbinë mbi pështetëse dhe e drejton; doxheja dhe këshilltarët ngjiten në tribunë dhe vënë në sy dylbinë.
Galilei – (Sagredos) – S’të premtoj dot se do t’i duroj dot gjer në fund këto karnavale. Këta zotërinj kujtojnë se është fjala gjith gjithë për ndonjë lodërth të leverdisshme, por këtë radhë është ndryshe puna, këtë radhë është fjala për diçka shumë më të madhe. Natën që shkoi ia drejtova atë Hënës.
Sagredo – E ç’pe?
Galilei – Se nuk ishte dritë e saj
Sagredo – çfarë?
Zotërinjtë këshilltarë – Zoti Galile, dalloj fare mirë fortifikatat e Santa Rozita. Ja njerëzit mbi anije atje duke ngrënë drekë. E paskan shtruar me peshk. Hë, po a e dini se po më vjen dhe mua uri?
Galilei – (Sagredos) Të them unë, astronomia, që ka mbetur njëmijë vjet mbrapa, ka mbetur se s’ka patur dylbi.
Një këshilltar – Zoti Galile!
Sagredo – Me ty e kanë.
Këshilltari – me këtë plaçkë u shikoka ca më mirë nga ç’duhet. Do t’u them damave të mia që të mos lahen këtej e tutje mbi çati
Galilei – Hë, a e di se nga përbëhet ajo Kashta e Kumtrit
Sagredo – Jo, se di.
Galilei – Unë tani e di.
Këshilltari – Një plaçkë e tillë, zoti Galilei, i ha dhjetë skudi.
(Galilei përulet)
Virgjinia – (Duke i hequr udhë Ludovikos te i ati) Ludoviko do t’u përgëzojë, baba.
Ludoviku – (i turbulluar) Ju përgëzoj imzot.
Galilei – E kam bërë më të mirë.
Ludoviko – Ashtu, im zot, vërtet se ja e shoh, këllëfin e paska të kuq, kurse atje në Hollandë e kishte jeshil.
Galilei – (Duke u kthyer nga Sagredo) Ka ardhur puna deri atje, sa ndofta me këtë instrument do të jem i zoti të provoj një farë doktrine…
Sagredo – mblidhe veten!
Kuratori – Ato 500 skudit, zoti Galilei, s’i luan topi tani!
Galilei – (pa ja vënë veshin). Nuk do të ngutem natyrisht të nxjerr përfundime të parakohshme.
Doxheja një burrë i trashë dhe i ndrojtur, i është afruar ndërkaq Galileit dhe përpiqet me ca gjeste mëngjarashe dhe pa lezet, ndonëse kujdeset të mbajë në të njëjtën kohë edhe dinjitetin, t’i tërheqë vëmendjen.
Kuratori. – Zoti Galilei, shkëlqesia e tij, Doxheja.
(Doxheja i shtrëngon dorën Galileit)
Galilei – Ah, po të 500 skudit! Jeni i kënaqur Shkëlqesi?
Doxheja – Mjerisht ne na duhet të gjejmë kurdoherë një pretekst për senatorët, ndryshe po si kënaqim ashtu siç duhet shkencëtarët tanë.
Kuratori – Ndryshe për ta nuk do të kishte pasur as ndonjë stimul apo jo zoti Galile.
Doxheja – (duke vënë buzën në gaz) Ashtu, ashtu na duhet një pretekst. (Doxheja dhe Kuratori e shoqërojnë Galileun tek këshilltarët që e rrethojnë.
(Virxhinia dhe Ludoviku largohen ngadalë)
Virxhinia – e kreva mirë detyrën time?
Ludoviko – Po them se mirë e kryet.
Virxhinia – Ne po ti çke kështu?
Ludoviko – Oh, hiç asgjë. Sidoqoftë një këllëf jeshil nuk do t’i rrinte prapë keq.
Virxhinia – Më duket se të gjithë janë të kënaqur me babanë.
Ludoviko – Kurse mua për veten time sa kam filluar e po i hyj tani shkencës.
3.
10 Janar 1610. Me anë të dylbisë Galilei zbulon në qiell disa fenomene që vërtetojnë sistemin e Kopernikut. I paralajmëruar nga një mik i tij mbi pasojat e mundshme të këtyre zbulimeve Galilei vazhdon t’i qëndrojë besnik besimit të tij në arsyen njerëzore.
(Studioja e Galileit në Padu. Natë. Galilei dhe Sagredo ngjeshur mirë në ca pallto të trasha, pranë teleskopit.
Sagredo – (duke parë përmes teleskopit, me zë të ulët) Buza e draprit s’është e dystë, po gjithë e dhëmbëzuar dhe e valëvitur. Në pjesën e errët, pranë cakut të ndriçuar duken ca pikla drite. Vinë njëra pas tjetrës. Rrjedh syresh një pirg drite që përhapet duke u rritur mbi disa sipërfaqe gjithnjë e më të mëdha ku shtrihet e bashkohet me zonën e madhe të dritës.
Galilei – Si i shpjegon ti këto Pika të ndritura?
Sagredo – S’kanë si shpjegohen.
Galilei – Janë male.
Sagredo – male mbi një yll?
Galilei – Male gjigande. Majat e të cilave ndriçohen nga dielli në lindje e sipër sa kohë që rreth e rrotull përmbi shpate është akoma natë. A e vë re se si drita zë e shpërndahet. Duke zënë fill nga majat më të larta, poshtë nëpër lugina?
Sagredo – Po kjo bie në kundërshtim me tërë ato që astronomia ka thënë që prej 2000 vjetësh.
Galilei – Ashtu, po. Ata që ti po sheh tani, se ka parë, me përjashtim tim, asnjë njeri tjetër. Ti je i dyti.
Sagredo – Po Hëna s’mund të jetë një tokë me male dhe me lugina, ashtu si sikundër dhe Toka s’mund të jetë Hënë.
Galilei – Hëna mund të jetë një tokë me male dhe me lugina dhe toka mund të jetë një yll. Një trup i zakonshëm qiellor, siç ka me mijëra. Ja pa vërë syrin dhe njëherë. E sheh pjesën e eklipsuar të Hënës krejt në errësirë?
Sagrado – Jo. Tani që po vë re me kujdes shquaj atje një dritë të dobët, të hirtë.
Galilei – Ç’të jetë vallë ajo dritë?
Sagredo -?
Galilei është drita që vjen nga toka.
Sagredo – Kjo s’ka kuptim! Si mund të japë dritë toka me malet, pyjet dhe detërat e saj, si mund t’i japë dritë them, duke qenë një trup i ftohtë?
Galilei – Ashtu si kundër jep dhe hëna. Sepse të dy këta yje marrin dritën e diellit, ndaj pra dhe ndriçojnë. Ç’është Hëna për ne jemi ….. Dhe herë na duket si drapër herë si gjysëm rreth, herë na duket e plotë dhe tjetër se shohim fare.
Sagredo – Atëherë pra mes Hënës dhe Tokës s’paska asnjë ndryshim?
Galilei – Është krejt e qartë që s’ka.
Sagredo – S’ka as dhjetë vjet që në Romë u dogj një njeri. Quhej Xhordano Bruno dhe këtë thoshte dhe ai.
Galilei – Po, natyrisht. Dhe ja po e shohim. Mos ja hiq sytë dylbisë Sagredo. Ja ti sheh atje mes qiellit dhe Tokës që nuk ka asnjë ndryshim. Sot është 10 Janar i vitit 1610. njerëzimi shkruan në ditarin e tij qielli mori fund!
Sagredo – Kjo është e çuditshme.
Galilei – Kam zbuluar dhe diçka tjetër akoma. Dhe kjo është ndofta dhe me çuditshme.
Zonja Sarti – (duke hyrë brenda) Kuratori.
(Kuratori hyn me vrull)
Kuratori – Më ndjeni për orën e vonë. Do të më bëni një nder të madh po të më jepni mundësi të flas sy ndër sy.
Galilei – Ato që keni për të më thënë mund t’i dëgjojë fare mirë dhe zoti Priuli.
Kuratori – Por ndofta do të jetë një gjë e papëlqyer për ju që zotnia këtu të marrë vesh atë që ka ndodhur. Ka ndodhur mjerisht diçka, krejt po krejt e pabesueshme.
Galilei – Duhet të dini Zoti Priuli, se zoti Sagredo është mësuar të dëgjojë kur është me mua, lloj lloj gjëra të pabesueshme.
Kuratori – Kam frikë, kam frikë… (duke bërë me shenjë nga dylbitë) Për këtë është fjala, për këtë djall instrument për të cilin ja tek mund t’ua them troç, tani, po deshët mund ta flakni se s’ka asnjë vlerë!
Sagredo – (vjen rrotull nëpër dhomë i shqetësuar): Si kështu?
Kuratori – E dini se kjo shpikje që ju e quajtët fryt i punës suaj 17 vjeçare mund të blihet fare mirë për dy skudi në çdo udhëkryq të Italisë? Dhe të fabrikuar bile dhe në Hollandë? Ja tani në liman një anije holandeze po shkarkon në liman 500 copë dylbira të tilla.
Galilei – Vërtet?
Kuratori – Nuk di, o zot, si ta shpjegoj gjakftohtësinë tuaj.
Sagredo – Çfarë, pikërisht, ju shqetëson në këtë mes? Po a e dini ju që me ndihmën e këtij instrumenti zoti Galile ka bërë në botën e yjeve studime të mahnitshme?
Galilei – (duke qeshur) mund të shkoni dhe vetë, Priuli.
Kuratori – Jo mua më mjafton për një pjesë ai zbulimi që ka bërë se ju jam njeri që për një rrangallë si kjo këtu vete e ja bëj rrogën zotit Galile, dy herë më të madhe. Është vetëm një gjë e rastit në se zotërinjtë e Sinjorisë që duke shpresuar te diç do të mund t’i sigurojnë republikës me anën e këtij instrumenti i cili gjoja mund të prodhohet vetëm këtu, nuk kanë vënë re, duke parë me të, në udhëkryqin aty, një shitës të rëndomtë ambulant, të zmadhuar 7 herë duke shitur ca dylbira të tilla për një copë bukë.
(Galilei qesh me të madhe)
Sagredo – I dashuri zoti Priuli, ndofta nuk jam në gjendje ta çmoj siç duhet vlerën e këtij instrumenti për sa i përket tregëtisë, por veç u them, vlera e tij për filozofinë, është kaq jashtëzakonisht e madhe, sa që…
Kuratori – Për filozofinë! Ç’ka të bëjë zoti Galilei, matematikan me filozofinë? Zoti Galilei dikur keni shpikur për qytetin një pompë uji tepër të pëlqyer. Dhe ai sistemi i juaj i vaditjes vazhdon të funksionojë gjithë si më parë? Ashtu edhe endësit e lëvdojnë më tepër makinën tuaj. Si të pritja pra që të ndodhte kjo që ndodhi?
Galilei – Mos e merrni kaq rrëmbyer Priuli. Udhëtimet nëpër det janë, gjithë si më të gjata, të pasigurta dhe kushtojnë një djall e gjysëm. Ndaj dhe ne duhet të kemi një orë, një farë ore të sigurtë në qiell. Një udhërrëfyes për anijet. Hë dhe tani unë kam arsye të plotë të mendoj se me ndihmën e kësaj dylbie do të vrojtojmë me saktësi disa yje që kryejnë ca lëvizje shumë të përpikta. Në ca harta të reja lundrime mund të kursehen, Priuili me milion skudi.
Kuratori – Lerini ato. Mjaft, tepër ua kam vënë veshin gjer tani. Si shpërblim për këtë ton miqësor që kam treguar tërë kohës ndaj jush ja, virem në lojë, dhe jam bërë gazi i tërë qytetit. Unë do të mbetem në histori si një kurator, të cilin e hoqën për hunde duke e gënjyer me një dylbi që s’vlente hiç as një grosh. Ndaj pra dhe ju po të keni arsye të plotë që të qeshni me mua e më vini në loje se 500 skudet ju i hodhët në xhep. Por veç ja ua them dhe u lutem të më zini besë se jam një njeri i ndershëm dhe ja u them se kjo botë më është pështirosur fare.
(Del duke përplasur derën)
Galilei – madje i inatosur ai është simpatik. E dëgjuat i është pështirosur bota, që s’ka punë të leverdisshme.
Sagredo – Mos di diçka ti për ato instrumentat holandez?
Galilei – Ta merr mendja, por vetëm nga fjalët e botës. Por këtyre guhakëve u kam ndërtuar një instrument që është parë nga cilësia, dy herë më i mirë. Se qysh do të punoja dot me atë përmbaruesin e gjyqit që më trokiste në derë njëmijë herë ditën? Ashtu dhe Virgjinia do të ketë nevojë së shpejti për pajë. Shkollë po nuk ka fare. Dhe unë po, nga ana ime blej një qere me libra dhe jo vetëm nga ato mbi fizikën. Shto dhe mbi këto të gjitha që më pëlqen të ha mirë. Kur ha mirë dhe paq, atëherë po dhe më vinë ca idera të shkëlqyera. Djallo o kohë. Ata më paguajnë më pak se ç’i paguajnë atij qerrexhiut që u sjell vozgat me verë. Dy barrë dru për dy leksione në matematikë. Po vërtet janë me përparimtarë se ata të principatave, por veç janë dhe koprracë. Tani u shkula më në fund 500 skuda, por borxhe kam prapë, kam dhe nga ata të tillë borxhlinj që presin 20 vjetët që të lahem me të. Vetëm 5 vjet të më linin të merresha me punën time dhe do të isha në gjendje atëherë t’i provoja të gjitha. Prit, se dua të tregoj dhe një gjë tjetër.
Sagredo – (ngurron t’i afrohet teleskopit) E di Galilei, që sikur më vjen frikë…
Galilei – Do të tregoj tani një nga mjegullnajat e ndritura të bardha si qumësht të Kashtës së Kumtrit. Hë, a e di se nga se përbëhet kjo mjegullnajë?
Sagredo – janë yje, yje të panumërt.
Galilei – Kostelacioni i Orionit ka pesëqind yje të palëvizura. Këto janë botërat e shumta, yje të tjerë të panumërt.
Galilei – Kostelacioni i Orionit ka pesëqind yje të palëvizura. Këto janë botërat e shumtë, yje të tjerë të panumërt për të cilët fliste i djeguri. Ai si kishte parë, por ja i parashikoi.
Sagredo – Por edhe sikur, fundja edhe toka jonë të jetë një yll, kjo prapë nuk e provon tezën e Kopernikut se ajo gjoja sillet rreth diellit. Sepse nuk ka në qiell ndonjë yll rreth të cilit të vërtite ndonjë tjetër. Ndërsa rreth Tokës ja vërtitet Hëna.
Galilei – Sagredo, unë pyes veten kam që pardje që pyes veten. Them: Ku është Jupiteri? (drejton teleskopin).
Puna është se pranë tij ndodhen katër yje të cilat mund të dallohen vetëm me dylbi. I pashë ato të hënën por nuk mora ndonjë shënim për pozicionin e tyre. Dje i pashë përsëri. Dhe do të kisha vënë dorën në zjarr se asnjeri nga të katër s’qe më në atë pozicionin e parë. Hë, Ixhmerkto sic mir an. Sie stehen wieder andere (26) Hë, po kjo ç’është? Sikur qenë katër? (shumë i tronditur) Pa shih dhe ti njëherë!
Sagredo – Unë shoh tre.
Galilei – Ku është i katërti? Ja tabelat. Duhet të përllogarisim lëvizjen e tyre.
I shtohen të tronditur punës. Skena errësohet, por në horizont dallohet fare mirë Jupiteri dhe satelitët e tij. Kur ndizet prapë drita, ata gjithë vazhdojnë të të rrinë ulur kërrusur mbi tryezë, hedhur trupit mantelin e dimrit.
Galilei – Pra u provua. I katërti s’ka se si, duhet të ketë shkuar pas Jupiterit, ku dhe nuk duket. Ja tek ke tani një yll që vërtitet rreth një tjetri.
Sagredo – Hë, po sfera e kristaltë në të cilën është ngulur Jupiteri?
Galilei – Po vërtet ku është ajo tani? Dhe si qenka i ngulur ky Jupiteri gjersa rrotull tij vijnë rrotull të tjera yje. Nuk ka pikëmbështetje në qiell, nuk ka vendqëndrime në univers! Ky është një diell tjetër!
Sagredo – Qetësohu! Ti mendon shumë shpejt.
Galilei – Çfarë shpejt, ore burrë i dheut! Atë që ti po e sheh tani, se ka parë akoma asnjeri. Ata kishin të drejtë!
Sagredo – Cilët ata? Nxënësit e Kopernikut?
Galilei – Ata dhe ai tjetri. Tërë bota është kundër tyre dhe prapë ata kishin të drejtë. Kjo është për Andrean.
(Rend si i çmendur te dera dhe thërret)
Zonja Sarti! Zonja Sarti!
Sagredo – Galile, duhet të qetësohesh!
Galilei – Sagredo, duhet të shqetësohesh.
Sagredo (duke lëvizur teleskopin) Hesht de ç’thërret ashtu si i marrë?
Galilei – Tundu de, ç’rri ashtu si një hu gardhi, kur zbulohet ndonjë e vërtetë?
Sagredo – Nuk rri si një hu gardhi, apo dridhem nga frika se mos është e vërtetë.
Galilei – Si the?
Sagredo – Mos të kanë lënë mend fare? Nuk e kupton se në ç’belara futesh me këtë punë në qoftë se është e vërtetë kjo e re apo nuk? Dhe në qoftë se do të thërrasësh në të katër anët se Toka na qenka një yll dhe jo qendra e gjithësisë.
Galilei – Po dhe tërë kjo gjithësi e stërmadhe me të gjitha yjet dhe planetet e saj nuk vërtitet aspak rreth Tokës sonë të vockël siç mendojnë njerëzit…
Sagredo – Ç’janë që të gjitha veçse yje dhe planete! Hë po zoti atëherë ku është.
Galilei – Ç’do të thuash me këtë?
Sagredo – Zoti! Ku është Zoti?
Galilei – (me inat) Atje nuk është. Siç nuk është as këtu mbi dhe, në pastë atje ca qenie të gjalla që do të ndeshin ta kërkonin atë këtu ndër ne.
Sagredo – Po dë ashtë atëherë Zoti?
Galilei – Ç’më pyet mua, unë nuk jam teolog, po matematikan.
Sagredo – Ti je pikësëpari njeri. Ndaj dhe të pyes, ku është Zoti këtu në sistemin tënd të botës?
Galilei – Ndër ne, në mos po gjëkundi.
Sagredo – (thërret) Po këtë thoshte dhe i djeguri.
Galilei – Këtë thoshte dhe i djeguri.
Sagredo – Ndaj dhe e dogjën. S’kanë kaluar as dhjetë vjet nga ajo ditë…
Galilei – Sepse ai s’ishte në gjendje ta provonte këtë, ai thoshte se vetëm kështu duhej të ishte.
Sagredo – Galilei, të kam pandehur gjithmonë për njeri të mençur. 17 vjet në Padia dhe tre vjet në Pizedi u parashtrove me durim qindra e qindra studentëve sistemin e Ptolemeut, që pajtohet me të dhënat e shkrimeve të shenjta dhe është pranuar e konfirmuar nga kisha sipas këtyre shkrimeve. Ti mendoje, ashtu si dhe Koperniku se ai sistem s’ishte i vërtetë, por prap ua mësoje prapë atë të nxënësve të tu.
Galilei – Sepse s’isha në gjendje të provoja akoma asgjë.
Sagredo – (me mosbesim) Dhe mendon tani se puna ndryshon.
Galilei – Ndryshon shumë! Dëgjo këtu Sagredo . unë kam besim te njeriu; dhe kam besim rrjedhimisht edhe në arsyen e tij. Pa këtë besim unë nuk do të kisha fuqi as të çohesha në mëngjes nga shtrati.
Sagredo – Siç do të them atëherë dhe unë, në ta nuk kam besim. Një përvojë e hidhur dyzetvjeçare e bashkërojtur me njerëzit më ka bindur se arsyeja tek ta nuk pi ujë. Se tregon një bisht të kuq komete, të fut dhe frikën në bark dhe të shohësh të ikin nga shtëpitë e tyre me vrap. Po se? Sa të thyejnë zverkun udhës. Dhe parashtroj përkundrazi, një të vërtetë, dhe përvoja me të shtatë arsyet dhe do të shohësh që ato të qeshin me ty.
Galilei – Kjo s’është e vërtetë, ti shpif. Nuk e kuptoj se si mund të duash shkencën, kur mendon kështu. Vetëm të vdekurit s’kanë arësye.
Sagredo – Arësye ma quan ti dinakërinë e tyre meskine?
Galilei – Nuk e kam fjalën për dinakërinë e tyre. E di fare mirë se ata e quajnë gomarin kal dhe kur duan ta shesin dhe kalin gomar kur duan ta blejnë. Ja dhe tërë dinakëria e tyre. Plaka që pa ra se të vihen në udhë pajor me dorë të ashpër mushkën me një mbingarkesë tërshëre, lundërtari qëkur hedh harxhet që i do për rrugë mendon tufanin dhe bunacën, fëmija që rras beretën mbi kokë kur i thonë se do të bjerë shi, janë këta, të gjithë kam shpresë unë, sepse që të gjithë këta, po hanë arësye! Po unë besoj në pushtetin e ëmbël të arsyes mbi njeriun. Ata nuk mund t’i bëjnë ballë asaj për një kohë të gjatë. S’ka asnjë njeri të më shohë mua duke lëshuar nga dora një gur (ai lëshon përdhe nga dora një gur dhe duke thënë sakaq) ja, nuk bie. Tundimi i provave është shumë i madh. Ato e kthejnë dhe e bëjnë për vete pjesën më të madhe, dhe me kalimin e kohës – që të gjithë. Të menduarit është një nga kënaqësitë më të mëdha të njeriut.
Zonja Sarti – (hyn brenda) Deshët gjë zoti Galile?
Galilei – (që është vendosur prap pranë dylbisë dhe mban shënime, me një ton tepër miqësor). Po, desha Andrean.
Zonja Sarti – Andrenë? Po është në shtrat që po fle.
Galilei – se zgjon dot?
Zonja Sarti – Po përse vallë e dashki?
Galilei – Diç dua t’i tregoj që do ta gëzojë. Do të shikojë diçka, posi neve të dy këtu, se ka parë akoma, që kur është sajuar dheu asnjënjeri.
Zonja Sarti – Prapë ndonjë gjë me atë dylbinë tuaj?
Galilei – Prapë me dylbinë, zonja Sarti.
Zonja Sarti – Dhe për këtë u dashka ta zgjoj në mes të natës? deshët apo ju shpëtoi, zoti Galile? Ka nevojë të ngopet me gjumë ai. Mos pritni tua zgjoj, se kjo është punë që s’bëhet.
Galilei – Vërtet/
Zonja Sarti – Vërtet, Po!
Galilei – Zonja Sarti ndofta na jepni ndonjë ndihmë të vogël. Ja, na ka pjellur belaja me një çështje mbi të cilën kemi lexuar shumë libra, s’merremi dot vesh. Një çështje që ka të bëjë me qiellin, e me yjet. Dhe që mund të përmblidhet me dy fjalë kështu: Cili i vjen rrotull njëri tjetrit, i madhi të voglit apo i vogli të madhit?
Zonja Sarti – Me ju njeriu, zoti Galile, se ka kollaj: Vërtet më bëni një pyetje, a doni të fryni prapë laron me mua?
Galilei – Vërtetë, zonja Sarti.
Zonja Sarti – Atëherë po do t’ju përgjigjem fët e fët. Nga ne të dy, kush i ka sjellë gjellët njëri-tjetrit, unë juve apo juve mua?
Galilei – Ju, m’i sillni. Por u them ajo gjella dje vinte ca si e djegur.
Zonja Sarti – Po përse m’u dogj, nuk pyetni? Sepse e lashë tenxheren në zjarr që t’ju sillja këpucët. Hë apo nuk jua solla ato këpucët, jo po thoni se s’është e vërtetë.
Galilei – Ka shumë mundësi.
Zonja Sarti – Dhe bëj këtë sepse jeni një njeri me shkollë dhe më keni pajtuar t’ju shërbej dhe më paguani.
Galilei – Qartë qartë. S’kam më as ndonjë dyshim. Natën e mirë zonja Sarti.
(Zonja Sarti del duke qeshur).
Galilei – Dhe ca njerëz të tillë s’e kuptuakan dot të vërtetën? Të rrëmbejnë nga goja, nuk thua?
(Ndjehet një kambanë që bie për shërbesën e mëngjesit. Hyn Virgjinia me Mantel dhe me një fener në dorë.
Virgjinia – Mirëmëngjesi, baba.
Galilei – Ç’je ngritur kaq herët?
Virgjinia – Do të vete me zonjën Sarti në mëngjesoren. Do të vijë dhe Ludoviku me ne. Si ka qenë nata, baba?
Galilei – E kthjellët?
Virgjinia – Kam leje t’i hedh një sy?
Galilei – Përse? (Virgjinia s’di ç’të përgjigjet). S’është de lojë që të luash.
Virgjinia – Jo, baba.
Galilei – Le që kjo dylbi u duk mal e doli mi, siç do ta dëgjosh tani nga të gjithë. Është një plaçkë që e blen kudo në rrugë tani për tre skudi dhe që paskej qenë shitur më parë në Hollandë.
Virgjinia – S’ke parë më në qiell ndonjë gjë të re?
Galilei – Për ty, jo asgjë. Vetëm ca njolla të vogla, të turbullta në majtë të një ylli të madh, iche werde irgenwi die Aufmeramkei auf a sie lenekenmussen (teksti rusisht: 4I). Pa ja varur së bijës, duke folur me Sagredon: Ndofta do të më mbushet mendja t’i quaj “Konstelacion Medici” pas emrit të Gandukes të Firences. (Duke u kthyer përsëri nga Virgjinia) dëgjo, Virgjinia, ja një gjë që do të interesojë që të merren vesh ndofta do të vemi të banojmë në Firence. U kam shkruar një letër atyre atje, i pyetën se granduka mund të më marrë në oborrin e tij si matematikan.
Virgjinia (të cilës i shkëlqejnë sytë) Në oborr?
Sagredo – Galilei!
Galilei – Mik i dashur, dua kohë të lirë. Dua prova. Dua të mbush barkun. Dhe në atë punë atje nuk do të jem i detyruar të çokënisë në kokë të nxënësve privatë sistemin e Ptolemeut po do të kem kohë, kohë, kohë të lirë për të përmbledhur prova e prova të reja. Sepse ato sa kam tani nuk më mjaftojnë! S’kam veç ca copërlina të shkëputura, të shpërndara andej këtej? Me tërë këto nuk i kundërvihem dot tërë Botës! S’kam asnjë provë mbi ekzistencën e një trupi që vërtitet rreth diellit. Por do t’i gjej provat, do të gjej ca prova të tilla që t’ua mbush mendjen të gjithëve që nga zonja Sarti e gjer sipër tek Papa. Vetëm një merak më ha, se mos nuk më pranojnë në oborr.
Virgjinia – Me siguri që do të pranojnë, baba, me yjet e reja e me të gjitha.
Galilei – Çap në atë meshën tënde!
(Virgjinia del)
Galilei – rrallë e tek më qëllon të shkruaj ndonjë njeriu të madh.(i zgjat Sagredon një letër). Hë, ç’thua, e kam mirë?
(Sagredo lexon me zë të lartë fundin e letrës).
Por asgjë tjetër s’kam aq mall sa që të ndodhen sa më pranë jush, këtij dielli të ri që po lind që të ndriçojë tej për tej këtë shekull…
Sagredo – Granduka i Firences s’është as nëntë vjeç fëmijë.
Galilei – E di e shoh se toni i letrës sime të duket si ca shumë servil. Kurse unë po kam frikë se mos është më pak servil dhe më tepër zyrtar nga çdo të dëshiroja. Nuk e di në se kam mundur të shpreh dot një besnikëri dhe një përvojtshmëri të sinqertë. Një letër të përmbajtur dhe me dinjitet dhe për këtë është i zoti të shkruaj çdo panangjerist i merituar i Aristotelit? Por jo unë? Një njeri si unë që të çajë rrugën dhe të zërë vendin që i takon me të drejtë duhet të hiqet zvarrë barkas. Dhe ti e di mirë e unë i përbuz tërë ata njerëz që janë ditur, por çe do s’janë të zot të nxjerrin dot as bukën e gojës (Zonja Sarti dhe Virgjinia, kalojnë duke shkuar në meshë, para tyre).
Sagredo – Mos ec Galile në Firence
Galilei – E përse.
Sagredo – Sepse atje sundojnë priftërinjtë.
Galilei – Në oborrin e Firences ke dijetar me nam.
Sagredi – Lekaj.
Galilei – Do t’i zë për zverku dhe do t’i heq zvarrë në dylbi. Edhe priftërinjtë, Sagredo, janë njerëz. Edhe ata si njerëzit e tjerë si shpëtojnë dot ngasjes së provës. Koperniku kërkonte; mos harro që t’u zinin besë numrave të tij; kur unë kërkoj që t’u zënë besë vetëm syve të tyre. Ku e vërteta është shumë e dobët që të mbrohet duhet atëherë të hidhet në sulm. Do t’i zë për zverku dhe d t’i detyroj të shohin me zor përmes kësaj dylbie.
Sagredo – Të shoh, Galile, në një udhë të rrezikshme. Është një natë e kobshme ajo kur njeriu zbulon të vërtetën. Dhe është një çast verbimi ai kur zë e i beson arsyes së njerëzve. Për kë thonë që i ke sytë në ballë? Për atë që ka shkarë në tatëpjetën e korruptimit ja për ke. Qysh është e mundur që të mëdhenjtë e kësaj bote ta lënë të qarkullojë lirisht një njeri që di të vërtetën, qoftë atë makar edhe atë mbi ca yje të largët? Kujton ti se Papa do ti a verë veshin asaj të vërtetës tënde, kur t’i thuash se gabohesh dhe se do ta pranojë edhe vetë, më në fund, se ka qenë i gabuar? Kujton se do të mjaftohet të shkruaj qetë qetë në ditar 10 janar 1610 – qielli mori fund? Si dashke të largohesh kështu nga republika me atë të vërtetën tënde në xhep e të biesh me këmbët e tua e me gjithë dylbi në grackat e prindërve dhe të priftërinjve. Aq i zorshëm në të besuar në shkencën tënde, je i lehtëbesonjës si një fëmijë në të gjitha ato sa mendon se mund ta sheshojnë arritjen e qëllimit tënd. S’i i beson Aristotelit po i beson dhe grandukës së Firences. Kur të pashë që pari në dylbi, tek vije re ata yjet e ri, m’u bë një çast sikur po të të shihja ashtu mbi turr drurësh të ndezur dhe kur dhe pastaj që kishe besim në provat, m’u bë sikur më çpoi hundët era e mishit të djegur. Dhe unë e dua shkencën, por më tepër të dua ty miku im dhe pastaj. Mos shko Galile, në Firence.
Galilei – Veç në mos më pranofshin!
Duket mbi një perde faqja e fundit e letrës drejtuar Grandukës së Firences duke u dhënë yjeve të reja që kam zbuluar emrin e ndritur të familjes Medici e di mirë që, nëse ngjitja në botën e yjeve bëhej qëmoti për lavdërimin e perëndive dhe të sundimtarëve emri i ndritur Medici do të bëj, në kujtim, yjet, të pavdekshëm. Unë nuk lakmoj gjë tjetër përveç jush veç që të më quani një nga shërbëtorët tuaj besnikë dhe të përunjur për të cilin s’ke nder më të madh pas atij që të jetë lindur vasal i juaj, dhe s’kam dëshirë tjetër më të flakët veç që të ndodhet sa më pranë jush, këtij dielli që po lind që të ndriçojë tej përtej këtë shekull.
Galileo Galilei
4
Galilei e këmben Republikën e Venedikut në oborrin e Firences. Zbulimet e tij priten me mosbesim nga qarqet shkencore të Firences.
Shtëpia e Galileit në Firence, Zonja Sarti në sallën e studios së Galileit gatitet për të pritur ca mysafirë. I biri i saj, Andrea është ulur e vë në rregull ca harta.
Zonja Sarti – Qëkur mbërritëm shëndoshë e mirë në këtë shumë të lavdëruarën Firence, më ra kurrizi duke pastruar e spastruar tërë ditën dyshemetë. Dhe mos po do të të dalë gjë nga kjo? Gjë prej gjëri. Të qe që në këto shpikje të kish gjë send me vlerë do e kishin ditur të parët njerëzit e fesë a do mos e kishte ditur njeri. se kam shërbyer kaq vjet me radhë tek monsinjor Filippo dhe s’ja arrita t’ja marr dot kurrë tërë pluhurin e bibliotekës kaq e madh po kaq e madhe po qe? Ca goxha qitape veshur sipër dhe poshtë me lëkurë dhe vjershurina hiç, asnjë për be! Hë dhe aty monsinjori që ishte shpirt njeriu, papo i kishin zënë dy okë kallo mender në prapanicë nga të ndenjurit përmbys mbi shkencat. Ja kështu. dhe një njeri i tillë do mos pikaste dot name ta qysh e tek pastaj paskej qenë puna? Si qenka kjo?… Ndaj dhe ky të parët e madh që do të bëhet sonte do të jetë një turp i madh, ja çdo të jetë sa mos të kem sy e faqe t’i dal nesër qumëshitësit përpara. E dija unë po i thashë pa i këshillova që t’u nxirrte në krye zotërinjve një darkë me majë, me qengj të pjekur e me të gjitha dhe pastaj po t’i shpinte të shihnin me dylbi. Po s’deshi e s’deshi të më verë veshin (duke përqeshur Galilenë) “U kam gatitur një gjë tjetër” ma tha.
Dikush poshtë troket në derë.
Zonja Sarti – (vështron në një pasqyrëzë në dritare të ashtuquajtur “spiun” O zot i madh, po ja tek çatisi granduka. Dhe Galilei s’është kthyer ende nga universiteti (zbret shkallët me vrap dhe zmbrapset dhe i hap udhë Kozimo De Madiçi, grandukës së Toskanës, Marshallit të Oborrit si dhe dy damave të Oborrit).
Kozimo – Dua të shoh dylbinë.
Marshalli i Oborrit – Ndofta zotërija juaj do të bëjë durim sa zoti Galilei dhe zotërinjtë e tjerë të kthehen nga universiteti. (zonjës Sarti) Zoti Galile shprehu dëshirën që zotërinjtë të shqyrtonin Yjet e reja të zbuluara prej tij dhe të cilat po i ka quajtur pas emrit të familjes Medici.
Kozimo – Ata s’kanë besim te dylbitë, hiç s’kanë besim!?… Ha po ku qenka që se shoh?
Zonja Sarti – Lart, në dhomën e punës.
(Ganduka kthen sytë nga shkallët, pret a e sheh zonjën Sarti që pohon me kokë, dhe ngjitet lart me vrap.
Marshalli i Oborrit – (një burrë tepër i moshuar) Lartësia juaj! Duhet ngjitur pa tjetër lart? Erdha me të vetëm me të nga që ai edukatori i tij ishte i sëmurë. (duke u kthyer nga zonja Sarti).
Zonja Sarti – Mos kini frikë, si ndodh gjë. Është dhe im bir sipër.
Kozimo – (duke hyrë lart në dhomën e punës së Galileit) Mirëmbrëma! (djemtë përshëndetin njëri tjetrin duke u përkulur sipas rregullave. Një pauzë. Andrea vazhdon punën e tij.
Andrea – (duke imituar mësonjësin e tij). U bëmë këtu si në mulli!…
Kozimo – Keni shumë vizitorë?
Andrea – Vinë rrotull, shtyhen, zgurdullojnë sytë dhe si hyjnë ashtu dhe dalin, tapë që tapë!
Kozimo – E kuptoj. Kjo është?…
Tregon dylbinë
Andrea – Ajo. Po nuk lejohet ta prekë njeri me dorë.
Kozimo – Po kjo këtu ç’është? (Tregon një model druri të sistemit të Ptolemeut).
Andrea – Ai është sistemi i Ptolemeut.
Kozimo – Ku tregohet se si dielli vjen rrotull tokës? Kështu.
Andrea – Po, ashtu thuhet.
Kozimo – (ulet mbi një karrige dhe e merr modelin në prehër) Mësuesi im ka marrë një të ftohur, ndryshe do të kisha ardhur më shpejt. Qenka mirë këtu…
Andrea (i shqetësuar, ecën jakë e eja i pavendosur, duke hequr këmbët zvarrë, duke i hedhur sytë herë herë djaloshit të huaj gjer më në fund, s’i bën dot ballë ngasjes dhe nxjerr një maket të dytë, një model të sistemit të Kopernikut) Po puna qëndron në fakt kështu!
Kozimo – Cila punë?
Andrea – (duke treguar me dorë modelin Kozimos) Mendohet se është ashtu por (duke treguar me dorë modelin e tij) është përkundrazi kështu. është toka që vërtitet rreth diellit dhe jo Dielli rreth Tokës? E kupton?
Kozimo – Vërtet thua?
Andrea – Ta merr mendja. Kjo tani është e privuar.
Kozimo – Vërtet?… S’e di përse s’duan e s’duan të më lenë të takohem me plakun. Dje ishte prap për darkë nga ne.
Andrea – Po ju sikur s’i besoni, hë.
Kozimo – Jo, përse, e besoj.
Andrea – (duke treguar me një gjest të rrëmbyer, modelin në prehrin e Kozimos) Bjerë këtu, s’e kupton dot t’i atë!
Kozimo – Pse, ti do t’i mbash të dyja?
Andrea – Bjerë të them, mos e kujton ndonjë lodër?
Kozimo – Jam gati të të jap, por veç sillu pak më i njerëzishëm me mua.
Andrea – Ik or hajvan. Hajt nëma tani se njerëzishëm a jo njerëzishëm do ta këput me një paravesh që të habitesh.
Kozimo – Mos më prek me dorë; more vesh?
(Zënë të rrihen dhe rrokullisen aty paspak përdhe).
Andrea – H,ë pa të tregoj unë se si përdoret një model. Lëshoje!
Kozimo – E po na, ja dhe si tani u bë copë! Mos, se do më thyesh dorën!
Andrea – Ta shohim tani se kush ka të drejtë, unë, apo ti. Thuaj pra toka vërtitet, ndryshe do të të bie me çokë ballit.
Kozimo – Kurrë! Kuqo i djallit! Të mësoj unë si të sillesh.
Andrea – Kuqo? Mua Kuqo?
Vazhdojnë të rrihen në heshtje.
Poshtë hyn Galilei bashkë me disa profesorë të Universitetit. Pas tyre Federconi.
Marshalli i Oborrit – Një paqefllëk i lehtë, zotërinj, e pengoi edukatorin e lartësisë së saj, zotin Suri, që ta shoqërojë lartësinë e saj këtu.
Teologu – Asgjë me rëndësi, shpresoj.
Këshilltari i Oborrit – Absolutisht jo!
Galilei – (i zhgënjyer) Lartësia e saj nuk qenka pra këtu?
Marshalli i Oborrit – Lartësia e saj është lart. Ju lutem zotërinjve të mos humbin koha. Oborri pret të dëgjojë me padurim të madh mendimin e dijetarit të Universitetit instrumentin e jashtëzakonshëm të zotit Galile dhe mbi yjet e reja, të çuditshme të zbukuruar prej tij.
Ngjiten lart.
Fëmijët kanë dëgjuar zhurmën e njerëzve poshtë dhe rrinë të qetë tani dhe s’ndihen.
Kozimo – Erdhën. Lëshomë.
Brofin në këmbë që të dy.
Zotërinjtë – (duke ngjitur shkallët)… Jo gjithshka është në rregull, krejt në rregull. Fakulteti i mjekësisë mendon se në këto sëmundje në qytetin e vjetër nuk duhen marrë si për murtajën. Miazmat në këtë temperaturë do të kishin ngrirë. E keqa më e madhe në raste të tilla është paniku… Jo, jo asgjë tjetër, veçse një valë gripi, siç ngjet rëndom në këtë stinë… s’ka asnjë arsye për të dyshuar? Është gjithshka në rregull, krejt në rregull; zotërinj.
Përshëndetin grandukën.
Galilei – Jam i lumtur, lartësia juaj, që më jepet rasti t’i njoh në praninë tuaj, këta zotërinjtë me ca gjëra të reja.
Kozimo i përulet, në një mënyrë tepër ceremoniale, të gjithëve, edhe Andresë.
Teologu – (duke vënë re për tokë modelin e thyer të Ptolemeut) Do të thosha se këtu diç është thyer…
Kozimo kërruset me të shpejt, e ngre modelin e thyer dhe ja jep atë, njerëzishëm. Andrea si tërheq mënjanë vjedhurazi modelin tjetër.
Galilei – (përpara dylbisë) Sikundër lartësia juaj duhet ta dijë, ne astronomët jemi ndeshur kohët e fundit në llogaritë tona, me vështirësi të mëdha. Ne përdorim për këtë qëllim një sistem shumë të vjetër – sistemin e Ptolemeut, mendohet se lëvizjet e yjeve janë tepër, po tepër shumë të ndërlikuara. Planeti i Venusit bie fjala, duhet të kryejë ca lëvizje pak a shumë të tilla… (Vizaton mbi tabelë trajektoren epiciklike të Venusit, sipas teorisë së Ptolemeut) Pos edhe në se i pranojmë të vërteta këto lëvizje, ne nuk jemi prapë në gjendje të përcaktojmë me saktësi vendin e trupave qiellorë. Ne nuk i gjejmë ata në atë vend ku duhet pikërisht të ndodheshin. Le t’i shtojmë pastaj këtyre të gjithëve faktin se ekzistojnë të tilla lëvizje për të cilat sistemi i Ptolemeut nuk jep absolutisht asnjë sqarim. Lëvizje të tilla kryejnë pikërisht, me sa duket dhe ca yje të vegjël, të zbuluara nga unë rreth planetit të Jupiterit. Do të ishit të mendimit pra atëherë zotërinj, të fillonin, si punë e parë, nga ca vrojtime mbi Jupiterin e mbi, konstelacionin Mediçi?
Andrea – (duke treguar fronin përpara dylbisë): Uluni, ju lutem këtu!
Filozofi – Të falemnderit, djalthi im. Kam frikë se nuk do të jetë një punë kaq e thjeshtë. Zoti Galilei, përpara se të përfitojmë nga shërbimet e dylbisë suaj të famshme, më jepni kënaqësinë të zhvillojmë bashkë një diskutim Tema: A është e mundur ekzistenca e disa planetëve të tillë?
Matematikani – Një diskutim formal.
Galilei – Mendoja që por se të vinit sytë në dylbi, s’mbetej më asgjë për të diskutuar.
Andrea – Këtu, ju lutem.
Matematikani – Ashtu, ashtu?… Po ju e dini mirë se pse të vjetërve nuk mund të ekzistojnë yje që të vërtiten rreth një qendre tjetër veç tokës dhe se të tilla yje që të mos kenë në qiell ndonjë mbështetje.
Galilei – Po.
Filozofi – Dhe pavarësisht nga mundësia e ekzistencës së të tillë yjeve, mbi të cilat matematika (kthehet duke u rekulur nga matematikani) shpreh një dyshim, unë, do të dëshiroja, si filozof, t’u bëja me tërë modestinë e duhur këtë pyetje: A janë të nevojshëm të tilla yje? Aristotelis divini universum…
Galilei – Nuk do të qe më mirë të vazhdonim bisedën tonë në gjuhën e popullit? Kolegu im, zoti Federconi, nuk di latinisht.
Filozofi – Mos vallë ka rëndësi që të më kuptojë.
Galilei – Po.
Filozofi – Kërkoj ndjesë. Kujtoja se mos ishte thjerëzbërësi juaj.
Andrea – Zoti Federconi është thjerëzbërës dhe shkencëtar.
Filozofi – Të faleminderit, djalthi im. Po të jetë se zoti Federconi ngul këmbë…
Galilei – Ngul këmbë unë.
Filozofi – Argumentimi im do të humbasë nga shkëlqimi i tij por jemi në shtëpinë tuaj… Tabloja e botës e Aristotelit hyjnor me ato sferat e tij mistike muzikore dhe kupolat e kristalta dhe me rrotull-lëvizjen e trupave të saj qiellor dhe me ngushtkëndësinë e trajektores diellore dhe me misterin e tabelave të satelitëve dhe pasurinë e katallogjeve të hemisferës jugore dhe konstruksionin e dritësuar të rruzullit qiellor, është një ndërtesë e pajisur me një rregull dhe bukuri të tillë sa duhet të mëdyshojmë e jo më pak po shumë para se të kuturisim dhe të prishim një të tillë harmoni.
Galilei – Po sikur Lartësia Juaj të vështrojë tani me dylbi këto yje sa të pamundura aq dhe të padobishme?
Matematikani – Atëherë shtyresh me ngasje të gjegjesh se dylbia juaj zoti Galile, duke treguar një diç që nuk mund të ekzistojë, nuk mund të jetë një dylbi të cilës mund t’i besojmë.
Galilei – Çfarë do të thoni me këtë?
Matematikani – Do të kish qenë shumë e dobishme, zoti Galile, të na parashtronit arsyet që ju shtynë të bënit hipotezën se në sferën më të lartë të qiellit të pandryshueshëm mund të ndodhin yje dhe planete që lëvizin lirë dhe pa mbështetje.
Filozofi – Arsyet, zoti Galile, arsyet!
Galilei – Arsyet në një kohë kur po t’u hidhet një sy vetë yjeve dhe shënimeve të mia, fenomeni do të provohej atëherë vetvetiu? Ky diskutim zotërinj s’ka asnjë kuptim.
Matematikani – Të mos trembesha se mund të nxeheshit edhe më tepër akoma mund të thosha fare mirë se ato që tregon dylbia dhe ajo që ekziston në realitet, janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Filozofi – Oh, jo, s’ke si të shprehesh me një takt mirësjellje më të madhe.
Federconi – Ju qysh, mos mendoni se ne i kemi vizatuar ato yjet mediçi mbi thjerzat e dylbisë?
Galilei – Se ke hile dhe shkurt duam t’ua hedhim?
Filozofi – Si do ta bënim dot këtë, në prani të Lartësisë së Saj?!
Matematikani – Pavarësisht e quajmë fëmijën tuaj të vërtetë e fëmijën tuaj të adoptuar, s’ka dyshim se është fjala këtu për një instrument fort të ndritur dhe që ka rënë në një dorë fort të shkathët…
Filozofi – Dhe ne jemi fort të bindur, zoti Galilei se as ju as ndonjë tjetër nuk do të guxonte ta quante me emrin e shumëndritur të familjes Mediçi ca yje ekzistenca e të cilëve do të vihej në dyshim.
Përkulen të gjithë thellë-thellë përpara grandukës.
Kozimo – (kthen kokën rreth e rrotull nga damat e oborrit). Mos nuk janë në rregull punët me yjet e mi?
Më e vjetra nga damat e Oborrit – (grandukës) Me yjet e lartësisë suaj punët janë krejt në rregull. Zotërinjtë pyesin në se ekzistojnë vërtetë.
Pauzë.
Më e reja e damave të oborrit – thonë se me këtë instrument mund të shohësh dhe qimet e Arushës së Madhe.
Federconi – Po, dhe si të gjitha sa janë për të parë tek demi.
Galilei – Po dhe qimet e Kashtës së Kumtrit. Pra atëherë Zotërinj, doni të shikoni apo jo?
Filozofi – Oh, natyrisht, natyrisht…
Matematikani – Natyrisht…
Pauzë? Befas Andrea u kthen kurrizin mysafirëve, i jep trupit përpjetë dhe largohet duke kaluar përmes skenës. E ëma bën ta ndalojë.
Zonja Sarti – Ç’pate kështu?
Andrea – Këta janë hajvanë!
Shkëputet nga e ëma dhe ikën me vrap.
Filozofi – I gjori djalë, gjynah…
Marshalli i Oborrit – Lartësi, zotërinj, mos është nevoja t’u kujtoj se
Matematikani – I dashuri Galile, unë e kam zakon, sado e demoduar që mund t’ju duket të lexoj herë pas here Aristotelin dhe mund t’ju siguroj se ja atje unë mund t’u besoj plotësisht syve të mi.
Galilei – Ashtu dhe unë jam mësuar me këtë si profesorët e fakulteteve i mbyllin sytë para fakteve edhe shtiren sikur s’kanë parë gjë. U tregoj shënimet e mija, dhe u vë në dispozicion dylbinë time që të binden edhe vetë dhe më citojnë Aristotelin. Por s’duhet harruar që Aristoteli s’kishte dylbi.
Matematikani – Jo, s’kishte, s’kishte vërtet!
Filozofi – (zëmadhështor) Në është fjala këtu që të hidhet baltë mbi Aristotelin, mbi një autoritet që njihet njëzëri jo vetëm nga tërë shkenca e vjetër por edhe nga vetë etërit e mëdhenj të Kishës, atëherë po vazhdimi i këtij diskutimi do të më dukej krejt i tepërt. Unë refuzoj të marr pjesë në një diskutim të kotë. Basta!
Galilei – E vërteta është pjellë e kohës dhe jo e autoritetit. Padituria jonë është e pafund, le ta bëjmë të paktën një milimetër kub më të vogël! Përse të mundoheni të dukeni që tani kaq të mençur kur mund të bëheni më në fund ca më pak budallenj! Kam patur fatin e jashtëzakonshëm që të më bjerë në dorë një instrument i ri që na lejon ta shikojmë një grimcë të gjithësisë një grimcë fare të vogël, të gjithësisë, ca më nga afër. Përfitoni prej tij.
Filozofi – Lartësia juaj, zonja e zotërinj, ku vallë e pyes veten, do të na shpien të gjitha këto?
Galilei – Unë mendoj se si dijetarë ne s’kemi përse pyesim se ku mund të na çojë e vërteta.
Filozofi – (me të egër): Zoti Galile, e vërteta mund të na shpjerë s’dihet se ku!
Galilei – Lartësia juaj! Këtyre netëve tërë Italia do t’i drejtojë dylbitë qiellit. Hënat e Jupiterit nuk e zbresin çmimin e qumështit. Por ato s’janë parë kurrë dhe ja ekzistojnë. Që këndej njeriu i rrugës nxjerr përfundimin se mjafton që të hapësh sytë që të shikosh shumë e shumë gjëra të tjera! Ju e keni për detyrë t’ia vërtetoni këtë! Nuk janë lëvizjet e disa planetëve të largëta ato që e bëjnë sot Italinë të varë vesh e sy në përgjim porse lajmi se ja po lëkunden tani ca doktrina që janë mbajtur tërë kohën si të patundura. Dhe të tilla po ka shumë e jo një e dy. Zotërinj, le të mos i mbrojmë më këto doktrina të lëkundura!
Federconi – Ju, si profesor, duhet të ndihni që të shemben.
Filozofi – Unë do të dëshiroja, që ky njeriu juaj këtu të mos fuste hundët me ato këshillat e tij në këtë diskutimin tonë shkencor.
Galilei – Lartësia juaj! Puna që kam kryer në arsenalin e madh të Venedikut më ka vënë në kontakt të përditshëm me disenjator, me ndërtonjës, me instrumentabërës. Këta njerëz më kanë mësuar lloj metoda të reja pune. Ashtu pa shkollë siç qenë ata i besonin dëshmisë së pesë shqisave të tyre, sypatrembur e pa e çarë kokën herëherë se ku një dëshmi e tillë mund t’i shpinte…
Filozofi – Oho…
Galilei – … Duke i ngjarë në këtë pikë detarëve tanë që këtu e njëqind vjet më parë braktisën brigjet tona, pa ditur në ç’brigje të reja do të zbarkonin vallë dhe në se, ekzistonin, në përgjithësi, të tilla brigje. Për të gjetur prapë sot atë kureshtjen e lartë që ka qenë lavdi i vërtetë i Greqisë së vjetër, u dashka shkuar me sa duket nëpër ato kantieret e anijeve.
Filozofi – Nga të gjitha sa dëgjuam këtu, mua nuk më mbetet pikë dyshimi se zoti Galilei do të gjejë ndër hamejtë e limaneve plot e plot admiratorë.
Marshalli i Oborrit – Lartësia juaj, ju vë në dukje me keqardhje se ky bashkëbisedim jashtëzakonisht interesant e instruktiv u zgjat pak si shumë. I kujtoj lartësisë së saj duhet të shplodhet pak përpara ballos.
Pas një shenje të marshallit të Oborrit, granduka kthehet nga Galilei me një reverancë.
Suita nxiton të largohet.
Zonja Sarti (i zë rrugën grandukës dhe i zgjat një pjatë me ëmbëlsira) një gjevrek Lartësia Juaj?
Ajo më e vjetra nga damat e oborrit i heq udhën grandukës jashtë.
Galilei – (duke i ndjekur pas me vrap) Po do të mjaftonte zotërinj. Të vinit një herë syrin në dylbi!
Marshalli i Oborrit – Lartësia e tij zoti Galilei nuk do të ngurrojë më të kërkojë mendimin tezat tuaja, të astronomit më të madh të kohës sonë, teat Kristofor Klavius, kryeastronom i Kolegjit roman në Romë.
5
Galilei vazhdon i patrazuar kërkimet e tij pa çarë kokën për murtajën.
Mëngjes herët. Galilei diç vizaton i kërrusur mbi skicat e tij pranë teleskopit.
Hyn Virgjinia me një çantë për udhë.
Galilei – Virgjinia! Ka ndodhur gjë?
Virgjinia – Manastiri u mbyll, na thanë të kthehemi në shtëpi. Ne Arcetri pati pesë rrathë murtajë.
Galilei – (thërret) Sarti!
Virgjinia – Këtu rruga e pazarit ka që sonte natën që është bllokuar. Në qytetin e vjetër ka pasur dy të vdekur dhe tre të tjerë po ndodhen në spital.
Galilei – Prapë e mbajtën të fshehur popullit tërë këtë punë gjer në çastin e fundit.
Zonja Sarti – (hyn) Po ti këtu
Virgjinia – Murtaja!
Zonja Sarti – Oh Zoti i madh! Po mbledh plaçkat (Ulet)
Galilei – Mos mblidhni asgjë. Merrni me vete Virgjininë dhe Andrean! Unë po kërkoj shënimet e mia.
(Nxiton me vrap pas në tryezën e tij dhe mbledh gjithë me ngut të madh atje ca letra. Zonja Sarti i vesh ndërresa që vjen ai atje me vrap një mantel e shkon e mbledh ca linjta shtrati dhe ushqime. Hyn një lake i grandukës.
Lakei – Për shkak të sëmundjes Lartësia e tij la qytetin dhe u nis për në Bolonjë. Por nguli këmbë që edhe zoti Galilei t’i jepej mundësia të largohej e të strehohej në një vend të sigurtë. Pas dy minuta do të jetë këtu, përpara derës një karrocë.
Zonja Sarti – (Virgjinisë dhe Andreas) dilni menjëherë. Hë na merrni edhe këtë me vete.
Andrea – Po përse? po s’më the përse, unë nuk vete.
Zonja Sarti – Ka rënë murtajë, djali im.
Virgjinia – Do të presim babanë.
Zonja Sarti – Zoti Galilei, jeni gati?
Galilei – (duke pështjellë dylbinë me një mbulesë tryeze) Virgjinia dhe Andrea le të hipin në karrocë. Ja erdha dhe unë.
Virgjinia – Jo pa ty nuk nisemi. Zure tani të mbledhësh dhe librat? Epo atëherë s’do të bëhesh dot kurrë gati.
Zonja Sarti – ja erdhi dhe karroca.
Galilei – Hajt Virgjini, bëhu vajzë e mirë. Po të mos hipni në karrocë; karrocieri s’do t’ua zgjatë shumë, dhe do t’u lërë këtu. Me murtajën s’bëhet shaka.
Virgjinia (kundërshton, ndërsa zonja Sarti e nxjerr me zor jashtë bashkë me Andrean) Ndihmojeni që të mbledhë librat; ndryshe po nuk do të vijë kurrë.
Zonja Sarti – (thërret nga dera e shtëpisë) Zoti Galilei karrocieri nuk do të presë!
Galilei – Zonja Sarte, nuk mendoj se do të bëjë mirë të shkojë. Është një çrregull i madh atje… Janë vrojtimet e tre muajve të cilët po duhet t’i flak poshtë në se nuk do të vazhdojë akoma edhe nja dy netë të tjerë. Le pastaj që murtaja tani është përhapur nga të katër anët.
Zonja Sarti – Zoti Galilei! Zbrit menjëherë! Ju qysh mos u çmendet?
Galilei – Ti ec, ec me Virgjininë dhe me Andrean pa ja erdha dhe unë.
Zonja Sarti – Pas një ore rrugë ziret dhe menjëherë do mos dalë dot që këtej. Hajt de zbritni! (Ve veshin) shkoi! Duhet ta ndalojë (del).
Galilei sillet jak e eja nëpër dhomë. Zonja Sarti kthehet shumë e zbehtë, pa atë bohçen që mbante pak më parë në dorë.
Galilei – Ti s’je në vete. Të rrish këtu vetëm nga puna e gjellës!… (Rrëmben shkrimet e tij) mos pandehni zonja Sarti se jam i marrë. Po më besoni nuk mund t’i le tërë këto vrojtime të më shkojnë dëm. Kam armiq të fortë dhe duhet t’i mbledh prova të sigurta për të provuar tezat e mia.
Zonja Sarti – S’kini përse më kërkoni ndjesë. Por qe e arsyeshme kjo punë s’është hiç.
Përpara shtëpisë së Galileit në Firence. Galilei del dhe i hedh sytë rrugës. Kalojnë dy murgesha.
Galilei – (u flet) S’më thoni motra, ku mund të blej ca qumësht? Sot ai qumëshitësi nuk erdhi dhe ekonomen s’e kam këtu.
Njëra nga murgeshat – Dyqanet janë hapur vetëm në qytetin e poshtëm. Murgesha tjetër – Që andej dilet (Galilei pohon me kokë) Tamam rruga! Dy murgeshat bëjnë kryqin, murmuritin një lutje dhe ikin me vrap. Kalon një burrë.
Galilei – (i flet) Nuk jeni ju ai furrxhiu që na sjell bukën? (Burri pohon me kokë). E keni parë ekonomaten time? Ka që dje mbrëmë që ka dalë nga shtëpia dhe s’është kthyer ende burri tund kokën.
Hapet një dritare përballë dhe një grua zgjat kokën jashtë.
Gruaja – (duke thirrur) Ikni! Ndër ata atje poshtë ka rënë murtaja! Burri largohet i tmerruar.
Galilei – Dini gjë për ekonomen time?
Gruaja – Aha ekonomja juaj u rrëzua dhe ra përdhe ja atje në rrugë. Po duhet të kishte ditur. Ndaj dhe iku. Qysh nuk i vret pak ndërgjegja këta njerëz (mbyll dritaren me zhurmë).
Duken në rrugë ca fëmijë. Vënë re Galilein dhe ikin me vrap duke thirrur Galilei kthehet në anën tjetër dhe sheh dy ushtarë me koracë të hekurta që afrohen.
Ushtarët – hajt, futu shpejt brenda!
E vënë përpara Galilein me ushtat e tyre të gjata. Kyçin dyert nga jashtë.
Galilei – (në dritare) Mund të më thoni ç’i ndodhi asaj gruas?
Ushtarët – Ca si ato hidhen në gropë, të plehrave.
Gruaja – (prapë në dritare) Tërë ajo rrugë atje poshtë është e molepsur. Përse nuk e bllokon.
Ushtarët shtrijnë një litar tej përtej rrugës.
Gruaja – Po kështu do mos hyjë dot njeri në shtëpinë tonë. Këndej nga kjo anë s’është nevoja ta bllokoni. Këtu s’ka pikë sëmundje, këtu. Ndal! Ndal! Po dëgjoni ore! Im shoq ka dalë në Pazar, qysh do të vijë tani këtu? A njerëz pa shpirt. A egërsira të egra!…
Dëgjohen të qarët dhe britmat e saj. Ushtarët largohen. Në një dritare tjetër duket një grua plakë.
Galilei – Diç digjet atje poshtë.
Gruaja plakë – Kur dyshojnë për murtajë as që marrin fare mundimin ta fikin. Tani të gjithë atje e mbajnë mendjen, tek murtaja.
Galilei – Sa ngjasin punët me njerëzit! I tillë është sistemi i qeverisjes së tyre. Na presin dhe na hedhin tej si degën e sëmurë të ndonjë fiku që nuk bën më kokrra.
Gruaja plakë – Këtë mos e thoni. Nga e keqja e kanë.
Galilei – Vetëm jeni në shtëpi?
Gruaja plakë – Po. Im bir më dërgoi një pusullë. I qofshim falë zotit, e mori vesh që dje se këtu dikush vdiq dhe ja nuk u kthye fare në shtëpi. Këtu në lagjen tonë këtë natë ka pasur njëmbëdhjetë raste.
Galilei – S’ia fal vetes që nuk e largova me kohë ekonomen time që këtu. Mirë unë se ashtu kisha një punë që duhej bërë sa më parë dhe s’e linja dot por ajo s’kishte ndonjë arsye të mbetej këtu.
Gruaja plakë – E ku do të vemi që të ikim që këndej? Kush do të na mbledhë, kush do të na pranojë? S’keni përse e bëni veten fajtor sepse e pashë vetë me sytë e mi. Ku shkoi këndej sot herët në mëngjes, aty nga ora shtatë. Ishte e sëmurë se kur më pa që po dilja nga dera e shtëpisë për të marrë bukën m’u vodh që të mos e kuptoja se si qe dhe të mos ua mbyllnin shtëpinë. Po atyre s’u shpëton gjë.
Dëgjohen ca trokëllima.
Galilei – Ç’është kjo?
Gruaja plakë – Përpiqen t’i shpërndajnë me rropëtamë retë ku janë mbledhur farat e murtajës.
Gailei qesh me të madhe.
Gruaja plakë – Qysh ju bën zemra të qeshni?!
Befas një burrë varet poshtë dhe vë re litarin.
Galilei – Hej, ti atje1 Jemi të bllokuar dhe s’na ndodhet gjë për të ngrënë. Burri është larguar ndërkaq me vrap.
Galilei – Po s’lihet tjetri të vdesë këtu nga uria. Ej!
Gruaja plakë – Ndofta diç do na sjellin. Ndryshe po, do të vijë unë, natën veç, t’u ve përpara derës, në qoftë se s’kini frikë, një kanë me qumësht.
Galilei – Hej! Hej! E po duhet të na e veni veshin!
Duket befas përpara litarit, Andrea. Ka një fytyrë të përlotur.
Galilei – Andrea! Po ti këtu?
Andrea – Erdha dhe në mëngjes herët. I rashë derës po nuk ma hapët. More vesh nga njerëzit e…
Galilei – Po si nuk u nise fare?
Andrea – U nisa, por në udhë e sipër nga karroca. Virgjinia, ajo po shkoi. Mund të hyj brenda?
Gruaja plakë – jo, këtë se bën dot. Po ec atje tek ato Orsulinët. Atje.
Andrea – Isha atje po s’më lanë ta shoh. Është shumë sëmurë.
Galilei – Bëhen tre ditë sot që je nisur.
Andrea – Aq sa m’u deshën të vija këtu. Se një herë më kapën.
Galilei – (me keqardhje). Tani mos qa. Hë, e di, unë gjatë kësaj kohe prapë diç kam gjetur. Do të ta tregoj? (Andrea pohon me kokë duke qarë) Po vere veshin mirë, ndryshe nuk do ta kuptosh dot gjë. A të kujtohet që ta tregoj njëherë atë planetin Venus? Mos vër re zhurmën nuk është gjë. Dhe atë kujtohet? E di se ç’kam parë? Ajo është si Hëna. E kam parë edhe si rruzull edhe si drapër. Po kësaj ç’i thua ti. Mund t’i tregoj të gjitha vetëm me një biletë të vogël dhe me një qiri. Kjo tregon se as ky planet nuk ka dritë të tijën të vetën. Ai vërtitet rreth diellit sipas një rrethi të thjeshtë. Hë, thuaj, nuk është kjo një mrekulli?
Andrea – (gjithë duke qarë) Po dhe është një fakt.
Galilei – (me zë të ulët) Nuk e mbajta unë
Andrea hesht.
Galilei – Po, natyrisht, sikur unë të mos kisha qëndruar këtu, kjo do mos kishte ndodhur.
Andrea – Po tani do t’u besojnë?
Galilei – Tani i kam të gjitha provat që kërkoja. Sa të marr fund kjo punë dhe do nisem dhe do vete vetë në Romë që t’ua tregoj.
Rrugës tatëpjetë vëren dy burra me maska, me ca purteka të gjata dhe ca shporta. I zgjasin, në krye Galileit dhe pas tij gruas plakë, me ato purtekat ca bukë.
Gruaja plakë – Në atë shtëpinë përballë është një grua me tre fëmijë. Jepini dhe asaj.
Galilei – Na u thanë buzët, na u thanë. S’kemi një pikë uji (të dy burrat ngrenë supet) do të vini prapë nesër?
Një nga të dy – (me zë të mbytur, nga shkaku i shamisë me të cilën ka zënë gojën) Kush e di sot çdo të bëjë nesër.
Galilei – Kur të vini prapë mund të më sillni një libër që më duhet për punë?
Njëri nga të dy – (duke qeshur mbyturazi) Koha për libra është tani. Nuk thua mirë, që s’mbetët pa ngrënë.
Galilei – Po e keni kollaj se do t’ua japë ai djaloshi, ai nxënësi im atje. Është një hartë, Andrea, në kohën e orbitimit të Mërkurit të cilën po e ka humbur. A më gjen dot në shkollë?
(Të dy burrat janë larguar).
Andrea – do t’ua gjej pa tjetër zoti Galile. (del).
Galilei tërhiqet nga dritarja. Nga shtëpia përballë gruaja plakë del dhe ve një kanë me qumësht përpara derës së Galileit.
6
Viti 1616: Collegium Romanum Instituti kërkimor i Vatikanit, konfirmon zbulimet e Galileit.
Një sallë Collegiumi Romanium në Romë. Është natë. Klerikët e Lartë, grupe priftërinjsh dhe dijetarësh. Galilei vetëm në një rreze, një atmosferë gazmore. Përpara fillimit të skenës dëgjohen ca të qeshura të forta.
Një Prelat i trashë (duke mbajtur me dorë barkun nga gazi) O marrëzi! O marrëzi! Do të desha të më përmendnin një tezë të cilës të mos i besonin.
Një dijetar – Psh. që juve monsinjor, ju është prerë oreksi.
Prelati – Do ta besojnë! Do ta besojnë vetëm mos qoftë ndonjë gjë e arsyeshme se ata, jo, ata nuk e besojnë. Dyshojnë se ka vërtet djaj. Por që toka vjen rrotull si ndonjë eshkël druri në atë ujin e Hendekut, në këtë s’dyshojnë ata. Sancte siplicitas, thjesht si e shenjtë.
Murgu (duke u shtënë) Po më mirren mendtë. Toka po vërtitet shumë shpejt. Më jepni leje, zoti profesor, të mbahem pas jush (shtiret sikur lëkundet dhe kapet pas njerit nga të dy dijetarët).
Dijetari i parë (duke imituar) Po kjo tokë plakë qenka dehur prapë pash at zot! (mbahet pas tjetrit).
Murgu – Mbahuni! Mbahuni. Po gremisemi. Mbahuni po u them!
Dijetari i dytë – Dallohet tani. Ja Venusi nuk u shtrembërua vetëm gjysma e pasme. Ndihmë!
Sajohet një grumbull murgjish që duke qeshur tërë kohën bëjnë sikur ndodhen mbi një anije dhe rrahin të kapen andej e këtej që të mos vërtiten në det nga troshitjet.
Murgu i dytë – Ah vetëm të shpejtojmë pa na vërvitur mbi Hënë. Se atje o vëllezër, ka ca male me ca maja tmerrësisht të thepisura.
Dijetari i parë – Hë po dhe ti nguli këmbët fort atje dhe jepi trupit pas.
Murgu i parë – Mos shiko poshtë, se mua më mirren mentë. Më përzihet dhe u them.
Prelati (enkas me zë të lartë në drejtim të Galileut) Përzihet? Përzihen ujërat në Collegium Romanum? S’është e mundur.
Të qeshura. Nga dera e pasme dalin dy astronomë të “Kolegjiumit”. Heshtje. Heshtje.
Murgu i parë – Si s’mbaruat akoma? Skandal!
Astronomi i parë – (me inat) Se mos ne?
Astronomi i dytë – Si do t’i vejë vallë filli kësaj pune? S’e kuptoj dot Klaviusin. Si është e mundur t’u zësh besë tërë këtyre profkave që janë përhapur në shkencë këto pesë dhjetë vjetët e fundit. Në vitin 1577, në sferën e tetë në atë pra më të lartën, në sferën e yjeve të palëvizshëm ja u ndez zjarri i një ylli të ri, më i qartë dhe më i madh se sa gjithë yjet e tjerë rreth e rrotull. Por s’kaloi as një vjet e gjysëm dhe prapë u shua e ra e prap u zhduk, në hiç. E po atëherë si u dashka e pyetur se si është puna tani me përjetësinë dhe panderrueshmërinë e qiellit?
Filozofi – Ato po t’i lejosh edhe qiellin edhe yjet do të shkatërrojnë.
Astronomi i parë – Po, po. Ku vemi kështu? këtu e pesë vjet më parë danezi Tiho Braha përcaktoi udhën e një komete. Kjo udhë zinte fill atje diku sipër hënës dhe përshkonte një pas një të gjitha sferat e kristalta – mbartëset materiale të trupave qiellorë të palëvizshëm. Kometa në fjalë nuk ndeshte në asnjë qëndresë gjëkundi, dhe sa qe drita e saj shmangej sado pak. Nuk lind atëherë pyetja: Ku qenkan atëherë ato sferat?
Filozofi – Kjo përjashtohet. Dhe çudi po çudi, si është e mundur që një njeri si Kristofor Klevius, astronomi më i madh i Italisë dhe kishës, të ulet gjer atje sa të humbas kohën e tij duke marrë në shqyrtim ca gjepura të tilla?
Prelati – Skandal!
Astronomi i parë – Mirret po, që ç’ke me të! Rri atje dhe vështron pa reshtur sa i hanë sytë në atë djall dylbi!
Astronomi i dytë – Dhe tërë ky sherr, ja u them unë, filloi nga që në shumë e shumë gjëra, edhe gjatësinë e ditës diellore edhe numrin e eklipseve të diellit dhe të hënës, edhe vetqëndrimin e trupave qiellorë kemi kohë që i përllogaritim pas tabelave të Kopernikut i cili po qe Heretik!
Murgu i parë – Çështë më mirë, pyes unë? Të gabosh tre ditë në kalendar parashikimin e eklipseve të hënës apo të humbësh shpirtin tënd në këtë e në atë jetë?
Një murg fare i thatë dhe i hollë – (del përpara me një bibël të hapur në dorë, dhe ngul gishtin me fanatizëm në ca rreshta aty). Qysh thuhet këtu në shkrimet e shenjtë? “Qëndro diell në Gibson dhe ti o Hënë në luginën e Ahallonit”. E po si ndalon dielli po të jetë se nuk lëviz fare, sikundër pohojnë tani këta heretikë. Apo mos shkrimet e shenjta gënjejnë?
Astronomi i dytë – Janë ca fenomene të cilat ne astronomët i kemi vështirë t’i shpjegojmë, po se mos është e thënë që njeriu duhet të kuptojë e t’i shpjegojë të gjitha?
7
Por inkuizicioni e ve doktrinën e Kopernikut në “Indeks” (5 Mars 1616)
Në shtëpinë e kardinalit Bellarmin në Romë. Një ballo në kulmin e saj. Në vestibul dy murgj shkronjës luajnë shah dhe mbajnë shënime mbi mysafirë. Hyjnë Galilei, e bija e tij Virgjinia dhe dhëndri i tij Ludoviko Marsili që priten me duartrokitje nga një grup i vogël zotërinjsh dhe damash me maskë.
Virgjinia – Do të kërcej vetëm me ty, Ludoviko.
Ludoviko – Ajo karfica mbi supe të është zbërthyer.
Virgjinia – Vërma dorën mbi zemër.
Galilei – (i ve dorën mbi zemër). Rreh fort.
Virgjinia – Dua të dukem më e bukur.
Galilei – Duhet pa tjetër, në mos po ata nuk do të besojnë që vërtitet.
Ludoviko – Se mos vërtitet vërtet?
Galilei qesh.
Tërë Roma u ka në gojë. Po duke filluar që nga kjo mbrëmje, imzot, do të mbajnë në gojë bijën tuaj.
Galilei – Por thonë se nuk është ndonjë zor i madh të jesh e bukur në Romë në pranverë… Këtu edhe unë mund të dukem gjer diku si ndonjë Andonis i dashur (shkronjasve) Duhet të pres këtu zotin kardinal (të bijës dhe Ludovikut) Ecni dhe zbavituni.
Përpara se të hyjë në sallën e ballos, Virgjinia kthehet me të shpejtë.
Virgjinia – Baba, si barberi në Via del Trionfo më shërbeu mua të parë dhe la katër dama të presin. Ju njihte dhe ai. (del).
Galilei – (shkronjësve) Qysh mund të vazhdoni të luani akoma shahun e vjetër? Ngushtë, ngushtë! Tani kudo luhet ndryshe: Figurat e mëdha mund të lëvizin në të gjitha drejtimet. Torreja, ja kështu (e tregon se si) dhe kali, po kështu, ndërsa oficeri kështu dhe kështu. tani ka hapësirë sa të duash dhe ke hapësirë të ndërtosh plane sa të duash.
Shkronjësi i dytë – Ah, po duhet të dini se kjo metodë si shkon për shkak të rrogës së vogël. Në mund të lëvizim ja vetëm kështu (bën një lëvizje të shkurtër).
Galilei – Përkundrazi, zot i dashur; përkundrazi. Sepse kush rron me të madh edhe rrogën e ka më të madhe? Duhet të përshtatesh kohës. Nuk duhet vozitur vetëm gjatë orgjive. Duhet dalë një herë edhe në det të thellë…
Një kardinal tepër plak përshkon skenën i shoqëruar nga një murg. E vë re Galilein por nuk ndalet, pastaj kthehet si me ngurrim dhe e përshëndet duke u përkulur.
Galilei ulet. Nga salla e madhe vijnë gjer aty ca zëra fëmijësh që këndojnë në kor fillimin e vjershës së famshme të Lorenc Mediçit mbi kalimin e shpejtë të kohës e të jetës së njeriut:
Galilei – Po, Roma… një festë e madhe apo jo?
Shkronjësi i parë – Karnavali i parë pas tërë atyre viteve me murtajë. Këtu janë paraqitur familjet më të mira të Italisë: Orsinit, Villanisit, Mukkolit, Poldenjerit; Kapit: Lekit; Esteniset, Kolombinet…
Shkronjësi i dytë – (e ndërpret) Hirësija e tyre kardinalët Dellarmini dhe Berberini.
Hyn kardinali Bellamini me një maskë qengji dhe kardinali Berberini me një maskë pëllumbi. Maskat ata i mbajnë me skopje përpara fytyrës. Berberini (me gishtin tregues nga Galilei) “Dielli lind e perëndon dhe kthehet përsëri në vendin e vet Kështu thotë Salmoni. Po Galilei ç’thotë vallë?
Galilei – Njëherë kur isha i vogël, hirësi, u ndodha mbi një anije dhe kur ajo u nis, thirra: ja, ja bregu tek po lëviz! Por tani se bëj më atë gabim tani e di se bregu nuk lëviz por lëviz anija…
Berberini – E hollë! E hollë kjo! Atë që sheh me sy Berarmin, si bie fjala qiellin me yje që vjen rrotull, nuk duhet ta besosh, se kjo na qenka si puna e anijes me bregun. Por duhet të besosh përkundrazi që është toka ajo që vërtitet tjetër punë se këtë se ve dot re. Kështu, apo jo? e hollë kjo! Sidoqoftë ato hënat e Jupiterit janë kockë për ata astronomët tanë dhe unë dikur mjerisht i kam kullotur sytë, Bellarmin nëpër ca libra astronomie. Dhe kjo është diçka që të ngjitet dhe s’të ndahet si puna e zgjebes.
Bellarmini – Duhet të ecim me kohë, Berberini. Në qoftë se hartat e yjeve mbështetur mbi një hipotezë të re ua lehtësojnë mundin e udhës detarëve tanë, le t’i shfrytëzojnë përse ja këto harta. Ne s’na pëlqejnë ato teorira, që bien në kundërshtim me shkrimet e shenjta. (përshëndet përzemërsisht me dorë dikë në sallën e ballos).
Galilei – Por në shkrimet e shenjta thuhet “Kush fsheh gurin, pret mallkimin e zotit”. Fjalë e urtë e Solomonit.
Berberini – “I urti e fsheh diturinë e tij”. Fjalë e urtë e Solomonit.
Galilei – Atje ku ke buaj, atje po stallat janë të ndyra. Po më e madhe është dobia që vjen nga forca e buajve.
Berberini – Kush e mban në fre arsyen e tij, është më i mirë nga ai që pushton një tërë një qytet.
Galilei – Në u theftë shpirti, shteron me të dhe trupi. (Pauzë) A s’thërret vallë e vërteta me zë të lartë?”
Berberini – “Mos vallë mund të shkele më këmbë mbi thëngjij të ndezur dhe të mos djegësh tabanet?” Mirë se kini ardhur në Romë, miku ynë i dashur Galile. Hë po e dini se qysh ka lindur Roma? Na qenë njëherë në një kohë, sipas gojdhanës, dy foshnja që u mblodhën dhe u ushqyen me qumësht nga një ujkonjë. Që nga ajo kohë të gjitha foshnjat sa janë duhet të paguajnë ujkonjën për qumështin e saj. Por edhe ujkonja nga ana saj përkujdeset që t’i kenë me bollëk të gjitha kënaqësitë sa janë, të kësaj e të asaj bote, tokësore dhe qiellore duke filluar nga bisedat me mikun tim të ditur Bellarmin dhe gjer në tri a katër dama me famë ndërkombëtare të cilat po të më lejoni mund t’ua tregoj…
E shpie Galilein pas në sallën e ballos. Galilei e ndjek pa qejf.
Barberini – Jo? Ah, si ngul këmbë për një bisedë serioze. E po mirë, makar edhe ashtu. Po atëherë, lërmëni t’u pyes, i dashur miku ynë Galile: a nuk u duket që ju astronomët nuk kërkoni tjetër veç si e si ta bëni shkencën tuajën me të lehtë e të rehatshme. Ju mendoni me rrathë me elipse e përdorni andej e këndej kudo konceptin e shpejtësisë së njëtrajtshme dhe lëvizjeve të thjeshta, truri juaj është në gjendje t’i rrokë e t’i kuptojë. Mirë po sikur zoti, që i qofshim falë, t’u japë urdhër trupave të tij qiellor të lëvizin, bie fjala, kështu. (Përshkruan me gisht në ajër dhe me shpejtësi të ndryshuar, një kurbë të ndërlikuar). Si do t’u venë filli atëherë, nuk më thoni tërë atyre përllogaritjeve tuaja?
Galilei – Zoti dashur, sikur Zoti, perëndi ynë ta kish ndërtuar botën të tillë (përsërit lëvizjen e Berberinit atëherë po dhe ne do na i kish ndërtuar trutë gjithë po ashtu (përsëriti gjithpo ato lëvizje në mënyrë që këto udhët e shiheshin nga ne si me thjeshtësi. Unë i besoj arsyes.
Barberini – Kurse unë për veten time mendoj se arsyeja në këto punë është e pamjaftueshme (duke bërë me shenjë për nga Galilei). Ai hesht. Sjellja e tepruar si jep leje të thotë se e pamjaftueshme mund të jetë, ndofta kjo arsyeja ime… (Qesh kthehet në balustradë).
Bellarmini – Miku im arsyeja ka caqet e saj na shohim rreth e rrotull vetëm gënjeshtra, krime, dobësira. Ku është pra atëherë e vërteta?
Galilei – (Me inat) Unë i besoj arsyes.
Bellarmini – Pa mendoni njëherë se sa ju desh të lodhen etërve të kishës si shumë dhe shumë të tjerëve pas atyre që t’u japin ca pak kuptim kësaj bote (e cila po, nuk është me të vërtetë e vështirë? Merrni me mend një herë atë egërsinë mizore të atyre që i zhveshin lakuriq e i rrahin për vdekje me fshatarët nëpër çifligjet e tyre dhe mendoni një hop për budallallëkun e madh të këtyre varfanjakëve që u puthin për këtë atyre këmbët?
Galilei – Ky është turp i madh! Tek po vija këtu pashë rrugës…
Bellarmini – Përgjegjësinë për të gjitha këto fenomene të cilat ne nuk jemi në gjendje t’i kuptojmë dhe jeta po dihet, përbëhet tej për tej syresh ne ua veshim qenies supreme, themi se ajo ka një farë qëllimi se të gjitha këto ndodhin sipas një plani të madh? Jo, njeriu nuk e mbledh mendjen dhe nuk qetësohet vërtet kështu plotësisht por ja tani ju arrini gjer atje sa t’i vini faj kësaj qenie supreme sepse nuk ditka gjoja mirë as se qysh lëvizin trupat qiellorë, kurse ju, po i kuptuakeni fare mirë. E po, si u duket e arsyeshme një gjë e tillë?
Galilei – (duke u munduar të shpjegohet) Unë jam një bir besimplotë i arsyes…
Barberini – Jo, po kjo është shkurt e tmerrshme! Ky dushkerka të na provojë fare pa të keq se s’paska injorant më të madh nga Zoti në punët e astronomisë (Schnitzer). E po qysh mos vallë zoti ynë s’paska studiuar aq sa duhet astronominë përpara se të përpilonte ato shkrimet e shenjta? Ah mik i dashur!
Bellarmini – Nuk ju duket më e mundshme edhe ju se Zoti duhet të ta njoh atë që ka krijuar vetë më mirë se sa një nga krijesat e tij?
Galilei – Ah, por zotërinj, njeriu mund të gabohet jo vetëm në gjykimet e tij mbi lëvizjen e yjeve por edhe gjithashtu në interpretimin e biblës…
Bellarmini – Se qysh e tek duhet kuptuar bibla këtë punë e dinë më mirë teologët, nuku?
Galilei hesht.
Ja e shikoni, tani ju heshtni (u bën shkronjësve një shenjë) Këshilli i shenjtë vendosi sot natën që doktrina e Kopernikut, sipas së cilës Dielli qëndron gjoja në qiell pa lëvizur dhe kështu shërben si qendër e gjithësisë kur Toka nuk qenka gjoja qendër e gjithësisë por përkundrazi lëviz, të quhet si e pathemeltë, absurde dhe heretike. Jam i ngarkuar t’ju ftoj juve të hiqni dorë nga këto mendime (shkronjësit) përsërite këtë.
Shkronjësi – Hirësia e tij, kardinali Bellamine, i drejtohet të sipërpërmendurit Galileo Galilei dhe i thotë se Këshilli i shenjtë ka marrë sonte natën vendim që doktrina e Kopernikut sipas së cilës dielli qëndron në qiell i palëvizur dhe ndodhet në qendër të gjithësisë, kurse toka nuk qenka gjoja qendra e gjithësisë dhe është në lëvizje, të quhet si e pathemeltë, absurde dhe heretike? Unë jam ngarkuar t’ju ftoj juve të hiqni dorë nga këto mendime.
Galilei – Çdo të thotë kjo?
Nga salla vjen gjer aty një strofë e këngës së kënduar nga kori i fëmijëve. Berberini i lutet në një gjest Galileit të heshti sa kohë që ndihen zërat e këngës. Vejnë veshin dhe dëgjojnë.
Hë po faktet? Me sa kuptova unë, astronomët e kolegjit roman i aprovuan shënimet që u paraqita…
Bellarmini – Po, dhe me shprehjen e kënaqësisë më të thellë në një formë që nuk ka se si mund t’u nderojë më shumë…
Galilei – Po atëherë…
Bellarmini – Kongregacioni i shenjtë e ka marrë këtë vendim pa hyrë në shumë hollësira.
Galilei – E kuptoj. Kjo do të thotë atëherë se çdo kërkim shkencor i mëtejshëm…
Bellarmini – Është plotësisht i garantuar, zoti Galile, në përshtatje me mësimet e kishës, sipas të cilave në të vërtetë nuk mund të dinë por kemi të drejtë të kërkojmë (prapë përshëndet dikë në sallë) Ju mund ta përdorni fare bukur këtë teori si një hipotezë matematike. E kini këtë të drejtë. Shkenca Zoti Galile është bijë legjitime dhe fort e dashur do të thoshja, e kishës. Ne nuk besojmë se ju kini ndërmend t’ua humbisni njerëzve besimin te kisha.
Galilei – Besimi humbet atëherë kur e keqpërdorin…
Barberini – Ashtu? Shiko pa shiko (Qesh me të madh, i rreh Galilei krahët, pastaj E VËSHTRON NGULTAS DHE ZË E FLET ME NJË TON MIQËSOR). Se mos nxirrni nga banja edhe foshnjën, miku im i dashur Galile. Se as ne vetë nuk e bëjmë një gjë të tillë. Ne kemi nevojë për ju se sa ju për ne.
Bellarmini – Mezi ç’pres t’u bëj të njohur me matematikanin më të madh të Romës, me komisarin e këshillit të shenjtë i cili ka për ju një konsideratë jashtëzakonisht të madhe.
Barberini – (duke e zënë Galilein nga krahu tjetër) Dhe paskëtaj kthehet përsëri në qengj. Edhe ju do të kishit bërë mirë të vinit këtu i veshur me rrobat e një doktori të nderuar të skolastikës, miku im. Është maska që më lejon të shprehem sot ca lirisht. Veshur kështu siç jam me një kostum të tillë, mund të më dëgjoni duke pëshpëritur në vesh; sikur të mos kishte Zot apo atëherë po duhej shpikur. Dhe tani hajt të vemë prapë maskat tona. Po Galilei i gjorë nuk ka asnjë maskë.
Kardinali Ballarmin dhe kardinali Barberin, i venë krahun Galileit dhe e marrin me vete.
Shkronjësi i parë – E shkrove atë frazën e fundit?
Shkronjësi i dytë – Ja atë po shkruaj
Shkuajnë të dy me zell të madh
E mbajte shënim kur i tha se i beson arsyes?
Hyn kardinali inkuizitor.
Inkuizitori – Biseda u zhvillua?
Shkronjësi i parë – (mekanikisht). Në krye erdhi zoti Galilei me të bijën e tij. Ajo sot u fejua me zotin…
Inkuizitori e ndërpret me një gjest.
Zoti Galilei na shpjegoi një lloj të ri sipas të cilit nuk mund t’i lëvizësh figurat në kundërshtim me të gjitha rregullat, nëpër të gjitha drejtimet.
Inkuizitori – (e ndërpret përsëri me një gjest) proces-verbalin.
Shkronjësi i parë i zgjat procesverbalin. Kardinali inkuizitori ulet. Kalojnë nëpër skena dy dama të reja me maska të cilat e përshëndesin kardinal inkuizitorin në një reverancë.
Dama e parë – Kush është ai?
Dama e dytë – Kardinal-inkuizitori.
Largohen duke qeshur. Hyn Virgjinia, kthen kokën rreth e rrotull, diç kërkon.
Inkuizitori – (nga qoshja e tij) Bija ime…
Virgjinia – (ec e trembur nga që e vuri dot re menjëherë) Oh, hirësi. Pa e parë në sy inkuizitori i zgjat dorën e djathtë, ajo afrohet, bie në gjunjë dhe i puth unazën.
Inkuizitori – Një mbrëmje e mrekullueshme. Më lejoni t’u bëj urimet e mia për fejesën. Nuk do të dëshironit të mbeteshit për gjithnjë në Romë?
Virgjinia – Jo akoma. Duhen bërë kaq e kaq përgatitje për dasëm…
Inkuizitori – Pra do të ndiqni atin tuaj në Firence. Më bëhet qejfi. E marr me mend shumë se sa e ndjen nevojën tuaj? Sa matematike është një shoqe jete ca si e ftohtë, apo jo? ndaj dhe një qenie e gjallë, me mish e me gjak në një ambient të tillë është krejt ndryshe. Një njeri i lehtë mund të humbasë kaq po kaq lehtë në botën e stërmadhe të yjeve.
Virgjinia – (i merret fryma nga tronditja) ju jeni shumë i mirë hirësi. Po ç’është e vërteta unë nga të gjitha këto s’kuptoj asgjë.
Inkuizitori – E kini seriozisht? (Qesh) Po në shtëpinë e peshkatarit nuk hanë peshk. Babushi juaj do të qeshë jo pak kur të marrë vesh se ju, bija ime të gjitha ato sa dini mbi botën e yjeve i kini marrë vesh nga unë (shfleton proces-verbalin) Lexova këtu se novatorit tanë, më i madhi nga të cilët, siç e pranoj tani tërë bota, është padyshim babai juaj, që është vërtet një njeri i madh, një nga më të mëdhenjtë që ka ekzistuar, mendojnë se në përfytyrimet tona mbi rëndësinë e kësaj tokës sonë të dashur janë ca si të ekzagjeruara. Që nga Prometeu, një i urtë i lashtësisë e gjer në kohën tonë, njerëzit kanë menduar se gjithësija, tërë rruzulli i kristaltë, në zemrën e të cilës ndodhet toka ka një seksion tërthor pothuaj 20 mijë herë më të madh se ai i tokës. Bukur fort i madh siç e shikoni, por jo që, por këta novatorë tani, përkundrazi ca si tepër të vogël. Po t’u zëmë besë tërë atyre hapësirave shtrohet tej tej kaq larg sa mendja s’ta kap dot dhe largësia e tokës nga dielli e cila na është dukur gjithnjë tepër e madhe, del se na qenka tani tepër e vogël, kaq e vogël sa të mos përfillet fare në krahasim me largësinë e kësaj tokës sonë të gjorë nga yjet e palëvizur që janë ngulur në sferën e jashtme të kristaltë. Kaq e vogël sa që gjatë përllogaritjeve, as që e marrin fare parasysh. Hë, dhe a mund të thuhet pas kësaj, se këta zotërinjtë novatorë nuk rrojnë me bollëk të madh?
Virgjinia – qesh qesh gjithashtu edhe inkuizitori.
Inkuizitori – Në fakt, disa zotërinjtë të këshillit të shenjtë këtu para ca kohe nuk e ndiejmë veten të fyer nga një tablo e tillë e gjithësisë, në krahasim me të cilën ajo e sotmja duket si një kuadër fare i vockël, kaq i vogël sa të varësh në qafë magjepse të ndonjë vashe të re. Këta zotërinjtë kanë frikë se në ca hapësira të tilla kaq të mëdha mund të varësh fare mirë çdo perlat po dhe në mos po dhe çdo kardinal. Madje rrezik që i plotfuqishmi të mos ndjekë dot me sy as papën vetë. Po, është për të qeshur… por unë u gëzova kur mora vesh se do vazhdoni t’i qëndroni afër prindërit tuaj të cilit ne bija ime, po e çmojmë të gjithë kaq shumë. Ah, po nuk më kujtohet, rrëfeheni tek…
Virgjinia – Tek at Kristofori i Ursulës së shenjtë.
Inkuizitori – Po, po, më vjen mirë që paski vendosur të mos e linit babanë tuaj vetëm. Ai ka nevojë për ju. Se sa e si ju këtë nuk e merrni ndofta dot me mend, po është vërtet kështu siç u them. Jeni e re, shumë e re, me mish, gjak e asgjë tjetër… Por edhe madhështia s’është kurdoherë një barrë e rëndë për ata të cilët zoti i ka veshur me madhështi. Oh, jo kurdoherë. Asnjë nga të vdekshmit e gjorë s’është aq i madh sa të mos ketë nevojë përmendësh në lutje. Por unë po ju vonoj, bijëzë e dashur, dhe mund të bësh xheloz dhëndrin tuaj si dhe prindin tuaj të dashur për ato pak gjëra që u tregova për yjet, të cilave po u ka ikur koha tani. Ecni shpejt të kërceni dhe mos harroni t’i bëni të fala at Kristoforit nga unë.
Virgjinia përshëndet me një reverancë të thellë dhe del.
8
Një bisedë
Pallati i ambasadorit Fiorentin në Romë. Galilei bisedon me një murg të vogël, pikërisht me atë të cilin pas mbledhjes së Kolegjiumit Romanum i tregoi me zë të ulët, mendimin e astronomit të Papës.
Galilei – Flitni, Flitni, Rroba që keni veshur ju jep të drejtë të thoni ç’të doni.
Murgu i vogël – Unë kam studiuar matematikë, zoti Galilei.
Galilei – Kjo do t’u sillte ndonjë dobi vetëm sikur t’u detyronte të pranonit herë pas here se dy e dy bëjnë katër.
Murgu i vogël – Zoti Galile, bëhen tre netë që në sy s’vë dot gjumë. Nuk dija se si të pajtoja këtë dekret që lexova me satelitët e Jupiterit të cilët po i pashë vetë me sytë e mi. Sot vendosa të shërbej në meshën e mëngjesit dhe të vija këtu tek ju.
Galilei – Që të më thonit se ata satelitët e Jupiterit nuk ekzistojnë.
Murgu i vogël – Jo. Unë mund atë depërtoj në frymën e pas të cilës është përpiluar ky dekret. Ai më zbuloi rreziqet që fshihen për njerëzimin në ca kërkime ca si tepër fre-lëshuar dhe unë vendosa të heq dorë nga astronomia. Por prapë është një punë me rëndësi të madhe për mua t’u tregoj juve arsyet që mund të shtyjnë edhe një astronom të vogël që të heqë dorë nga thellimi i mëtejshëm në një teori të caktuar.
Galilei – Marr guximin t’u them se për mua këto arësye janë të njohura.
Murgu i vogël – E kuptoj fare mirë marazin tuaj. Ju e keni fjalën për ato mjete të jashtëzakonshme që përdor kisha për të mbajtur në këmbë pushtetin e saj. Jo unë se kam atje e kam gjetkë. Më lejoni t’u flas pak për veten time. Rrjedh nga një familje fshatare. Kam lindur dhe jam rritur në Kampanjë. Prindërit e mi janë njerëz të thjeshtë. Ata dinë të gjitha ato sa duhet ditur për ullirin, dhe s’dinë pas asaj asgjë tjetër. Duke ndjekur fazat e Venusit, më bëhet se i kam parasysh ata prindërit e mi që rrinë atje pranë vatrës së bashku me motrën dhe hanë darkën e tyre të thjeshtë, me bukë e me djathë. Shoh mbi kryet e tyre trarët e tavanit të nxira nga një ty shekullor dhe shquaj shkoqur ato duart e tyre të ashpra, të vrarë nga puna dhe një lugë të vogël ndër to… rrojnë keq por edhe gjer ndër fatkeqësira fshihet për ta një farë rregulli. Ky rregull shfaqet në lloj lloj mënyre e në të gjitha punët, duke filluar nga fshirja e dyshemesë në shtëpi dhe ndërrimi i stinëve në fushat e ullinjve e duke sosur me pagimin e taksave. Të gjitha mynxyrat që u bien mbi kokë ashtu dhe ato mbartin në veten e tyre një farë ligjshmërie. Kurrizi i tim eti kërruset përherë e më tepër po jo menjëherë po dalë nga dalë në çdo punë pranverore të zakonshme në arë. E gjithë po ashtu edhe lindjet të cilat e kanë bërë nënën time një qenie po thuaj pa seks, kanë ardhur njëra pas tjetrës në intervale të caktuara. Por forcën, tërë forcën që duhet që, duke u qullur në djersë, t’i heqësh zvarrë shportat nëpër monopatet me gurë, për të lindur fëmijë apo dhe fundja e shkurt për të ngrënë bukë, ata i gjenin, ata i nxirrnin nga ndjenja e pandryshueshmërisë dhe e nevojshmërisë që u ngjallte vetë pamja e tokës, e pemëve që gjelbëroheshin rishtas çdo vit, e kishës së vockël të fshatit nga dëgjimi i biblës çdo të diel. Ata siguronin se sytë e Hyut qenë mbi ta dhe ndiqnin tërë kohës hetonjës në mos po edhe të shqetësuar e me ankth dhe se tërë ai teatri i botës rreth ishte ndërtuar për ta, që ata ashtu vepronjës, ashtu punëtor siç qenë të mund të dilnin faqe bardhë në role të vogla e të mëdha që u kishin caktuar. Çdo të thoshin pra këta njerëz sikur të merrnin vesh nga unë se rrojnë mbi një grumbull të vogël gurësh që vërtitet pa reshtur në hapësirën e zbrazët dhe lëviz rreth një ylli tjetër, duke qenë vetë një yll siç ka shumë, dhe një yll i madh mjaft i papërfillshëm? Dhe përse do të vinin pas kësaj tërë atë durim dhe tërë atë përvojtje dhe tërë atë vetëpërmbajtje në të mirë dhe në të keqe? Çdo të duhen pas kësaj tërë ato shkrimet e shenjta të cilat i shpjegojnë të gjitha dhe tregojnë dhe argumentojnë, përse të gjitha janë të nevojshme edhe djersa, edhe durimi, dhe ja që tani doli se qenë mbushur me gabime? Jo unë shoh sytë e tyre të tmerruar, shoh se qysh e lëshojnë lugën mbi rrasën e vatrës, shoh se si e ndiejnë veten të tradhtuar të gënjyer… Pra, askush s’i mban sytë mbi ne, thonë ata. Ne duhet të kujdesemi vetë për veten tonë, vetë kështu siç jemi; të paditur, pleq të sfilitur?… Askush nuk mendoi për ne një rol më të mirë përveç këtij këtu tokësor, të mjerë, të ngulur në një yllth fare të vogël, në një yllth mbi të gjitha aspak të pavarur rreth të cilit po s’vërtitet asgjë. Skamja jonë s’ka asnjë kuptim, të vuash nga urija do të thotë të mos kesh ç’të hash dhe jo të vesh në provë forcat e tua, të punosh do të thotë shkurt e vetëm të kërrusësh kurrizin dhe të tërheqësh e jo të kryesh një heroizëm. E kuptoni tani përse në atë dekretin e kongregacionit të shenjtë unë gjeta një përdëllim fisnik për nënën time, një mirësi të madhe shpirtërore?
Galilei – Një mirësi shpirtërore? Sigurisht, ju mendoni kështu: s’ka më asgjë, vera u pi, buzët e tyre u thanë, le të puthin pra rason. Po pse s’ka asgjë? Kush tha? Përse rregulli që sundon në këtë vend duhet të jetë pa tjetër ai i hambarëve bosh, dhe nevoja vetëm të rropatesh gjersa të vdesësh? Dhe ku pa? mes ca vreshtash të begata, ndanë ca arave me grurë… Janë fshatarët tuaj në Kampanjë ata që mbulojnë shpenzimet e luftërave që bën zëvendësi i Krishtit përdëllues në Spanjë dhe në Gjermani. Përse e vendosi Tokën si në qendër të gjithësisë? Po që froni i shën Pjetrit të mund të qëndrojë në qendër të tokës? Ju keni të drejtë, fjala s’është vërtet për planetet por për fshatarët e Kampanjës. Dhe mos u gënjejë mendja të më flitni mua për bukurinë e fenomeneve që janë pranuar nga lashtësia i paskësh zbukuruar. A e dini si përfitohet një perlë në gjirin e guaskës “Margaritae fera”? Kjo ndodh kur sëmurët nga një sëmundje e rrezikshme përmes futjes në trupin e saj të një trupi të huaj, të një thërrmije rëre, bie fjala, ajo nuk mund të bashkekzistojë me të dhe ja e burgos në një membranë. Po gjatë këtij procesi munt të marrë fund edhe vetë. Në djall të venë perlat, unë preferoj guackat e shëndosha. Virtyt i dashur nuk ka të bëjë me skamje. Sikur prindërit tuaj të kishin qenë në gjendje të mirë dhe të lumtur, ata po do të zhvillonin në veten e tyre virtytet e mirëqenies e të lumturisë. Kurse tani këto virtyte varfanjakësh të sfilitur mbijnë dhe rriten mbi ca arra të sfilitura dhe ato të zotët e tyre dhe unë për veten time heq dorë syresh. Pompat e mija të reja të ujit, zoti i dashur, mund të bëjnë ca çudira më të mëdha se sa tërë ajo llomotitja juaj qesharake mbi njerëzore. “Pillni dhe shumohuni”, sepse arat po nuk janë pjellore dhe luftërat u krasitin pas. Mos e thoni që ti gënjejë ata njerëzit tuaj?
Murgu i vogël – (tepër i tronditur) Janë ca arësye të larta që duhet të na bëjnë të heshtim, është fjala për qetësinë shpirtërore të ca njerëzve fatkeq.
Galilei – A doni t’ju tregoj një sahat të punuar vetë me dorën e tij nga Venuto Qellini të cilin e solli sot në mëngjes këtu karrocieri i kardinalit Ballarminit? Mik i dashur si për të shpërblyer që unë nuk ua prish qetësinë shpirtërore, ja bie fjala, njerëzve tuaj, autoritetet më dhurojnë gjithë po atë verë që nxjerrin me djersën e ballit, prindërit tuaj dhe po balli dhe fytyra e tyre po dihet janë figura e zotit. Sikur unë të pranoja heshtjen që kërkojnë nga unë, që do të kisha vepruar kështu, s’ka dyshim, i shtyrë nga ca arësye jashtëzakonisht të poshtra, për të rrojtur e të gjitha të mirat, për të mos e vënë veten në belara të tjera e të tjera si këto.
Murgu i vogël – Zoti Galile; mos harroni se unë jam prift.
Galilei – Prift por gjithashtu dhe fizikan. Dhe ju vutë re se si Venusi ka ca faza. Hë vështro një herë atje! (bën me dorë nga dritarja) E sheh Priapin e vogël mbi përrua atje pranë atij druri të dafinës? Ai është zoti i kopshteve, i zogjve dhe i hajdutëve, një idhull të ndyrë dymijë vjeçar fshatarak. Ai gënjente më pak nga të gjithë. Po nejse… Edhe unë jam bir i kishës. E dini satirën e tetë të Horacit? E kam lexuar herë pas here tërë këto ditë, të ndihmon të ruash ekuilibrin shpirtëror (merr në dorë një libër të vogël). Ja se ç’thotë ky Priapi i Horacit, kjo statujë e vogël në kopshtet eskuiline. Ja fillon kështu:
Si mendoni a ish e mundur për Horacin që të mos përmendte këtu fronin dhe të vinte në vend të tij vargje “karrige”(!) e po imzot i mirë, ndjenja ime e së bukurës do të fyej sikur fazat e Venusit të mos paraqiteshin në tablonë e gjithësisë ashtu siç e do e vërteta që të paraqiten. Unë nuk mund të shpik ca makina për nxjerrjen e ujit nga lumenjtë, sikur të mos i vihem të studioj mekanizmin e madh që shpaloset përpara syve të mi, mekanizmin e qiellit me yje. Shuma e këndeve të një trekëndëshi nuk mund të ndryshojë në përshtatje me kërkesat e kishës. Trajektoret e trupave fluturues nuk mund t’i përllogarisë në mënyrë që këto llogaritje të shpjegojnë njëherësh dhe fluturimet e shtrigave mbi fshesë.
Murgu i vogël – Po nuk mendoni se e vërteta – si e tillë do të dalë vetë në shesh edhe pa ndihmën tuaj?
Galilei – Jo, kurrë! Kurrë! E vërteta del në shesh po aq sa e nxjerrin në shesh. Ju i përshkruani fshatarët tuaj në Kampanja sikur të mos qenë tjetër veç ca myshk i mjerë në ato kasollet e tyre. Si mund të mendoni se shuma e këndeve mund të vijë në kundërshtim me nevojat e tyre? Sikur atë vetë të mos lëviznin, atëherë po as ato instalimet më të përsosura vaditëse do mos mund t’u vijnë kurrë në ndihmë. Djall o punë! Unë shoh atë durimin e tyre hyjnor; por ku është vallë ai inati i tyre hyjnor?
Murgu i vogël – U lodhët!
Galilei – (I hedh një vandak me dorëshkrime) Mos harro se ti je fizikan, biri im. Ja këtu janë treguar arsyet e baticave dhe të zbaticave që venë në lëvizje oqeanet. Po ti këto nuk duhet t’i lexosh! More vesh? Ah, po i lexon. Atëherë pra, e njeh jo se njeh veten si fizikan?
Murgu i vogël harrohet pas leximit të dorëshkrimeve. Moll nga druri i diturisë. Ai ja e kafshoi. Mbi të bie një mallkim i përjetshëm dhe prapë makut fatkeq, s’rri dot pa e ngrënë gjer në fund. Herë herë më vjen të mendoj se do të kisha dashur më mirë të më mbyllnin në një burg të nëndheshëm, të më futnin thellë thellë nën dhé të gjallë; në një vend ku të mos hynte dot asnjë rreze drite, mjaft që si shpërblim të arrija të kuptoja se ç’është vallë drita. Dhe më e keqja nga të gjitha është se të gjitha ato sa di, duhet t’ia rrëfeja botës. Ashtu sikundër një kriminel. Ky është një ves, s’ke asnjë dyshim se është nga fillimi gjer në fund një ves keqndjellës. Sa kohë akoma do të jem i detyruar ta thërras të vërtetën time vetëm në vrimë të oxhakut kjo është çështja, e vetmja çështje tani.
Murgu i vogël – (duke treguar një shfaqje të dorëshkrimit) Se kuptoj dot këtë frazë.
Galilei – Ta shpjegoj unë, ta shpjegoj unë.
9
PAS NJË HESHTJEJE TETËVJEÇARE GALILEI MERR VESH HIPJEN NË FRONIN PAPAL TË NJË PAPE I CILI ËSHTË DHE VETË SHKENCËTAR. KY LAJM I JEP ZEMËR QË TË FILLOJË RISHTAZI KËRKIMET E TIJ NË NJË FUSHË TË NDALUAR. NJOLLAT E DIELLIT
Shtëpia e Galileit në Firence. Nxënësit e Galileit Federcon murgu i vogël dhe Andrea Sarti i cili është bërë burrë tani – janë mbledhur për ca punë eksperimentale. Poshtë Virgjinia dhe zonja Sarti qepin ca të linjta për pajë.
Virgjinia – Qepja e pajës është punë më e lezetshme. Kjo është për të mbuluar atë tryezën e mysafirëve. Ludoviko i ka qejf mysafirët. Po duhet punuar me kujdes e ashtu siç duhet se e ëma e tij i kontrollon një për një çdo fije. Ajo është dakord me librat e babait ashtu si kundër dhe at Kristofori.
Zonja Sarti – Ka tërë këto vite që s’po shkruan më asnjë libër.
Virgjinia – Duket nga që e ka kuptuar edhe vetë se është gabuar. Një klerik tepër i lartë atje në Romë më shpjego, shumë e shumë gjëra për astronominë. Largësitë janë ca si tepër të mëdha.
Andrea (shkruan në tabelë rendin e ditës) “E enjte pasdreke. Lundrimi i trupave” Përsëri vezë, lagen me ujë, peshon; gjilpërë çeliku; Aristoteli. Marrin shënime nga librat.
Sjellin sendet e mësipërme të tjerët lexojnë.
Hyn Filipo Muciius, meso burrë.
Duket i tronditur dhe nervoz.
Mucius – A mund t’i thoni zotit Galilei të më presë. Më mallkoi pa të dëgjuar mirë.
Zonja Sarti – E dini dhe vetë që nuk do t’ju presë.
Mucius – Do të më bëni një nder të madh, e zoti do t’jua shpërblejë po të luteni për këtë nga ana ime. Duhet të flas me këtë pa tjetër.
Virgjinia – (vete në shkallë) Baba!
Galilei – Hë ç’është?
Virgjinia – Zoti Mucius!
Galilei – (ngrihet rrëmbimthi, shkon në shkallë i ndjekur nga nxënësit e tij. Deshët gjë?
Mucius – Zoti Galilei, ju lutem të më lejoni t’ju shpjegoj ato vende në libra në të cilat parashtrohet siç mund të duket, një dënim i doktrinës së Kopernikut mbi vërtitjen e Tokës. Unë kam…
Galilei – Çfarë doni të sqaroni akoma? Ju jeni dakord me dekretin e Kongregacionit të shenjtë 1616. Ju keni të drejtë të veproni si të doni. Po vërtet ju keni studiuar këtu matematikë, por kjo s’na jep asnjë të drejtë që të pretendojmë të dëgjojmë prej jush se dy e dy bëjnë katër. Ju keni të drejtë të plotë të thoni se ky gur (nxjerr nga xhepi një gur të vogël dhe e lëshon përdhe) – porsa u ngjit sipër mbi çati.
Mucius – Zoti Galile, unë…
Galilei – Mos nisni të më thoni tani se si e tek jeni ndodhur në pozitë të vështirë? Mua as murtaja s’më bëri dot të heq dorë nga vrojtimet e mia
Mucius – Zoti Galile, ka edhe më keq se murtaja.
Galilei – Unë u them këtë: Ai që s’njeh të vërtetën s’është veçse një injorant. Por kush e njeh dhe e quan gënjeshtër, ai është kriminel i shporrur nga shtëpia e ime.
Mucius – (me zë të mekur) Keni të drejtë. (del jashtë).
Galilei kthehet përsëri në studion e tij.
Federconi – Mjerisht! Kështu është e vërtetë. Ai s’është aspak njeri i madh dhe s’do kishte patur asnjë vlerë sikur të mos kishte qenë nxënësi juaj. Por tani sigurisht thonë: Ai i ka dëgjuar të gjitha ato për sa u mëson nxënësve të tij dhe i detyrohet të pranojë se janë të gjitha gënjeshtra.
Zonja Sarti – Ai njeri më dhimbset.
Virgjinia – Babai e kishte aq për zemër dikur.
Zonja Sarti – Diç dua të të them përpara se të martohesh. Ti je akoma shumë e re, nënën nuk e ke e ja yt atë po ve ca copëza akulli mbi ujë. Sidoqoftë nuk do të këshilloja ta pyesje për ndonjë gjësend që ka të bëjë me martesën. Këtë jo sepse jam e sigurtë se nuk do ta hiqte nga goja këtë muhabet tërë javën dhe bile edhe gjer në tryezë faqe të rinjve dhe do të thoshte ca gjëra të tmerrshme që si ngrënë as buajt, sepse ky njeri s’ka ditur kurrë se ç’është turpi s’ka patur kurrë nga kjo ndjenjë as një gjysëm skudi. Por se kam fjalën aty, unë e kam fjalën për të ardhmen se qysh do të jetë vallë? unë jam një grua e paditur dhe shumë gjëra nuk i di. Po që sipas mendimit tim në një punë kaq serioze nuk do futur verbërazi. Ndaj dhe mendoj se duhet të shkosh tek ndonjë profesor i Universitetit të të bëjë horoskopin dhe atëherë po do të dish se qysh tek është ajo puna tënde. Hë po përse qesh?
Virgjinia – Po sepse kam qenë atje ku më thua.
Zonja Sarti – Dhe ç’të tha? (tepër e kureshtuar).
Virgjinia – Tre muaj rresht duhet të ruhem shumë sepse dielli ndodhet nën shenjën e Bricjapit. Por paskësaj rendi i yjeve do të jetë tepër i mbarë dhe retë do të shkoqen. Po të mos i heq sytë nga Jupiteri, mund të vihem në çdo udhë, sepse unë po jam vetëm Akrepi.
Zonja Sarti – Hë, po Ludoviku?
Virgjinia – Ai është një luan (pas një pauze të shkurtër) duhet të jetë më sensual.
Pauza
Virgjinia – E njoh këtë të ecur. Është Rektori, zoti Gafone.
(hyn zoti Gafone, rektori i universitetit)
Gaffone – Kam ardhur që të sjell një libër, i cili prindit tuaj ndofta do t’i interesojë. Por ju lutem shumë, mos e shqetësoni, në emër të zotit, zotin Galilei. Nuk e di se si, po kam përshtypjen se çdo minutë që i vjedhim këtij njeriu, ja vjedhim Italisë. Po e le në dorë lehtë e i matur këtë libër në dorë dhe po largohem në majë të gishtave. (del).
Virgjinia ia jep librin Federconit
Galilei – Përse flet?
Federconi – Se di (lexon gërmë për gërmë) “De maculis solis…”
Andrea – Mbi njollat e Diellit. Dhe një tjetër akoma.
Federconi ja zgjat librin me inat.
Andrea – Dëgjoni se kujt ja kushton! “Autoritetit më të madh, ndër të gjallët në fushën e fizikës, Galileo Galileit”.
Galilei harrohet përsëri pas librit të tij.
Andrea – Lexova traktatin mbi njollat te Fabricius nga Holanda. Ai mendon se janë grumbuj yjesh në lëvizje ndërmjet Tokës dhe Diellit.
Murgu i vogël – A nuk ka vend këtu, zoti Galile, pa të dyshuar?
Galilei nuk përgjigjet.
Andrea – Në Paris dhe në Pragë mendojnë se është një farë pluhuri që çlirohet nga dielli.
Federconi – Hm
Andrea – Federconi e virka në dyshim.
Federconi – Ju lutem shumë, mua lërmëni rehat. Thash vetëm “hm” dhe asgjë tjetër. Unë jam thjerëzlëmonjës dhe lëmoj thjerrëzat, kjo është puna ime; dhe ju po vështroni përmes tyre dhe hetoni qiellin dhe ato që shikoni atje nuk janë njolla, po “maculia”. E po qysh mundem atëherë të dyshoj në gjësend? Sa herë duhet t’u them akoma që nuk marr vesh nga librat se s’di t’i lexoj se janë shkruar në latinisht. (Gjestikulon në inat e sipër me peshoret). Një nga kupat e peshores bie përdhe. Galilei afrohet dhe kërruset dhe e ngre i heshtur.
Murgu i vogël – Në dyshim fshihet një farë lumturie. Se përse as nuk e di.
Andrea – Gjatë këtyre dy javëve të fundit jam ngjitur çdo ditë me diell sipër në çardak, nën çati. Mes tjegullave depërtonte një rreze e hollë, tepër e hollë drite. Dhe ishte e mundur të kapje mbi një fije letre një shëmbëlltyrë të përmbysur të diskut diellor. Dhe vura re një njollë të madhe sa një mizë përndarë anash si gjithandej si ndonjë re. Dhe s’rrinte në vend po zhvendosej. Përse, zoti Galilei, nuk i vihemi dhe ne studimit të njollave?
Galilei – Sepse tani po merremi me studimin e trupave lundronjës.
Andrea – Ato koshat e rrobave të nënës janë plot me letra. Kanë ardhur nga anë e anës dhe tërë Europa do të dijë mendimin tuaj. Autoriteti juaj është rritur kaq shumë sa nuk mund të heshtni më.
Galilei – Roma e ka lënë autoritetin tim të rritet, sepse kam heshtur.
Federconi – Porse tani sado të heshtësh.
Galilei – Po që të më pjekin në zjarr si proshutë, eh jo se bëj veten.
Andrea – Mendoni pra se njollat kanë të bëjnë me këtë çështje
Galilei nuk përgjigjet.
Andrea – Po kthehemi atëherë tek këto copëzat tona të akullit. Ato janë pa rrezik.
Galilei – Mirë thua – Teza jonë Andrea?
Andrea – Lidhur me lundrimin e trupave, mendojmë se ajo që ka rëndësi në këtë rast s’është forma e trupit, por vetëm fakti që ky trup është më i rëndë a më i lehtë nga uji.
Galilei – Aristoteli ç’thotë?
Murgu i vogël – “Discua latus platique…”
Galilei – Përkthejeni, përkthejeni!
Murgu i vogël – “Një rrasë e gjerë dhe e plloçtë akulli mund të lundrojë mbi ujë ndërsa një gjilpërë e hekurt fundoset”.
Galilei – Përse Akulli; sipas Aristotelit, nuk fundoset?
Murgu i vogël – Sepse është i gjerë dhe i plloçët dhe nuk e çan dot kështu ujin.
Galilei – Mirë (merr një copë akull dhe e vendos në legen. Duke rënduar mbi akullin unë e zhyt atë në fund të enës. Po ja tani i heq duart, nuk rëndoj mbi të. Ç’ndodh?
Murgu i vogël – Ai ngjitet rishtaz mbi sipërfaqe.
Galilei – Pikërisht, është e qartë se gjersa të ngijitet ai qenka në gjendje këtë radhë, ta çajë ujin. Apo s’është kështu Fulgencio?
Murgu i vogël – Por përse në përgjithësi rri mbi ujë? Duke qenë si akull ujë i ngjeshur, ai është më i rëndë nga uji.
Galilei – Po sikur të ishte në ujë i holluar atëherë si?
Andrea – Duhet të jetë më i lehtë nga uji, ndryshe nuk do të rrinte dot mbi të.
Galilei – Ehe
Andrea – Ashtu sikundër nuk mund të qëndrojë mbi të as një gjilpërë e hekurt. Të gjitha sa janë më të lehta sa uji lundrojnë mbi të, të gjitha sa janë më të rënda – fundosen. Kjo pikërisht duhej provuar.
Galilei – Jo, Andrea. Sillma këtu atë gjilpërën. Uji është më i rëndë se uji, kështu apo jo?
Andrea – Po.
Galilei – e vë gjilpërën mbi një fije letër dhe e lëshon në ujë.
Galilei – Duhet të mësosh, Andrea, të mendosh i matur pa nxituar. Ç’po ndodh?
Federconi – Gjilpëra rri mbi një sipërfaqe! O Aristotel i shenjtë, po ty s’të paskan kontrolluar asnjëherë!
Të gjithë qeshin.
Galilei – Arsyeja kryesore e varfërisë së shkencave qëndron në pseudopasurinë e tyre. Detyra e tyre s’është që t’i hapin dyert një diturie të pafund por që t’i venë kufi ca lajthitjeve të pafund. Filloni të mbani shënime.
Virgjinia – Ç’bëjnë ata atje?
Zonja Sarti – Sa herë i dëgjoj ashtu duke qeshur, sepërse më kap një frikë. Me kë tallen vallë kështu, pyes veten.
Virgjinia – Teologët kanë kumborat, fizikanët – gazin. Ja kështu thotë babai.
Zonja Sarti – Por më vjen mirë që tani të paktën nuk vështron më aq dendur si një herë në atë tubin e tij. Ajo ishte dhe më keq.
Virgjinia – Tani vetëm vë tërë kohës ca copëra akulli mbi ujë dhe kjo është një punë nga e cila, them, s’ka si të vijë ndonjë dëm i madh.
Zonja Sarti – Nuk e di.
Hyn Ludoviko Marsili në rroba udhe, i shoqëruar nga shërbëtori i tij që mban plaçkat. Virgjinia i del përpara me vrap, i hidhet në qafë.
Virgjinia – Përse nuk më shkrove në do të vije.
Ludoviko – Isha këndej rreth e rrotull, u hodha një sy vreshtave tona në Buciole dhe ja s’qesh më i zoti të përmbahem.
Galilei – (duke kapsallitur sytë siç bëjnë rëndom njerëzit dritëshkurtër) Kush paska ardhur kështu?
Murgu i vogël – Ludovikua, pse, nuk e shikoni?
Galilei – Ehe, po, po Ludovikua. (I del përpara) Hë qysh venë kuajt.
Ludoviku – Fare mirë, im zot.
Galilei – Sarti, tundu se do ta djegim. Na sill në kanë nga ajo verë e Sicilisë, nga ajo e vjetra.
Zonja Sarti dhe Andrea dalin.
Ludoviko – (Virgjinisë) Sikur je zverdhur ca. Jeta në fshat do të të bëjë mirë. Nëna të pret të shkosh atje në shtator.
Virgjinia – Prit të tregoj fustanin e nusërisë (ikën me vrap).
Ludoviko – Kam dëgjuar, im zot, se leksionet tuaja në Universitet i dëgjojnë sot me mijëra studentë. Me se merreni tani?
Galilei – Me lloj lloj çikërrima të ditës. Kalove gjë nga Roma?
Ludoviko – Po se mos harroj: nëna më porositi t’ju shpreh admirimin e saj lidhur me taktin e lavdërueshëm që treguat me rastin e atyre orgjive me ato njollat e diellit në Hollandë.
Galilei – (thatë) Ju faleminderit.
Zonja Sarti dhe Andrea sjellin aty verën dhe ca gota. Mblidhen të gjithë rreth tryezës.
Ludoviko – Roma ka prap tani për muajin shkurt atë bisedën e asaj ditës. Kristofor Klavius shprehu shqetësimin e tij, njollat në diell mund të bëhen shkas që të fillonte përsëri ai cirku i tokës që i vjen rrotull diellit dhe mund të zërë fill i tëri nga e para
Andrea – S’ka asnjë rrezik.
Galilei – Po ç’kemi ndonjë lajm tjetër me rëndësi nga qyteti i shenjtë, veç shpresave mbi ndonjë gjynah tjetër timin?
Ludoviko – Ju sigurisht e keni marrë vesh se ati i shenjtë po vdes?
Murgu i vogël – Oh!
Galilei – Dihet se kush ja ka zënë vendin?
Ludoviko – Flitet për Barberinin.
Murgu i vogël – Kardinali Barberini është matematikan.
Federconi – Një shkencëtar mbi fronin e Papës.
Një pauzë.
Galilei – Kështu pra, ata paskan nevojë tani për ca njerëz që si Barberini marrin erë nga matematika. Bota po vihet në lëvizje. Ke për të parë, Federconi, se do të vijë pa tjetër dita kur s’do të jetë më nevoja të kthejmë kokën rreth e rrotull me frikë si ca kriminel kur ta themi se dy herë dy bëjnë katër. (Ludovikos) Kjo verë Ludoviko më shijon. Ti ç’thua?
Ludoviko – Është mirë.
Galilei – E njoh këtë vreshtë. Ndodhet mbi një shpat të rrëpirë dhe gurore dhe rrushi thuajse është krejt i kaltër. Kjo verë më pëlqen.
Ludoviko – Po, im zot.
Galilei – Nuk ka asnjë shenjë hije. Dhe pothuaj e ëmbël, por vetëm pothuaj jo më shumë. Andrea pastro vendin këtu, hiqi të gjitha me akull, me gjilpërë dhe me legen. Gëzimet e mishit unë nuk i përbuz! Dhe si duroj dot ca njerëz shpirt-frikaçë që i quajnë ato dobësi. Gëzimi, ja them unë, është një shkencë më vete
Murgu i vogël – Çfarë doni të bëni?
Federconi – Do të fillojnë përsëri me atë cirkun e tokës që sillet rreth diellit.
Andrea – (këndon nën buzë).
Shkrimi i shenjtë thotë, ajo nuk lëviz. Dhe doktorët
Vërtetojnë se ajo vazhdon e vazhdon të mos lëvizë.
Ati i shenjtë e kap për veshi
Që të rri urtë. Dhe prap lëviz ajo.
Andrea Federconi dhe murgu i vogël nxitojnë të afrohen tryezës së madhe të punës dhe heqin që andej çdo plaçkë të tepërt.
Ne mund të zbulojmë se edhe dielli vërtitet gjithashtu. Hë po kjo Marsili si të duket?
Ludoviko – Përse tërë ky shqetësim?
Zonja Sarti – Nuk besoj se do të zini prapë zoti Galilei; me atë tubin e djallit?
Galilei – Tani e kuptoj përse nëna jote të dërgoi këtu tek unë. Babbeni papë! Shkenca do të bëhet një pasion dhe kërkimet – një gëzim i vërtetë. Klaviusi ka të drejtë, këto njollat e diellit po më ngjallin një kureshtje të madhe. Të shijon kjo vera ime, Ludoviko?
Ludoviko – Sikur ua thashë, im zot.
Galilei – Ta shijon vetë?
Ludoviko – (thatë dhe prerazi) Më shijon.
Galilei – Dhe ç’thua, do të jesh i zoti t’i marrësh verën dhe vajzën një burri pa i vënë kusht që të heqë dorë nga zanati i tij? S’ke të bëjë me astronomë me bijën time? Se mos i gjen gjë vithet e saj nga fazat e Venusit?
Zonja Sarti – Mos u bëni kaq i rëndomtë. Po vete të thërras menjëherë Virgjininë.
Ludoviko (hidhet dhe e ndalon) Martesa në ca familje siç është imja nuk përfundohen duke marrë parasysh vetëm tërheqjen seksuale të palëve.
Galilei – Pra ty të paskan lejuar tetë vjet me radhë që të martohesh me time bijë, duke pritur që unë të kaloja me sukses këtë afat prove. Kështu?
Ludoviko – Gruaja ime duhet të bëjë një figurë të mirë edhe në kishën tonë të fshatit.
Galilei – Mos do të thuash se ata fshatarët e tu do të pranojnë e jo t’i paguajnë detyrimet e tyre sipas rastit që e shoqja e çifligarit është apo s’është një njeri i shenjtë?
Ludoviku – Gjer diku.
Galilei – Andrea, Federconi! Sillni pasqyrën e bakërt dhe ekranin. Do e presim mbi të shëmbëlltyrën e diellit që mos na vriten sytë, kjo është metoda jote, Andrea.
Andrea dhe murgu i vogël i sjellin atje pasqyrën dhe ekranin.
Ludoviko – Ju, im zot, keni nënshkruar një herë një kohë në Romë një deklaratë pas të cilës betoheshit të mos ngatërroheshit më në atë punën e Tokës që vjen rrotull diellit.
Galilei – Ah, ja ç’na qenka. Hë po atëherë kishim një papë reaksionar.
Zonja Sarti – Kishim. Po shenjtëria e tij s’ka vdekur ende.
Galilei – Ja dhe pak! Ja dhe pak… Vini mbi ekran një rrjetë me meridianet dhe paralele. Do t’i vihemi punës sistematikisht. Dhe atëherë po do të jemi në gjendje t’u përgjigjemi letrave të tyre, apo s’them mirë Andrea?
Zonja Sarti – “Ja dhe pak” Ky njeri i peshon pesëdhjetë herë, me radhë ato copërat e tij të akullit para se t’i përdorë dhe kur vjen puna për ndonjë plaçkë që bën për punën e tij, beson symbyllurazi.
Nxënësit vendosin ekranin.
Ludoviko – Në ndodhtë që shenjtëria e tij të vdesë, zoti Galilei, papa që do të vijë pas tij, cilido qoftë që dhe sado e madhe qoftë dashuria e tij për shkencat, duhet të ketë parasysh gjithashtu se sa e madhe është dashuria që ndjen për të familjet më të shquara të Italisë.
Murgu i vogël – Zoti e krijoi botën fizike, Ludovik, zoti e krijoi dhe mendjen njerëzore, Oh zoti do ta lejojë dhe fizikën.
Zonja Sarti – Galilei diç dua dhe unë tani të të them. E kam parë tim bir duke kredhur gjer në grykë në gjynah me tërë ato “eksperimente” me tërë ato “teorira” dhe “observacionet” dhe s’kam menduar të bëj dot asgjë. Ti ngrite krye kundër pushtetit të kishës dhe more njëherë prej tyre një paralajmërim. Kardinalët e lartë u përpoqën të binin në rrugë të drejtë, tani të kandisnin, u morën me ty si me ndonjë kalë të sëmurë. Ca kohë mundi i tyre s’vajti dëm, se vure mend, po këtu e dy muaj të shkuara menjëherë pas lajmit të ri të zura që kishe nisur të merreshe prap fshehurazi me ato “Observacionet” e mallkuara atje mbi çardak. S’të fola atëherë siç duhej të kisha folur, por që për të kuptuar kuptova të gjitha. Dhe vajta i ndeza shën Josifit një qiri. Po këtë forcë tani s’kam forcë të duroj. Kur rrimë e bisedojmë bashkë të dy flet shtuar me mend si një njeri që ha arësye, thua se di se qysh duhet të sillesh, sepse këto janë ca punë të rrezikshme. Po, ja, nja dy ditë me ato “eksperimente” dhe u kthyem prapë atje ku ishim në mos më keq. Që e humbas shpirtin dhe vete në ferr vetë nga që s’ndahem nga një njeri heretik si ti, kjo është puna ime, por se ti nuk ke të drejtë të shkelësh me këmbët e tua të mëdha mbi lumturinë e bijës tënde.
Galilei – (duke shfryrë) Sillni teleskopin.
Ludoviko – Xhuzepe shpjeri prapë plaçkat në karrocë.
Shërbëtori del
Zonja Sarti – Ajo këtë nuk do ta durojë dot. Duhet t’ja thoni vetë (Ikën me vrap pa e lëshuar kanën nga dora).
Ludoviko – Zoti Galilei ne bashkë me nënën e kalojmë tre të katërtat e vitit në çifligun tonë në Kampanjë dhe mund të sigurojmë se ata fshatarët tanë nuk bëhen fort merak për traktatet tuaja mbi satelitët e Jupiterit. Puna nëpër arë është shumë e lodhshme. Por pranë, me gjithatë, ata do të shqetësoheshin së tepërmi sikur të merrnin vesh me ca sulme mendjelehta kundër doktrinës së shenjtë të kishës mbeten akoma pa u ndëshkuar. Mos harroni se këto qënie të mjera në atë gjendjen e tyre të shkatërruar i ngatërrojnë dhe i bëjnë të gjitha lëmsh. Janë vërtet si bagëtia, s’e kini idenë. Porse dëgjojnë që mbi një trung molle ka mbirë gjoja një kokërr dardhë, aty dhe s’ia varin punës dhe rrinë e llapin tërë kohës qysh e mund të ndodhi kjo punë.
(shtiret i interesuar) Shiko, shiko!
Ludoviko – Janë njëlloj si bagëtia. Kur vinë në çiflik që të ankohen për ndonjë gjë të kotë, im më detyrohet të japë urdhër që të rrahin me kamzhik para syve të tyre një qen, sepse vetë kështu kujtohen që duhet të jenë të shtruar, të sjellshëm e korrekt. Ju, zoti Galile, duke hedhur sytë nga karroca ndofta vini re rastësisht arat të mbuluara teje me misrin e blertë. Ju hani pa menduar ullinjtë dhe djathin tonë dhe se kini fare idenë me sa punë e mund nxirren të gjitha ato, a se sa mbikëqyrje e madhe duhet…
Galilei – Unë djaloshi, i ha ullinjtë e mi dhe nuk harroj sakaq të mendoj (me të vrazhdë) Hë, po ti po më humbet kohën. (U thërret nxënësve) E vendosët ekranin?
Andrea – Po, do të vini?
Galilei – Hë, po nuk rrihni me kamzhik vetëm qentë, Marsili që t’u binden apo e kam gabim?
Ludoviko – Zoti Galile, ju jeni një kokë e madhe. Gjynah!
Murgu i vogël – (i habitur) Po ju kanoskërka!
Galilei – S’ka faj se e di që unë mund t’i bëj fshatarët e tij të ngrenë krye, t’u lindë në kokë të tjera mendime atyre që u shërbejnë dhe atyre që e sundojnë.
Federconi – Po si në ç’mënyrë? Asnjeri syresh nuk di latinisht?
Galilei – Po. Mund të shkruaj në gjuhën e popullit për shumicën jo në latinisht për pakicën. Për mendimet e reja ne kemi nevojë për njerëz që të punojnë me krahët e tyre. Kush është i interesuar të njohë arsyen e gjërave. Ata që e shohin bukën vetëm mbi tryezë nuk duan ta dinë si e kanë gatuar. Këtyre maskarenjve u pëlqen të falënderojnë më mirë Zotin se sa bukëpjekësin. Por ata që e bëjnë bukën, do të kuptojnë se asgjë nuk lëviz po nuk u vu në lëvizje. Ajo motra jote në presën e ullinjve, Fulgencio nuk do të habitet, por ka shumë mundësi përkundrazi që të qeshë me të madhe kur të marrë vesh se dielli nuk është ndonjë stemë e praruar fisnikërie, por një levë dhe se toka lëviz sepse atë e vë në lëvizje dielli.
Ludoviko – Ju, me sa shoh unë, e paskeni vendosur. Ju do të mbeteni gjithnjë një skllav i pasionit tuaj. Më shfajësoni përpara Virgjinisë, se mendoj se do të jetë më mirë të mos takohemi tani me të.
Galilei – Paja është kurdoherë ne dispozicionin tuaj.
Ludoviko – Ditën e mirë (largohet)
Andrea – Shumë të fala nga ne të gjithë familjes Marsili, tërë sorollopit tej për tej.
Federconi – Të cilët i japin urdhër tokës që të mos lëvizë nga frika se mos u shemben kalatë.
Andrea – Si dhe Çeneçeve. Si dhe Villaleve.
Federconi – dhe atyre Çervilleve.
Andrea – dhe atyre Lekeve.
Federconi – dhe atyre Pirleoneve.
Andrea – Të gjithë atyre që puthin këmbët e Papës vetëm atëherë kur si shkel mbi popullin.
Murgu i vogël – (tek aparatet) Papa i ri do të jetë një njeri i kulturuar.
Galilei – Kështu pra ne po fillojmë nga studimi i njollave të diellit të cilat po na interesojnë, dhe i vihemi kësaj pune, duke e marrë mbi veten tonë çdo rrezik e duke mos patur shumë besim në mbrojtjen që ndofta do të na japë papa i ri.
Andrea (ndërhyn) Por me besim të plotë se do t’i shkoqin ato hijet e yjeve të zotit Fabriciuo dhe avujt e diellit të dijetarëve të Pragës dhe Parisit dhe do të provojmë më në fund vërtitjen e Diellit.
Galilei – Jo vetëm me shpresë se do të provojmë vërtitjen e Diellit. Unë nuk kam ndërmend të provoj se kam patur gjer tani të drejtë, dhe dua përkundrazi të shoh në kam patur a jo të drejtë. Por përpara se të supozojmë se, kemi të bëjmë me njolla, siç na intereson më fort, le të supozojmë më mirë se kemi të bëjmë me ca bishtra peshku. Po do të dyshojmë përsëri e përsëri për të gjitha. Dhe nuk do t’i vihemi kësaj pune me nxitim, po shtruar e me ngadalë si breshkat. Dhe ato që do të gjejmë sot do t’i fshijmë nesër nga tabela dhe do t’i shkruajmë prapë kur t’i gjejmë prapë edhe një herë. Dhe atë që dëshirojmë të gjejmë, do ta shikojmë me mosbesim. Kështu do t’i vihemi vrojtimeve të diellit duke qenë qind për qind të vendosur që të provojmë palëvizshmërinë e Tokës. Dhe kur të mos mund ta bëjmë këtë, vetëm atëherë kur të dështojmë plotësisht e pa asnjë shpresë, atëherë e vetëm atëherë kur të jemi katandisur keq, do zëmë të pyesim duke lëpirë plagët e marra; hë po mos kishim vallë të drejtë më parë kur mendonim se s’ka se si toka duhet patjetër të vërtitet? (shkel synë) Dhe në qoftë se hipotezat e tjera, përveç kësaj, do na bien një nga një nga duart, atëherë, do mos kemi më asnjë pikë mëshire për tërë ata që llapin pa e hetuar punën, pa u marrë me kërkime. Hiqeni mbulesën nga dylbia dhe drejtoheni nga dielli (Vendos pasqyrën prej tunxhi).
Murgu i vogël – E dija që kishit zënë të punonit. E mora vesh këtë kur pashë se nuk e njohët zotin Marsi li.
Fillojnë punën të heshtur. Kur në ekran shfaqet shëmbëlltyra e flakëryer e diellit, hyn brenda me vrap, veshur me fustanin e nusërisë, Virgjinia.
Virgjinia – Ti e dëbove baba!
(I bie të fikët. Andrea dhe murgu i vogël i afrohen me nxitim)
Galilei – Duhet ta zbuloj këtë pa tjetër.
10
Gjatë dhjetëvjeçarëve që vinë më pas, doktrina e Galileit përhapet gjerësisht në popull. Pamfletistët dhe këngëtarët e rrugëve i rrëmbejnë idetë e reja. Natën e Karnavalit të vitit 1638 shumë qytetarë të Italisë zgjodhën për procesionet e gildave të ndryshme me rastin e karnavaleve, ca tema astronomike. Një çift i uritur aktorësh endacak, me një vajzë të vogël pesë vjeçare dhe me një foshnjë dalin e ndalen në sheshin e tregut, ku turma, pjesërisht me maska, po pret procesionin e karnavaleve,. Aktorët kanë me vete ca boçe, një daulle si edhe ca pajime të tjera.
KËNGËTARI ENDACAK DUKE I RËNË DAULLES – Banorë të nderohem, dama dhe zotërinj. Para se të filloj procesionin i karnavaleve të gildeve, ne do të ekzekutojmë një këngë që porsa ka dalë në Firence, tani, kohët e fundit që këndohet anë e mbanë në tërë Italinë e Sipërme dhe të cilën e sollëm gjer këtu me shpenzime të mëdha. Kjo këngë titullohet “Teoritë dhe mendimet e frikshme të zotit fizikan të oborrit Galileo Galilei; si një parashikim i parakohshëm i të ardhmes (këndon).
Kur Zoti u bëftë fora! Me gojë kuvendoi
E thirri pranë diellin dhe mirë e urdhëroi
Të – mbajë – sikur ish lypsar dhe shërbëtor
Një llambë plot me dritë rreth lëmshit tokësor
Se zoti për secilin kish qejf e kishë dëshirë,
Të sillet rreth e rrotull atij që ish më i mirë.
Dhe zunë të vërtiten, të gjithë, nëpër erë,
Dhe rrotull të fortit të vijë i dobëti i mjerë,
Dhe rrotull me të parit; si n’ajrin qiellor;
Të vijë qark i prapmi në lëmshin tokësor
Dhe rrotull papës sillet kardinali;
Dhe rrotull kardinalit të vijë qark peshkopi,
Rreth përqark peshkopit të sillet sekretari
Dhe rrotull sekretarit të vijë rrotull Popi
Dhe rreth e rrotull Popit të sillen shërbëtorët
Dhe populli e të vegjlit, dhe pulat, qentë e horrat.
Ky njerëz të mirë është rendi i madh ordinum, sikundër thonë zotërinjtë
Teologë, rregulla aeternasi, rregulli i rregullave por, çfarë njerëz të mirë ndodhi vallë?
Këndon:
Dhe u ngrit në këmbë aherë ky Doktor Galilei;
Dhe Biblën tej e flaku dhe hodhi një vështrim,
Shqyrtoi me teleskop përqark në rruzullin
Dhe diellit i foli: “Qëndro nga rrugë e vjetër!
Tashti ti s’do të vërtitesh, o creatio Dei,
Aspak si gjer më sot; po në një rrugë tjetër
Tashti do vij rrotull, çdo zot, çdo zotëri;
Ha! Rrotull shërbëtorit shërbenjësit e tij!
… Kështu pra zotërinjtë, sikur se shohin dot
Që zotërinjtë zunë të bëhen më të rreptë!
Po kjo s’do kokëçarje, se kush s’do dashtë sot
Që më në fund të jetë i zoti i vetes vet
Që shërbëtori i shkretë në punë të mos vinë;
Si qeni i kasaphanës të mos mëse të rrinte,
Që dhe djaloshi i meshës në meshë mos shërbente,
çiraku i padronit të shlodhej të dëfrente?
Jo, jo, o njerëz: Biblën mos dëgjoni kot:
Litari i hollë i grykës këputet shumë lehtë!
Mos t’ish litari i trashë, kush s’do deshte sot
Që më në fund të jetë i zoti i vetes vetë?
Dy zonja paskan dalë të blenë peshk në treg,
Po mundësisht blenë, siç blinin, s’mund të ketë,
Se shitësja e tregut nxjerr pite edhe gjevrek
Dhe peshkun e fërguar filloi ta hajë vetë!
Themelet muratori fort mirë i ka rrënuar;
Merr gurët e pronarit, dhe që të të nderojë
Por kur ky në fund, shtëpinë e ka ndërtuar,
Hyn në shtëpinë e re që vetë të banojë!
Jo, jo, o njerëz Biblën mos e dëgjoni kot:
Litari i hollë i grykës këputet shumë lehtë
Mos t’ish litari i trashë, kush s’do të deshte sot
Që, më në fund, të jetë zoti i vetë vetes?
Sot bujku i skllavëruar i bie me grusht të zoti
Drejt munte tulli i prapmë pa frikë e pa derman;
Bukësh, sllava veruar u jep fëmijve plot
Nga qumështi që për priftin e ruante veçan.
Jo, jo, o njerëz biblën mos e dëgjoni kot,
Litari i hollë i grykës këputet shumë lehtë;
Mos t’ish litari i trashë, kush s’do ta deshte sot
Që më në fund të jetë i zoti i vetes vetë.
E shoqja e këngëtarit;
Këngëtari: Jo, jo, o Galilei, bre burrë, përfundo,
Të ha të shqyen qeni pa gojëza, o mor i shkretë.
Të mos i vinin gojëzën turinjve – jo, or jo;
S’të le ai të jesh zot i vetes vetë.
Të dy bashkë:
Ju që lëshoni britma e vaj mbi dhe,
Haj mblidhi tashti forcat për lumturi dhe jetë.
Dhe nga doktori ynë, i miri, Galile;
Mësoni shpëtimtarin, të mirën abece.
Këngëtari – Banorë të nderuar, vështroni zbulimin e jashtëzakonshëm të Galileo Galileit: Toka që sillet rreth diellit!
(i bie daulles me të fortë)
E shoqja e këngëtorit endacak dhe vajza e tij dalin përpara. Gruaja mban në dorë një shëmbëlltyrë në trashë të diellit, kurse vajza, duke ngritur mbi krye një kungull, që paraqet tokën, vërtitet rreth gruas. Këngëtari tregon vajzën e ekzaltuar dhe në një mënyrë të tillë duke kryer një salto mortale të rrezikshme sa herë që ajo zhvendoset në hope hap pas hapi në ritmin e goditjeve të daulles. Prapë në thellësi të skenës dëgjohen ca daulle.
Një zë i trashë (thërret): Po vjen procesioni!
Hyjnë dy rreckamanë që tërheqin një qerre, në të cilën mi një fron qesharak është ulur e rri “Granduka e Firences” me një kurorë kartoni, veshur me ca rroba thesi, që ka vënë syrin dhe sheh në një teleskop. Mbi një tabelë është shkruar “Ruani telashet”. Ndjekin pas katër burra me maska që mbajnë një pëlhurë të madhe. Ata ndalen dhe vërtitin në ajër një kukull që paraqet një kardinal. Në njërën anë del një xhuxh me një pëlhurë me një pankartë mbi të cilën është shkruar “Epoka e re”. Nga turma shkëputet një varfanjak me paterica, dhe kërcen duke rrahur me to dheun dhe bie më në fund plasur dhe me zhurmë. Hyn majë kambalecave një kukull tepër e madhe që paraqet Galilein, përulet përpara publikut, nderon përpara tij një fëmijë mban në dorë një bibël të stërmadhe, faqet e së cilës janë fshirë kryq e tërthor.
Këngëtari – Galileo Galilei, shkatërronjës i biblës!
Turma qesh me të madhe.
II
Viti 1633: Inkuizicioni e fton shkencëtarin me famë botërore në Romë. Një dhomë pritjeje dhe një shkallë në pallatin Mediçi në Firence. Galilei dhe e bija e tij presin të futen tek Granduka. Galilei mban në dorë një libër të madh.
Virgjinia – Po zgjat shumë! Po! Ja prapë ai burri që erdhi këtu pas nesh (tregon një njeri që kalon pranë tyre dhe ulet atje në një qoshe pa çarë kokën për të).
Galilei – (Nuk sheh mirë nga sytë) Nuk e njoh.
Virgjinia – Po mua po ma zë syri dendur këto ditët e fundit, se si më vjen, kam frikë…
Galilei – Ç’bëhesh e marrë! Jemi në Firence, s’jemi te banditët e Korsikës.
Virgjinia – Po vjen rektori.
Galilei – Ja atij i trembesha unë. Ky hajvan do të fillojë të më çajë kokën me ato llafet e tij që s’kanë të sosur.
Zoti Gafone zbret shkallët. Vë re Galilein, nxiton t’i kthejë sytë gjetkë dhe duke kaluar pranë tyre i përshëndet sapak me kokë.
Galilei – Po ky ç’pati? Prapë sot nuk sheh mirë nga sytë po m’u duk se nuk na përshëndeti fare.
Virgjinia – (Mezi tundi kokën) çfarë shkruan atje në atë librin tënd? Se mos thonë që është heretik?
Galilei – Ti si tepër po sorollatesh kishave. Këto të ngriturat heret dhe të rendurit në moshën e mëngjesit po ta prishin shëndetin. Ti qysh pa mua po falesh?
Zbret shkallët në atë çast Vani.
Virgjinia – Ja zoti Vani – Pronari i asaj fonderisë për të cilën ti i bëre skicat e furrës së shkrirjes.
Vani – A ju pëlqyen ato shaptoret që ju dërgova, zoti Galilei? Atje lart, flitej për ju. Thonin se ju paskeni qenë përgjegjës për ato pamfletet kundër biblës që janë shitur para ca kohësh kudo.
Galilei – Shaptoret s’kishin të sharë, ju faleminderit shumë edhe njëherë. Por sa për ato pamfletet që më thoni, për ato s’di asgjë. Bibla dhe Homeri ja këto janë librat e mija të preferuara.
Vani – ashtu qoftë, po prapë nuk bëj keq se përfitoj nga rasti që t’ju siguroj se ne, njerëzit e industrisë, jemi me ju. Vërtet, s’para marr vesh kush e di se sa nga lëvizja e yjeve dhe të planeteve por sidoqoftë për mua ju jeni një njeri që lufton për lirinë e të lëshuarit të ca lëndëve të reja që s’kanë qenë më parë. Merrni, bie fjala atë kultivatorin mekanik që kanë shpikur në Gjermani dhe të cilin ju na e përshkruat. Vetëm brenda vitit që shkoi në Londër dolën 5 libra për bujqësinë, kurse ne këtu do t’jua dinim për nder të na botonit të paktën ndonjë libër të vogël për ato kanalet e Holandës. Janë gjithë po ata zotërinj që ju nxjerri vështirësira juve, që nuk i lejojnë mjekët në Bolonjë të çajnë kufomat për studim.
Galilei – Juve Vani do t’jua dëgjojnë zërin.
Vani – Shpresoj. A e dini se në Amsterdam dhe në Londër ekzistojnë tani tregje parash dhe janë hapur ca shkolla profesionale? Atje dalin vazhdimisht në shtyp ca njoftime e lajme të reja të kohës? Kurse ne këtu s’jemi të lirë as të nxjerrim të holla. Këtu janë kundra ngritjeve të fonderive sepse thonë që grumbullimi i një grupi të madh punëtorësh në një vend të vetëm shpie gjoja në imoralitet. Unë solidarizohem plotësisht dhe tërësisht me ca njerëz të tillë siç jeni ju zoti Galilei. Në e patë që duan t’ju bëjnë ndonjë të keqe, mos harroni, ju lutem, se keni miq që ju përkrahin në të gjitha degët e tregëtisë dhe të industrisë. Duhet të dini se keni me vete të gjitha qytetet e Italisë Veriore.
Galilei – Me sa di unë askush s’ka ndërmend të më bëjë ndonjë të keqe.
Vani – Jo?
Galilei – Jo!
Vani – Sipas mendimit tim në Venedik ishit më i sigurtë. Ka ca më pak nga këto rrasot e zeza atje. Dhe që andej ju mund të bëni luftën tuaj. Unë kam këtu zoti Galilei një karrocë udhe dhe ca kuaj të mirë. Që ta dini.
Galilei – S’jam nga ata unë që arratisem. Rehati më pëlqen dhe e çmoj.
Vani – Dihet. Po pas atyre që më zuri veshi atje lart nuk pret puna. Nuk e di po, kam përshtypjen se ja pikërisht tani do kishte qenë më mirë që të ndodheshit larg Firences.
Galilei – Pallavra! Granduka është nxënësi im, dhe veç kësaj sido që të jetë puna nuk do të pranojë kurrsesi të më hedhin lakun në qafë.
Vani – Me sa e shoh zoti Galilei, nuk dini t’i dalloni mirë miqtë nga armiqtë.
Galilei – Po di ta dalloj fare mirë forcën nga dobësia. (I kthen kurrizin me rrëmbim dhe largohet).
Vani – Ashtu qoftë. U ndihtë e mira! (largohet).
Galilei – (Kthehet te Virgjinia) Çdonjeri në këtë vend pavarësisht në se e në çfarë ndien veten të fyer, do të më bëjë përfaqësonjës të tij. Dhe në se pa në ca çështje që mua nuk më interesojnë fare. Unë kam shkruar një libër mbi mekanikën e qiellit dhe kaq. Dhe çdo të bëjnë me të, mua kjo fort pak më intereson.
Virgjinia – (Me zë të lartë) Nuk e dinë që ti kritikove rëndë të gjithë ato që ndodhën natën e fundit të karnavaleve?
Galilei – Po, jepi mjaltë ariut, pa prit, në qoftë i uritur, të të hajë dhe krahun.
Virgjinia – (Me zë të ulët) Po nuk më thua, baba, Granduka tamam për sot të ka ftuar?
Galilei – Jo, unë vetë i dërgova fjalë se do të vija që të takohesha vetë me të këtu. Më tha t’i sillja librin. Ka paguar për të. Shih se mos zë dot ndonjë nga këta nëpunësit e lartë dhe qahu se po na lënë të presim shumë.
Virgjinia – (është shoqëruar nga ai tipi i dyshimtë, i afrohet njërit prej shërbenjësve të pallatit). Zoti Hinç o lartësia e tij është lajmëruar se im atë pret të takohet me të?
Nëpunësi – Ku ta di unë?
Virgjinia – Përgjigje është kjo?
Nëpunësi – Përgjigje, po.
Virgjinia – Duhet të tregoheni i njerëzishëm.
Nëpunësi i kthen kurrizin dhe thërret aty dikë, gjithë duke shkëmbyer here pas here ndonjë vështrim me tipin e dyshimtë.
(kthehet) Thotë se Granduka është akoma i zënë.
Galilei – Sikur diç më zuri veshi për çështjen e njerzillëkut. Si është puna?
Virgjinia – Jo, po vetëm e falënderova për atë njoftimin e tij të njerëzishëm. Hë, po nuk mund ta lesh këtu atë libër? Po humbet shumë kohë.
Galilei – Po filloj të pyes veten se sa vlen tani kjo kohë… Ndofta s’bëja keq të pranoja atë ftesën e Sagredos dhe të vija e të kaloja nja dy javë në Padua. Me shëndetin po si kam edhe aq mirë punët.
Virgjinia – Po pa librat ti s’rri dot.
Galilei – Një pjesë të asaj verës sicilishte mund ta ngarkojnë në dy a tri arka në karrocë.
Virgjinia – Duke thënë gjithmonë se s’mban po lëvize. Dhe mos harro pastaj se pallati të ka tre rroga borxh. Në kujton se do të të ndjekin me ato paratë nga pas, gabohesh.
Galilei – Po, ke të drejtë.
Kardinali – inkuizitor zbret shkallët. Duke kaluar pranë përkulet thellë përpara Galileit.
Virgjinia – Çfarë kërkon Kardinali inkuizitor babë këtu në Firence?
Galilei – Se di. Jo nuk po sillet pa respekt. E ja që bëra mirë që erdha në Firence dhe qëndrova gjatë këtyre viteve i heshtur. Këta më lëvduan dhe më stërlënduan kaq shumë se tani janë të detyruar të më pranojnë siç jam.
Nëpunësi – (thërret) Lartësia e tij Granduka.
Kozimo de Mediçi zbret shkallët. Galileo i del përpara. Kozimo qëndron një hop, duket pak i hutuar.
Galilei – Desha t’i dorëzoj Lartësisë tuaj dialogun tim mbi dy sistemet më të mëdha të botës…
Kozimo – Ah, po, si i kini punët me sytë?
Galilei – Jo fare mirë, Lartësia juaj. Në qoftë se Lartësia e saj më lejon unë kam këtu librin të cilin…
Kozimo – Gjendja e syve të tua më shqetëson. Po, më shqetëson në fakt. Ajo më tregon se ju e përdorni ndofta dylbinë me zell disi të tepruar, apo e kam gabim.
(Vazhdon udhën, pa zgjatur dorën të marrë librin).
Galilei – Nuk e mori librin, hë, po kjo?
Virgjinia – Baba, kam frikë.
Galilei – (Me zë të mbytur po i vendosur) Mos e bëj vetë. S’do të kthehemi në shtëpi, do të shkojmë fill te xhamprapësi Volpi. Jam marrë vesh me të, që në oborrin ngjitur me mejhanen aty te ndodhet vazhdimisht një qerre me ca fuçira bosh që mund të më nxjerrë jashtë qytetit.
Virgjinia – Pra, ti e dije se…
Galilei – Mos e kthe kokën.
Bëjnë të largohen.
Një nëpunës i lartë – (zbret shkallët) Zoti Galilei – jam ngarkuar t’ju ve në dijeni që oborri i Firences nuk është më në gjendje të kundërshtojë më gjatë inkuizicionit të Shenjtë i cili u fton për hetime në Romë. Karroca e Inkuizicionit të shenjtë, zoti Galilei, po ju pret.
12
Papa
Një sallë në Vatikan. Papa Urbani VIII (dikur kardinal Barberini) pret kardinalin inkuizitor. E veshin gjatë audiencës me rrobën e shenjtë.
Dëgjohen jashtë zhurmë dhe përplasje këmbësh.
Papa (me zë shumë të lartë) Jo! Jo! Jo!
Inkuizitori – Atëherë pra at i shenjtë ju dashki t’ja thoni këtë profesorëve të të gjitha fakulteteve, përfaqësonjësve të të gjitha urdhrave të shenjta dhe tërë klerit mbarë që kanë ardhur këtu mbushur zemrën me besim fëminor në fjalën e perëndisë të shfaqur në shkrimet e shenjta? Ata erdhën që të marrin nga shenjtëria juaj vërtetimin e besimit të tyre – dhe ju po doni t’ju thoni atyre se të thënat e shkrimeve të shenjta nuk duhen quajtur të vërteta.
Papa – Unë nuk lejoj që tabelat e përllogaritjeve të shkatërrohen. Jo!
Inkuizitori – Këta njerëz thonë se e keqja, e tërë e keqja ka ardhur nga këto tabela të përllogaritjeve dhe jo nga fryma e revoltës dhe e dyshimit. Por nuk është kështu, puna nuk është të llogaritet, nuk është te tabelat. Dhe këtë shqetësim që është në radhë të parë në mendjen e tyre po mbërrin mbi tokën e palëvizshme. Numrat na detyrojnë, thërrasin ata. Po që nga kanë dalë vallë këta numra? Të gjithë e dinë se burimi i tyre është tek dyshimi. Këta njerëz dyshojnë tani në të gjitha. Po mos vallë ne duhet ta ngremë shoqërinë njerëzore mbi themele të lëkundur të dyshimit dhe jo më si gjer tani mbi besimin. Ti je zoti im, po unë nuk e di unë dyshoj që kjo është një gjë e mirë. Kjo është shtëpia jote dhe kjo është gruaja jote po unë nuk e di, unë dyshoj në duhet a s’duhet të bëhen të miat. Dhe nga ana tjetër, dashuria e shenjtërisë suaj pa artin, të cilës i detyrojmë tërë ato koleksione të bukura, keqkuptohet këtu në një mënyrë të tmerrshme, të turpshme siç duket qartë nga mbishkrimet nëpër muret e shtëpive të Romës “Ato që i lënë Romës barbarët po ja rrëmbejnë tani Barberinët” Hë, po jashtë shtetit? Zotit i ka pëlqyer ta vërë në fronin e shenjtë në provë të rëndë. Politika spanjolle e shenjtërisë suaj nuk kuptohet nga ca njerëz që nuk janë aq mendjemprehtë sa duhej të qenë, ata shprehin keqardhjen e tyre për grindjet tuaja me perandorinë. U bënë 15 vjet tani që Gjermania është shndërruar në një kasaphanë, njerëzit vrasin njëri tjetrin me citate nga bibla në gojë. Dhe tani që një murtajë, nga lufta dhe nga reforma numri i të krishterëve ka rënë gjer në ca pak grushte njerëzish, në Europë hapet fjalë se ju gjoja keni lidhur me Suedinë luteriane një aleancë të fshehtë, me qëllim që të dobësoni perandorin katolik. Dhe në të njëjtën kohë këta matematikanë këta krimba të ndyrë, drejtojnë dylbitë e tyre drejt nga qielli dhe e njoftojnë Botën se shenjtëria juaj edhe këtu; në këtë hapësirë të fundit, në të vetmen hapësirë në të cilën akoma askush nuk ka futur hundët, edhe këtu i shkasin këmbët. Lind pyetja, që nga të ketë lindur vallë gjithë ky interesim i madh pa një shkencë të tillë abstrakte siç është astronomia, ç’rëndësi ka se si e tek vërtiten ato rruzuj atje lart? Ç’i hyn në thes kjo njeriut të thjeshtë? Tërë Italia gjer tek ai stallieri i fundit është molepsur nga shembulli i lig i këtij fiorentini dhe s’di tjetër veç të llapë tërë kohës për fazat e Venusit. Po hë për hë akoma askush s’ka nisur të vrasë mendjen njëherësh për të gjitha ato sa mbahen nëpër shkolla e gjetkë si ca të patundur, zgjedha e të cilës është kaq e rëndë për të duruar? Ç’do të ndodhte vallë sikur të gjithë këta njerëz të prirur për çdo mëkat dhe veprim do të zinin t’i besonin vetëm arsyes të tyre? Dhe si i çmenduri arsyen pikërisht në e shpall si instanca të fundit. Sapo që të vinin në dyshim Jesus Navinin e kishte ndaluar diellin, atë do t’i parashtronin atë dyshimin e tyre të ndyrë mbi autoritete të larta? Qëkur kanë filluar të çajnë në detet dhe më erdhi fjalë unë për këtë nuk kam ndonjë kundërshtim – kanë zënë dhe e mbajnë besimin tek një sferë prej bakri, të cilin e quajnë kompas dhe jo më tek zoti. Ky Galilei, që kur ishte djalë, fliste e shkruante për makinat, se me makina mund të bëheshin gjoja mrekulli. Çfarë mrekullira. Zoti tyre, sidoqoftë, nuk u duhet, por për çfarë mrekullira është tamam fjala? E sipërmja dhe e poshtmja do mos mund të dallohen këndej e tutje më, mes tyre do mos ketë më asnjë ndryshim. Aristoteli, me të cilin, ata, me që ra fjala, sillen si me ndonjë qen të ngordhur, ka thënë, dhe atë herë herë e citojnë, se atëherë druga e vegjës do të endtë vetë dhe harpa do të binte vetë, atëherë mjeshtëri nuk do të kishte nevojë për ndihmë dhe zotërinjtë nuk do të kishin nevojë për shërbëtorë. Dhe tani, atyre u duket, se ja kanë arritur më në fund kësaj kohe. Ky njeri e di mirë atë që bën kur i shkruan ato veprat e tij astronomike jo në gjuhën latine; por në gjuhën e popullit, në të folmen e shitësve të peshkut dhe të tregtarëve të leshit.
Papa – Kjo nuk flet sigurisht për një njollë. Do t’ia them…
Inkuizitori – Ca i ndreqën, ca i blen. Nëpër portet e Italisë së Veriut ato hartat e yjeve për lundrim të zotit Galilei kërkohen gjithnjë e me një këmbëngulje të madhe. Dhe në këtë pikë jemi të detyruar të lëshojmë pe, është dhe interesi në këtë mes.
Papa – Por këto harta janë përpiluar mbi bazën e tezave të tija heretike se këtu është fjala pikërisht për lëvizjen e disa yjeve, është fjala për në lëvizje e cila, po të mohohet doktrina e tij, del se është e pamundur. Ti dënosh këto doktrina dhe të pranosh pastaj, nga ana tjetër, ato hartat e tyre që rrjedhin syresh; kjo është kontradiktore, këto dy gjëra nuk mund të rrinë bashkë.
Inkuizitori – E përse do të mos rrinin? Në po ndryshe edhe nuk mund të veprojmë.
Papa – Më falni në se nuk po mund të përqendrohem dot në ato që po thoni, por kjo rrahje këmbësh po më bën nervoz.
Inkuizitori – Mbase ajo, shenjtëria juaj mund t’u flasë shumë më tepër nga unë. Mos është thënë që tërë këto njerëz të largohen me krimbin e dyshimit në zemër?
Papa – por fundja më në fund ky njeri është fizikanti më i madh i kohës është, drita, mburrja e Italisë. S’është ndonjë sharlatan dhe ka miq. Versajën. Oborrin vjenez. Ata do të thonë se kisha e shenjtë qenka bërë një gropë plehrash për paragjykime të mykura. Jo, nuk duhet vënë kurrsesi dorë mbi një njeri të tillë!
Inkuizitori – Praktikisht nuk është nevoja të shkojmë me të sa larg ai është që mund të bëjë mëkat. Do të thyhet menjëherë.
Papa – Po, vërtet, ia di lezetin të mirave të kësaj jete, më tepër se çdo gjë tjetër nga ata që njoh unë. Ai dhe kur mendon, me epsh mendon. Një verë të vjetër e një mendim të ri si thotë jo ai. Po sidoqoftë unë nuk dua në asnjë mënyrë një dënim të fakteve fizike. Nuk dua që të lindin ca parulla luftarake armiqësore: “Për kishën dhe për arsyen”. I dhashë leje që ta botojë librin e tij me kusht që në fund të shprehë bindjen se fjala e fundit i përket fesë dhe jo shkencës. Dhe si e mori këtë parasysh.
Inkuizitori – po si në ç’mënyrë se? Në librin e tij diskutojnë një budalla, i cili natyrisht mbron pikëpamjet e Aristotelit dhe një njeri i urtë i cili po sigurisht përfaqëson vetë zotin Galilei. Dhe kujt vallë ja vë në gojë atë vërejtjen përfundimtare që ju i kërkuat?
Papa – Hë, po kjo tani? Kush pra e fsheh atë mendimin tonë?
Inkuizitori – Jo ai njeriu i urtë.
Papa – Kjo s’ka dyshim është një paturpësi. Apo kjo zhurma në korridor nuk durohet. Tërë bota qënka mbledhur atje?
Një pauzë? Papa ka përfunduar tani veshjen.
Papa – E shumta që mund të lejoj, është që t’i tregohen, në rastin më të lig, veprat e torturës.
Inkuizitori – Kjo mjafton, Shenjtëria juaj. Zoti Galilei po merr vesh mirë nga veglat…
13
GALILEO GALILEI 6 – Mohon para inkuizicionit më 22 qershor 1933 teorinë e tij mbi lëvizjen e tokës.
Na pallatin e ambasadorit fiorentin në Romë. Nxënësit e Galileit presin ndonjë lajm. Murgu i vogël dhe Federconi lozin sipas mënyrës së re duke i lëvizur gurët në të gjitha drejtimet. Virgjinia është gjunjëzuar në një qoshe dhe falet.
Murgu i vogël – Papa nuk e priti. Diskutimet shkencore tani morën fund.
Federconi – Kjo ishte shpresa e fundit. Ishte pra e vërtetë ajo që i tha atëherë, kur qe akoma Kardinal Barberini: ne kemi nevojë për ty. Se ja tani është i tyre.
Andrea – Do ta vrasin.
Federconi – (i hedh një sy vjedhurazi) Thua?
Andrea – Po, sepse ai do të mos heqë dorë kurrë nga besimi.
Një pauzë.
Murgu i vogël – Kur nuk të zë gjumi natën të vijnë në kokë lloj lloj mendimesh të çuditëshme. Ja sonte natën, bie fjala, mendoja tërë kohës që s’bëri mirë që u largua nga Republika e Venedikut.
Andrea – Atje ai se shkruante dot librin e tij.
Federconi – Kurse në Firence po nuk e botoi dot.
Murgu i vogël – Hë dhe mendova akoma në se ndofta nuk do t’ia linin ndofta se atë gurin e vogël që mban përherë me vete në xhep, gurin e tij të provës.
Federconi – Aty ku do ta shpien; njerëzia shkon në ca rroba pa xhepa.
Andrea – (thërret) Jo këtë nuk e bëjnë dot këta! Por edhe sikur ta bëjnë, ai prapë nuk do të heqë dorë. “Kush nuk e njeh të vërtetën s’është veçse një injorant. Por kush e njeh dhe e quan të gënjeshtërt, ai është një kriminel”.
Federconi – As unë nuk e besoj, dhe do të doja, sikur ta bënte këtë, të mos rroja më, por ata kanë forcën.
Andrea – Me forcë nuk mund të bëhen të gjitha.
Federconi – Ndoshta.
Murgu i vogël – (me zë të ulët) E mbajtën në burg 23 ditë. Dje e morën në pyetje për herën e fundit. Dhe ja mblidhet sot këshilli (duke ngritur zërin ta dëgjojë Andrea) Kur dy ditë pas dekretit, erdha dhe i bëra një vizitë këtu, ulëm bashkë ja atje dhe ai më tregoi statunë e vogël të Prispit atje pranë orës së Diellit, në kopsht, ja duket fare mirë që këtej dhe krahasoi veprën e tij me një vjershë të Horacit ku nuk mund të ndryshojë asgjë, ku çdo gjë ishte ashtu siç duhej të qe. Foli për sensin e të bukurës që e shtynte të kërkonte të vërtetën. Dhe përmendi moton e njohur: Hiemet aestate, et prope et proval, usque dum vivam et ultra. (Në dimër dhe në verë, afër është larg, sa të rroj dhe pas vdekjes).
Andrea – (Murgut të Vogël) Ai ka treguar atij se si qëndronte përpara kolegjit roman sa kohë që ata eksperimentonin dylbinë e tij. Tregoja! (Murgu i vogël tund kokën) Mbajti një qëndrim të shkujdesur si përherë. Pështeti duart mbi çapoj, nxorri barkun jashtë dhe tha: Ju lutem të tregoheni i arsyeshëm, zotërinj! )Imiton, duke qeshur; Galilein).
Pauzë.
Andrea – (duke treguar Virgjininë) Ajo lutet të heqë dorë.
Federconi – Mos e ngit. Që kur erdhën dhe biseduan me të e humbi fare torruan. Kanë thirrur të vijë këtu nga Firencja rrëfenjësin e saj.
Hyn ai tipi i dyshimtë në pallatin e Grandukës në Firence.
Tipi i dyshimtë – Zoti Galilei do të jetë së shpejti këtu. Do të ketë nevojë për një shtrat.
Federconi – E liruan?
Tipi i dyshimtë – Pritet që zoti Galilei – të heqë dorë nga orën pesë në një seancë të Inkuizicionit. Atëherë do të bjerë kambana e madhe e Shën Markut dhe teksti i heqjes dorë do të lexohet botërisht.
Andrea – Unë këtë nuk e besoj.
Tipi i dyshimtë – Për shkak të turmës së madhe të njerëzve nëpër rrugë, zoti Galilei do të përcillet këtu në pallat që nga dera e pasme e kopshtit (largohet).
Andrea (duke ngritur befas zërin) Hëna është një Tokë dhe nuk ka dritë të vetën. Ashtu si Venusi nuk ka dritë të vetën. Dhe ashtu si Toka dhe vërtitet rreth diellit. Kurse rreth Jupiterit vërtiten katër hëna, të cilat ndodhen në lartësitë e yjeve të palëvizshëm, por ca nuk janë të ngulur në asnjë sferë. Dielli ndodhet në qendër të gjithësisë dhe nuk lëviz, kurse Toka po nuk është qendër dhe nuk është e palëvizshme. Të gjitha këto ai na i ka treguar.
Murgu i vogël – Dhe s’ka forcë në botë që ta bëjë të padukshme atë që tanimë u duk.
Heshtje.
Federconi – (Sheh në dritare orën me diell në kopsht) Ora pesë.
Virgjinia lutet me zë më të lartë.
Andrea – S’pres dot më. Ata po shtrembërojnë të vërtetën.
Andrea dhe Murgu i vogël zënë veshët. Por nuk dëgjojnë ndonjë kambanë. Pas një pauzë të vogël gjatë së cilës dëgjohet vetëm murmurima e Virgjinisë që lutet, Federconi tund kokën në shenjë mohimi. Andrea dhe murgu i vogël varin krahët poshtë.
Federconi – (me zë të ngjirur) S’ndihet asgjë. Ora pesë e tre minuta.
Andrea – Qëndroi.
Murgu i vogël – Nuk hoqi dorë.
Federconi – Jo. Oh, si lum unë.
Përqafohen. Gëzimi i tyre s’ka të përshkruar.
Andrea – Pra forca s’pin ujë. S’bëhen dot të gjitha me forcë. Injoranca u mund, ajo nuk paskej qenë e pamposhtme. Kështu pra: njeriu s’ka frikë si trembet vdekjes.
Andrea – Po sot çdo gjë ndryshoi. Njeriu ngriti kokën. I sfilitur nga vojtjet, ai thotë mund të rroj. Çfitore e madhe u arrit nga që një njeri tha: jo!
Atë çast dëgjohet tingëllima e këmbanës te katedrales së Shën Markut. Të gjithë ngrinë në vend.
Virgjinia – (ngrihet) Kambana e Shën Markut! Shpëtoi nuk u mallkua!
Nga rruga vjen zëri i tellallit që lexon heqjen dorë të Galileit
Zëri i tellallit – “Unë Galileo Galilei, mësues i matematikës dhe i fizikës në Firence heq dorë nga ato që kam pohuar se Dielli vërtitet gjoja rreth qendrës së Gjithësisë dhe qëndron në vend pa lëvizur. E mohoj këtë, dhe i mallkoj me zemër të qëruar dhe me besim të sinqertë të gjitha këto lajthitje dhe herezi ashtu sikundër dhe çdo lajthitje e mendim tjetër që vjen në kundërshtim me kishën e shenjtë”.
Errësohet. Kur bëhet përsëri dritë dëgjohet akoma tingëllima e këmbanës e cila pastaj pushon. Virgjinia ka dalë. Nxënësit e Galileit kanë mbetur aty.
Federconi – Ai kurrë s’ta shërbyer punën siç duhet. Ti s’je në gjendje të blesh as një palë pantallona dhe as t’i shtypesh veprat e tua. Ke duruar e ke duruar tërë kohës vetëm se kjo ishte një punë për shkencën”.
Andrea – (me zë të lartë) Mjerë ai vend, që nuk ka heronj.
Hyn Galileu. Ka ndryshuar aq shumë gjatë procesit sa s’njihet pothuajse fare. Ai i dëgjoi fjalët e Andreas. Past një hop në prag të derës që ta përshëndesin. Por nxënësit zmbrapsen prej tij dhe ai kalon ngadalë; me hapa të pasigurta, nga që s’sheh mirë nga sytë, vete tek një karrige dhe ulet.
Nuk e shoh dot le të shporret.
Federconi – Qetësohu.
Andrea – (I thërret Galileut) Shpëtove plëncin tënd të shtrenjtë.
Galilei – (I qetë) Nëmëni një gotë ujë.
Murgu i vogël i sjell Andreas një gotë ujë. Askush sia var tani Galileit; i cili, i tkurrur dhe i heshtur, vë veshin në përgjim. Dëgjohet prapë zëri i tellallit.
Andrea – Po të më ndihni, jam prapë në gjendje të lëviz.
Murgu dhe Federconi i ndihnin Andreas që të bëjë për nga dera. Dëgjojnë zërin e Galileit dhe ndalen.
Galilei – Jo! Mjerë ai vend, që ka nevojë për heronj.
Bie perdja
Përpara perdes së rënë lexojnë:
Mos vallë nuk është e qartë se një kalë që bie nga një lartësi prej tri a katër bërryle mund të thyejë këmbët, ndërsa një qen do mos pësonte gjë, si gjithashtu sa edhe një mace që do të binte nga një lartësi tetë a dhjetë bërryle, a një karkalec që do të binte nga maja e një kulle dhe një milingonë po gjer edhe nga hëna. Dhe ashtu sikundër dhe kafshët e vogla që janë përafërsisht më të forta dhe më solide se sa të mëdha, ashtu po dhe bimët e vogla mbahen më mirë. Një lis dyqind bërryle i gjatë nuk mund të ketë degët e tij në përpjestim me një lis të vogël dhe natyra nuk mund ta lerë një kalë të bëhet i madh as njëzet kuaj bashkë dhe as një gjigand që të rriste dhjetë herë në madhësi, pa ndryshuar përpjesëtimin e gjymtyrëve veç atë të eshtrave, të cilat do të duhej të forcoheshin përtej një trashësie të përpjesshme.
Mendimi i zakonshëm se makinat e mëdha dhe ato të voglat janë gjithë po aq të forta, del qartë pra se është i gabuar.”
Galilei “Discorsi”
4
1633-1642. Galileo Galilei rron me një shtëpi fshati në afërsi të Firences, duke qenë gjersa vdiq rob i inkuizicionit. “Discorsi”)
Një dhomë e madhe me tryezë, kolltuk lëkure; dhe një glob. Galilei, plak dhe gjysëm i verbër tani, zhvillon tepër i vëmendshëm një eksperiment me një rruzull prej druri varur mbi një pështetje të përkulur, në paradhomë është ulur e ruan një prift. Dikush troket në derë. Prifti e hap derën dhe hyn një fshatar që mban në dorë dy pata të rrjepura. Virgjinia del nga kuzhina. Tani është një grua rreth të dyzetave.
Fshatari – M’është thënë t’i dorëzoj këtu.
Virgjinia – Nga kush? Nuk e di të kem porositur ndonjë patë.
Fshatari – Kam urdhër të të përgjigjem nga shtegtar.
Del Virgjinia vështron patat e habitur. Prifti ja merr nga dora dhe i heton me mosbesim. Pastaj ka then i qetë dhe ajo ja shpie; zënë për zverku, në dhomën e madhe tek Galileu.
Virgjinia – Një shtegtar ta dërgon këtë peshqesh.
Galilei – Ç’është ajo Virgjinia – Nuk qenka i zoti t’i shohësh?
Galilei – Jo (afrohet) Pata. Mos thoshte se kush i dërgon?
Virgjinia – Jo.
Galilei – Ia merr nga dora. E rëndë. Nuk do të bënja keq, thua, ta haja ja tani pak nga kjo.
Virgjinia – S’ke përse të jesh akoma i uritur. Tashti porsa hëngre darkën. Dhe s’më thua ç’të kanë prapë sytë? Mos e shihje dot ca andej nga tryeza?
Galilei – Ti je hije.
Virgjinia – Po, jam në hije. (del me gjithë patat)
Galilei – Thuaj t’i bëjë me mollë.
Virgjinia – (murgut) Duhet të thërras doktorin e syve. Babai s’mundi t’i shohë patat dot as nga tryeza.
Murgu – Për këtë duhet një autorizim i Monsinjor Karpul. Prapë vete e shkrojti.
Virgjinia – Ma diktoi mua librin kot më pyesni se e dini mirë. Ju kini faqet 131 dhe 132 dhe ato më të fundit.
Murgu – Është skile i vjetër ai.
Virgjinia – S’po bën asgjë jasht rregullave. Pendimi i tij është i qartë. Unë mbikëqyr vazhdimisht (i jep patat). I thoni atyre atje në krahinë t’ia pjekin mëlçinë me ca mollë dhe ca qepë. (kthehet përsëri në dhomën e madhe). Dhe tani hajt të kujdesemi për sytë tonë, të lënë topthin rehat, mjaft u tororise me ta dhe të ma diktojshe nga letra jonë e përjavshme e kryepeshkopit.
Galilei – E ndjej veten më mirë. Na lexo ndonjë gjë nga Horaci.
Virgjinia – Gjer dhe javën që shkoi Monsinjor Karpule të cilit ne po i detyrohemi shumë, më thoshte se kryepeshkopi e pyet vazhdimisht si të duken ato citatet dhe pyetjet që të dërgon. (Ulet dhe bëhet gati të shkruajë).
Galilei – Po. (dikton) Jam dakord me propozimin e Kardinal Spoletit lidhur me litar barazit rebele, dhe pikërisht që është shumë mirë t’i japësh të afërmit nga në emër të dashurisë së krishterë një çorbë që të mbushin barkun se sa t’u paguhej një shumë e madhe të hollash për ato litarët e tyre për anije e kambana. Sepse duket më i urtë të forcohet besimi i tyre se makutëria e tyre. Shën Pavli thotë: Vepra e mirë nuk humbet kurrë. Hë qysh të duket?
Virgjinia – E mrekullueshme baba!
Galilei – Po nuk të duket se mund të nuhasin ndonjë ironi, ç’thua?
Virgjinia – Jo, kryepeshkopit do t’i bëhet qejfi shumë. Është aq njeri praktik si…
Galilei – Po bëj ashtu si më thua ti. Hë, ç’vjen më tej?
Virgjinia – Kur jam i dobët, atëherë jam i fortë.
Galilei – Nuk do të kompromentojmë.
Virgjinia – Po përse?
Galilei – Ç’vjen tjetër më poshtë?
Virgjinia – Nga letra e tretë e Apostol Pavlit drejtuar efeseve: … e ta kuptoni se që të duash krishtin është shumë më shumë nga çdo dituri”.
Galilei – E falënderoj veçanërisht hirësinë tuaj për atë citatin hyjnor nga letra e efeseve. I nxitur prej saj unë gjeta në veprën tonë të pakrahasueshme edhe këtë (citon përmendësh) Atij të cilit i flet fjala e përjetshme është e lirë nga shumë pyetje “A kam leje, t’u shprehem me këtë rast për ca çështje të miat personale? Mua vazhdojnë të më qortojnë akoma që shkrova një herë një libër mbi planetet dhe yjet në gjuhën e popullit. Kjo nuk do të thoshte aspak se, duke vepruar në këtë mënyrë, unë kisha ndërmend të propozoja se librat mbi ca tema shumë të rëndësishme, si bie fjala, teologjia, të shkruheshin në zhargonin e shitësve të makaronave. Argumenti në mbrojtje të shërbesës fetare në latinisht, sipas të cilit duke qenë se kjo gjuhë është universale atëherë po të gjithë popujt e botës e dëgjojnë meshën e shenjtë në një mënyrë identike, më duket mua si jo krejt e goditur, meqenëse ca njerëz të pakët dhe ca qesëndisës të cilët po dihet kanë një arrogancë që s’do t’ia dijë hiç për asgjë këta ca njerëz të tillë, mund të bëjnë vërejtjen, them se në këtë mënyrë asnjeri nga popujt do mos kuptojë dot në këtë mënyrë dhe tekstin. Unë, për veten time jam gjithmonë i gatshëm të heq dorë nga çdo të kuptuar i lehtë i gjërave të shenjta. Latinishtja e Amvones që e ruan dhe e mbron të vërtetën e përjetshme të kishës kundër kureshtjes së njerëzve të paditur, lind besim; kur shqiptohet nga priftërinjtë të dalë nga gjiri i klasave të ulëta me theksin dhe të folmeve vendëse. Jo, prishe këtë.
Virgjinia – Të gjitha?
Dikush troket në derë. Virgjinia del në paradhomë.
Murgu hap derën. Është Andrea Sarti. Tani është një meso burrë.
Andrea – Mirëmbrëma. Kam ndërmend të largohem nga Italia e të vete në Hollandë që të merrem atje me punë shkencore dhe më kanë lutur që duke kaluar këtej të kthehem e të shoh dhe diç t’u tregoj pastaj për ta.
Virgjinia – Nuk e di në ke dëshirë të të takojë. Ti s’ke ardhur kurrë asnjë herë gjer tani.
Andrea – Pyete.
Galilei e njeh Andrean nga zëri, po nuk lëviz nga vendi. Virgjinia hyn brenda dhe i afrohet.
Galilei – Andrea është?
Virgjinia – Po. Ta dëboj?
Galilei – (Pas një pauze) Thuaj të hyjë brenda.
Virgjinia i prin Andreas brenda.
Virgjinia (murgut) – s’vjen ndonjë rrezik nga ky. Një rrens një kohë ish nxënësi i tij, kështu që tani është armik i tij.
Galilei – Virgjinia – Na ler vetëm, Virgjinia.
Virgjinia – Dua të dëgjoj se çdo të na tregojë (ulet).
Andrea – Si jeni, si shkoni (ftohtë).
Galilei – Afrohu. Hë ç’bën ti? Më fol për punën tënde. Kam marrë vesh se merresh me hidraulikë?
Andrea – Fabricius në Amsterdam më porositi të informohem se si jeni.
Pauzë.
Galilei – Mirë jam. Kujdesen shumë për mua.
Andrea – Më vjen mirë që mund t’i tregoj ATIJ SE JENI MIRË.
Galilei – Fabricius do të gëzohet kur ta marrë vesh. Dhe ti po dhet ta informosh se duhet të rrojë me të gjitha komoditetet e do.. Me thellësinë e pendimit tim, kam mundur të merrem me sy të mirë nga eprorët e mi gjer në atë pikë sa që të lejohem të merrem nën kontrollin fetar, e në një shkallë modeste, me punë shkencore.
Andrea – Po, dhe ne kemi marrë vesh se Kisha është e kënaqur deri tani me ju. Nënshtrimi juaj i plotë e ka bërë punën e vet. Thuhet se autoritetet kishtare kanë konstatuar me kënaqësi se falë nënshtrimit tuaj në Itali nuk është botuar më mbi tezat e reja as edhe një vepër.
Galilei – (Duke vënë veshin në përgjim) Mjerisht ka vende që i vidhen tutelës së kishës. Kam frikë se këto doktrina të dënuara atje vazhdojnë të zhvillohen.
Andrea – Heqja dorë nga ana juaj ngjalli dhe atje ca pasoja që e gëzuan kishën.
Galilei – Vërtetë? (Pauzë) Ç’keni ndonjë të re nga Dekarti në Paris?
Andrea – Kur mori vesh se hoqët dorë e kyçi thellë atë traktatin e tij mbi natyrën e dritës në një sirtar.
Një pauzë e gjatë.
Galilei – Jam në merak për disa nga miqtë e mi shkencëtarë të cilët i kam udhëhequr dikur në rrugën e gabimit. Kam marrë të paktën mësim nga ko që hoqa dorë unë?
Andrea – Që të kem mundësi të merrem me punë shkencore, po gatitem të shkoj në Hollandë. Nuk u lejojnë buajt, atë që nuk i lejojnë Jupiteri.
Galilei – E marr vesh.
Andrea – Federconi pastron prapë thjerzat, diku në një dyqan në Milano.
Galilei – Ai s’di latinisht. (qesh)
(Pauzë)
Andrea – Fulgacio, si murgu ynë i vogël hoqi dorë nga kërkimet dhe u kthye përsëri në gjirin e kishës.
Galilei – Po.
Pauzë.
Galilei – Eprorët e mi parashikojnë se së shpejti do të shërohem krejt shpirtërisht. Në këtë drejtim po korr ca suksese shumë më të mëdha se ç’pritej.
Andrea – Ashtu.
Virgjinia – Zotit i qofshim falë.
Galilei – (me të ashpër) Virgjinia çap e hidhu një sy patateve.
Virgjinia ngrihet e del me inat. Kur kalon pranë tij murgu i flet.
Murgu – Ai njeri s’më pëlqen.
Virgjinia – S’është i rrezikshëm. Ju po e dëgjoni bisedën. (Duke u larguar) Na kanë sjellë ca djathë dhie.
Murgu i bie pas
Andrea – Duhet të udhëtoj tërë natën që të arrij kufirin. Mund të ngrihem?
Galilei – Nuk e di Sarti përse ke ardhur… Që të më shqetësosh? Unë rroj i matur dhe mendoj i matur, që kur jam këtu. Por, ndodh herë herë që zë dorë prap pa dashur nga ato të vjetrat.
Andrea – Unë nuk desha t’ju shqetësoj, zoti Galilei.
Galilei – Barberini tha se kjo punë të ngjitet dhe s’të ndahet më keq se zgjebja. Ai s’ka mundur t’i shpëtojë asaj as vetë. Ka shkruar prapë.
Andrea – Vërtet?
Galilei – Mbarova së shkruajturi “Discorsin”
Andrea – Si thatë? Bisedën. Bisedën mbi dy degët e reja të shkencës: Mekanikën dhe ligjin e rënies së trupave? Këtu?
Galilei – Oh, këta këtu s’ma kursejnë as letrën as penën. Eprorët e mi s’janë hiç budallenj. Ata e dinë se njerëzve i rrënjosur nuk zhduket dot as me sot as me . Ata më mbrojnë nga pasojat e këqija, duke më marrë e duke më fshehur çdo faqe të re.
Andrea – O zot i madh!
Galilei – The gjë?
Andrea – Po ju lënë të rrihni ujë në havan! Ua japin atë letrën dhe atë penën sa të qetësoni veten! Po si jeni i zoti dhe të shkruani atëherë duke ditur si është puna?
Galilei – Oh unë jam rob i zakoneve të mia.
Andrea – “Discorsi” në duar të priftërinjve! Ndërsa Amsterdami, Lioni dhe Parisi janë të uritur për to.
Galilei – Po ja sikur e dëgjoi Fabriciun tek qahet e rënkon duke rrahur me grusht kraharorin e majmë; për vete më ndodhet jashtë rrezikut në Amsterdam.
Andrea – Dy degët e reja të janë njëlloj pothuaj sikur të kenë humbur!
Galilei – Por si ai si të tjerët do të ngrihet zemra peshë padyshim kur të marrin që unë i vura në rrezik mbeturinat e mjera të komoditetit tim dhe nxora një kopje, fshehurazi, si të thuash, nga vetja ime, duke përfituar nga grimcat e fundit të dritës së këtyre gjashtë muajve të fundit.
Andrea – Keni nxjerë një kopje thatë?
Galilei – Mendjemadhësia s’më ka lënë gjer më sot që të zhduk.
Andrea – po ku e kini?
Galilei – “Dhe në mashtroftë syri yt, nxirre dhe hidhe tej”. Ai që i ka shkruar këto fjalë, ia dinte mirë rehatit nga unë. Për mendimin tim është kulmi i budallallëkut t’ua japësh atyre këto dorëshkrime. Dhe meqenëse unë po nuk dita të mbaja veten larg nga çdo punë shkencore, atëherë po mund ta merrni.. kopja në fjalë ndodhet në glob. Në qoftë se vendos ta shpiesh në Hollandë atëherë po mban mbi veten tënde tërë përgjegjësinë. Në këtë rast do të thuash se e ke blerë nga dikush që kish mundësi të konsultohej me origjinalin në Kolegjin e shenjtë.
Andrea shkon te globi. Nxjerr kopjen që andej.
Andrea – “Discorsi”! (E shfleton dorëshkrimin).
Andrea – (lexon) “Unë i kam vënë vetes për detyrë që ta krijoj një shkencë të re që do të mirret me një fenomen fort të vjetër, lëvizjen. Me anë të eksperimenteve mund atë zbuloj disa veti të saj mjaft të rëndësishme.
Galilei – Diç duhej të bëja dhe unë me kokën time.
Andrea – Po kjo do të verë themelet e një fizike të re.
Galilei – Fute në gji.
Andrea – Kurse ne mendonim se ju kishit dezertuar. Dhe unë isha ai që më tepër nga të gjithë e kam ngritur zërin kundër jush.
Galilei – Këtë e kam marrë vesh. Unë të mësova ty shkencën dhe mohova të vërtetën.
Andrea – Po kjo tani i ndryshon të gjitha. Të gjitha.
Galilei – Ashtu?
Andrea – Ju e fshihnit të vërtetën. Nga armiku. Ashtu dhe në fushën e etikës ju na latë në një shekull prapa.
Galilei – Na e sqaro këtë, Andrea.
Andrea – Bashkë me njerinë e rrugës ne thonim që “Ai më mirë vdes se sa të heqë dorë” – Ju u kthyet “Hoqa dorë do të rroj” “Duart tuaja janë të fëlliqura. “U thamë ne. Më mirë të fëlliqura, se sa bosh…”
Galilei – “Më mirë të fëlliqura se boshe” Tingëllon ca si realiste. Tingëllon ashtu siç më pëlqen mua. Shkenca moral i ri.
Andrea – Duhej ta kisha kuptuar këtë më parë nga të tjerët. Isha një 20 vjeç kur ju i shitët senatit të Venedikut një dylbi të shpikur nga të tjerët dhe ja unë pashë se ju ditët të gjenit për këtë instrument një zbatim të pavdekshëm. Miqtë tuaj tundin kokën kur ju shihnin duke u përkulur përpara një fëmije në Firence, por veç shkenca fitoi kështu një euditor. Ju jeni tallur gjithnjë me heronjtë. “Njerëzit që vuajnë, më mërzitin” thonit. Dhe fatkeqësitë, thonit, akoma, janë rrjedhim i llogarive të gabuara dhe kur ke të bësh me pengesa, në këtë rast largësia më e shkurtër mes dy pikave mund të ndodhë që të jetë gjithashtu një kurbë”.
Galilei – Po më kujtohet.
Andrea – Dhe ndaj pra atëherë në Vitin 33 kur e patë më vend të hiqnit dorë nga një tezë popullore e doktrinës suaj, unë duhet ta kisha kuptuar që ju e bënit vetëm për t’u larguar e t’i vidheshit një beteje politike fare pa shpresa dhe të vijonit kështu punën tuaj të vërtetë shkencore.
Galilei – E cila qëndron…
Andrea… Në studimin e vetive të lëvizjes, e cila po është nëna e makinave të cilat mund ta bëjnë tokën kaq të rehatshme sa që mund të heqësh dorë nga qielli.
Galilei – Dhe!
Andrea – Ju fituat kështu kohën e nevojshme për krijimin e një vepre shkencore të cilën vetëm ju mund ta shkruanit. Ndërsa sikur nga dëshira e lavdisë, t’i kishit sosur ditët tuaja mbi një turrë dru, atëherë fitimtarë do të jenë ata.
Galilei – Ata po dhe janë fitimtarë. Dhe nuk ekzistojnë të tilla vepra shkencore të cilat mund t’i krijojë një njeri i vetëm.
Andrea – Po përse paskeni hequr dorë atëherë?
Galilei – Hoqa dorë sepse kisha frikë nga dhimbjet.
Andrea – Jo!
Galilei – Ata më treguan veglat e torturës.
Andrea – Pra nuk kishte në mes asnjë plan.
Galilei – As edhe një.
Pauzë.
Andrea – (me zë të lartë) Shkenca njeh vetëm një urdhër: Kontributin shkencor.
Galilei – Atë unë e dhashë. Mirë se urdhërove në hendekun e ujit, o vëllai im në shkencë dhe kushëriri im në tradhti… E ha peshkun? Unë kam peshk. Po era e qelbur që ndien, nuk vjen nga peshku, jo po nga unë. Unë shes, ti blen. O ngasje pamposhtëme e librit, e plaçkës së shenjtë. Nga kjo të thahet goja dhe heshtin të gjitha mallkimet. Bekuar qoftë kjo shoqëria jonë prej batakshish, pre pone-pilotësh. Një rrezik që dridhen nga frika e vdekjes.
Andrea – Frika e vdekjes është gjithshka njerëzore. Dobësitë njerëzore nuk kanë të bëjnë me shkencën.
Galilei – Jo, Sarti im i dashur, unë dhe kështu siç jam tani them se mund t’u tregoj ca gjëra që lidhen me shkencën që ju i kini ushtuar veten
(Hyn Virgjinia me një pjatë)
(Lidh duart mbi bark dhe flet me ton akademik) Gjatë orëve të mia të lira, dhe orë të lira tani kam plot, kam studiuar rastin tim nga shumë pikëpamje dhe jam menduar thellë mbi mënyrat sipas të cilës bota e dijetarëve, në të cilën nuk bëj më pjesë, do të më gjykojë. Një tregtar leshi, edhe ai po duhet të përkujdeset të blejë më lirë dhe të shesë më shtrenjt po edhe sidomos që tregtia e leshit të mund të zhvillohet pa pengesa. Ndaj pra dhe të ndjekurit e shkencës, kërkon një guxim të jashtëzakonshëm. Shkenca ka të bëjë me një dituri e cila përftohet përmes dyshimit. Duke krijuar një dituri për të gjithë dhe mbi të gjithë ajo priret të vejë të gjitha në dyshim. Por rreth pjesës më të madhe të popullsisë princërit, çifligarët dhe priftërinjtë krijojnë një mjegull vezulluese e mjegull bestytnish dhe fjalësh të vjetra, një mjegull që i fsheh makinacionet e këtyre njerëzve. Skamja e disave është e moçme sa malet, dhe që nga maja e katedrave ajo shpallet gjithë po aq e shkatërrueshme sa dhe malet. Arti ynë i të dyshuarit është përhapur në shumë popuj. Ata na e shkulën teleskopin nga dora dhe e drejtuan nga shtypësit e tyre. Dhe këta njerëz egoistë dhe mizorë të cilët i kanë përvetësuar si të panginjur frytet e shkencës për veten e tyre. Dhe këta njerëz egoistë ndjen befas vështrimin e ftohtë, hetonjës së shkencës, drejtuar nga skamja 200 mijë vjeçare por artificiale e cila po rezulton se mund të zhduket, po të zhduken shtypësit. Ata na mbuluan me kanosje dhe me ryshfet, para të cilave, shpirtrat e dobët nuk mund të rezistojnë. Por a mund t’i kthejë kurrizin në pjesën më të madhe të popullit dhe e vazhdojnë të mbetemi prapë shkencëtarë? Lëvizjet e trupave qiellorë janë bërë tani më të qartë por lëvizjet e zotërinjve për popullin kanë mbetur akoma të palëvizshme. Lufta për matjen e diellit u fitua falë dyshimit, por se falë besimit lufta e amvisës romane për qumësht është prapë e humbur. Shkenca, Sarti ka të bëjë me të dyja ato luftëra. Njerëzimi, duke u penguar në këtë mjegull mijëvjeçare paragjykimesh dhe fjalësh të moçme, tepër i paditur që t’i shfrytëzojë plotësisht forcat e tij; nuk është në gjendje gjithashtu të shfrytëzojë gjithashtu se ato forca të natyrës që zbulohen përpara tij. Cili është qëllimi i punës tuaj? Unë mendoj se qëllimi i vetëm i shkencës është lehtësimi i jetës së vështirë të njeriut. Dhe në qoftë se shkencëtarët, të frikësuar nga sundimtarët e tyre egoistë, do të kënaqen vetëm duke grumbulluar dituri për hir të diturisë, atëherë shkenca mund të mbetet uloke dhe makinat e tuaja të reja do të sjellin vetëm vojtje të reja. Me kalimin e kohës do të zbulohen të gjitha sa mund të zbulohen, porse përparimi juaj në shkencë do të mund të jetë vetëm një përparim që do t’u largojë nga njerëzimi. Dhe hendeku mes juve dhe njerëzimit mund të bëhet një ditë prej ditësh aq i thellë, sa që britmës se ngazëllimit tuaj për ndonjë zbulim të ri, do t’i përgjigjet një ulurimë e përbotshme tmerri. Unë, si shkencëtar kam patur mundësira që si ka patur kurrë asnjeri tjetër veç meje. Në kohën time astronomia zbriti në treg. Në këto rrethana krejt të jashtëzakonshme, qëndresa e një njeriu do të kish sjellur si pasojë tronditje të madhe. Sikur unë të kisha qëndruar atëherë – shkencëtarët – hulumtonjës të natyrës, do të mund të përpunonin diçka si betimin e hipokratit të mjekëve betimin solemn që ti përdorin dituritë e tyre vetëm për të mirën e njerëzimit. Kurse brenda kushteve që janë krijuar tani mund të shpresohet, në rastin më të mirë, në një brez shpikësish xhuxhmaxhun të cilët mund të pajtohen për t’i shërbyer se çfarëdo lloj qëllimi. Dhe përveç kësaj mbi të gjitha Sarti, unë u binda se nuk më kanos kurrë asnjë rrezik. Vite me radhë unë isha gjithë po aq i fuqishëm sa qenë dhe autoritetet. Por unë ua dhashë dituritë e mia sundimtarëve që t’i përdorin që të mos i përdorin, që t’i keqpërdorin, ashtu si u shkon përshtat qëllimeve të tyre. Unë e tradhtova profesorin tim. Një njeri që bën ata që kam bërë unë, nuk mund të durohet kurrsesi në radhët e njerëzve të shkencës. Virgjinia i ka dëgjuar të gjitha këto pa lëvizur pjatën mbi tryezë.
Virgjinia – Porsa je pranuar në radhën e besimtarëve.
Galilei – Ashtu vërtet. Hë dhe tani dua të ha.
Andrea i zgjat dorën? Galilei e shikon por nuk e shtrëngon.
Ti je dhe vetë mësues tani. Si pra ta bën zemra të shtrëngosh një dorë si kjo e imja? (Vetë në tryezë) Se ç’qe një shtegtar që më dërgoi dy pata. Kam mbetur gjithmonë si ngrënësi i madh që kam qenë.
Andrea – Po nuk mendoni tani se ka ardhur një kohë e re?
Galilei – Jo, këtë prapë e mendoj. Ajo erdhi vërtet. Kij kujdes kur të kalosh pranë Gjermanisë me të vërtetën fshehur në gji.
Andrea – (Nuk i bën zemra të largohet) Përsa i përket vlerësimit që i bëtë autorit për të cilin biseduam nuk di ç’të them. Por nuk mund të besoj që ajo analizë juaj asgjësonjëse do të jetë fjala e fundit në atë çështje.
Galilei – Ju faleminderit, zot (fillon të hajë).
Virgjinia – (duke shoqëruar Andrean) Nuk më vjen mirë kur vinë e vizitojnë ca të vjetër… Atij si bën mirë se tronditet
(Andrea largohet. Virgjinia kthehet)
Galilei – Si mendon, kush të na i ketë dërguar vallë këto patat?
Virgjinia – Andrea jo.
Galilei – Jo ndofta ai. Si është nata sot.
Virgjinia – (në dritare) E kthjellët.
15
1637. Libri i Galileit “Discorsi” i kalon kufirin Italian.
Një qytet i vogëlth në Itali. Mëngjes. Tek zbarra e doganës luajnë ca fëmijë. Andrea pret së bashku me karrocierin gjersa rojet e kufirit të kontrollojnë dokumente të tij. Ulet mbi një sënduk të vogël dhe lexon dorëshkrimin e Galileit. Në anën tjetë të zbarrës duket një karrocë udhëtimi.
Fëmijët këndojnë: Maria mbi një gur ndenji
Kish veshur një këmishëz trëndafili
Këmisha ish e grisur
Por kur erdhi dimri i ftohtë
Ajo veshi prapë atë këmishë
E grisur s’do të thotë e shqyer… (100, 149, 106)
Roja e kufirit – Ç’është arsyeja që largoheni nga Italia?
Andrea – Jam shkencëtar.
Roja e kufirit – (shkronjësit) shkruaj: arsyeja e largimit, shkencëtar. Duhet t’ju kontrolloj plaçkat (rrëmon nëpër plaçka).
Çunaku i parë (Andreas) Nuk duhet të rrini këtu (tregon kasollen përpara së cilës Andrea është ulur) Atje banon një shtrigë.
Çunaku i dytë – Marina plakë nuk është hiç fare shtrigë.
Çunaku i parë – Të të spërdredh dorën?
Çunaku i tretë – Ajo është shtrigë që çke me të. Natën ajo fluturon në ajër.
Çunaku i parë – Sikur të mos kishte qenë shtrigë përse në qytet s’i jep askush asnjë pikë qumësht?
Çunaku i dytë – Si fluturoka ajo në ajër. Këtë se bën dot asnjënjeri! (Andreas) pse, mund të fluturojë njeriu?
Çunaku i parë – (duke treguar të parin) Ai quhet Xhuzepe. Ai s’di asgjë sepse nuk shkon në shkollë, ai i ka të grisura pantallonat.
Roja i kufirit – Ç’libër është ai?
Andrea – (pa ngritur kokën) Ky është një libër i Filozofit të madh Aristotel.
Kufitari (me mosbesim) po ky tani ç’është?
Andrea – Ai ka vdekur që kur.
Fëmijët ecin duke përqeshur Andrean, duke parë pëllëmbët e tyre të duarve sikur të qenë libër lexonin ashtu duke ecur.
Kufitari (shkronjësit) Pa shih se mos ka gjë aty për fenë.
Shkronjësi – (duke shfletuar dorëshkrimin) S’po gjej dot gjë.
Kufitari – Po, kot sa të kërkosh s’ka njeri që t’i nxjerrë sheshit ato që do të fshehë. (Andreas) duhet të vini një firmë që ju kontrolluam të gjitha.
Andrea ngrihet e i pa vendosur dhe, duke vazhduar të lexojë largohet, hyn bashkë me kufitarin në atë shtëpinë aty.
Çunaku i tretë – (duke i treguar kufitarit sëndukun) Këtu ka diçka e shikon.
Shkronjësi – Po pak më parë nuk qe?
Çunaku – e solli shejtani? Është sënduku i tij.
Çunaku – Jo ç’thua kështu ky është sënduku i atij shtegtarit.
Çunaku i tretë – Unë për veten time nuk shkoj atje. Ajo u ka bërë kuajve të Passit magji. Pas borës unë i pashë vetë nga një vrimë në çati dhe i dëgjova se si kolliteshin.
Shkronjësi – (i afrohet sëndukut por ngurron dhe kthehet) Djallo punë. E po fundja më në fund ne si dalim do t’i kontrollojmë të gjitha? Edhe kjo na duhej. Kthehet Andrea me një kanë me qumësht. Ai ulet përsëri mbi sënduk dhe vazhdon të lexojë.
Kufitari – (del fill pas tij me ca letra në dorë) Mbylle prapë arkën. Hë i kontrollove të gjitha?
Shkronjësi – Të gjitha!
Çunaku i dytë – (Andreas) Ju jeni dijetar, apo jo? atëherë pa na thoni, a fluturon dot njeriu në ajër?
Andrea – Prit pak.
Kufitari – Mund të kaloni.
Karrocieri merr arkën. Andrea ngre sëndukun dhe bën të largohet.
Kufitari – Ndal, po ai sënduk tani çështë?
Andrea – (duke u zhytur prap në leximin e dorëshkrimit) Me libra.
Çunaku i parë – Është sënduku i shtrigës.
Kufitari – Gjepura. Qysh mund ta magjepsi dot ajo një sënduk?
Çunaku i tretë – Kur e ndihmon shejtani, pse
Kufitari – (qesh) Eh kjo këtu s’pi ujë. Hape!
E hapin sëndukun.
(Pa qejf) sa copë janë?
Andrea – Tridhjetë e katër.
Kufitari – (shkronjësit) Të duhet shumë kohë?
Shkronjësi – (Ka zënë e po rrëmon përciptazi në sënduk) Të gjitha të shtypura hë, kini hallin e mëngjezit që se kini ngrënë dot akoma? Hë, po unë duhet të hidhem një vrap, edhe te karrocieri, si, që t’i marr takaen për shitje shkëndi të shtëpisë? Kur do kem kohë ta bëj po të më shfletojë një për një tërë këto libra këtu?
Kufitari – Po, duhet tia marr patjetër Pasit, ka taksën. (i bie sëndukut me shqelm) Hajt s’ka ç’të (karrocierit) Merre!
Andrea largohet me karrocierin i cili i sëndukun.
Çunaku i tretë – (duke treguar kanën që ka lënë Andrea )Jo.
Çunaku i parë – Kurse sënduku u zhduk. Ja, e shikoni që ish shejtani dora vetë.
Andrea – (duke kthyer kokë pas) Jo, isha unë. Mëso t’i hapësh mirë sytë. Pagova dhe çmimin e qumështit dhe atë të kanës. Le t’i mbetet plakës. Hë, po unë si jam përgjegjur akoma, Xhuzepe, pyetjes tënde. Për këtë, duhej të qe pajisur të paktën me një makinë. Po një makinë të tillë sot akoma nuk ka. Ndofta dhe do të mos ketë kurrë se njëra është ca si tepër i rëndë. Dhe ne Xhuzepe dimë akoma shumë gjëra. Ne jemi vetëm në fillim.
Fund
Komentet