A ka piktura të saj, shkrime? Jo, nuk dihet. As varri i saj nuk dihet.
Porta aristokrate, e lavdishme e familjes Cakrani duket se ka shkruar të gjithë historinë e Shqipërisë në shekullin e 20-të, madhështinë dhe luftën për pavarësinë dhe lirinë e atdheut, humanizmin e lartë dhe humbjen, persekutimin mizor të diktaturës komuniste, arratisjet nëpër botë, vrasjet, burgjet, internimet, përbuzja dhe çmenduria, harresa e qëllimshme… dhe… dhe ringjallja.
Aktet e dramës së kësaj familjeje janë akte të dramës shqiptare.