Poeti i shquar shqiptar Rrahman Dedaj lindi më 1939 në një familje të varfër në Penuhë të Podujevës. Shkollën fillore e kreu në Podujevë, ndërsa shkollën e mesme pedagogjke dhe studimet për gjuhë dhe letërsi i mbaroi në Prishtinë. Ishte drejtor i ndërmarrjes botuese “Rilindja”. Me letërsi filloi të merret qysh në bankat e shkollës.
Rrahman Dedaj ishte një poet në rritje të përhershme artistike dhe një nga ata që kontribuan për modernizimin e poezisë shqipe në Kosovë. Veprat e tij poetike karakterizohen nga shprehja e pasur dhe emocionale, nga struktura dhe semantika pothuaj të sakta dhe nga kërkimi për një baraspeshim midis traditës dhe modernitetit. Përmbledhja e tij e parë poetike (Me sy kange, Prishtinë 1962) merrej me motive intime dhe sociale. Në Sinfonia e fjalës (Prishtinë, 1968) lirikat e tij të ndjeshme morën më shumë ngjyrime neoromantike, me një botë orfeane lulesh dhe fluturash. Përmbledhjet e mëvonshme, sidomos Baladë e fshehur (Prishtinë, 1970), Etje (Prishtinë, 1973), Poezi (Prishtinë, 1978), dhe Gjërat që s’preken (Prishtinë, 1980) përuruan një fazë të re në poezinë e Kosovës, të bazuar më shumë në simbolet kontekstuale dhe në mitet. Kjo poezi neosimboliste shpesh shprehej nëpërmjet metaforave me kafshë dhe me bimë, dhënë nëpërmjet poezie gjithnjë e më të strukturuar dhe eliptike.
Përmbledhjet e vona përfshijnë Jeta gabon (Prishtinë, 1983), Fatkeqësia e urtësisë (1987), dhe Kryqëzim hijesh (Prishtinë, 1997).
U nda nga jeta më 21 gusht 2005 në Londër.
Haha