Teki Dervishi lindi në janar të vitit 1943 në Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011 është shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova. Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptarë që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.
Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.
Veprat
Romane
- Pirgu i Lartë, 1972
- Padrona, 1973
- Skedarët. 1974
- Herezia e Dervish Mallutës, 1981
- Palimpsest për Dush Kusarin, 1993
Përmbledhje tregimesh
Poezi
- Nimfa 1970
- I Varun me Vargje për Drunin e Blertë 1971
- Shtëpia e Sëmurë 1978
- Thashë 1981
- Nimfa 1986
Drama
- Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979
- Bregu i Pikëllimit, 1985,
- Pranvera e Librave, 1990
- Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990
- Kufiri me atdhe, 1996
- Vojceku, 1996
- Eshtrat që kthehen vonë, 2000
- Nesër nisemi për Parajsë, 1999
- Ku është Populli?, 2003
Eseistikë
- Qan e qesh Talia, ese dhe kritika mbi teatrin, 1978
Komentet