(Mbresa e pёrsiatje rreth vёllimit “Letra grues seme tё vdekun” tё GJOVALIN GJADRIT)
“Lumturia ёshtё gjumi i dashurisё ; dhimbja ёshtё zgjimi”
M.me BASTA (1770 – 1836), shkrimtare franceze
Kohёt e fundit shtёpia botuese “Onufri” ua dha lexuesve njё botim, me tё vёrtetё dinjitoz, tё njё libri sa origjinal pёr nga pёrmbajtja, po aq tё pёrsosur nga stili i tё shkruarit. Ai titullohet “Letra grues seme tё vdekun”. Autori nuk ёshtё njё shkrimtar profesionist, por njёri ndёr njerёzit mё tё nderuar tё shkencёs shqiptare, njёri ndёr ingjinjerёt mё tё talentuar qё lindёn nё truallin e Shqipёrisё, i ndjeri Gjovalin Gjadri. E veçanta e kёtij libri , veç faktit se pёrbёn njё bisedё tё pёrfytyruar nёpёrmjet letrash, tё njё çifti tё ri shqiptar tё viteve 30, sa joshёs e i rrallё nё vlerat e tij njerёzore, aq i pafat nё fundin tepёr tё parakohshёm tё ndarjes nga jeta tokёsore tё gruas sё re, ёshtё njё shqipёrim, mbasi origjinali ka qenё shkruar nё gjermanisht e botuar nga shtypshkronja Gutenberg nё majin e vitit 1943.
Ёshtё meritё e spikatur e prof. Ardian Ndrecёs, qё me njё pёrkushtim sa tё ngrohtё njerёzor aq edhe shkencor, ka larguar pluhurin e kohёs dhe tё harresёs nga ai margaritar i rrallё i letrave shqiptare, duke i a rikthyer lexuesve nё njё shqipёrim qё, pa pikё dyshimi, mendoj se hyn nё fondin e artё tё llojit nё letёrsinё tonё.
Lexuesi i pёrciptё mund t’a veshё nё fillim me njё tis dyshimi e mosbesimi idenё se dy shqiptarё tё shkolluar tё viteve tridhjetё duhej tё bisedonin me njёri tjetrin nё njё gjuhё tё huaj, por kur tё mёsojnё se Leonidi dhe Mirejla, personazhet e veprёs, kishin kryer edhe shkollat e mesme e universitetin nё Austri, por kishin ndёrtuar folenё e tyre tё pёrbashkёt nё njё fshat tё Tiranёs, do tё bashkёndajё dhimbjen e tragjedisё sё tyre e do tё ndihet krenar qё i pёrket njё populli qё ka nxjerrё nga gjiri i tij tё tillё njerёz.
Letra e parё, me katёr faqet e saj, ёshtё njё shpalosje e saktё dhe e pёrmbledhur e gjithё tragjedisё, e cila ёshtё strumbullari rreth tё cilit ftillohen mendimet, ndjenjat, ndiesitё qё pёrshkruhen nё letrat e tjera. Do tё mjaftonte vetёm ajo letёr pёr tё dhёnё tё plota pёrmasat e rrёnojёs, nё tё cilёn ёshtё kthyer jeta e njё njeriu mbas goditjes shkatёrruese tё vdekjes sё gruas sё adhuruar. Ajo fillon me njё datё tё thjeshtё : 3 shtator 1941. Ajo datё nё krye tё letrёs mё solli ndёrmёnd njё kёngё shumё tё bukur tё njё kompozitori amerikan, Bobi Darling, me titull : “Kthehu nё shtator”, tё dёgjuar disa dhjetra vite mё parё. Ashtu si letra e parё e librit dhe ajo kёngё kishte nё thelbin e saj dy nga idetё mё tё pёrjetёshme e nё kundёshti me njёra tjetrёn, dashurinё dhe vdekjen.
Rrjeshtat e parё zbulojnё nё gjithё kobin e saj tragjedinё dhe e zhysin lexuesin menjёherё nё atё mjedis dhimbjeje e cfilitjeje shpirtёrore nё tё cilin pёrpёlitet shkruesi i tyre :
“E dashuna jeme ! Sot me 3 shtator janё mbushё shtatё vjetё qysh se jemi martue e ti nuk jeton ma. Ti ke vdekё e votra jonё asht shqimё, nuk kemi me zanё vend bashkё rreth saj pёr me u ngrohё, nuk kemi me u ulё bashkё nё tryezё pёr me hangёr, e s’kemi me kremtue ma pёrvjetorin e martesёs sonё. Un s’kam me puthё ma duert tueja tё dashuna, me vdekjen tande kam bjerrё çdo gja tё mirё dhe tё bukur…..”(faqe 27)
Mjaftojnё vetёm kёta pak rradhё pёr tё pёrcjellё nё gjithё shtrirjen dhe thellёsitё e tyre, pasojat e njё tragjedije qё ka goditur pa mёshirё jetёt e dy njerёzve qё ishin lidhur ndёrmjet vetit me magjinё e dashurisё sё parё qё i ngjante “njё bime tё pranverёs qё pёreronte çdo gjё me shpresёn e saj, madje dhe gёrmadhёn nё tё cilёn ishte kacavjerrё”, nёse mё lejohet tё huazoj kёtё fjali tё Flaubert-it. Shtatё vite bashkёjetese nё krahёt e njё dashurie sublime, tё aftё pёr tё kapёcyer pengesa tё pa marrura me mёnd, janё shtrati i ngrohtё nё tё cilin janё pёrkundur jo vetёm regёtimat e zemrave dhe drithёrimat e trupave, por edhe ёndёrrat, shpresat, projektet e s’ardhmes. Ajo dashuri shёmbёllente me njё lis tё lartё e tё gjelbёruar qё shikonte qiellin e nё tё cilin zogjtё ndёrtonin foletё. Papritmas sёmundja e pashёrueshme e Mirejlёs e goditi atё si njё rrufe, duke ngjitur nё qiell shpirtin e pastёr si ujёt e burimit tё nёnёs 27 vjeçare, por duke zhytur nё dёshpёrimin asgjёsues zemrёn e mёndjen e Leonidit.
Si lisi mbas gjuajtjes sё rrufesё Leonidi ёshtё tjetёrsuar. Zhuritja e brёndёshme shpirtёrore pёrcakton tё tjera masa tё gjykimit mbi botёn qё e rrethon, nga e cila nuk pret mё asgjё, sepse dёshpёrimi ka marrё formёn e njё zemёrate qё nuk kursen asnjё nga elementёt me tё cilёt ka qenё e lidhur jeta e gruas sё adhuruar, sidomos nё muajt e fundit qё kur u shfaqёn shenjat e para tё sёmundjes qё e pёrpiu. Kёtu zё fill proçesi i brёndshёm i gjykimit tё gjithshkaje, edhe tё vetё qenёsisё pёr tё cilёn tashmё e ka humbur interesin. Jeta pёr tё ka qenё sinonim i dashurisё sё Mirejlёs, se nё tё ai ka gjetur gruan ideale, vajzёn e cilёsive tё rralla, bijёn fisnike tё njё shtёpie tё madhe, tё pavarur nё mendime, me njё personalitet tё jashtzakonshёm tё formuar nё shkollat mё tё mira tё Vjenёs sё qytetёruar, bijёn e dhёmshur qё vuan nё heshtje ndarjen nga prindёt, por qё nuk nguron tё thyejё normat e njё morali qё bie ndesh me ndjenjat dhe konceptet e saj themelore tё krijimit tё familjes, tepёr tё guximёshme e bashkёkohore pёr Shqipёrinё e viteve tridhjetё, nё tё cilёn mendёsia lindore e trashёguar nga pushtimi i gjatё osman isht ende shumё e fuqishme.
“Ti ke shkapёrcye nji humnerё pesёqindvjeçare e tue ba ketё ke dalё nё krah tё nji tradite ma tё vjetёr, historikisht ma tё epёrme” (faqe 120) shkruan Leonidi nё letrёn e tij tё fundit. Ёshtё dёshmi e vlerёsimit moral dhe intelektual, por edhe qytetar tё baskёshortes, e stimёs sё tij, njё tjetёr element themelor nё qёndrueshmёrinё dhe jetёgjatёsinё e njё ndjenje tё fuqishme mes dy tё dashuruarish. Dashuria e tyre nuk ka nё themel vetёm hijeshitё e fytyrave e tё trupave, qё bёjnё tё shkёndijohen zemrat me shikimin e parё, por mbi tё gjitha respektin e ndёrsjelltё pёr cilёsitё e virtutet e njёri tjetrit. “Ti m’a ke mbushё jetёn plot, un isha shumё krenar pёr ty…” (faqe 28) shprehet me çiltёrsi Leonidi.
Tani qё Mirejla nuk ёshtё mё dhe ajo botё e tij vetiake, me tё gjithё pёrbёrёsit e saj zotёrues qё pёrcaktonin lumturinё, ajo ёndёrr e ndёrprerё papritmas, shkallmohen me pasojat e pёrfytyrueshme nё gjёndjen e tij shpirtёrore. Tani, pёr njё trill tё fatit, ai afrohet me armiken qё i ka rrёmbyer stolinё e vetme tё jetёs sё tij, me vdekjen, tek e cila shpreson tё rigjejё lumturinё e humbur, nёpёrmjet takimit nё pёrjetёsi me tё dashurёn e zemrёs. Problem i lashtё sa bota, tё cilin ingjinjeri i ri e pёrballon me qetёsinё stoike tё shkencёtarit qё i bёn llogaritё me veten, nё vetminё e honit tё llahtarshёm qё ka brёnda : “Due me vdekё e me u varrosё sё bashkut me ty. Kur tё vijё vjeshta, tragjedia e dashunisё sonё do tё gjejё plotninё e saj. Atёherё due me u prehё nёn dhe me ty e s’bashkut me festue pёrvjetorin e tetё tё martesёs sonё. Ky asht synimi i jem, nuk lakmoj tjetёr tashma.” (faqe 30)
Ky duket se ёshtё vendimi qё, nё çastin e marrjes, nuk mban parasysh dy faktorё tё tjerё qё lidhen me jetёn e tij, qoftё edhe me gёrmadhёn nё tё cilёn ёshtё kthyer, Zotin dhe fёmijёn. Ideja e Zotit ёshtё e pranishme nё dёshirёn e Mirejlёs, edhe se myslimane, pёr tё festuar Krishtlindjen, ardhjen nё Tokё tё fёmijёs hyjnore, ashtu si ka bёrё nё vitet e studimeve tё saj nё Austri. Por marrёdhёniet e autorit me Zotin, si nё shumicёn e pёrvojave njerёzore i nёnshtrohen luhatjeve, madje edhe njё farё largimi, kur ne nuk jemi nё gjёndje tё kuptojmё thelbin e mesazhit tё tij, por e kushtёzojmё atё me kёrkesat e pёrditёshme tё jetёs sonё. Bёhet akoma mё e vёshtirё ajo bashkёlidhje kur vihemi pёrballё fatkeqёsish tё mёdha qё na ndajnё nga njerёzit tanё tё dashur.
“Sa ma i madh asht dёshpёrimi i jem aq ma fort dyshoj nё ekzistencёn e tij, pse nё fund tё fundit besimin tek Zoti ia atribuoj thjesht nji cilёsisё sё ulёt tё njeriut, frikёs sё tij.” (faqe 59-60) Ёshtё shprehje e njё mungese tё thellё tё besimit, tё tillё qё pranon edhe dhimbjen njerёzore, edhe flijimin edhe mundimet nё kёtё jetё, mbasi jemi nё njё provё tё vazhdueshme me tё cilёn çdo ditё duhet tё pёrballemi. Kёtu personazhi i afrohet mosbesimit, madje me arsyen e tij tё mjegulluar cek ateizmin, sepse nuk ka forcёn tё futet nё misterin e Hyjnisё, mbasi pranon ai :”Bota pёr mue asht rroposё. Me ty kam humbё çdo mbёshtetje qendёr ekuilibri.” (faqe 60)
Nё dalldinё e mendimeve qё kanё pushtuar trurin e tij tё stёrlodhur nga pёrsiatjet mbi marrёzinё e fatit qё i mohon praninё e njeriut mё tё dashur, Leonidi nuk gjen tjetёr rrugё pёr tё ruajtur lidhjen e pёr tё ushqyer shpresёn e njё ribashkimi me gruan qё, pёr nji vullnet epror, e braktisi nё vetminё e tij me njё fёmijё tre vjeçe. Ёshtё pikёrisht ai fёmijё dora e Zotit, qё u fal bashkёshortёve, para katastrofёs sё tyre, krijesёn qё lidh e pёrjetёson dashurinё e tyre. Por n’ata çaste Leonidi nuk e pёrcepton atё mrekulli, ёshtё rrёmbyer i gjithi nga dёshira pёr tё ripasur gruan e tij e, rёndom mendon si njeri i zakonshёm, nё thjeshtёsinё e tij, se kjo dёshirё mund tё sendёrtohet vetёm me vdekjen e tij. Por Zoti ёshtё pranё tij edhё nё kёta çaste tepёr tё dhimbёshme i shfaqet nё mendimet e tij tё trazuara : “Un s’due me tё humbё ty dhe prej dashunisё pёr ty mundohem me kёrkue nji shteg pёr me gjetё Zotin.” (faqe 62)
Shtegun pёr tek Zoti i a tregon vetё Mirejla duke i kujtuar bredhin e Krishtlindjeve qё n’atё vit nuk mundi tё stolisej nё shtёpinё e tyre. Nё qerthullin e ndёrlikuar tё cfilitjeve shpirtёrore qё i mpakin arsyen dhe vullnetin, depёrton drita e Zotit edhe se luhatja psiko emocionale, pasojё e mungesёs sё njё besimi tё thellё, vazhdon gjatё gjithё rrёfimit tё tij tek e dashura e vdekur, ajo dritё ndalon njё vendim fatal kundrejt vetes, qё do t’a bёnte tё pashpresё t’ardhmen e tij se do t’a ngarkonte me mёkatin e vetёvrasjes e tё braktisjes sё fёmijёs, gjё qё do tё asgjёsonte çdo shpresё pёr t’u ritakuar me tё zgjedhurёn e zemrёs nё njё tjetёr jetё. Fёmija ёshtё spiranca e shpёtimit, krijesa e gjallё qё i kujton çdo ditё bashkёshorten, me ngjajshmёrinё e tipareve tё pёrcjellura tek djali. Kaq e madhe ёshtё amullia e ideve nё tё cilёn e ka zhytur dёshpёrimi, sa qё Leonidi pohon se : “Nё idhnimin tem kam lanё mbas doret djalin dhe edukimin e tij. Qysh tash s’e due as gjysmёn e asaj qё e doja ma parё. Ai e ka humbё babёn e vet pёr sё gjallit. Kur ndonjiherё lёviz tek un nji ndjenjё atnore dhe nji shenj ngushёllimi ban me u ndie, kjo zgjat pёr nji çast e dashun ! Sa hap e mbyll sytё shkon si vetima dhe un fundosem rishtas nё terrin tem tё pangushullueshёm.” (faqe 63)
Ёshtё njё pjesё e rrёfimit tё Leonidit pёrpara Mirejlёs sё tij. Ёshtё pjesa mё e dhimbёshme, mё dramatike e rrёfimit tё tij, i cili bёn tё dridhet nga dhimbja edhe shpirtin e sё dashurёs, qё nga lartёsia e qiellit shoqёron çdo ditё djalin e saj. Me siguri, nёpёrmjet rrugёve tё panjohura i pёrcjell tё dashurit njё qortim, sepse tashmё jeta e djalit kёrkon zotimin e plotё tё babait nё drejtim tё saj. Para kёsaj domosdoshmёrie edhe dёshpёrimi asgjёsues duhet tё bjerё nё plan tё dytё. Ёshtё ligji i parё i Kodit tё Krijimit me vlerat e tij universale qё detyron atё qёndrim, sepse rritja e fёmijёs qё bart gjakun e nёnёs duhet tё bёhet pёrparёsi e interesave jetёsore tё babait i cili, me humbjen e gruas, ka detyrimin moral e ligjor tё vazhdojё jetёn nёpёrmjet kujdesit pёr fёmijёn qё mbetet e vetmja vazhdimёsi e ёndrrёs sё zhuritur nga rrufeja, mbasi ёshtё fruti i prekshёm i asaj ёndrre.
Leonidi i pllakosur nga dёshpёrimi vazhdon jetёn pёr inerci, por fёmija bёhet me kohё thelbi i saj, qёllimi madhor qё e mban tё lidhur me kujtimet e dhimbёshme por edhe me ёndrrёn e shpresёs se djali njё ditё do tё ketё familjen e tij, duke ripёrtёrirё jetёn familjare tё prindёrve tё tij, njё lloj ringjallje tokёsore, prelud i ribashkimit nё parajsёn qiellore.
Arrin njё çast nё kalvarin e dhimbjeve shpirtёrore t’autorit, nё tё cilin duket se ai po futet nё hullinё e vazhdimёsisё sё jetёs, kur dёshpёrimi i le vendin njё analize tё ftohtё. Duket se ai del nga vetvetja, nga gjёma e tij, e vesh petkun e qytetarit e intelektualit qё priret nga gjykimi i Vendit tё vet, i historisё sё tij, i vendimeve tё popullit tё tij ndёr shekuj. Nё kёtё shqyrtim tё problemeve tё mёdha historike tё popullit tё tij ai mundohet tё inkuadrojё edhe tragjedinё e jetёs sё tij, duke u munduar tё gjejё njё lidhje shkak pasojё nё ndryshimin e besimeve fetare ndёrmjet tij dhe Mirejlёs, qё pёrcakton edhe qёndrimin e familjes sё saj myslimane kundrejt vendimit tё saj pёr t’u martuar me njё katolik. Madje nё kёtё kuadёr gjen vend edhe pushtimi italian i Shqipёrisё, krejtёsisht i dёnueshёm mbasi asgjёson lirinё e popullit tё tyre, por edhe ka si pasojё njё vendim sa tё padrejtё aq dhe tё paligjёsueshёm, atё tё marrjes sё shtёpisё sё tyre nga autoritetet pushtuese.
“Ti e kupton se un, nё dhimbjen teme, e kёrkoj shkakun e vuejtjes sonё mbrapa nё shekuj, e ti e rrokё me mend se un jam i mendimit qi lumtunia e jonё nuk do tё ishte shkatrrue nёse popullit tonё nuk do t’i mungonte nji bazё e njejtё shpirtnore….”(faqe 120) Veshja e fatkeqёsisё sё tij familjare faktorit fetar, nёpёrmjet qёndrimit pedant tё familjes, edhe se ka nё tё elemente vёrtetёsie, nuk mё duket plotёsisht i ligjёsuar. Nёse sёmundja e mallkuar do tё ishte shfaqur disa vite mё vonё, kur shkenca kishte zbuluar antibiotikёt, tragjedia do tё ishte shmangur dhe jeta e çiftit do tё kishte vazhduar si ajo e tё gjithё tё tjerёve qё u pёrballuan mё vonё me traumёn komuniste. Ndoshta nё atё drejtim nuk do tё kishte pasur pasoja tё rёnda, sepse ingjinjeri i talentuar gjeti edhe nё regjimin komunist, nё sajё tё punёs sё tij tё vyer, njё jetё normale. Sidoqoftё revolta e autorit kundrejt dukurisё sё ndikimit tё ndryshimit fetar nё krijimin e familjeve shqiptare, duke shkaktuar shumё drama nё shoqёrinё e shekullit tё shkuar, ёshtё pozitive dhe plotёsisht e ligjёsuar, edhe se pёrfundimet e tij mbi rolin e bejlerёve nё historinё e Vendit tё tij mё duken tё tepruara e tё papёrgjithёsueshme.
Megjithatё lexuesi i vёmendshёm, edhe se mund tё mos jetё i njё mёndjeje me autorin nё disa prej pёrfundimeve tё tij, duhet tё njёjtёsohet me dramёn e tmerrshme qё jeton personazhi, nё tё cilёn mёndja nuk mund tё jetё gjithmonё tёrёsisht e kthjelltё. Por ai nuk mund tё mos mrekullohet pёr fuqinё e qёndrueshmёrinё morale tё tij, qё e mbyll bisedёn e pёrfytyrueshme me gjysmёn tjetёr tё zemrёs me njё premtim, jo tё zakonshёm pёr shumicёn e burrave :
“….. tё kam premtue dashuni dhe tё jam betue me t’ndejt besnik. S’due me e hangёr fjalёn. Due me ju bindё dashunisё dhe karakterit tem. Tё vdekunit duen qetёsi dhe paqё. S’due me ua prishё qetёsinё e s’due me e shqetsue paqen tande. Due me e shkue jetёn ndershmёnisht, tue dashunue tё bukurёn dhe tue dashtё tё mirёn.
Due me tё nderue tue mbajt zi. Due me tё qa me zemёr tё pastёr, pse lotёt e mij kanё me u terё vetёm kur tё shtrihem nё vorr afёr teje.” (faqe 124)
Ka diçka sipёrnjerёzore nё kёtё premtim, nuk ёshtё retorika e zakonshme e shprehjes sё njё dashurie tё madhe tё goditur nga vdekja e papritur, ёshtё njё njimendёsim me vlerat madhore hyjnore e njerёzore. Ёshtё ngadhnjimi i jetёs mbi vdekjen, i sё mirёs mbi tё keqen, i detyrёs sё bashkёshortit e prindit mbi çfarёdo egoizmi e individualizmi.
Aq mё shumё merr pёrmasa madhёshtore ky premtim, kur dihet se u vu nё jetё gjatё viteve tё gjata, nё tё cilёt autori jetoi me dhimbjen nё zemёr, por me shpirtin tё qetё, me vullnetin e plotё pёr tё rritur djalin, duke e edukuar me parimet e tij e me dashurinё e nёnёs e, veç asaj, i dha Vendit tё tij ndihmesёn madhore nё profesionin e tij, nё pёrmasa t’admirueshme. Kur i ka ardhur çasti i fundit, nё bilancin e vetvetes ka qenё nё paqe, sepse nё ballafaqimin me Zotin e me tё dashurёn ёshtё paraqitur si prind, bashkёshort, qytetar e njeri shёmbullor.
Kam bindjen se pjesa tjetёr e jetёs, mbas vdekjes tokёsore tё tij, ёshtё njё lumturi e pafund, sё bashku me gruan e tij nё botёn e sё vёrtetёs, ku virtutet gjejnё shpёrblimin e tyre nёn dritёn dhe mirёsinё e pёrjetёshme tё Krijuesit tё gjithёsisё.
Si lexues, sё fundi, dua tё shpreh njё vlerёsim tё madh e tё sinqertё pёr prof. Ardian Ndrecёn, pёr punёn tejet cilёsore nё pёrkthimin e veprёs dhe njё falёnderim po aq tё sinqertё atij dhe shtёpisё botuese “Onufri” pёr ndihmesёn nё pasurimin shpirtёror tё shqiptarёve, nёpёrmjet botimit tё kёsaj perle tё rrallё tё traditёs sonё kulturore.
Komentet