Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, sot ka vazhduar ngërçi mes policisë dhe përkrahësve të armatosur të një politikani që ndodhet në burg.
Një grup prej rreth 30 personash të armatosur morën kontrollin e stacionit të policisë më 17 korrik, pasi vranë një polic, plagosën dy dhe morën peng 9 të tjerë. Dje pati përsëri shkëmbim me armë zjarri brenda burgut dhe sipas njoftimeve tre persona janë plagosur.
Pengmarrësit kërkojnë lirimin nga burgu të politikanit të opozitës Jirair Sefilian, të akuzuar për organzimin e trazirave dhe të një komploti për dëroheqjen e Presidentit armen Serzh Sarksyan. Ambasada amerikane në Jerevan thonte përmes një deklarate se është tepër e shqetësuar për vazhdimin e krizës së pengjeve.
Komentet