1
Jen, sa herё qё dimri vjen,
dhe shpirti thellё vetvetes futet,
tek shoh xhamat e ftohtё
dhe gjethet, si krahё zogjsh tё vrarё
mbi bulevard rrёzohen,
hesht mallёngjyeshёm.
Kur breshëri mbi qelqe fort tringёllin,
mendja larg fluturon. Fare larg, nё kohё.
Edhe gjatё festave me shokё a miq,
paksa nga vera i ardhur nё qejf,
kur shpirti fillon disi tё klith çuditshëm,
nё ballkon dal tё pi njё cigare. Ndaj,
Merr udhët e botës, çuditshёm mendimi.
Harroje të jetosh në ëndërra. Ngulja
Kthetrat mirë botës së vërtetë,
ndёrgjegja mё pёshpёrit.
Prap gjysma tjetёr:
Ç bёn vallё atje larg, as nuk e di se ku,
ç bёn brigjeve tё njё jete tjetёr qё se njoh.
Qesh, qan, stresohesh, a ç dreqin bёn?
Apo ndoshta, ndopak mё mendon?!
Jo. Kёtё mos ma thuaj! Unё ndёrgjegjet
E njerёzve dot nuk i lexoj. Ministritё
I pleqёrojnё punёt me dyer tё mbyllura, pёrherё.
Mos ma thuaj qё mё mendon,
se krejt prej lotёve do tё ngashёrehesha.
Do tё shtrihesha
mbi dyshek dhe vetёm, fort do tё qaja
rishtaz duke tё ёndёrruar, si dikur adoleshent.
Mё mendon, mё mendon?!
Oh jete, jete! Ç ёndёrr e çuditshme je kёshtu,
o jetё, qё jetё nuk je, pёr kёtё bukё qё ha!
Kur dimri xhamat kafshon,
dhe dritat e festave shkёlqejnё gjithkund,
kur i lumtur nёpёr festa familje rrij,
vjen ti prej fundesh dhe fillon ngacmon.
Nga thellёsitё e qёnjes,
ngjitesh mbi sy, si sirenё e vockёl,
qesh, flet, luan, bёn shaka! Kush je?
Unё kurrё s’tё kam njohur siç duhet.
As nuk dua tё tё njoh, mё.
Mё mirё te mbetesh ashtu, ёndёrr qё djeg
zjarr qё nuk shuhesh, pasjon qё s’ka shёmbёlltyrё,
entuzjazёm i panjohur, mister,
afsh, mish dhe pёrgjёrim.
Fillim pa fund, fund pa fillim. U mёsova
Tё tё dua nё mungesё, siç duam njё ёndёrr
Siç besojmё njё iluzjon, ne, ajёr i fёrguar
Idealistёsh, donkishotё madhёshtorё.
Kur dimri i akullt vjen
dhe ti larg, nё njё tjetёr galaksi jeton,
zgjohet brenda meje ai, zjarri i ftohtё.
Aq afёr tё ndjej, çuditёrisht,
sa arrij tё tё shoh edhe kur ti lёviz,
kur je ulur nё tavolinё me njerёz tё panjohur.
Tё tjerё puth, tё tjerё njerёzve ja fal buzёqeshjen.
Por, fare pranё meje je, çuditёrisht, mrekullisht.
Si njё engjёll qё kurrё nuk tё braktis.
Si i bekuari frymёzim. Je, njё dёmtim
Nё aks tё trurit, njё “qark i shkurtёr”,
gabim kimik, brengё e gurёzuar.
Tё jeshё vallё njё çmenduri, tek kjo rrёnjosje nёn kafkё?
Apo njё institucjon gjenial, tё jeshё?
Mё mjafton qё ti ekziston,
mё mjafton qё ёndёrra,
çapёn nё lёngun tёnd e ngjyen.
Si njё kupё e shenjtё kristali e mbushur pёrplot
me verёn e jetёs, fara e kuqe e shenjtёrisё.
Pёrshpirtje tё gjallёsh.
Mjaft tё dehem me qёnjen tёnde
Nё mungesё.
Ti je e gjallё, ti merr frymё diku.
Dhe ky ёshtё triumfi mё i madh.
Shoh, qё parfum ke hedhur rrёzё qafёs.
Ke gatuar pёr njerёzit e tu,
dhe nё krah e mban fёmijёn tёnd,
e hijshme si gjithmonё.
Tё shoh edhe pse fare larg je.
Miljona kilometrash nga shpirti.
Edhe pse asgjё me mua s tё lidh, prap, je frymёzimi.
Distancat pra, maten me energji tё konsumuar shpirti
Jo me gurё kilometrikё nё hapёsirё.
Kur dimri vjen dhe qielli fare gri bёhet,
kur mendja arratinё merr,
ndёr veshjet e njё jete tjetёr,
kur mbrёmja bie qetsisht dhe yjet e parё ndizen;
larg, sa larg nga ti.
I vetёm, disi i humbur, ballin nё qelqet e ftohtё e vё,
dhe mendoj se si isha dikur.
Plot zjarr dhe pasjon, fёrgёlloja.
Qaja pёr çdo muzg nё breg tё detit,
dhe dashuria digjej brenda meje
siç digjeshin zjarret nё mbrёmje
mbi fushat e shkreta tё Shenovlashit.
Kohё tjetёr qё kurrё nuk vdes,
çuditёrisht, veç lartёsohet.
Tё mendoj tek rri i vetёm, Beatles duke dёgjuar.
Tё mendoj, tek rrin shtrirё mbi shtrat, duke pushuar.
Ndoshta njё libёr ke pёrpara syve dhe lexon.
Nё shqip a anglisht apo frengjisht?
Kush e din? Ndoshta rrёshqitasi
mbi sytё e tu tё bukur, gabimisht,
njё mendim mbi mua shket,
tek tinёzisht mё ndjek mbi facebook.
“I shkreti djalё!” thua me pёshpёrimё.
Kush e din? Nuk tё shoh kurrё nё ёndёrr.
Kurrё nuk mё shfaqesh. Dritarja qiellore,
telefoni pa fije, eteri pa internet.
Kjo tregon qё s mё mendon. Ah vaj medet!
A ndoshta, kurrё nuk mё ke menduar. Ndaj,
Jo njё, por 99 libra po tё shkruaj.
S do mundem tё tё habis dot.
Edhe Nobelin po ta fitoja,
ti prap me moskokёçarje,
buzёt do tё shtrembёroje. “E çё pastaj?!”
Ç tё bёj? Ç tё bёj, qё ti ndonjё herё
Pёr sport, sytё kёndej t’i ktheshё?
Njё letёr, njё pёrgjigje, njё pёrshёndetje
Thejshtё njё buzёqeshje
Ndoshta nga larg.
Tё ulet koka jote e bukur,
me sytё e zinj mbi shkronjat e tua.
Ah ç lumturi do ishte pёr mua!!
Ç orgazёm e papёrshkrueshme.
Por ti s’mundesh, a ndoshta s don, e ndjej.
Dikur, mё kollaj fitohej Troja me luftё,
se sa bedenat e gurta tё zemrёs tёnde,
ledhet, bastjonet, flamurin e zisё kishe ngritur
heshtje, morg.
Por dije se sa mё shumё
tё fshihesh, aq mё shumё unё do tё ulёras,
derisa ndonjё gazetar tek porta jote tё trokasё
tok tok, si dhelpra tek shtёpia e kecave.
Zemra jote,
gjithё botёs mund t’i perkasё,
por mua jo. E imja, kurrё!
Kjo dashuri, e pashpresё,
qё qan nё errёsirё, qё ulёret, vetmie,
muzikё veç me njё tel violine ёshtё.
Kёngё pa ngushёllim. Por ti eja, eja
Vjeshtrave nё periferi,
kur gjethet zverdhin shkёlqimbukur.
Brenda ёndёrrёs time, natyrisht.
Do tё shёtisim botёn bashkё,
deri sa dielli jonё tё perёndojё.
Ta ёndёrrojmё alternativen botё,
pa silikon, botox, pa gjylpёra estetike.
Pa fallcitet! Republikё dashurie
Ta bёnim, parlamentin.
Ti eja periferive tё botёs,
ku aq vende hyjnore ka.
Do tё njohim Zotin.
Pёr besё do t’a njohim Hyjin bashkё.
Nga shkёlqimi i lumturisё
Me duar drita pёllumbin e paqes
Ta materializoj, deri edhe
Njerёz tё shёroj. Ti eja!
Tё shpёrthejё shkёndijё e shenjtё
Bing bang i krisur ndjenjash
Qё mos tё ketё drogё ta konkurojё.
Aq e bukur je ti. Aq e dlirё, e hajthshme.
Por ti s’mё pёrket.
Mundet zemra jote,
ti pёrkasё fёmijve afrikanё qё vdesin urie.
Mundet t’i pёrkasё kёngёtarit qё adhuron,
aktorit qё e ke fun. Mund t’i pёrkasё
miqve tё tu. Fёmijvё tё tu. Barbonit nё udhёkryq.
Mund t’i pёrkasё ish tё dashurve tё tu.
Komshiut, kolegut mё tё ngushtё.
Mund ti pёrkasё heronjve qё kanё vdekur,
atyre qё janё akoma gjallё.
Mund ti pёrkasё tёrёsisht tё plagosurve nё luftё,
mund t’i pёrkasё refugjatёve. Tё mjerёve tё kёsaj bote.
Zemra jote mund t’i pёrkasё tё shkuarёs,
tё ikurve krejt, Zotit vetё.
Gjithkujt! Veç mua jo!
Mua qё aq shumё, kam qarё pёr ty.
Oh po. Ti, çdo kujtim e ke shenjtёruar me nga njё lot.
Me siguri. Zemra jote
mund t’a rrokё tё gjithё botёn veç me njё veshtrim,
me njё lot, me njё poezi, me njё buzёqeshje.
Sepse ti ashtu mund tё jeshё.
Veç e mirё, e pafundё.
Njё zemёr e shenjtё qё dashuron gjithçka tё bukur. Gjithkujt mund t’i perkasёsh ti.
Veç mua jo. Unё jam i dёnuari
qё kёshtjellёn tёnde, kurrё nuk munda ta fitoj.
Veç me luftё, me gjak dhe sulme.
Por kjo,
s’ёshtё kohё e 1000 anijeve qё nga Aulida nisen,
nderin t’ja kthejnё, burrit tё poshtёruar.
Gruan, qё vatrёn bashkёshortore tradhёtoi,
dhe me dashnorin iku, nё shtrat t’a kthejnё.
Kjo ёshtё epokё e arsyes, çdo
Ampleks e ka njё çmim, si gjithçka.
Se di! A mё mendon ndonjёherё?
Kur shpirti, nё majё tё hundёs tё vjen, dhe shfryn.
Ah sikur…?!
2
Ç bёn tani? Kush e di ç je duke bёrё!
Fare larg, larg, nga ana tjetёr e globit,
nga ana tjetёr e botёs. Kur unё fle, ti zgjohesh,
kur unё zgjohem ti fle, ndaj nuk takohemi kurrё,
nё kёtё rruazull plot damarё dhe meridianё.
Ç je duke bёrё vallё?
Ah kohё mizore. Ti ndёrroj akrepat orёs.
Ti bёj si tё sajat. Sepse ajo e don dritёn.
Le tё ndriçohen pra horizontet.
Ajo i don perёndimet mbi det?
Le tё ngrijё dielli nё perёndim pёrjetёsisht.
Njё jetё do tё kaloja
duke lutur Perёndinё t’a ngrinte diellin.
Ajo i don kuajtё?
Le tё ringjallen tёrё kuajt e legjendave,
ato tё miteve, dhe ato tё heronjve!
Le t’a popullojnё botёn me kuaj, tё zinj
tё mёdhenj, tё hazdisur, qё sytё e saj tё mbushen
me bukurinё e tyre, magjepsjen.
Ajo e don verёn e mirё?
Le tё plehrohet dheu gjithkund,
tё mbillen kodrat me hardhi.
Verёn mё tё mirё
le tё prodhojnё specjalistёt.
S pyes pёr lekё. Deri sa ajo, hyjnorja,
tё mbushet pёrplot me floririn shkёlqimtar tё pijes.
Ajo i don fort bizhutё?
Le te mbushet bota me bizhubёrёs legjendarё
Si nё pёrrallat e gjyshёrve. Tё ngjyhet
Qielli me perёndimin e kuq flakё,
nga njё dorё magjike!
Ah qё nuk jam Jezus! Ti bёja vetё mrekullitё.
Nuk di! Jam krejt hiç, nul! Veç tё dashuroj di.
Pa fund. Pa fillim. Pa skaje. Pa poshtё, pa sipёr!
Plot re gri ёshtё qielli, pёrtej qelqeve,
ti ç bёn atje, mijra kilometrash larg, ç bёn?
Nё botёn tёnde tё vockёl por edhe fare madhore.
Pa fund ёshtё ajo bota jote, gjigande.
Kozmike. Ç’bёn? Ç bёn? A mё mendon ndonjёherё?
Atё djalin qё asgjё nuk thonte,
megjithatё, gjithçka!
A thua ndonjёherё: “I gjori djalё?!” Kurajo
Nuk kam tё vij tё tё gjejё, ёshtё e kotё
Do tё zhgёnjehem nga gjithçka e jotja
Mё mirё le tё fleshё ashtu
Gjysёm ёndёrr, gjysёm e vёrtetё. Si njё
Muzg qё agun pret, si njё lindje
Qё perёndimin pret. Gjysёm ёndёrr
Gjysёm e vёrtetё, siç ishe, siç je
Siç do tё jeshё, shumё mundёsisht,
edhe ti, vetё.
3
Shumё vite mё parё, nё njё jetё tjetёr,
babai mori mjekun nё shtёpi.
I ri isha, lёngoja nё shtrat, ah sa lёngoja!
Nuk e doja mё dritёn. Veç nё errёsirё rrija.
Qaja, lexoja poezi. Nuk dija me ç
t’a ngushёlloja shpirtin lёngimtarё.
Erdhi doktorri me ngut. Zemrёn ma pa, pulsin,
gjuhёn me kujdes,
me aparat nё vesh,
mi mati mushkёritё. Pastaj,
kur sytё mi pa. Ah! E pikasi trishtimin, brengёn e thellё!
E kuptoi mjeku, nё heshtje mbeti gjatё.
“Ç ka doktorr?” e pyeti babai tek dhoma tjetёr.
“Pse dёshirёn pёr tё jetuar e ka humbur ky djalё?
Pse i zbehtё si fantomё veç qan nё vetmi?
Ç ёshtё kjo sёmundje lotёsh pa kuptim?
Si mund tё qaj njeriu kot fare?”
Doktorri ngriti kokёn, nё vesh ja rrёfeu:
“S’ka gjё!” e mbylli shkurt.
Oh kohё madhёshtore kur shpirti krejt
Oshёtinte ngjyrat e zemrёs. I si trishtim,
Xh si pёrndritje muzgu, E e verdhё, si dielli
N si ndalesё, plot lot dhe dhimbje. Ah kohё
Madhёshtore kur rruga ushёtinte, bujё, kujё
Gjak dhe lot, dhimbje dhe mall. Ç hall qё kisha
Ç hall tё madh!
Mblodhi buzёt im atё. Tundi kokёn.
Dy lot i shkanё nga sytё.
“Jepi ndonjё farmak. I fortё, tё jetё!
Doktorr je, a ç dreqin je?!”
“Nuk ka farmak!” ju gjegj ai.
“Veç muzikё dhe heshtje
derisa ёngjёjt t’a ngushёllojnё!
Kalon vetё!”
Oh s’ka melhem?! Nuk ka!
Akoma nuk e kanё shpikur!
Kёshtu, mora rrugёt pёr kurbet.
Larg prej saj. Larg. Larg nga ajo rrugё.
Larg nga sytё e saj. Larg nga ai qytet.
Larg nga lёngimi pёr tё!”
Ti ishe njё plagё e hapur nё kohё paqje.
Ti ishe njё dhimbje e gjallё,
pa gjak, pa, dregza, pa fasho, as garza.
Ishe veç lot, vaje, brengё!”
Larg. Larg. Larg!
Mora rrugёt e harresёs. Pёrgjatё bregut
Nё njё fshat u arratisa, pёr javё tё tёra.
Iki dashurisё, qё tё vuash, tё bёn.
Iki larg, larg.
Por ty, gjithkund tё kisha me vete.
Si nje plagё e hapur, kancer i gjallё.
Si njё shishe wisky tё shtrenjtё, me tё cilёn
doja tё dehesha. Por unё
dёshiroja krejt tё kundёrtёn.
Dёshiroja tё vuaja.
Martir dashurie doja tё bёhesha.
Ka mё mirё se plagosur lotёsh,
tё njohёsh pafundёsitё,
pёrmes syve tё tu. A nuk
gjehet Zoti kёshtu vallё?
Oh po! Gjeografinё e shpinёs tёnde
nё plazh, e dija mё mirё se gjithkush.
Nuk kishte gjё mё tё bukur
se sa shpatullat e tua. Dunat e
formave tё tua me rёrё tё nxehtё,
pa oaze, shkretёtirё tmerr, ku etja
pёr njё puthje tё njomё tё merrte.
Me orё tё tёra nё plazh
veç shpinёn mё ktheje.
Linjat e supeve, qafa me flokёt e verdhё
vrrjaga e kurrizit, dhe vithet e pёrkryera,
me fund shpinёn prej shtatёmbёdhjete,
ku aq shumё kimera erotike fshiheshin.
Ёndёrra tё zeza, ёndёrra tё bardha,
ёndёrra tmerr, dritё parajse.
Ёndёrra ku fundosesha me lotё thёngjinj.
Dhe ti vije natёn, atje nё fshat.
Sapo nata binte plot yje dhe bulktha,
unё si kukudh me sytё nё tavan rrija.
Ti vije nga njё shteg i fshehtё qё veç ti e dije.
Vije, dhe ne bёnim dashuri
deri sa kёndonte gjeli i parё.
“Mos ik. Mos ik” tё thoja.
Rri edhe pak!”
E prekja lёkurёn tёnd qё kishte shijen e ёndёrrёs.
Oh, ç parfum kishin flokёt e tu! Ç’parfum parajse!
Buzёt e tua ishin zjarr. Fjalё dashurie mё pёshpёrisje.
“Me ty. Pёr ty. Nё ty!”
Vinin ato fjalё nga pafundёsia e kozmosit,
ku Perёndia, e kishte fronin plot Dritё.
Perёndija shikonte nё heshtje,
shkёndijёn e shenjtё. Ishte e djelё,
nuk Punonte.
Shkёndija Danteske, ndizej. Pa ferr, syrgjyn.
Dhe ty, fort tё dhimbte nё atё kohё.
Trishtuar, sakatur, vrarё, gjysmuar,
sytё e tu tё bukur, plot lot ishin.
Pranverё e 90-tёs. Ç gjёmё e
zezё mbi kryet tё ra, oh Zot,
s mjaftoi heshtja e tij brengё,
s mjaftuan 45 vjetёt e pengut tragjik?!
Por ti,
“Mos ik. Mos ik! Rri edhe pak.
Ngrohe zemrёn time, shterpё.
Ndizma shpirtin edhe pak.
Nё zemrёn qё djeg, hyhet me pёrkёdhelje!”
Por ti doje tё ikje sapo agu vinte,
dhe kёndonte gjeli i parё.
Kundroja natyrёn nё heshtje.
Oh madhёshtorja natyrё!
E parё me sytё e dashurisё pёr ty.
Frynte era plot dramё,
bosh, vetmi, trishtim plot ujё dhe
gjethe tё thata vjeshte.
Heshtja e kishte vёshtrimin tёnd,
dhe nё muzg,
mbi kodёr, shikoja ku ishte Durrёsi im.
Syrgjyn vdekur, si Ciceroni nё Apolloni.
Qyteti madhёshtor me Vilёn nё ballё.
Oh deti, qё ti e shihje me sy, shpirti yt
Bridhte atyre rrugёve aq tё dashura
Qaja fort dhe Zotni nuk e njihja. Pёr at
Bukё qё haja, si nё mёrgim, ende
Zotin nuk e njihja. Mendoja qё tё dashuruarit
Ishin vetmitarё tё pafatё hedhur tej
Ne rastёsitё e globit. Thuaj kёmbё: mё djimbte
Thuaj dorё, mё dhimbte, thuaj gjuhё, e kisha helm
Thuaj fjalё, trishtimi e mbildhte nё heshtje,
thuaj puthje, zog, vetmi. Gjithkund ishe ti,
si njё dёnim naiv, helm i pafajshёm, bukuri e dhemshur
vetmi, vetmi. Oh ç vetmi shpirti tё zi.
Jetoja dashurinё,
dhe frikё kisha nga vetvetja
aventura mё e bukur qё egziston mbi dhe,
me njё qefin po mё mbulonte, si nё
arkёmort, oh s ka ngushёllim veç
muzikё hyjnore, pa fund, pa fillim
si qiellorja ngushёllim.
Martir i saj doja tё bёhesha.
E ndjeja muzikёn e udhёve
tё zbrazёta nё fshat. Oh trishtimi fisnik
dhimbja nё shpirt, vrrjaga e gjakut
mbi xhaden e pluhurt.
Çdo gur kalldrёmi e kishte tё shkruar emrin tёnd
Si nj kujtesё shekujsh, qe shkruar
Qё nga fillimi i jetёs. E pashmangshme.
Dhe aq madhёrishёm shpirti, zbriste emri yt
nga qielli gri, si shi, gjethet pёshpёrisnin
emrin tёnd! “Jen Jen” Leshverdha syzezё,
dritё dhe mish i bardhё, ёmbёlsi hyjnore
kisha mall ta shihja rishtaz, fort.
Lulet e dritёs kishin
shkёndijat nё vёshtrimin tёnd, dhe tё
qeshurёn tёnde era, si kristal i purpurt nё ag
e lindte mbas çdo ndezje.
Jen, Jen, pёrherё, gjithmonё!
“Veç lёngon dashurie, asgjё nuk ka!”
mё buçonte ndёr vesh
Zёri i doktorrit.
Ç ishte dashuria vallё,
kur akoma nuk e njihja aspak?
Ç ishte dashuria vallё? Tmerr i gjallё?
Bukuri? Hon misteresh? Frikё? Pёrjetёsi?
Apo vetёsakrifikim?
Ç ishte dashuria vallё, pёr ty?
Pёr veten time, nё atё kohё tё egёr dinosaurёsh?
Ç ishte dashuria vallё, kur unё,
kryqёzuar mbi dru tё jetёs, lёngoja 20 vjeçar?!
4
Gjithçka ç kishte lidhje me ty e doja fort.
Siç dashuron shpirt i adoleshentit.
Rrugёn, ku ti shkilje çdo ditё! I doja shokёt e tu.
Shoqet e gjimnazit, nga larg, me maraz
si i çmenduri, krejt i marrё.
Miqtё e tu, i shihja me zili.
Ah thoja, ato janё tё lumtur.
Ato e kanё fatin tё jenё pranё teje.
Ngordhja qё tё afrohesha.
Vdisja fare pёr njё buzёqeshje tёnden.
Por s ishte e mundur. U ngatёrrova
Me kёmbёt e mia, krejt i ngrirё, kur kaloje
Si vёllai Dante, Petrarka, si njё Lasgush
I vёrtetё, shembur, ttretur, vrarё, sakatuar.
Krejt brenda i mbaruar. Ku ishte fuqia e dashurisё
Ku ishte lufta e saj. Squllje, rёnje, trishtim
E Humba krejt davanё! PO.
Kishte njё xham tё ftohtё ndarje.
Kishte njё barrjerё ku kёmba ime,
nuk mund tё shkilte. Nuk duhej!
Kishte njё kufi. Pёrndryshe ёndёrra, shprishej krejt.
Rrёnoheshin tempujt. Buzёt mё bёheshin tё zeza,
ngrija krejt, dridhesha. Si fёmija nё breg tё detit,
lakuriq nё janar.
Dhe zemra dridhej krejt.
Mё tutje nuk mundesha, nuk mundesha!
E dija mirё. Ishte tokё e minuar, tmerr i gjallё.
Ndihmё! Pak ndihmё mё duhej nga dashuria!
I doja tё gjithё vendet qё shkilje ti.
Aty ndёrtova republika dashurie,
themelova parti, ngrita tempuj
ku njerёzit tё luteshin pёr mirёsi,
si maqedonasi, Aleksandritё.
I doja librat qё ti lexoje nё plazh.
Kur flitej pёr ty, i mprehja veshёt si qen
Çdo fjalё mbi ty, psiqikёn time
E godiste me tingull tё egёr kёmbane.
Oh tmerr i gjallё, sa tё afrohesha
Alarmi mё kapte, dridhesha krejt,
ç ndjenjё ishte ajo? S ishte parё
tё tretej njeriu aq shumё pёr njё femёr,
se meritonte! Por,
Si kaprodhi pёrpara
bishёs sё uritur. Oh dridhesha krejt,
fёrgёllimё hyjnore,
llahtari, lemeri, tmerr
mizorja dashuri!!!
Sapo mora vesh qё dije frengjisht,
iu futa fort frengjishtes.
Ç nuk mund tё bёja pёr ty?!
Pi uthull? Ha njё krokodil?
Hidhesh nё lumё, pa ditur not?
Detin nё kёmbё ta merrja, nё akull!
Kur ti ecje rrugёve, Jen!
Pёrkuleshin degёt tё tё shihnin mё mirё
Zogjtё ngazёlleheshin lumturie,
drita vetё Jen e shtonte forcёn e saj
pёrndritej krejt shpirti nga gaz i fshehtё,
oh ti mishёroje lumturinё dhe gazin pa fund
sikur tё ishe Jezusi vetё.
Ç ishte Jezusi vallё?
Shpirt qё vinte nga Qielli?!
Ti ishe trup dhe shpirt i ardhur nga toka,
Jen, shpirt pёr sytё e mi, jo vetёm
Mish pёr tu dashuruar, nga duart e mia.
Kur e kujtoj mё vjen tё qesh por edhe
Fort tё qaj, me psherёtimё, si era
Qё fryn mes dёrrasash nё dimёr.
Shihja Zotin tek trupi yt,
tek buzeqeshja jote e pёrshpirtё,
ndrinte krejt parajsa me 7 qiejt e tij.
Dhe aty plagoseshin dashurie, njerёzit qё tё adhuronin.
Ç ishte Jezusi vallё? Oh e ёmbёla blasfemi.
Me ty, po tё ma kёrkoje,
tё gjithё mёkatet e botёs do ti bёja
njё pёr njё, aq shumё u njehsova me ty.
Por ti ishe e mirё, e dija!
Kur unё shihja ty, qaja me sy.
Dhe mё shkonte mёndja vёrtetё tek Zoti.
Po, i thoja vetes. Ç marrёzi!
Po, ka Zot. Deri sa ka Jen, ka Zot atje sipёr.
Por akoma nuk dija ti lutesha atij.
Ç pёshtjellje e çuditshme!
Dhimbje, pasjon, farё burri,
orgazmё e ndrydhur, fjalё e pathёnё.
Fjala e pathёnё, ёshtё si masturbimi kot,
helm nё fyt, farmak nё tru, çapё e rreshkur
ёshtё fjalё e pathёnё. Si qarje ferri.
Ç brymё e çuditshme dashurie?
Ç ёshtё kjo, ç ёshtё? Triumf a rёnje?
Ngadhnjim, apo lёngim pa fund?
Vdekje, a jetё ёshtё kjo?
Se dija per besё. Fare nuk e dija!”
Dija qё ti ishe e shtrenjtё dhe e pamposhtur.
Si njё xhevahir qё me 9 kasaforta e ruajnё.
Ku vetё sekreti i jetёs ёshtё ndryrё.
Njё fjalё e jotja e kishte pushtetin e diktatorit
Mё tё zi. Oh vdekje lotёsh qё rilind, ja ç ishe
Udhёtim nё oqeanin e dhimbjes.
Njё buzeqeshje e jotja e ndriçonte botёn krejt.
Kur ti ishe e vrenjtur shi i rrёmbyer binte,
buçiste deti, pulёbardhat iknin kuturu,
nё shkёmbinj pёrplaseshin shqiponjat qorre.
Oh ç gjёmё brenda meje!
Zoti im ishe mbi dhe, e dija.
Kisha ç tё lusja. Kujt t’i pёrgjёrohesha.
Nёse kisha shkreptimё drite nё gji, a zi tё zezё,
varej, gjithçka nga ti. Pastaj vdiqa krejt.
Kur u ktheva nga fshati,
mbas udhёtimit tё harresёs, me qefin mё mbёshtollёn,
mё futёn nё arkivol, mё degdisёn atje poshtё.
Mё mirё gjallё nё dhe, se pa ty.
“Pse vdiq, pse? Sa i ri i shkreti!!” Thonin disa.
“Se dimё pёr Zotin. Iu sёmurën trutё.
Qante orё pa orё! Pastaj i humbi dёshira pёr jetё!”
thonte njё tjetёr.
Unё dёgjoja gjithçka sikur tё isha gjallё.
Gjallё isha! Isha gjallё pёr ty.
Por sa bukur. Sa i bukur ngrihej mёngjesi.
Sa fort lartёsohej perёndimi.
Sa fort buçiste jeta me bukurinё e saj.
5
Ç bёn, ç bёn tani atje larg?
Ndёrsa shkruaj, ti diku merr frymё.
Diku ti psherёtin, ndёrron tё brendёshmet,
pazarin e bёn.
Diku ti shtrihesh dhe mendon.
Jo kohёn qё kalon. Atё jo.
As edhe dhimbjen e dikurshme,
tё cilёn kujtesa, nё njё qilar e ka shpёnё.
Lёnё, harruar, syrgjynosur.
Siç braktisim njё rrobё tё vjetёr
e cila nuk na sherben mё.
Kёshtu pra Jen. Jen qё kurrё s je. S ke qenё,
s do tё jeshё.
Tu afrova.
A i afrohesh dot Zotit? I padukshёm
Dhe fuqiplotё.
Ai Tё verbon me dritё! Tё ngjall krejt.
Tё shёron, a tё vret nё vend.
Ashtu edhe ti. Si njё Zot ishe pёr mua.
Katedrale drite,
ku unё lutesha pёr tё gjetur ngushёllim
Jen qё poetё polle;
Jen, tingull dhe dёshirё.
Jen, psherёtimё dhe vetmi
Jen, qё diku jeton me siguri, por
Edhe pse e di, kurrё
Vёrtetё nuk do ta di!
Artur Spanjolli