VOAL

VOAL

“Je vrasës”, Urim Gjata i përgjigjet Edmond Cajës: Mos u mundo të mashtrosh, ti e ke thyer në mes revoltën e Qafë Barit

April 7, 2019
2 Comments
  • author avatar
    ermal alia 7 years ago Reply

    Këta vrasës duhen dënuar me burgim për jetë !

Komentet

“Korrupsioni ka mbërthyer Shqipërinë…” Gazeta spanjolle ‘El Mundo’: PD njofton protesta masive dhe kërkon dorëheqjen e qeverisë

Në artikull raportohet gjithashtu se një nga kërkesat e saj kryesore është dorëheqja e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim, ku SPAK ka kërkuar që imuniteti i saj të hiqet.

 

TIRANË- Kaosit të shkaktuar ditën e enjte në Kuvend i ka bërë jehonë edhe gazeta spanjolle, El Mundo, e cila ka raportuar përplasjet e ashpra. El Mundo shkruan se anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë organizuan trazira ndërsa u përpoqën të prishnin votimin për Avokatin e Popullit në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Në artikull janë përmendrur edhe situatat e tensionuara, ku demokratët zunë vendet e ministrave dhe hodhën shishe drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi, ku më pas u përplasën edhe me gardën. El Mundo thekson ndër të tjera se për muaj të tërë, opozita ka denoncuar mashtrimin zgjedhor, korrupsionin sistemik dhe një prapambetje serioze demokratike në vend.

Në artikull raportohet gjithashtu se një nga kërkesat e saj kryesore është dorëheqja e zv.kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim, ku SPAK ka kërkuar që imuniteti i saj të hiqet.

Në fund, El Mundo thekson se Partia Demokratike ka njoftuar protesta masive dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë, në një moment vendimtar për Shqipërinë, e cila konsiderohet si kandidate prioritare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për korrupsionin dhe përqendrimin e pushtetit.

Artikulli i EL MUNDO:

Tensionet politike në Shqipëri u përshkallëzuan përsëri të enjten gjatë një seance parlamentare në Tiranë, e cila u shoqërua me përleshje fizike, hedhje objektesh dhe hedhje fishekzjarrësh brenda sallës. Incidenti ndodhi gjatë seancës plenare të thirrur për të votuar për avokatin e ri të popullit, zyrtarin më të lartë të të drejtave të njeriut në vend. Anëtarët e Partisë Demokratike të Shqipërisë në opozitë organizuan trazira ndërsa u përpoqën të prishnin votimin në shenjë proteste kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Ligjvënësit e opozitës rrëmbyen mikrofonat, hodhën shishe drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi dhe rezistuan largimin nga forcat e sigurisë pasi zunë vendet e rezervuara për degën ekzekutive. Gjatë protestës, disa anëtarë ndezën fishekzjarrë dhe shfaqën banderola duke e krahasuar Ramën me diktatorin panamez Manuel Antonio Noriega, duke e quajtur atë “Noriega i Evropës”.

Për muaj të tërë, opozita ka denoncuar mashtrimin zgjedhor, korrupsionin sistemik dhe një prapambetje serioze demokratike në vend. Një nga kërkesat e saj kryesore është dorëheqja e Zëvendëspresidentes dhe Ministres së Infrastrukturës Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për parregullsi të dyshuara në kontratat publike. SPAK ka kërkuar që imuniteti i saj parlamentar të hiqet.

Partia Demokratike ka njoftuar protesta masive dhe po kërkon dorëheqjen e qeverisë, në një moment vendimtar për Shqipërinë, e cila konsiderohet si kandidate prioritare për anëtarësim në Bashkimin Evropian, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare për korrupsionin dhe përqendrimin e pushtetit./Dosja.al

BIRN: Përtej korrupsionit në tendera, kapja e AKSHI-t nga interesa kriminale rrezikon sigurinë kombëtare

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme për ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në drejtimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, ka rikthyer në vëmendje një debat që shkon përtej korrupsionit në tendera dhe prek drejtpërdrejt sigurinë kombëtare që lidhet me infrastrukturën kritike dixhitale.

 

Prokuroria e Posaçme njoftoi të martën për goditjen e një grupi të dyshuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, duke vendosur 8 persona nën akuzë për një seri veprash penale, mes të cilëve edhe drejtoreshën e kësaj Agjencie, Mirlinda Karçanaj.

Sipas hetimit, Ergys Agasi, një personazh kontrovers dhe biznesmeni Ermal Beqiraj krijuan një grup të strukturuar kriminal për manipulimin e tenderave të AKSHI-it, duke përdorur dhunë dhe pengmarrje. Ndërsa Agasi dhe Beqiraj I shpëtuan arrestimit, janë nën masën arrest shtëpie si pjesë e këtij grupi kriminal dy krerët e kësaj agjencie, drejtoresha Mirlinda Karçanaj dhe zv.drejtoresha Hava Delibashi.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për cënim të Sigurisë Kombëtare, pasi kjo agjenci është një prej institucioneve më sensitive në vend.

AKSHI menaxhon thuajse të gjithë sistemin e qeverisjes digjitale përmes E-Albania, përfshi dhe të ashtuquajtën ministrja “Diella” e krijuar me Inteligjencë Artificiale. AKSHI menaxhon sisteme dhe të dhëna që konsiderohen pjesë e infrastrukturës kritike kombëtare, çka e bën funksionimin e këtij institucioni një provë lakmusi për stabilitetin dhe besueshmërinë e administratës publike. Në këtë aspekt, ndikimi I punës së agjencisë nga një grup kriminal ka ngritur shqetësime mbi kufirin mes korrupsionit administrativ dhe cenimit të Sigurisë Kombëtare.

Sipas ekspertëve të sigurisë, kur një institucion që administron infrastrukturë digjitale kritike kapet nga interesa kriminale, shteti humbet kontrollin mbi informacionin që garanton funksionimin, vendimmarrjen dhe sigurinë e tij.

“AKSHI është një institucion që menaxhon infrastrukturën digjitale kritike të vendit dhe, për këtë arsye, çdo devijim serioz në mënyrën se si funksionon ai përbën rrezik për sigurinë kombëtare,” tha Arjan Dyrmishi, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes.

“Fakti që drejtues të kësaj agjencie dyshohen se kanë bashkëpunuar me një grup të strukturuar kriminal, duke manipuluar procedura prokurimi dhe duke përdorur dhunë për të ndikuar rezultatet, tregon që është vënë në rrezik jo vetëm integriteti i tenderëve, por vetë integriteti dhe sovraniteti digjital i shtetit,” theksoi ai.

Rreziku merr një dimension edhe më konkret në këndvështrimin e ish-kreut të Forcës Detare, Artur Meçollari, i cili thotë se të dhënat kritike që përpunon AKSHI mund të jenë sot në duart e kompanive që kanë mirëmbajtur sistemet duke fituar tenderat, të cilët, nga hetimi, dalin se janë diktuar nga një grupi kriminal.

“Një nga filtrat, i cili pengon rënien në dorë të këtyre të dhënave të grupeve kriminale është besueshmëria e kompanive kontraktore që garanton AKSHI,” tha Meçollari për BIRN, duke shtuar se “nëse këto kompani, të cilat janë nën akuzë nga Prokuroria si grup i strukturuar kriminal, kanë qenë të pajisur me çertifikatë sigurie nga DSIK, çështja është edhe më e rëndë, pasi vë në diskutim të gjithë sistemin e sigurisë kombëtare”.

AKSHI konsiderohet infrastrukturë kritike kombëtare për shkak të informacionit që zotëron dhe përpunon dhe kjo është arsyeja, sipas Meçollarit, që një pjesë e procedurave tenderuese janë klasifikuar si sekrete.

“Zotërimi nga grupet kriminale i këtyre të dhënave krijon mundësi për tregtimin e tyre në tregun e zi për qëllime përfitimi dhe që mund të bien në duart e grupeve kriminale ndërkombëtare ose shteteve jo dashamirëse apo armike të Shqipërisë,” paralajmëroi më tej ai.

Ekspertët besojnë se korrupsioni në tenderat publikë në një agjenci të tillë shtetërore është një indicie e drejtpërdrejtë për cënimin e sigurisë kombëtare, një akt që ka treguar se institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e saj nuk kanë reaguar në kohë ose janë kompromentuar.

Sipas Dyrmishit, rasti ekspozon dobësi serioze strukturore brenda AKSHI-t; një dështim të thellë të kontrollit dhe mbikëqyrjes; mungesë kontrolli efektiv mbi drejtuesit dhe mekanizma të brishtë dhe lehtësisht të manipulueshëm të prokurimeve publike. Përdorimi i dhunës “ për t’u mbyllur gojën atyre që dalin kundër”, e bën sipas Dyrmishit edhe më të rrezikshme situatën.

“Në një institucion të tillë që menaxhon sisteme kritike, kjo klimë frike e bën sigurinë operacionale jo funksionale, pasiqë vendimet merren për të garantuar funksionimin e skemës kriminale, jo për të mbrojtur shërbimet dhe të dhënat shtetërore,” tha Dyrmishi.

Rezultatet e hetimeve të deritanishme, sipas Dyrmishit, tregojnë se depërtimi i krimit të organizuar në drejtimin e institucionit ka sjellë pasoja që nuk janë vetëm ligjore apo morale, por kanë prekur drejtpërdrejt funksionimin e shtetit, besimin e qytetarëve dhe sigurinë kombëtare në kuptimin e saj modern: garantimin e sovranitetit, mirëqenien dhe stabilitetin e vendit.

Për ish-drejtuesin e Forcave Detare, Meçollari, rasti ngre gjithashtu pikëpyetje për funksionimin e institucioneve të tjera, kur sipas tij, fakti që hetimi është iniciuar dhe çuar përpara nga SPAK “tregon se hallka të tjera të sistemit të sigurisë kombëtare nuk kanë funksionuar siç duhet, si SHISH, DSIK, Policia Kriminale, etj”.

“Pasiviteti i shtetit në çështje të tilla sensitive për të dhënat personale të qytetarëve, të dhënat e biznesit dhe sigurisë kombëtare, ka inkurajuar shkelësit e ligjit të jenë të pacënueshëm dhe të veprojnë lirshëm në bashkëpunim me elementët e korruptuar brenda sistemit. SPAK-u e bëri detyrën dhe shumë mirë,” shtoi më tej Meçollari.

Hetimet për tenderat e AKSHI-it duket se do të testojnë kufijtë mes përgjegjësisë penale, dështimeve institucionale dhe debatit politik mbi mekanizmat shtetërorë që duhet të garantojnë të dhënat jetike të qytetarëve dhe ato shtetërore.

Mazhoranca është mjaftuar me përshëndetjen e aksionit të SPAK pa marrë përgjegjësi dhe akte llogaridhënie. “Unë gëzohem sa herë që SPAK-u realizon operacione,” deklaroi të enjten për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Por për opozitën, ngjarja nuk mund të kalojë si një aksion rutinë i Prokurorisë, por duhet të shërbejë për një llogaridhënie dhe nxjerrje të përgjegjësive për institucionet shtetërore që duhet të garantojnë sigurinë e vendit.

“Siguria kombëtare ka rënë, jo thjesht kompromentuar,” tha Erald Kapri, anëtar i komisionit parlamentar për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen si përfaqësues i Partisë Mundësia

Ai sugjeron që deputetët e opozitës në këtë komision të kërkojnë seancë dëgjimore urgjente me Shërbimin Informativ Shtetëror, Ministren e Brendshme, ndërsa konsideron të nevojshme thirrjen e Këshillit për Sigurinë Kombëtare si dhe pezullimin e çdo veprimtarie nga personat nën akuzë.

“Ende ka procedura të hapura tenderimi nga AKSHI, çka flet qartë për kaosin qeveritar dhe drejtuesit e akuzuar janë ende në detyrë,” i tha Kapri BIRN, duke shtuar se ai deputet do të këmbëngulë në ndërhyrjen e partnerëve ndërkombëtarë, NATO dhe BE.

“Që të marrim garanci nga partnerët, pasi qeveria e ka humbur besueshmërinë,” thekon ai.

Edhe Klevis Balliu, deputet I Partisë Demokratike dhe anëtar i komisionit parlamentar që merret me çështje të sigurisë kombëtare, e quan rastin si alarmant dhe “cënim të rëndë të sigurisë kombëtare”.

“Kur një institucion kaq kritik shndërrohet në mjet shërbimi për kartele kriminalë dhe interesa familjare të pushtetit, atëherë rrezikohen drejtpërdrejt siguria shtetërore, ekonomike dhe personale e qytetarëve,” tha Balliu për BIRN, duke shtuar se “përballë kësaj situate, opozita do të veprojë me të gjitha mjetet kushtetuese dhe parlamentare për të rikthyer ligjshmërinë dhe përgjegjësinë”./BIRN

CNN: Kuvendi i Shqipërisë përfshihet nga protestat, opozita përleshet për akuzat për korrupsion kundër zv/kryeministres Belinda Balluku

Media amerikane e njohur CNN, ka publikuar pamje nga seanca e së enjtes, ku deputetët e opozitës protestuan kundër mbrojtjes që mazhoranca po i bën zv/kryeministres së akuzuar për korrupsion, Belinda Balluku.

“Një protestë shpërtheu brenda parlamentit të Shqipërisë, ndërsa ligjvënësit e opozitës u përleshën për akuzat për korrupsion kundër zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila i ka quajtur akuzat “shpifje, insinuata, gjysmë të vërteta dhe gënjeshtra”, shkruan CNN. bw

Udhëheqësit autoritarë përballë dështimit

Muhammad bin Salman (MBS) është një nga autokratët më të fuqishëm dhe me pushtet më të konsoliduar në botë. Ai nuk ka nevojë të blejë zgjedhje apo të paguajë rivalë.

 

Udhëheqësit autoritarë që adhurojnë rritjen ekonomike po dështojnë në objektivat e tyre. Në Azi, Afrikën Lindore dhe Gjirin Persik, liderët përballen me një zgjedhje të vështirë, shkruan The Economist

Muhammad bin Salman (MBS) është një nga autokratët më të fuqishëm dhe me pushtet më të konsoliduar në botë. Ai nuk ka nevojë të blejë zgjedhje apo të paguajë rivalë.

Megjithatë, deri në vitin 2030, qeveria e tij pritet të ketë shpenzuar gati 3 trilionë dollarë për Vision 2030, planin gjigant për transformimin e ekonomisë së Arabisë Saudite.

Zyrtarët po mbështesin ndërtimin e ishujve artificialë, hotele luksoze dhe fabrika makinash elektrike. “Ata do të financojnë çdo projekt që ka edhe mundësinë më të vogël për të gjeneruar rritje ekonomike, edhe nëse rezultatet vijnë pas dekadash”, thotë një drejtues megaprojektesh, “edhe nëse janë fantazi apo dështime”.

MBS është vetëm një nga disa udhëheqës autoritarë të përqendruar pas rritjes ekonomike. Monarkët e Gjirit Persik, liderët e Afrikës Lindore dhe burrat e shtetit në vende gjysmëdemokratike janë frymëzuar nga Kina dhe Singapori, që arritën të ndërthurin sundimin autoritar me zhvillimin e shpejtë ekonomik. Shumë prej tyre janë të gatshëm të ndjekin politika të rregullta makroekonomike.

Ata e shohin rritjen si burim legjitimiteti, duke synuar të rrisin mirëqenien e popullatës në tërësi, jo vetëm të elitave.

Për këtë punësojnë teknokratë të aftë, premtojnë stabilitet për tërheqjen e investitorëve dhe zbatojnë politika industriale të kushtueshme. Megjithatë, pavarësisht këtij angazhimi, ata po hasin vështirësi në përmbushjen e objektivave të shpallura.

Kina dhe Singapori janë përjashtime. Shumica e autokratëve, në të shkuarën, e kanë ndjekur zhvillimin ekonomik në mënyrë të çorganizuar.

Sipas Kevin Grier nga Texas Tech University dhe Michael Munger nga Duke University, nga 1950 deri në 2006, sundimtarët që qëndruan mbi një dekadë në pushtet siguruan mesatarisht vetëm 1% rritje në vit. Shumë e përdornin politikën për pasurim personal.

Të tjerë, si Suharto në Indonezi apo junta ushtarake e Mianmarit, qetësonin elitat duke shpërndarë fitime mes aleatëve dhe duke shtypur popullsinë.

Një brez i ri u identifikua në vitin 2015 nga Hilary Matfess e Council on Foreign Relations, e cila i quajti “autoritarë zhvillimorë”. Paul Kagame në Ruandë ka tërhequr investitorë duke liberalizuar tregun financiar, duke ofruar subvencione dhe duke promovuar vendin në panaire ndërkombëtare.

Në Etiopi, Abiy Ahmed hoqi kontrollin e kapitaleve dhe lejoi luhatjen e monedhës kombëtare. Në Gjirin Persik, familjet mbretërore po përpiqen të ulin varësinë nga nafta. Vietnami, tashmë ekonomia më dinamike e Azisë Juglindore, nën drejtimin e To Lam kërkon të përshpejtojë edhe më tej rritjen.

Modeli historik i frymëzimit është i qartë: nën sundimin e Park Chung-hee (1963–1979), të ardhurat e Koresë së Jugut u rritën nga niveli i vendeve subsahariane në atë të Europës Lindore.

Në Kinë, Deng Xiaoping arriti rritje të shpejtë ekonomike pa kaluar drejt demokracisë, duke forcuar sundimin e Partisë Komuniste. Sot, që nga Kagame deri te Indermit Gill, kryeekonomisti i Bankës Botërore, shumë e pranojnë hapur se admirojnë arritjet e Kinës dhe Singaporit.

Në vitet 2000 flitej për “marrëveshje autoritare”: despotët ofronin ndihma ekonomike në këmbim të mungesës së të drejtave politike. Por sot popullatat janë shumë të mëdha dhe të reja për marrëveshje të tilla. Gjiri Persik po përballet me shterimin e fondeve të naftës; popullsia e Etiopisë pritet të rritet me 90 milionë banorë deri në vitin 2050.

Nga Kennedy School në Kuvajt

Shkrirja e politikave që mbështesin rritjen me një ekonomi politike autoritare kërkon dorëzim të një pjese të kontrollit. Qeveria e Ruandës ka financuar gjithçka, nga prodhimi i qumështit te nxjerrja dhe shfrytëzimi i torfës (lëndë djegëse bimore), përmes kapitalit sipërmarrës, për të shitur më pas aksionet e sipërmarrjeve të suksesshme tek investitorë privatë (një pjesë iu shit së fundmi T-Mobile).

Në Vietnam, To Lam i përjashtoi bizneset e vogla nga tatimi mbi fitimin. Bahrejni hoqi thuajse gjithë burokracinë për investitorët e huaj që sillnin mbi 50 milionë dollarë. Reformat e fundit të MBS, prezantuar në shkurt, synojnë të përafrojnë praktikat e punësimit me ato amerikane.

Konglomeratet shtetërore të menaxhuara mirë e tërheqin kapitalin e huaj. Investitorët parapëlqejnë stabilitetin dhe një lider i ri e popullor shihet si më i qëndrueshëm se politikanët e zgjedhur në vendet demokratike. Siç theksojnë përfaqësuesit shtetërorë që promovojnë vendin nëpër konferenca investimesh:

“Pse të rrezikoni?” Abiy është 48 vjeç dhe MBS 39; ata planifikojnë me dekada. Arabia Saudite ka Vision 2030 (2016), Bahrejni, Vision 2030 (2008), Etiopia Planin e Rritjes dhe Transformimit deri në vitin 2030.

Megjithëse oferta duket tërheqëse, problemet janë bërë të dukshme. Biznesmenët e huaj ankohen për mikro-menaxhim.

Firmat shtetërore shpesh shtypin nismën private: në Arabinë Saudite planet qeveritare kanë shkaktuar mungesa materialesh ndërtimi; në Etiopi, sipas FMN-së, bankat janë aq të përqendruara në financimin e shtetit, sa nuk mbështesin bizneset vendase.

Kur objektivat nuk arrihen, zyrtarët shpesh manipulojnë statistikat për të shmangur ndëshkimin. Një zyrtar i FMN-së ka sugjeruar se rritja reale e PBB-së së Ruandës është disa pikë më e ulët se ajo zyrtare. Edhe Etiopia ka gjasa të ketë fryrë shifrat për prodhimin e grurit.

Edhe pse shumë plane janë afatgjata, ato tashmë kanë qenë në fuqi mjaft kohë për t’u gjykuar. Ka katër tregues kyç: investimet e huaja dhe rritja ekonomike si ambicie kryesore; PBB për frymë dhe shpenzimet shëndetësore si tregues të shpërndarjes së përfitimeve. Shumica e regjimeve nuk po arrijnë synimet e shpallura.

Në vitin 2000, Kagame shpalli se deri në vitin 2020, Ruanda do të bëhej vend me të ardhura mesatare, një objektiv ende i parealizuar.

Sektorët e ekonomisë që nuk lidhen me naftën të vendeve të Gjirit po rriten më ngadalë se mesatarja e vendeve me të ardhura të mesme të larta. Që nga 2015, të ardhurat mesatare në vendet e sunduara nga autoritarë të fiksuar pas rritjes janë rritur vetëm 14%, kundrejt 23% në vende të krahasueshme.

Megjithatë, ka edhe përjashtime. Ekonomia e Etiopisë u rrit me mbi 7% vitin e kaluar, katër pikë më shumë se mesatarja afrikane. Ruanda raportoi shifra të ngjashme. Arabia Saudite shihej si më e ngadalta, por më 4 gusht, FMN rishikoi llogaritjet e saj dhe ngriti vlerësimin e rritjes së sektorëve që nuk lidhen me naftën të vitit 2023 nga 3,8% në 5,8%.

Në shumicën e rasteve, rritja mbështetet mbi financat publike. Fondi i Investimeve Publike i Arabisë Saudite gjeneron një të dhjetën e PBB-së së sektorit jo-naftë. Në Ruandë, më shumë se gjysma e investimeve të vitit të kaluar erdhën nga kompani shtetërore.

Investimet e huaja private do të tregonin një bum kapitalist të vërtetë, por vitin e kaluar, Arabia Saudite tërhoqi më pak kapital, si përqindje e PBB-së, se mesatarja rajonale, ndërsa Bahrejni më pak se Nikaragua. Bilancet tregtare mezi janë përmirësuar; Arabia Saudite importon trefishin e mallrave dhe shërbimeve që nuk lidhen me naftën, krahasuar me sasinë që eksporton.

Rritja nuk ka qenë e mjaftueshme për të përballuar popullata në zgjerim të shpejtë, as për të rritur të ardhurat fiskale. Në vitin 2023, Arabia Saudite mblodhi më pak taksa, si përqindje e PBB-së, se një vend mesatar me të ardhura të ulëta.

Presioni fiskal po rritet dhe FMN parashikon se rritja e sektorit jo-naftë e Arabisë Saudite do të mbetet nën 3,5% për dy vitet e ardhshme. Ndërsa borxhet e Ruandës do ta detyrojnë Kagame të shkurtojë shpenzimet.

Megjithëse politikat teknokratike kanë dhënë rezultate më të mira dhe kanë sjellë njëfarë popullariteti, këta udhëheqës së shpejti do të përballen me një zgjedhje të vështirë: të hapin me të vërtetë ekonominë, të përdorin metoda më të ashpra për të ruajtur bindjen e qytetarëve ose të përpiqen të blejnë popullaritet me shpërblime, në kushte më të vështira fiskale.

Mbetet për t’u parë nëse angazhimi i tyre për ndryshim ekonomik është real apo thjesht një retorikë për të ruajtur pushtetin./MONITOR

Nën hetim për shkelje të barazisë në tendera, Benet Beci, kryetari i bashkisë së Shkodrës del nga SPAK pas rreth dy orësh!

Benet Beci “kyç” gojën para gazetarëveRreth dy orë në ambientet e prokurorisë, kryebashkiaku i Shkodres Benet Beci del nga SPAK

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth dy orësh.

Beci është marrë zyrtarisht i pandehur nga SPAK për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, së bashku me shtatë vartës të tij. Më herët, ai është thirrur nga prokurorët, ku ka dhënë shpjegime në lidhje me çështjen nën hetim.

Benet Beci ka ushtruar më parë funksionin e drejtorit të Fondit të Zhvillimit të Rajoneve dhe, për disa vite, atë të drejtorit të KESH-it. Ai u largua nga ky post në vitin 2021, kur kandidoi për deputet të Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës.

Në zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, Benet Beci u zgjodh kryetar i Bashkisë së Shkodrës.

Pas daljes nga Prokuroria e Posaçme, Beci është përballur me gazetarët, por ka “kyçur” gojën para tyre, duke mos bërë asnjë prononcim mbi arsyet e paraqitjes së tij në SPAK.

Kujtojmë që kryebashkiaku socialist është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme.

Ndaj Becit u regjistrua procedim penal për shkelje të barazisë në tendera apo ankande publike, kryer në bashkëpunim më 23.10.2024.

Ndërkohë më 23 prill 2025, prokurori Dritan Prençi e mori të pandehur kryebashkiakun socialist.

Beci akuzohet për tenderin me vlerë 700 mijë euro të vitit 2019, me objekt zhvillimi strategjik i sektorit energjitik (projekt kërkimor).

Bashkë me Benet Becin, nën hetim për këtë tender janë marrë edhe disa zyrtarë të tjerë me rol në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave.

Shiste informacione tek organizatat kriminale shqiptare, arrestohet ish-drejtuesja e lartë e policisë në Ekuador

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit drejtoi një operacion në të cilin gjeneralja e policisë në pension Tannya Varela u arrestua për krimin e dyshuar të shpërndarjes së informacionit të kufizuar në Quito-n verior.

 

EKUADOR- Ish-drejtuesja e lartë e policisë në Ekuadorit është arrestuar, pasi dyshohet se shiste informacione te mafia shqiptare. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Shtetit drejtoi një operacion në të cilin gjeneralja e policisë në pension Tannya Varela u arrestua për krimin e dyshuar të shpërndarjes së informacionit të kufizuar në Quito-n verior.

Lidhur me operacionin e kryer këtë të enjte, më 18 dhjetor, Prokuroria raportoi se ky hetim u hap në vitin 2023 dhe ka si tregues rrjedhjen e një raporti konfidencial, mbi një proces hetimor të vitit 2021 për trafik të dyshuar droge, të quajtur “Luani i Trojës”. Mediat e huaja shkruajnë se në atë hetim konfidencial, u gjetën lidhje të dyshuara midis Rubén Chérres dhe Danilo Carrera, kunat i ish-presidentit Guillermo Lasso dhe personave të tjerë me organizatën kriminale të njohur si mafia shqiptare.

Sipas institucionit, rrjedhja e dokumentit ndodhi në dy raste: në vitin 2021 dhe 2023. Si pjesë e procedurës, urdhri i arrestit për Varelën u ekzekutua këtë të enjte dhe iu sekuestrua telefoni celular dhe kompjuteri personal , të cilët do të analizohen si prova brenda procesit hetimor.

Pjesë nga raporti mbi rastin e Luanit të Trojës, i cili u përgatit nga Fronti Parlamentar Kundër Korrupsionit, i kryesuar nga asambleisti i atëhershëm Fernando Villavicencio, folën për tentakulat e mafies shqiptare në Ekuador dhe përmendën disa personazhe si Tannya Varela, e cila u identifikua si “Numra”. Në shkurt të vitit 2024, Tannya Varela lëshoi ​​një deklaratë duke hedhur poshtë lidhjet e dyshuara me mafian shqiptare. “Pavarësisht këtyre akuzave të rreme, nderi im mbetet” tha ajo.

Arrestime në lidhje me hetimin e Luanit të Trojës

Në total, Zyra e Prokurorit drejtoi pesë bastisje në provincat e Pichincha dhe Manabí, si pjesë e një hetimi paraprak në lidhje me një rrjedhje informacioni nga oficerë të lartë të policisë. Dy gjeneralë u shkarkuan nga Policia, pasi u shfaqën audio në të cilat ata diskutojnë paraqitjen e raportit ‘Luani i Trojës’

Në Manta, agjentë nga Zyra e Prokurorit dhe Policia ekzekutuan një urdhër arresti për Kolonelin e Policisë José Luis Erazo, i cili drejtoi hetimin për Operacionin Troy Lion. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij, u sekuestruan prova, përfshirë telefonin e tij celular dhe sende të tjera.

Përveç kësaj, një operacion u krye në Aeroportin Ndërkombëtar Mariscal Sucre të Quitos , ku u arrestua ish -kapiteni i policisë Rodney Rangel, i cili po hetohet gjithashtu në këtë rast. Rangel ishte oficeri përgjegjës për hetimin e çështjes ‘Luani i Trojës’ dhe, në shtator 2023, bëri deklarata të forta kundër ish-Prokurores së Përgjithshme Diana Salazar . Ish-kapiteni pohoi se zyrtarja e atëhershme kishte njohuri të plotë të procesit./Dosja.al

Kaosi dje në Kuvend, vijon jehona në mediat ndërkombëtare, BILD: Zv/kryeministrja akuzohet për korrupsion, opozita në protestë

 

Kaosi i djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë vijon të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Media gjermane BILD i ka kushtuar hapësirë zhvillimeve në Tiranë, duke raportuar për përplasjet politike dhe akuzat e forta të opozitës ndaj zv/kryeministres, e cila akuzohet nga SPAK për përfshirje në afera korruptive me tenderat.

Sipas BILD, seanca parlamentare u shoqërua me protesta brenda Kuvendit, ndërsa deputetët e opozitës shpalosën pankarta, thirrje, ndezën flakadanë dhe bllokuan punimet e seancës.

Prokuroria e Posaçme kërkon heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e Belinda Ballukut.

Jehona e djeshme ka mbërritur edhe në botën arabe. Media AlArabya në gjuhën angleze ka pasqyruar me video përplasjet në Kuvendin e Shqipërisë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Belinda, Mirlinda dhe Linda – Tri gra, një kryeministër dhe një shtet i grabitur

Ka një moment kur një popull nuk duron më. Ka një pikë ku durimi kthehet në shpërthim, zemërimi në vendim, dhe heshtja në revoltë morale. Shqipëria sot është pikërisht aty.

Belinda Balluku.
 Mirlinda Karçanaj.
 Linda Rama.

Tre emra që nuk janë më thjesht pjesë e qeverisë — janë simboli i një shteti të përdhunuar, një republike të poshtëruar dhe një shoqërie të vjedhur deri në kockë.

Të treja në qendër të dyshimeve më të rënda që ky vend ka parë këto 35 vite.
 Të treja të mbrojtura me thonj e me dhëmbë nga një kryeministër që po fundoset bashkë me to.

Belinda – fytyra arrogante e abuzimit

Me tenderat që rëndojnë sa një tunel i Llogarës i mbushur me beton të vjedhur, me pushtetin që e ushtronte si pronë personale, me arrogancën që e kalonte kufirin e shantazhit moral ndaj të gjithëve — Belinda Balluku është përfaqësimi më brutal i një qeverie që nuk njeh turp, kufi, as përgjegjësi.

Dhe sot Rama lufton si i marrë për ta mbrojtur.

A e kupton sa rëndojnë këto dosje? 
A e kupton se kjo nuk është më politikë, por në zemër të shtetit? 
Apo thjesht ka frikë se rrëzimi i saj është zinxhir që ia çon SPAK-un në zyrë?

Mirlinda – skema e fshehtë e teknokracisë së vjedhjes

Karçanaj nuk ishte thjesht drejtoreshë. 
Ishte portë hyrëse për një sistem ku çdo tender kalonte si lumë ari drejt duarve të kompanive të preferuara.
 Tender pas tenderi, miliona pas milionësh, gjithçka e veshur me petkun e teknologjisë moderne, kur në fakt ishte teknologjia e grabitjes moderne.

Sot në arrest shtëpie.
 Por pas saj qëndron një mur i tërë sekretesh, marrëveshjesh, firmash, porosish.

Mur që Rama po përpiqet me çdo mënyrë ta mbajë në këmbë.

Linda – heshtja që peshon më shumë se çdo dosje

Nuk ka dosje të hapur ndaj saj.
Por çdo shqiptar e di peshën e influencës së saj.
 Çdo shqiptar e di rolin e zonjës së parë në një pushtet që s’ka pasur asnjëherë frikë nga etika dhe transparenca.

Linda është hija që nuk e prek askush, muri i padukshëm që SPAK-u e shikon, e ndjen, por ende nuk e sheh në letër.

Dhe kjo është vetë problemi: në Shqipëri jo gjithçka shkruhet, jo gjithçka hetohet, jo gjithçka lejohet. 
Por e vërteta e ka një zakon: rrëzon çdo mur, qoftë edhe të paprekshëm.

Rama – kapobanda që nuk lejon më as drejtësinë të marrë frymë

Sot kryeministri nuk vepron më si udhëheqës.
 Vepron si njeriu që mbron kështjellën e fundit të klanit të tij. Shan SPAK-un. 
Akuzon gjykatat.
 Shantazhon parlamentin.
 Shton roje, ul trimërinë dhe ngre zërin. Sepse nuk ka më asnjë aleat të sinqertë — vetëm frikën.

Frikën se goditja ndaj njërës prej tyre është goditja finale ndaj tij vetë. Tre gra, një kryeministër – dhe një popull që po acarohet çdo ditë.

Shqiptarët janë lodhur.
Janë varfëruar.
 U është vjedhur koha, shpresa, drita, fëmijët që ikin me gomone, dhe të ardhmen që u dogj si dokument i vjetër në zyrat e pushtetit.

Nuk është më çështje ideologjie. 
As politike.
 As partie. Është çështje gjaku, morali, ekzistence.

A duhet t’i shkojë drejtësia deri në fund? Jo vetëm duhet — është detyrim kombëtar.
 Të shkojë deri në fund të çdo kontrate.
 Çdo dokumenti.
 Çdo tenderi.
 Çdo telefonate.
 Çdo kompanie.
 Çdo urdhri politik.

Me të njëjtën forcë që u vodh vendi, me të njëjtën ashpërsi duhet të vijë drejtësia.

Ka ardhur ora që banda e grabitjes të shembet. Të gjitha. Pa përjashtim.**

Nuk ka më Belinda.
 Nuk ka më Mirlinda.
 Nuk ka më Linda. 
As Rama nuk del më i larë nga ky llum.

Sepse kur një shtet grabitet për vite, drejtësia nuk është më një opsion —
është hakmarrja morale e gjithë një populli.

/ Nga Muriel Bistro /Boldnews.al

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Syri Tv zbardh debatet në Këshillin e Mandateve! Bardhi: Mbledhja të jetë e hapur

Vijon prej orës 10:30 mbledhja e Këshillit të Mandateve ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunetit zv/kryeministres Belinda Balluku që do i hapë rrugë arrestimit të saj.

Gazetarja e Syri Tv, Ambrozia Meta ka zbuluar detaje nga mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura. Mësohet se mbledhja ështe ende te procedurat, pasi kreu i grupit parlamentar Gazment Bardhi insiston që mbledhja të jetë e hapur për median dhe publikun’ gjithashtu “ka kërkuar që të marrin pjesë të gjithë deputetët’ , por PS refuzon.

Gjithashtu Bardhi ka kërkuar të vihen ne dispozicion provat e USB, – e cila është kyçur në kasafortën e protokollit me argumentin se materialet janë sekret hetimor,- .pasi deri tani nuk janë vënë dhe po mbahen të fshehta nga maxhoranca.

 

Kërkesa e Bardhit është kundërshtuar nga Taulant Balla me argumentin se “mbledhja duhet bërë me dyer të mbyllura sepse duhet ruajtur sekreti hetimor. Në mbledhje duhet të jenë të pranishëm vetëm anëtarët e Këshillit të Mandateve”

Kush është i pranishëm në Këshillin e Mandateve? 

SPAK përfaqësohet nga 3 prokurorë – kreu i ri i SPAK, Klodian Braho, Dorina Bejko dhe Dritan Prençi, I cili ka firmosur dhe masën e sigurisë ‘pezullim nga detyra’ dhe ‘ndalim për lëvizje jashtë Shqipërisë’.

Vetë zv/kryeministrja nuk  ndodhet në Kryesinë e Kuvendit por ka pranuar të përfaqësohet nga avokati I saj Ardian Kalija, vetë Balluku shkoi në ambientet e Kryeministrisë ku po mbahet mbledhja e qeverisë.

Një ditë më parë, Apeli i GJKKO-së la në fuqi masën e ndalimit të daljes jashtë shtetit të Ballukut, por nuk mori në shqyrtim ankesën për pezullimin nga detyra, derisa të shprehet gjykata Kushtetueses për ankimin e kryeministrit Rama.

Gjykata Kushtetuese e ktheu Ballukun në detyrë, deri më shqyrtimin e ankimit të qeverisë, që kërkon zgjidhjen e kompetencave me GJKKO-në.

Belinda Balluku është marrë e pandehur për tenderin më vlerë 190 milionë euro për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, akuzë që i është komunikuar zyrtarisht dhe dyshohet edhe për tenderin 20 milionë euro të lotit 4 të Unazës së Madhe të Tiranës. Për të dy tenderët, me vlerë 210 milionë euro, sipas SPAK, Balluku ka paracaktuar fituesin përmes mbikëqyrjes dhe ndërhyrjes gjatë gjithë procesit të zhvillimit të garës. Dy ditë më parë SPAK i tha Kuvendit se e ka nën hetim edhe për 6 procedura të tjera në ndërtimin e kësaj vepre publike.

FOTOT: “Dil dhe jep dorëheqjen, pa drejtësi s’ka BE!” – Partia ‘Mundësia’ proteston para Kryesisë së Kuvendit kundër Ballukut

“Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që aktivistë të Shoqërisë Civile mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.


Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

Po ashtu, po proteston gjithashtu edhe Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia. GSH

protesta7protesta6protesta5protesta4protesta3protesta2protesta1

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD

Kreu i Mundësia, Agron Shehaj teksa qëndron pas derës në një prej sallave ku po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet kërkesa e SPAK për Belinda Ballukun, theksoi se ende nuk është marrë një vendim.

“Po rri këtu se jam brenda, kam akoma shpresa se nuk e kanë marrë ende vendimin, se jam unë këtu. Unë jam këtu dhe ju aty jashtë. Meqë jeni aty, duhet ta ngrini më shumë zërin. Janë lidhur pas karriges dhe nuk ikin. E dini se vetëm pushteti mund t’i mbrojë. Ja kanë bërë të qartë Edi Ramës, po ikën do ta marrin me vete. Kam akoma shpresa që të hyj brenda. Janë akoma duke vrarë mendjen, se si duket nuk e kanë marrë akoma vendimit”, ka thënë ai.© BalkanWeb

“Burg, burg! Dorëzoni Belindën”/ “Mundësia” proteston para Kuvendit, Shehaj: Vazhdon pazari PS-PD

Ela

“Dorëzoni Belindën”, “Dil nga zyra dhe jep dorëheqjen”, “Pa drejtësi nuk ka BE”, “Jo shtetit që të merr peng” janë disa nga pankartat që protestuesit e partisë Mundësia mbajnë para kryesisë së Kuvendit, teksa po protestojnë kundër të pandehurës Belinda Balluku.

“Burg, burg. Duam drejtësi”, dëgjohet teksa brohoret turma e protestuesve.

Brenda kryesisë po vijon mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet për kërkesën e SPAK për t’i hequr imunitetin zëvendës kryeministres të pandehur për shkelje të barazisë në tendera.

protesta7

Agron Shehaj së bashku me Erald Kaprin nuk janë lejuar që të futen në mbledhjen e Këshillit për Imunitetin. Sipas Shehajt, ky është një pazar që bëjnë dy forcat politike, ndërsa situatën e krijuar e konsideroi si çmenduri.

“Kjo është çmenduria, ne do vazhdojmë do luftojmë. Këta e kanë paralajmëruar, Edi Rama do të marrë në mbrojtje Belinda Ballukun”, tha Shehaj.

Shehaj pati edhe një përballje me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi: “Pse më shtyni? Sepse preka kryetarin. Me dhunë. Vazhdon avazi PS-PD, vazhdon pazari PS-PD”./Boldnews.al

 

I gjati në SPAK – Shpërthejnë protestat para Kuvendit – proteston “Mundësia” e Agron Shehajt – Imuniteti i Ballukut

Shoqëria Civile ka dalë në protestë paraditen e kësaj të premte para Kuvendit, aty ku pritet të shqyrtohet imuniteti i Belida Ballukut, dhe autorizimi për arrestimin e saj.

Aktivistët me pankarta në duar kërkojnë drejtësi dhe dënimin e duhur për zyrtaren e korruptuar të qeverisë Rama.

“Drejtësi deri në fund”, “Peshku qelbet nga koka”, “Në mbrojtje të drejtësisë, drejtësi deri në fund” janë disa nga pankartat e tyre.

Një tjetër protestë ka nisur nga “Mundësia” e Agron Shehajt. Me pankarta në duar përfaqësuesit e partisë janë mbledhur para Kuvendit dhe kërkojnë të hiqet imuniteti i Ballukut dhe të lejohet arrestimi i saj nga SPAK.

Ndërkohë janë regjistruar edhe tensione mes deputetëve të kësaj partie dhe Gardës së Republikës. Raportohet se Agron Shehaj dhe Erald Kapri janë futur brenda ambienteve të Kuvendit dhe kanë kërkuar të jenë të pranishëm në mbledhjen për Ballukun, por janë penguar nga Garda.

“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ia dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë. Ne i kemi dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Peleshi ku i kemi kërkuar që të jemi pjesëmarrës në mbledhje. Deri tani, ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e tij dhe po mbahemi jashtë”, është shprehur Shehaj.

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit është mbledhur pak më herët te Kuvendi, ndërkohë të pranishëm nga prokurorët do të jenë Dritan Prenci, Dorina Bejko, dy prokurorët e çështjes si dhe kreu i ri i SPAK, Klodian Braho./bn


Send this to a friend