Një zyrtar i lartë bërthamor i Iranit ka njoftuar sot se gjatë javës së ardhshme Rusia do të fillojë t’i ndërtojë dy reaktorë të rinj në Iran.
Behrouz Kamalvandi, nënkryetar i Organizatës për Energji Bërthamore të Iranit, tha sot se industria bërthamore e Iranit është rritur falë bashkëpunimit me vendet e tjera, siç është Rusia.
Gjatë vitit të kaluar Rusia pati njoftuar se e ka arritur një marrëveshje me Iranin për ndërtimin e dy reaktorëve në centralin bërtahmor të Iranit që gjendet në afërsi të qytetit Bushehr.
Marrëveshja Rusi-Iran, përkatësisht në mes të kompanive shtetërore bërthamore të të dyja vendeve, është nënshkruar në nëntor të vitit të kaluar ndërsa specifikon ndërtimin e dy reaktorëve në centralin e Bushehrit, me mundësi të zgjerimit edhe me katër reaktorë të tjerë.
Bushehri është centarli i parë bërthamor i Iranit, i cili është ndërtuar nga Rusia dhe ka hyrë në funksion më 2011.
Irani po bën përpjekje të zvogëlojë varësinë e tij nga nafta dhe gazi.
Komentet