Çdo mjet është i mirë për të luftuar vapën
VOAL – Vala e nxehtësisë është rekord në pothuajse të gjithë Zvicrën, duke përjashtuar territoret më të larta në Alpe. Temperaturat maksimale janë midis 32 dhe 36 gradë, minimumi do të jetë midis 18 dhe 23 gradë në jug të Alpeve dhe midis 16 dhe 20 në veri. Lagështia relativisht e lartë do të kontribuojë në rritjen e ndjesisë së nxehtësisë. Faza më intensive e vapës është parashikuar në veri të Alpeve deri të mërkurën, në jug të enjten dhe të premten. Situata duket e destinuar të përmirësohet paksa vetëm duke filluar nga fundjava e ardhshme ekskluzivisht në kantonin e Tiçinos dhe në Graubynden.
Situata, e kombinuar me trafikun intensiv, gjithashtu ndikon në mënyrë të qartë në gjendjen e cilësisë së ajrit. Përqëndrimet e ndotësve janë mjaft të larta, në veçanti në zonat e ulëta në jug të Alpeve. Një situatë anormale në nivel vendi.
Në Gjermani, fermerët kanë kërkuar nga qeveria të dekretojë një gjendje të jashtëzakonshme për shkak të thatësirës. Në disa zona nuk ka rënë shi që nga prilli, dhe mungesa e reshjeve të kombinuara me temperatura të larta ka shkatërruar tashmë gjysmën e të lashtave, sidomos që u intereson fermerëve të vegjël dhe të mesëm. Presidenti i Shoqatës së Fermerëve Gjermanë ka kërkuar që të vihen në dispozicion të paktën miliardë euro ndihma. Situata është veçanërisht katastrofale për kompanitë e mesme dhe të vogla.
Komentet