TOKIO – Kryeministri japonez, Shinzo Abe, ka vendosur t’i japë fund armiqësisë së gjatë me Rusinë.
Siç raportojnë mediat lokale, në fjalimin e tij politik para ligjvënësve të vendit, Abe tha se do të “zgjidhë sfidat e diplomacisë së pasluftës me të cilat ballafaqohet Japonia”.
Japan Today shkruan se Abe shprehu vendosmërinë për të nënshkruar një traktat paqeje me Rusinë për t’i dhënë fund zyrtarisht armiqësisë së Luftës së Dytë Botërore.
Të dy vendet kanë mosmarrëveshje territoriale mbi katër ishujt të cilat administrohen nga Rusia afër ishullit Hokkaido.
“Unë ndaj një vendosmëri të fortë me presidentin Putin që të mos e lë çështjen të pazgjidhur e cila ka qenë më shumë se 70 vjet që nga përfundimi i luftës”, tha Abe.
Abe dhe presidenti rus, Vladimir Putin, javën e kaluar zhvilluan bisedime në Moskë mbi këtë çështje. Dyshja kishin afirmuar të “përshpejtojnë negociatat” për një traktat bilateral të paqes.
Abe tha se Japonia do të bashkëpunojë me SHBA-të dhe Korenë e Jugut mbi Korenë e Veriut. Dy Koretë dhe SHBA-të janë të angazhuara në përpjekjet diplomatike për të denuklearizuar gadishullin dhe të hiqen sanksionet mbi Phenianin.
“Unë do të veproj me vendosmëri pa humbur asnjë mundësi për të zgjidhur çështjen e shtetasve japonezë të rrëmbyer nga shteti komunist disa dekada më parë dhe nga programet e tij bërthamore dhe raketore”, tha Abe në Parlamentin japonez.
Megjithatë, Abe nuk i referohej tensioneve të vazhdueshme ushtarake me Korenë e Jugut në Detin e Japonisë.
“Ne duhet të thyejmë guximin e mosbesimit të ndërsjellë në mënyrë që të zgidhim çështjen bërthamore dhe raketore të Koresë së Veriut dhe çështjen më të rëndësishme të rrëmbimit”, tha Abe.
Ai shtoi se qëllimi është zgjidhja e historisë së keqe me Korenë e Veriut dhe normalizimi i marrëdhënieve diplomatike. aa
Komentet