Adnan Januzaj mund të largohet përfundimisht nga Belgjika, pasi mesfushori shqiptar e ka refuzuar atë.
Gjatë ditës së sotme Përfaqësuesja A e Belgjikës publikoi listën ku mungoi emri i istogasit, mirëpo djaloshi kosovar ka ditur si t’i hakmerret belgëve.
Përfaqësuesja U21 e Belgjikës e ka ftuar atë për ndeshje kualifikuese, mirëpo kësaj radhe ylli kosovar i ka thënë jo, duke i injoruar keq.
Refuzimi i Belgjikës U21, nga Januzaj besohet se është sepse ai është ndier i nënçmuar duke marrë ftesë nga të rinjtë e Belgjikës dhe jo nga Përfaqësuesja A.
Ka qenë gazetari belg, John Champan që ka publikuar këtë lajm në rrjetin social ‘Twitter’.
“Januzaj ka refuzuar të luaj për Belgjikën U21. Ka preferuar të qëndroj në klub. Kjo nuk është mirë për shanset e tij për në Euro”, shkroi Champan.
Ky lajm i ka hapur dyert Përfaqësueses së Kosovës e cila mund ta ketë në radhët e saj, qysh nga muaji mars kur pritet pranimi me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA ose Shqipërisë, e cila për herë të parë merr pjesë në Kampionatin Europian.
Komentet