Evertoni raportohet se është duke e monitoruar situatën e mesfushorit shqiptar, Adnan Januzaj te Manchester Unitedi.
Januzaj ka dështuar të tregojë formën e tij më të mirë me Louis van Gaalin, duke realizuar vetëm një asistim në 21 paraqitje për klubin anglez.
20-vjeçari është lidhur me një huazim nga Old Traffordi dhe “Liverpool Echo” pohon se menaxheri i Evertonit, Roberto Martinez është duke përcjell situatën e shqiptarit te Unitedi.
Edhe pse është paralajmëruar se Januzaj nuk do të largohet as në formë huazimi, trajneri spanjoll është duke insistuar në transferimin e tij.
Komentet