Harden këtë arriti ta shënojë në fitoren e mbrëmshme të Houston Rockets kundër Orlando Magic me rezultatin 114:107
HOUSTON – James Harden (28) është bërë basketbollisti i parë në historinë e NBA Ligës amerikane që në një ndeshje shënoi 60 pikë duke shënuar edhe dyshifror të trefishtë.
Harden këtë arriti ta shënojë në fitoren e mbrëmshme të Houston Rockets kundër Orlando Magic me rezultatin 114:107.
Basketbollisti i Rockets-ave përveç që shënoi 60 pikë, kapi edhe 10 kërcime dhe realizoi 11 asiste.
Harden me këtë paraqitje regjistroi edhe histori të klubit të Rockets-ave. Ai u bë shënuesi më i mirë në një ndeshje, pasi theu rekordin e Calvina Murphy, i cili në vitin 1978 shënoi 57 pikë për klubin. aa
Komentet