Njoftohet se Ukraina ka përdorur për herë të parë raketa britanike të tipit “Storm Shadow” me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva brenda Rusisë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell nga Londra, sulmi ukrainas vjen pas njoftimeve se Presidenti Joe Bien vendosi në fillim të javës që ta lejojë Kievin të përdor raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi për të goditur objektiva në brendësi të Rusisë.
Mediat britanike njoftuan të mërkurën se Ukraina kishte përdorur për herë të parë raketa të tipit “Storm Shadow”, të furnizuara nga Britania, për të goditur objektiva brenda territorit rus. Raketa të tilla janë përdorur në të kaluarën kundër forcave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës, si vitin e kaluar, kur u godit shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në Krime.
Londra dhe Kievi nuk e kanë konfirmuar sulmin e djeshëm.
Në fillim të kësaj jave, ushtria ukrainase përdori raketa me rreze të gjatë veprimi, të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara, për të goditur në thellësi të territorit rus, pas miratimit nga Uashingtoni.
Franca gjithashtu e ka furnizuar Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi. Por raketat evropiane dallojnë nga ato amerikane, thotë për Zërin e Amerikës analisti Patrick Bury nga Universiteti Bath.
“Ato janë raketa që lëshohen nga ajri dhe kanë një rreze veprimi prej 250 kilometrash. Raketat amerikane kanë një rreze më të gjatë veprimi dhe nuk lëshohen nga ajri, ndaj janë më të vështira që të eliminohen, të paktën në teori”.
Dy sistemet e raketave ofrojnë mundësi për objektiva të reja.
“Rrezja e veprimit të dy llojeve të raketave është e mjaftueshme për të depërtuar brenda territorit dhe goditur infrastrukturën ruse, duke ndërprerë furnizimet për frontin e luftës. Rrezja e veprimit nuk është aq e rëndësishme sa fakti që Ukraina ka nevojë për sasi të mëdha raketash dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, thotë për Zërin e Amerikës, James Nixey, i cili drejton programin Ruso-Euroaziatik në Institutin Mbretëror për Çështjet Ndërkombëtare që njihet edhe si Chatham House.
Ukraina duhet të zgjedhë me kujdes objektivat e saj, thotë analisti Bury.
“A do të lejohen ata (Ukraina) që ta shtojnë trysninë dhe të godasin infrastrukturën energjetike, ushtarake, rafineritë e naftës, objektiva që do të fillonin me të vërtetë të dëmtonin ekonominë ruse? Kjo është pyetja.”
Por Gjermania, furnizuesi i dytë më i madh i Ukrainës me armë, e përjashtoi këtë javë mundësinë që t’i ofronte Kievit raketa me rreze të gjatë veprimi. Berlini druhet se mund të përfshihet në luftë.
“Asgjë nuk ka ndryshuar për ne, situata dhe rrethanat janë të njëjta. Raketat gjermane nuk janë si ato amerikane apo britanike. Këndvështrimi ynë për këtë çështje është i njëjtë”, tha shefi i mbrojtjes gjermane, Boris Pistorius.
E ardhmja e ndihmës ushtarake perëndimore për Kievin mbetet e pasigurt. Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, është zotuar t’i japë fund luftës në ditën e parë që merr detyrën. Kievi i druhet tërheqjes së mbështetjes amerikane. Analisti Bury thotë se Britania dhe Franca mund të vendosin që të vazhdojnë furnizimin e Ukrainës me raketa.
“Dy vendet kanë armë bërthamore dhe mund të rrezikojnë nëse duan. Mund të gjenden dallime mes NATO-s evropiane dhe asaj amerikane për disa çështje politike lidhur me Ukrainën”.
Pas vendimit të Uashingtonit për ta lejuar Ukrainën që të godasë territorin rus me raketa amerikane, Moska uli kufizimet për përdorimin e armëve bërthamore.
Konstatimi asht plotsisht I drejte , por dhe perfaqesuesit e BE-se dhe ambasadoret e tyre e te SHBA-se nuk kane qene gjithemone ne lartesine e duhur , tuj pase parasyshe qe çdo fjale e tyre konsiderohet tabu ,ketu tek ne … E majta ne shkalle globale asht shume ma e lidhur , ma e organizuar e ma unike ….. E duke derguar njerezit e tyre si perfaqsues te BE-se apo te SHBA-se , kane imponuar edhe opinionin e tyre ne favor te se majtes e gjithemone kundra te djathtes …
Ju ne SHBA , as nuk mund ta konceptoni kete , e quani gjitheçka te perfunduar , sikur komunizmi nuk ekziston me !!!!Sa gabim , e rastin ma konkret e keni ne Shqiperi , 100% komunistet udheheqin(!) , qe nga presidenti , kryetari I kuvendit dhe e gjithe qeveria ….
Kur cakton perfaqsuesit e tyre ne Shqiperi BE-ja , nuk lene gure pa luajtur te majtet europiane per te derguar ne Shqiperi perfaqsuesit e tyre , nga ideali I tyre ….. Te tjerat jane pasoja …..
Drejtsinë kan shgatrrua me temel liderët e partive si;sali berisha, fatos nano, ilir meta, pandeli majko, edvin rama, skender gjinushi, mejdani dhe lulzim rexhep basha!
Kta kryeministra u kan ba diku presione fizike, dosjesh si spiuna, korruptue me dhanie favore familjare të prokurorve, gjykatsve, policis,…..
Prandej Drejtsia kriminale, administrata kriminale, shndetsia kriminale dhe arsimi kriminal asht vepër e kryeministrave, ministrave, prefektve, kryetarve të bashkis dhe kryetarve të komunave. Drejtsia kurohet duke dizinfektue me helme asaj pjesë që e kalbzuen drejtsinë duke i shkarkue nga poste, arrestue, marrja e të gjitha pasunive edhe jasht shtetit e ne fund denue me pushkatim ose burg të perjetshëm, që të xejnë mendt të tjerët. Përndryshe kta kanibalë kanë me i zevendsue drejtsinë me vezët e gjarpnijve qi kan pjellë administrata kriminale e shtetit.
Kryepolikanet pengese per drejtesine me ligjin 449 kane mbyllur dosjet e krimit per te mos u hapur me.
Z. Gjon Juncaj, Jeni kapur pas degeve te kalbura shqiptare !