Aktivistja Sevim Arbana në emisionin ‘Profil’ në Euronews, bëri një rrëfim të ndjerë për jetën e saj. E rritur pa baba por me nënën dhe motrat, aty ndjeu për herë të parë feminizmin të cilin nuk e njihte si nocion por e ktheu në mision.
E patrembur në luftën e saj për të drejtat e njeriut është gati të shkoj në gjyq me këdo…madje dhe me Kryeministrin e vendit.
“Aktualisht sot jam në një gjyq qesharak me Ramën të cilin nuk e ka fituar as ai , as unë. Gjykata nga 10 milionë lekë që kërkoi Rama më ka detyruar mua vetëm 200 mijë lekë të vjetra. Ndërkohë ka pranuar vetëm pjesërisht padinë e Ramës kundër meje, pasi shprehet se Arbana është zë publik dhe ka të drejtë të flasë në kontekstin e shoqërisë civile.
Në anën tjetër e ka kaluar më një ofendim që kam bërë unë kur kam thënë se 20 vjeç ishte psikopat, tani është superpsikopat. Unë kam parë kur na ftoi Rama për strategjinë e fëmijëve, që kur një nga deputetet seç i thotë dhe ky e pickon. E unë kam thënë që ai është autokrat nuk i pëlqen mendimi i të tjerëve. Kjo ka ndodhur në janar, në 1 gusht të 2019 mua më vjen dosja, padia nga Rama”, tha Sevim Arbana. sn