Liria nuk është të vrasësh kundërshtarë politik, gazetarë etj për interesa personale; ky akt është krim. Mos e njëjtësoni (mos e barazoni, identifikoni), mos e njollosni UÇK-në me ata “komandantë e gjeneralë” shqipfolës që vranë njerëz (shqiptarë) të pafajshëm. Ata për të cilët brohorisni “Liria ka emër”, faktikisht ishin e kundërta e lirisë, sepse i pengonin, i kontrollonin, i detyronin, i sundonin, i mashtronin, i plaçkitnin, i vidhnin pasuritë e vendit, dhe i vritnin ata që kundërshtonin ligësitë e tyre.
***
Çfarë është saktësisht liria?
Liria është një gjendje sovraniteti ose vetëqeverisjeje për një individ, një grup individësh ose një sistem politik. Me fjalë të tjera, liria është e kundërta e të qenit i penguar, i kontrolluar, i detyruar ose i sunduar.
Çfarë do të thotë të jesh njeri i lirë?
Vullneti i lirë ose liria e vullnetit është një term filozofik që përshkruan aftësinë e individëve të vetëdijshëm për të kontrolluar mendimet, zgjedhjet dhe veprimet e pavarura nga faktorët natyrorë ose të mbinatyrshëm. Aftësia për të pasur vullnet të lirë ka qenë prej kohësh një çështje e rëndësishme në fe, shkencë, filozofi dhe etikë.
Çfarë është liria ekzistenciale?
Sipas ekzistencialistëve, ajo që kryesisht i ndan njerëzit nga kafshët është se ne mund të lidhemi me ekzistencën tonë. Ne kemi një liri ekzistenciale. Sa herë që veprojmë, ne e dimë në të njëjtën kohë që kemi mundësinë të veprojmë ndryshe.
Çfarë është liria?
Liria është një gjendje ku njeriu mund të marrë vendime me vullnetin e tij të lirë. Liria mund të përfshijë, për shembull, që dikush është i lirë të besojë, të mendojë, të thotë ose të bëjë diçka, dhe që mund të zgjedhë me kë dëshiron të jetë dhe ku dëshiron të jetë. Mund të flitet për liri në raport me një individ, një grup apo një shtet.
***
Patriotizmi identifikohet me sakrificat që një popull është në gjendje me i bërë për të fituar Lirinë.
Gjatë njëzet-tridhjetë viteve të fundit të “lirisë” dhe “demokracisë” shqiptarët e kanë vrarë njëri-tjetrin si asnjë komb tjetër në rruzullin tokësor. Unë nuk merrem me spekulime, nuk njohë asnjë prej tyre, prandaj nuk mund të zgjedhë asnjë mendim se kush, kur, pse, qysh dhe cilin e vrau. Të mos kesh asnjë mendim është gjithashtu zgjedhje, sepse nëse nuk ke vetë një mendim, i jep mendimit të të tjerëve më shumë liri veprimi.
***
Çfarë mendonte Platoni për lirinë?
Me fjalë të tjera, Platoni e hedh njeriun në dilemën e lirisë: Liria është të marrësh përgjegjësi për zgjedhjet që bën, edhe kur zgjedhjet janë shkatërruese për veten. Megjithatë, kjo nuk duhet të na bëjë të besojmë se antikiteti (lashtësia-bota e vjetër) ka pasur një kuptim të gjerë të individualitetit, dhe për këtë çështje humanizmin.
Çfarë thotë Immanuel Kant për lirinë?
Përkufizimi i Kantit për lirinë politike është, se të gjithë njerëzit kanë të drejtën e shkallës më të lartë të mundshme të lirisë që është në përputhje me një liri përkatëse për të gjithë të tjerët, dhe duhet të ketë një rend ligjor që vendos kufizime në lirinë e njeriut, në mënyrë që individët të mos marrin liri në kurriz të të tjerëve.
***
Atdhedashuria është të kujdesesh, ta ruash dhe ta mbrosh, të qëndrosh pranë Vendit tënd gjatë gjithë kohës, ndërkaq pranë individit, pranë Partisë dhe Qeverisë vetëm kur e meritojnë atë.
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike