Përfaqësuesit e bizneseve shqiptare shprehën sot dyshimet dhe shpresat e tyre për goditjen e informalitetit dhe evazionit me operacionin që pritet të nisë muajin tjetër.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës deklaroi se shërimi i plagëve të ekonomisë është i domosdoshëm dhe se mbështet çdo nismë që përmirëson gjendjen e rënduar.
Drejtuesi i Dhomës së Tregtisë Nikolin Jaka, theksoi se informaliteti dhe evazioni janë sëmundjet më të rënda, sepse ato prodhojnë korrupsion.
Sipas një anketimi me pëfaqësuesit e biznesit, inspektorët e tatimeve nxehen shumë kur nuk gjejnë shkelje dhe mjaft të lumtur kur gjejnë shkelje ligjore.
Kjo është shenja më e qartë se ata janë të gatshëm për rryshfete dhe korrupsion.
Administrata tatimore po shpjegon nismën më të fundit kundër informalitetit. Briseida Shehaj drejtoresha e përgjithshme e tatimeve, tha se administrata e re po ndërton një marrëdhënie të re me bizneset.
Por sipas përfaqësuesve të biznesit ndryshimi ende nuk është i dukshëm dhe domethënës.
Zoti Jaka tha se është hera e parë që qeveria e pranon se informaliteti dhe evazioni vjen nga brenda administratës fiskale, e cila është përgjegjësja për formalizimin e ekonomisë.
Përfaqësuesit e biznesit shpresojnë që operacioni më i ri të mos jetë një fushatë apo një luftë ndaj informalitetit, por duan të jetë një reformë dhe një ligj që zbatohet normalisht në çdo ditë të vitit.
Asnjë biznes nuk mund të kryejë evazion apo veprime informale nëse nuk mbrohet nga inspektorë të korruptuar, pohojnë firmat private, të cilat shpresojnë që nisma të mos deformohet gjatë rrugës.
Taksë e sheshtë apo progresive, asnjë biznes nuk përjashtohet nga lëshimi i kuponit tatimor.
Administrata dhe bizneset po ndjekin me vëmendje lëvizjet e njëri-tjetrit, mbasi deri dje secila palë mendonte që problemi qëndron tek tjetri.
Qarqet e biznesit e dinë se kur janë informalë, u nënshtrohen inspektorëve të korruptuar, ndaj nuk po e humbin rastin dhe po bëhen pjesë e kësaj reforme, e cila në fund prek xhepat e qytetarëve.
Ish-deputeti socialist Petro Koçi ishte i ftuar pasditen e sotme në News 24 ku foli edhe për arstimin e Veliajt, edhe nëse ka në PS ndonjë përçarje të mundshme.
Koçi thekson për Ola . . .
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me të rinjtë e FRPD, ka nënvizuar rolin dhe rëndësinë e tyre në fushatën elektorale, duke i quajtur ata faktor kyç për arritjen e . . .
‘Për 12 vite, qeverisja e të njëjtit person quhet diktaturë’. Kështu u shpreh drejtuesi I fushatës elektorale të demokratëve, strategu amerikan Chris LaCivita në takimin me të rinjt . . .
Strategu i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ishte në takimin me të rinjtë e FRPD, duke i inkurajuar ata të angazhohen aktivisht në procesin politik dhe të kontribuojn . . .
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo ka dënuar skandalin e sotëm, ku Kosova u prezantua me fusnotë në konferencën rajonale të mbajtur në Tiranë dhe largimin e zëvendësministrit kosovar . . .
Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi i shoqëruar nga kryetari i Shoqatës Patriotike “Çamëria”, Liljan Idrizaj dhe anëtarë të PDIU-së priti në selinë e partis . . .
Teksa tha se Rama ka pranuar orë luksi si dhuratë prej 500 mijë euro, kryedemokrati Sali Berisha u shpreh se socialistët janë të çmendur pas luksit, duke mos kursyer as fondet e inv . . .
Programi elektoral i kryeministrit Edi Rama për zgjedhjet e 11 Majit, sipas analistit Neritan Sejamini është thjesht një premtim në ajër.
Sejamini tha se Kryeministri Rama po insist . . .
Lideri i demokratëve Sali Berisha priti në një takim një delegacion të OSBE-së, të cilëve u ofroi një analizë të detajuar të situatës politike në vend, duke theksuar se korrupsioni . . .
Drejtor ekzekutiv i ‘Albanian Conservative Institute’, Nikola Kedhi, i ftuar në emisionin Task Force në SYRI TV me moderatorë Sonila Meçon, theksoi se muri diplomatik që pengonte in . . .
Pas zbardhjes së vendimit të Apelit të GJKKO-së pre 114 faqesh dhënë më 13 mars, ku Erion Veliaj, Ajola Xoxa dhe Elman Abule cilësohen si grup i strukturuar kriminal, Veliaj ka reag . . .
Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar vendosmërinë e Evropës, që Shqipëria të zhvillojë zgjedhje të lira. Në daljen për mediat nga selia blu, Berisha teksa iu referuar seancën në P . . .
Komentet