VOAL – TIRANË, 11 SHTATOR – Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga e ka dekoruar shkrimtarin tonë të shquar Ismail Kadare me Urdhrin e Pavarësisë.
Në statusin e saj të rastit në facebook, Jahjaga shkruan: Pata nderin që në kuadër të vizitës zyrtare në Shqipëri ta takoj shkrimtarin Ismail Kadare, të cilin e dekorova me Urdhrin e Pavarësisë për kontributin e jashtëzakonshëm për afirmimin e kulturës dhe letërsisë shqipe dhe për kontributin e madh në përpjekjet e Kosovës për liri, pavarësi dhe shtet sovran.

Komentet