Jo sa herë themi yndyrë po themi kilogramë më shumë. Yndyrnat janë absolutisht të domosdoshme për të qenë të bukur dhe të shëndetshëm. Ndihmojnë në mirëqenien e lëkurës, lubrifikojnë artikulacionet dhe mbrojnë membranat qelizore nga radikalët e lirë.
Ekzistojnë tre lloje yndyrnash:
Të ngopurat: të pranishme te ushqimet me origjinë shtazore, produktet e qumështit dhe vaji i arrës së kokosit. Në varësi të strukturës mund të jenë të dëmshme ose jo për shëndetin.
Të pangopurat: të ashtuquajturat yndyrna “të shëndetshme”.
Yndyrnat ‘trans’: janë yndyrna të pangopura të hidrogjenuara dhe lidhen me problemet kardiovaskulare. Janë të dëmshme për shëndetin dhe gjenden te brumërat industriale dhe ushqimet e përpunuara.
Yndyrnat e shëndetshme që duhet t’i përfshijmë patjetër në dietë janë ato të pangopurat, por nuk duhet të kalojnë më tepër se 15% të kalorive të përditshme:
1. Avokado. Shembulli perfekt se si një ushqim i pasur me yndyrna mund t’iu ndihmojë të bini në peshë. Rekomandohet të konsumohet gjysmë kokrre në ditë.
2. Arra e kokosit. Ky ushqim nuk është frut, por një farë. Arra e kokosit përshpejton metabolizmin, redukton problemet kardiovaskulare dhe ka cilësi antivirale dhe antimikotike. Moda e fundit është përdorimi i vajit të arrës së kokosit për të hequr grimin.
3. Ullinjtë. Burim vitamine E, riparon indin lidhor dhe sistemin e qarkullimit. Për më tepër, përmban skualen, një substancë që e bën lëkurën të lëmuar dhe stimulon sistemin imun.
4. Farat dhe frutat e thata. Përmbajnë sasi të mëdha lëndësh ushqyese.
Komentet