—Me 13 Qershor 1913…
Këtu, në këte kompanjel At Gjergj Fishta ngriti Flamurin e Gjergj Kastriotit…Nder rrugët e Shkodres fëmijët këndonin Hymnin e Flamurit Kombtar “Porsi fleta Ejllit t’ Zotit…”
—Shkodra
Aty si tash para se me ardhë fiset
ishe
me tambël në plasaritjen e currave
e me themele në ujin e njelmë.
Të dhanë vetëm nji emën: SHKODRA.
E të thirrën qytet me kunora
e të hodhën përkrye gur
e hekurat e para.
Martin CAMAJ.
—At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Don Ndre Mjedja…
●Kostume kombtare të Shkodres. 1932
■Av. Paulin Pali (1914 – 1948)■Dr.Av. Muzafer Pipa (1914 – 1946):Mbyten n’hetuesi.
■Prof. Kol Prela (1918 – 1948) pushkatohet.
—1932, Avokat Paulin Pali…
—Kostume kombtare të Shkodres…
—Në vitin 1858 hidhet Guri i Parë i Kishës Katedrale të Shkodres.
—Kushë Micja lejohet me hapë shkollë per vajza.
—Asht viti 1859, kur themelohet Seminari Papnor i Shkodres.
—Në Gusht të vitit 1861, Françeskanët ndertojnë Kuvendin e tyne në Shkoder. Lejohen me u botue librat e Don Ejëll Radojës, të gjithë me karakter kombtar e historik, në gjuhen shqipe.
— Në Shkurt 1878, Malet e Veriut protestojnë kunder qeverisë Athinës, per çeshtjen e Epirit.
—Në Tetor 1874, hapet shkolla e parë laike në Shirokë…
—Në krahun e djathtë të kësaj derë ishte shtëpia e Tomë Mark Radovanit, prifti Don Zef Ashta, aty u mësoi fëmijëve Gjuhën Shqipe dhe aritmetikë…
—Shoqnia “BASHKIMI” themelue në Shkoder 1899.
—Në 1899, Abati i Mirditës, Atdhetari Imz. Preng Doçi krijon në Shkoder Shoqninë Letrare “Bashkimi”.
—Në vitin 1902 Shkolla Françeskane jep mësimet në gjuhen Shqipe.
—Në vitin 1903 Shoqnia “Agimi” në Shkoder, fillon botimin e librave me Alfabetin e vet.
—Në vitin 1908, Shoqnia “Bashkimi” dergon në Kongresin e Manastirit At Gjergj Fishten, Don Ndre Mjedjen, Luigj Gurakuqin, Mati Logorecin dhe Hilë Mosin, ku aprovojnë Alfabetin e Gjuhës Shqipe të krijuem dhe të paraqitun aty nga At Gjergj Fishta.
—Po në Shkoder, formohet klubi “Gjuha Shqipe”.
—Në vitin 1909 në Shkoder dalin gazetat “Koha” dhe “Bashkimi”, me karakter letrar e Atdhetar.
_ Bahet luftë në Kaçanik dhe çohet në kryengritje gjithë Malësia e Madhe.
—Në 1911 plasë Kryengritja e Kastratit dhe me 6 Prill 1911, në Maje të Bratilës së Deçiqit, Atdhetari Dedë Gjo’ Luli, ngriti Flamurin Kombtar të Gjergj Kastriotit.
—Malësia e Madhe lufton per Liri dhe Pavarësi Kombtare.
—Në Maji 1911, Kryengritja kunder Turqisë perfshinë Malet e Veriut.
—Me 10 Qershor 1911, Malësorët e Veriut nenshkruejnë “Memorandumin e Gerçës”, në qelen e At Mati Prennushit, dhe ua dergojnë Fuqive të Mëdha dhe Turqisë.
—Aty shenohet: “Malësorët janë të vendosun për mos me ulë armët derisa, të pranohen nga qeveria turke të 12 pikat e këtij Memorandumi…”. Emnat Burrave që nenshkruen “Memorandumin e Gerçës”, nuk besoj se i keni lexue ndonjëherë në libra “historie”…tue fillue nga i Madhi Dedë Gjo’ Luli i Traboinit të Hotit, Sokol Baci i Grudës, Dedë Nika Bajraktar i Grudës, Gjeto Marku i Hotit, Dodë Preçi Bajraktar i Kastratit, Tomë Nika i Shkrelit, Col Dedi i Selcës Kelmendit, Lul Rrapuka i Vuklit të Kelmendit, Llesh Gjergji, Bajraktar i Nikçit, Mehmet Shpendi, i pari i Djelmnisë së Shalës, Martin Preka i Shkrelit, Prelë Marku, Bajraktari i Shalës, Avdi Kola Bajraktar i Gimaj, Nik Mëhilli i Shllakut, Pup Çuni Prekalor, Binak Lulashi i Toplanës, Bash Bajrami Bajraktar i Nikajve dhe Bec Delia. (Emnat janë marrë nga Revista L.E.K.A. Shkoder, 1937).
Miss Mary Edith Durham (1863 – 1944)
●Ashtu si tjera herë Miss Mary Edith Durham, me përkushtimin e Saj ndaj Shqipnisë, do t’i bajë të kjartë qarqeve angleze dhe atyne ndërkombtare se: “…egzistonte në qarqet katolike austriake vendosmëni për mos me lejue që Shkodra dhe hinterlandi i saj, të bahen respektivisht një qytet apo rajon malazez ose serb.” (P.R.O.F.O. 371. 1758, fq. 447. Mr. Nevinson, Podgorica. 26. 02. 1913. M.E.Durham.).
●Shkodra vazhdon me kenë e rrethueme…
●Po mos t’ ishte kambëngulja e Vienës Europjane me formue inteligjencën Atdhetare Shqiptare dhe Klerin Katolik Shqiptar të papersëritshem me idealin “Atdhé e Fé”, me hapë shkolla, fletore, shoqata, shtypshkronja, me botue libra, me shpenzue edhe fonde monetare të sajat…sot, as në hartë të Ballkanit nuk do t’ ishte fare emni i Shqipnisë së Gjergj Kastriotit, as i Popullit Heroik Shqiptar dhe as Flamuri i Tij, me Shqipen dykrenare mbi shtrojen e pergjakun nder Shekuj!
—Në Shkoder kishte…
—Banda muzikore e vitit 1870 dhe drejtues i parë i saj Giovanni Canale…
—Banda e Palok Kurtit… —Banda e Frano Ndojës…
—Banda e At Martin Gjokës —Shoqnia “Bogdani”
—Banda e Bashkisë së Shkodres… —Në vitin 1912 asht luejtë ndeshja I e futbollit…
—Në fillim të vitit 1900, në shtëpijat katolike të Shkodres, kishte 28 pianoforta…
—Shkollat e jezuitëve dhe të fretenëve kishin edhe theatro të vetat…
—Figura të shqueme botnore…
—Arshi Pipa —Prenkë Jakova —Federik Shiroka —Luk Kaçaj …
—Artet figurative…
—Kolë Idromeno —Simon Rrota —Vladimir Jani
—Kolë Idromeno në vitin 1912 shfaqë filmin e parë në shtëpinë e Tij.
—Zef Kolombi —Jakup Keraj —Pjerin Sheldija —Lin Delija
—Themelet e artit dhe të kulturës europjane…
—Kisha e Vaut të Dejës…Biblioteka dhe Muzeu i Fretenëve…Kisha Katedrale…
—Biblioteka Françeskane ishte ma e pasuna në Shqipni…
—Muzeu ishte vepra madhshtore e Ilirisë së “nendheshme”, nga At Shtjefen Gjeçovi…
Shkodra Mbas vitit 1944… Mos e HARRONI KëTE DERë ! HISTORIA EDHE PERSëRITET !
—Dera e burgut të kishës së Fretenëve në Gjuhadol…
—Në vitin 1946 në Shkoder kishte:
Seksioni i Mbrendshëm ose Dega e Punëve te Mbrendshme.
Hetuesia (Shtëpia e Pjetër Çiurçisë).
Burgu i Prefekturës (Kati përdhé).
Konvikti “Malet tona”.
Burgu i Madh pranë Prefekturës.
Burgu i Kishës së Fretënve (Kuvendi) në Gjuhadol.
Burgu i vjetër i Gestapos, pranë shtëpisë së Zef Shirokës.
Shtëpia e Ulqinakut.
Kuvendi i Motrave Servite.
Kisha e Motrave Servite.
Shkolla e Çelës.
Podrumi i shtëpisë së Fasli Ademit, (nën farmaci).
Burgu i Çekës (sot Instituti “Nanë Tereza”).
Toga e Ndjekjes së Sigurimit (tek Sanatoriumi i sotëm).
Burgu i Postës tek harku kundrejt Xhamisë së Kuqe në Perash.
Shtëpia e Rrojëjve (pranë Maternitetit të vjetër).
Shtëpia e Guljelm Lukës tek rruga e Jezuitëve (ku internonin).
Shtëpia e Dr. Karamitrit.
Shtëpia e Lec Shkrelit, tek Dugajtë e Reja.
Hoteli i Bepit të Mishiqit (ishte përballë Institutit Pedagogjik).
Shtëpia e Guljelm Sumës.
Shtëpia e Sandër Saraçit.
Shtëpia përdhese e Vuksanëve, mbas shtëpisë së Shkrelit.
Spitali i burgut përballë Shtëpisë së Kulturës.
Spitali i burgut tek Spitali Civil sot.
Burgu i ushtrisë tek rekrutimi.
PUSHKATIMET E PARA NË SHKODER 1945…
1832 ■Shkolla e Kush’MICES Shkoder.
■Mbyllet Gjimnazi i Jezuitve 1946.
■Mbyllet Gjimnazi Françeskan dhe
■Shkolla e Mesme e Motrave Stigmatine 1945.
GJIMNAZI I SHTETIT “29 NANDORI” Vritet 17 vjeçari BARDHOSH DANI 1949
■“Në Gjimnazin e Shkodrës vlon propaganda antikomuniste, na dërgoni sa më parë 100 (njëqint) konviktorë nga Jugu”. (Arkivi M.M.Tiranë). Me këto fjalë i drejton kerkesen Ministrit të Mbrendshëm Mehmet Shehut, në 1949, kryetari i Degës së Mbrendshme të Shkodrës, i porsa ardhuni krimineli i njohun Hilmi Seiti.
“Mbrojtja ma e madhe e nacionalizmit, ishin gjoksët e shkodranëve”
GINO BERRI
“Rrethimi i Shkodrës”
Tetor 1912 – Prill 1913
■Shteti, jeta, kultura, arti dhe sporti, zanafillën e tyne deri në ditët tona e kanë nga burimet dhe gurrat e pashterrëshme të Shkodrës.
Një Shpirt i pajisun me atë edukatë, kulturë e art, që merrej në gjimnazët fetare dhe laike të Shkodrës, përsonifikonte até që sot bota moderne e thrret vetëm me një emën: NJERI.
■Këte e verteton edhe Emni i Ingj. Ludovik ZOJZIT, (1910 – 1944) që projektoi Vorrezat e Rrëmajit në Shkoder. Në vitin 1944 vritet nga komunistët në Tiranë…
■VATIKANI ASHT SHTETI I PARË QË NJOFTI SHTETIN SHQIPTAR NË VITIN 1920.
1945 – 46 GJIMNAZI I JEZUITVE
SHKODER
MARK çUNI (1920 – 1945)
ASHT DEMOKRATI I PARë Që U PUSHKATUE Në 1946,
Në ZALLIN E KIRIT Në SHKODER.
“Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte:
Mark Çuni: I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!
Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.
DON MARK HASI (1920 – 1981) ASHT I MERTHYEM PER TAVOLINË ME THIKË NGA HETUESI NESTI KOPALI (Hetuesia, Shkoder 1946)
Në gjyqin e dytë në vitin 1968, Don Marku ka thanë: “Shkodra Herojt e saj, do të vij dita dhe Emnat e Tyne do t’i daltojnë në gur…”
NDUE PALI (1903 – 1945) Prof. QEMAL DRAÇINI (1922 – 1947)
15 gusht 1945, ditën e mërkure, ora 5.00 para dreke, unë prokuror i Gjykatës Ushtarake, kapiten i II Aranit Çela, shkova në vendin ku do të ekzekutoheshin kriminelët e luftës dhe armiqtë e popullit, Ndue Pali dhe Caf Meti nga Shkodra, për të marrë fjalën e fundit të tyre, në të cilën thanë këto: “Ndue Pali: Nuk më vjen keq që unë sot pushkatohem prej vllazënve të mij. Jam i lumtun që unë po vdes në tokën shqiptare pas pesë vjet vuejtjesh, që pata nga fashistët dhe nazistët. Shqipnia rron edhe pa Ndue Palin! Një fjalë dua t’ja drejtoj rinisë nacionaliste: Punoni deri në vdekje për një Shqipni të lirë, indipëndente, me baza shoqnore moderne demokratike! Rrnoftë Shqipnia e Shqiptarëve! Të fala familjes.
Në Zallin e Kirit Shkoder. Prokurori (Aranit Çela)
Prof. Kol Alimhilli më ka thanë: “Në sistemin komunist, profesorët e vërtetë përfundojnë në burg, kur dalin nga burgu, po dolën, shkojnë hamaj e fshesaxhijë, ndërsa, hamajtë e fshesaxhijtë e vërtetë drejtojnë shtetin shqiptar.” (Shkoder, 1958).
—At Pjeter Mëshkalla ka thanë: “Kleri Katolik Shqiptar asht kleri ma heroik që ka me cilësue historia në rrugën dymijëvjeçare të Krishtit, sepse, mbas pesëqind vjet robnije nën Turqi, po të merret historikisht prej vitit 1912, kur Shqipnia u formue si shtet e deri me 1944, që këtu erdhën në fuqi komunistët, tue lanë në njëanë okupacionin fashist italian (me të cilin nuk jam pajtue kurrsesi), janë vetëm 30 vjet mundësi për me formue një Kler Shqiptar, e për 30 vjet me nxjerrë aq Heroj sa kemi nxjerrë na, nuk ka asnjë kler në Botë.” (F.R. “At P.Mëshkalla S.J.”).
SHKRIMTARËT SHQIPTARË TË NDALUEM PER STUDIM NGA
DIKTATURA KOMUNISTE ME APROVIMIN E “AKADEMISË”:
“Shqiptarët duhet t’i përshtaten Kur’anit!” (Enver Hoxha “Shenime për Lindjen e Mesme”) Një mendim që sot ka pushtue edhe Akademinë e Shkencave Antishqiptare!
E per fatin e keq të Shqipnisë, me këta tradhtarë kanë bashkpunue edhe shumë të tjerë nga diaspora Shqiptare prej Amerikës dhe deri këtu n’ Australi. Këte fakt e provojnë sot programet shkollore që kanë perjashtue ajken e kultures sonë kombtare, e që janë:
Imz. Pal Engjulli, Don Gjon Buzukun…
Don Aleksandër SIRDANI, At Anton HARAPI, Anton LOGORECI, At Anton ZANONI, Arshi PIPA, At Bernardin PALAJ, At Benedikt DEMA, Branko MERXHANI, At Daniel GJEÇAJ, Dedë GAJTANI, Engjëll RADOJA, Ernest KOLIQI, Et’hem HAXHIADEMI, Elena LULI, Faik KONICA, Frano ALKAJ, At Gjergj FISHTA, Gjergj PEKMEZI, Gjon SINISHTA, Guljelm DEDA, Ilo Mitkë QAFËZEZI, At Justin RROTA, Don Kolec PRENNUSHI (Pseudonim Mujs POLEMI), Karl GURAKUQI, Kolë Bib MIRAKAJ, Kolë THAÇI, Konstantin KOTE, Kostë A. ÇEKREZI, At Konrrad GJOLAJ, Krist MALOKI, Kristo FLOQI, Don Lazër SHANTOJA (Pseudonim Y…), Lef NOSI, Imz. Luigj BUMÇI, At Luigj MARLEKAJ, Luigj THAÇI, Lumo SKËNDO (Mit’hat FRASHËRI), At Marin SIRDANI, At Mark HARAPI, Mark DEMA, Martin CAMAJ, Mati LOGORECI, Mehdi FRASHËRI, Musine KOKALARI, Mustafa KRUJA – MERLIKA (Pseudonim Shpend BARDHI), Namik RESSULI, Ndoc VASIJA, Don Ndre ZADEJA, Don Nikoll GAZULLI, Nikoll DAKA, Don Nikoll MAZRREKU, At Pashko BARDHI, At Pjeter MËSHKALLA, Imzot Preng DOÇI, Qemal DRAÇINI, Sami REPISHTI, Simon SHUTERIQI, Stavro SKENDI, Tajar ZAVALANI, Vangjel KOÇA, Vasil ALARUPI (Bendo Shapërdani), Imzot Vinçenc PRENNUSHI, Zef M. HARAPI, Zef SCHIRO Jr. (I riu), Zef ZORBA, Zoj XOXA, At Zef VALENTINI, etj…
■Shkrimtarët dhe “Akademikët” tanë sot thonë: “Ata që u shemben… U shemben..!” Dhe, shembja e plotë u perfundue me “Revolucionin Ideologjik e kultural të 1967”! Vula ju vue në vitin 1972 !
SHKODER, RRËMAJI, 11 NANDOR 1990, ORA 11.00…
—Don Simon JUBANI rrëzon “perden e hekurt” të komunizmit në Shqipni!
—Në Janar 1991, formohet në Shkoder BSPSh…,”Shoqata e të Persekutuemëve Politik”… â—Shkodra asht Flamurtare e Demokracisë!
SHKODER, 25 PRILL 1993…
PAPA GJON PALI II DHE NANë TEREZA E SHQIPNISë…
VIZITOjnë SHKODREN MARTIRE…
“Historia ende nuk e ka njohtë até që ka ngja në Shqipni…
Ajo që ka ngja në Shqipni të dashtun Vllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit.
Drama e Juej Shqiptarë të dashtun, zgjon interesimin e gjithë Kontinentit Evropian dhe asht e domosdoshme që Evropa mos t’ Ju harrojë!
Shqipni, qendro në naltësinë e kësaj beteje të madhe!
Papa Gjon Pali II
Shenim i Autorit:
—Falnderoj Fototeken “Marubi” per botimet e fotografive të nevojshme historike dhe
Studjon “Angjelin Nenshati” Shkoder. Autori.
Melbourne 28 Nandor 2013.
PER SHUMë MOT FESTEN E FLAMURIT !
Vlonë 1912… (Grafikë nga F.Radovani. 1962)
—28 NANDOR…
“…STAFETA: Të Parët tonë na e dorzuen të ndezun flugun (zéllin) e Atdhedashunisë lidhë me Flamur; në vrap na e dorzuen e të bamë féle-féle (copa-copa)…
Çka kishte me thanë brezi i ri që po na rritët ndër sy, po nuk ia dorzuem atij gjithnjë në vrap Visarin e Shénjtë?!…
Prej të Parëve pritëm një Shqipni të Lirë!…
Nipat presin prej nésh një Shqipni të lumtun!…”
At Pjeter Mëshkalla SJ. (Botue: 1933)
Melbourne, 27 Nandor 2024.
Ne listen e te vrameve te 7 Prillit 1939 mungon emni i nje fshatarit PARUBI, nga Bregu i Bunes, qe asht vra tue ba rezistence tek Kisha e Zojes, karrshi Ures se Bacallekut…
Nuk zehet me goje fare vendosja e 5000 Mirditesve karrshi Ures se Zogut, ku komandanti i tyne Gjon Markagjoni, priste armatimet nga Tirana… Po, Mreti iku dhe i la ne balte… Ata do te pengonin daljen e italianve pushtues ne Shqipnine e Veriut.
Dokumenti ma me vlere kunder fashizmit asht i shkruem nga nje Klerik Katolik Shqiptar,
Emnin e te cilit, nuk do ta shkruej se do te zhduket Dokumenti historik me firmen e Tij.