Gjendja e të fiktit ose Lipotomia karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut, për shkak të zgjerimit të enëve periferike, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, dhe mosfurnizimin sa duhet me gjak i trurit.
Gjendja e të fiktit mund të parandalohet nëse evidentoni shenjat e para që janë, marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin, humbje e ngjyrës së lëkurës, dobësi e menjëhershme sa i sëmuri gati rrëzohet, dhe tharje të gojës.
Në këto raste i sëmuri duhet të shtrihet dhe ti ngrihen këmbët më lartë se sa koka duke i vendosur disa jastëkë ose duke përdorur diçka tjetër për momentin.
Këshilla për të evituar të fiktin:
– Evitimi i daljeve në orët e pikut, këtu duhet pasur parasysh 10 paradite deri në 15-16 pasdite.
– Përdorimi i lëngjeve, i ujit në radhë të parë dhe i lëngjeve që vjen nga frutat e freskëta.
– Po kështu është më se i nevojshëm edhe përdorimi i perimeve të stinës.
– Të eliminohet përdorimi i lëngjeve që përmbajnë sheqer dhe kafeinë.
– Ndërsa për sa i përket ushqimit duhet të eliminohen yndyrat dhe të konsumohen perimet.
– Të tregohet kujdes me higjienën nevojitet rritja e saj.
– Nevojitet shmangia e mjediseve të ndotura.
– Është e domosdoshme evitimi i ujit të depozitave.
Prsh kam nje rast ne familje me te fikt dhe si tja bej te zxhoj nga te fiku