I ka quajtur te turpshme Sali Berisha ndryshimet ne ligjin “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”.
Duke marre fjalen pas ministres se Mbrojtjes Mimi Kodheli, Berisha tha se “ishte kërkesa më minimale etike, që zonja të kërkonte ndjesë publike për ndryshimet antikushtetuse që i bëri ligjit, vetëm që Edvini të bëhej sulltan, të merrte dhe funksionet kushtetuese të komandantit të përgjithshëm që i ka kryetari i shtetit. Ligj kur minister i Mbrojtjes e kryeminister ka qenë Pandeli Majko, është miratuar në atë kohë padyshim’.
Ne kete kohe hyn kryeministri Edi Rama ne salle.
Berisha: Lëre tani mos komuniko me të se tani kujtohet të vijë në Parlament, mos na nderprese fjalen. Si duket sot si qeveria e Gates, te gjithe Gate, po Gatja burrë më i mirë se ju…, pra ky ligj u miratua nga mazhoranca socialiste, asnjeri se lëvizi.
Rama: Bashkim mos u…, e ke zgjidh në 97 këtë punë, kur të qantë atje në prehër.
Teksa Rama e ka ndryshuar rrjedhen e debatit dhe ka folur per aksionin kunder informalitetit qe e ka quajtur nje sukses te kesaj qeverie.
“Nuk amnistojmë asnjë biznes, kush i ka detyrime shteti do i paguajë ato një më një, nuk është mbështetje për qeverinë, për të rritur të ardhurat, por është paketë mbështetje për cdo qytetar, cdo familje, cdo subjekt, sepse sipërmarrja bëhet në bazë të ligjit që paguan detyrimet e që nesër të ketë të drejtën të kërkojë ulje taksash e ti krijohet mundësia për rritje rrogash. Nuk i tradhëtojmë fëmijët e këtij vendi, nuk blejmë të ardhmen për të siguruar të tashmen, nuk marrim borxh të ardhmen e fëmijëve për të kakarisur në foltoren e parlamentit.
Prapë këtu do jemi në 2017 dhe si e morët në 2015 për gjithë kusarinë e hajdutërinë do ta merrni me keq se nga antiformaliteti, nuk ka një parti që do të qeverisë të bëjë thirrje haptazi mos u regjistroni, mos merrni kasat e mos paguani taksat, përfaqësuesit enjë partie që është alternativë qeverisëse të dalë në protesta në qytete të ndryshme dhe të mbështesë gjoja pseudobiznesmenë që jo të mbyllin qepenat por edhe po u mbyllën pas qepanat nuk do e ndalin këtë operacion, kush nuk do paguajë do përballet me masat ndëshkuese, njësoj si në cdo vend europian.
Nuk keni parë gjë akoma absolutisht, ca do shikoni ju në opozitë do habiteni edhe vetë, një ditë të bukur kur kujt rri këtu kot se duhet të ishte me ndihmë ekonomike në shtëpi për pleqëri të tepruar, kur të dali do thoni ca kemi bërë ne 8 vjet në pushtet, si ka mundësi që e bëmë shtetin rrumpallën më të madhe që mund të imagjonojë mendja më e shfrenuar e dikujt që jeton më mes të europës.
Batutat me Palokën
Rama ka ironizuar sërish kreun e grupit parlamentar demokrat Edi Palokën, i cili ka ndërhyrë nderkohë që ai fliste në foltoren e Kuvendit.
“Besoj që e mbyllëm herën e kaluar përsheshin, me lugën e madhe se jeni dy veta që duhet të hani në një tas, jepi përsheshi, se di sa e ke kuotën sot, sa do flasësh për ta ngrënë në darke, apo e ha në mëngjes ti, se di, ne dhe popoulli jua bëjmë hallall se ushqeheni, je shumë i lumtur dhe ha përshesh …
Edi Paloka: Unë përshesh…po ti ha atë….atë që e dinë të gjithë që e ha përditë
Bode i përgjigjet Ramës
Bode: Kryeministri s’qenka i mashtruar, por një bidnje e vetë tij dhe vendosmëri për të mashtruar, gënjyer opinionin publik lidhur me ecurnë e financave të shtetit. Vërtetoi edhe atë që kjo fushatë e re e represionit dhe dajakut mbi ekonominë s’e ka bazën mbi interesat për të formalizuar ekonominë, por interesi për të mbushur arkën e shtetit për veten dhe qeverinë. Sështë e vërtetë ajo që akuzoi kryeministri, për qëndrimin e opozitës lidhur me ligjin për procedurat tatimore….
Berisha i përgjigjet RamësTë flasë me një zhargbon që ja kanë lakmi do të thosha unë edhe më të moshuarat e këtij vendi dhe tja mbathë, pse ja mbath kryemijnistri juaj? Se i yni s’është ai me këto që bën. e ka zakon, cdo herë vjen lëshon një sallatë fjalësh dhe can ferrën edhe ikën. Ne, ky është një fyerje për parlamentin. Fyerje për qytetarët që e ndjekin, se doli ktu dhe foli përcart dhe paraqiti shifra që vetëm një analfabet mund ti lexoj, tu thotë shqiptarëve se mos importi i energjisë na i uli të ardhurat. ja cka thënë dy ditë më parë, 26 mln kupona, sot i uli me 10 mln.
Del e thotë brockulla e ja mbath e ikën, kshu parlamenti disintegrohet, por eci në këtë mënyrë…, turkoshakët, rrini dëgjoni ju, jau ka thene vete ai, po ne të tjerët s’kemi kusur, po vazhdoi kështu zonjë absolutisht sa të dali ai aty ne do ju themi të gjithë mirupafshim e do kthehnemi. kjo është thikë e punimeve të parlamentit.
Berisha: Po vazhduat kështu ju dezintegroni parlamentin, jeni përgjegjës për këtë
Spaho: Kryeministri e ka të detyrueshme të dëgjojë opozitën, nëse ai me qëndrimin e tij dëshiron të fshijë opozitën ne do marrim masa të tjera dhe t’i përgjigjemi sjelljes së tij, justifikimi i tij i papranueshëm, jo të vijë e të iki, e ka kthyer në taktikë pune, vjen flet dhe ikën, parlamenti është për debat.
Ristani: Që Rama është mashtrues shqiptarët e shohin përditë, që është arrogant këtë nuk ka pikë dyshimi, po ky fundërrinë e pashembullt sipas metës duhet të ndalet,
Valentina Leskaj: është gjuhë e papranueshme
Ristani: E ka thënë Ilir Meta mos u zini. Ligjet votohen nga një bandë kriminale, projektligjet përpilohen nga një tufë turkoshakësh të paaftë dhe arrogantë që gërhasin rehatshëm në zhurmën e mizave, sipas kryeministrit tuja, këta bëjnë reformë, këta na bien projektligje, votohen nga një bandë vrasësish, trafikantësh, narkotrafikantësh. Sipas këtij kryeministri që e sheh veten si zysha e qeveritarëve, nuk e quan veten profesoori, nuk e sheh veten si mashkull, po zysha, këta qeveritarë e kanë tamam drejtimin se nuk e humbasin kurrë nga mendja, drejtim për të cilin punojnë kur dalin në zyrë, mendojmë për xhepat e tyre, vjedhur popullin, 200 mln dollarë thote raporti i OSBE për t’i fshehur.
Ironia për Tahirin
Deputeti Arben Ristani akuzoi serish ministrin Tahiri per trafik droge. Ai ironizoi duke përdorur një reklamë të kompanisë postare amerikane Fedex. “Dëshironi që pakoja juaj të shkojë e sigurtë në destinacion? Zgjidhni AA 003 GB” tha Ristani, duke iu referuar makinës së Tahirit, me te cilen sipas PD behet trfaik droge.
Komentet