Detaje të reja dalin në dritë në lidhje me Emiljano Shullazin dhe grupit të tij me dy shokë përmes të cilëve kërcënonte dhe u vinte gjoba biznesmenëve.
Burime pranë grupit hetimor kanë bërë të ditur për “Panorama.al” se njëri nga biznesmenët që Shullazi i ka vënë gjobë, është një shtetas amerikan që merret me biznes në Shqipëri.
Emiljano Shullazi së bashku me Blerim Shullazin dhe Gilmando Dani akuzohen për “shtrëngim dhe dhënie pasurie” dhe “shkatërrim prone me eksploziv”.
Në njoftimin e ditës së dielë, Policia e Tiranës njoftonte zyrtarisht se përveç biznesmenit A.Z, kishte edhe persona të tjerë që ishin kërcënuar dhe u ishte vendosur gjobë nga Shullazi dhe shokët e tij.
Një burim nga Prokuroria tha për “Panorama.al” se në total janë gjashtë raste kërcënimesh e gjobëvëniesh që po hetohen.
“Panorama.al” mëson gjithashtu se gjobvënia ndaj një shtetasi amerikan ishte gjithashtu arsyeja që para disa kohësh, në një deklaratë para mediave, ambasadori amerikan Donald Lu përmendi Emiljano Shullazin si një person që lëviz i lirë pa u kapur nga policia.
Komentet