Sa fytyra të qeshura gazetarësh dhe artistësh në darken e shtruar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane. Në tavoline jemi ulur nga të gjitha besimet fetare (katolike, ortodokse, myslimane) të gjitha bindjet politike, por në fakt duhet ta pranoj me “keqardhje” se vetëm unë jam bektashi… është e vetmja ftese ku shkoj me qef çdo fund viti. Në fakt jo se me vinë shumë ftesa. Për shembull s’mbaj mend të më ketë ftuar protokolli i Berishës sa ishte kryeministër (as nuk e doja). As Meta si kryetar kuvendi apo kryetar i LSI-se (as nuk e mendoj), edhe pse dje ai kishte mbledhur pothuaj gjithe gazetaret, pertej se majtes e pertej se djathtes, madje kishin shkuar te gjithe pa u ankuar kush.
Te njejtin nder ma kane rezervuar nga prokurori i pergjithshem, Drejtori i Policise se Shtetit, Ministri i Brendshem (se me ata te tjeret s’me lidh puna), PD-ja, PS-ja apo LSI-ja. E mire kane bere, se ne fakt me kane bere nder, duke me shpetuar nga sikleti per te qene ne lartesine e kostumeve luksoze, oreve te shtrenjta apo kepuceve te modes fundit, qe mbajne veshur elita e gazetareve kryesore apo analistet e mediave tona. Kam marre pjese vetem ne darken e vitit te kaluar shtruar nga kryeministri ne detyre, Rama. Dhe aty me siklet te madh, u rrasa ne nje cep te mos me kapte kamera dhe te bija sa me pak ne sy. Ne bash te vendit ishin po te njejtet koleg elitare, analiste e pronare mediash qe kisha pare ne ceremonite e Berishes.
Kete vit protokolli kryeministrit nuk ma kishte harruar emrin, dhe per kete i falenderoj. Por nuk u bera pjese e kesaj darke, jo pse Rama u soll sic di te sillet vetem ai me miqte e medias ftuar vitin e kaluar. As se nuk me pelqen te shoh Kazhanin, Ticon apo Lutin tek mbajne leksione lirie mediatike. Vendosa te mos shkoj sepse nuk ndihem i familjarizuar me ate ambient, nuk ndihem rehat te jem ne te njejtin vend me ata qe bashkejetojne ne vila luksi dhe apartamente te rehatshme me eliten politike te vendit, nga Laguna Blu, Gjiri I Lalzit, Rolling Hills, etj. Nuk ndjehem i lire dhe i vleresuar te jem ne te njejtin vend me ata kolege qe nga fundi i shekullit te kaluar e nisem kete profesion me golfe sintetike apo triko leshi, por sot makina ime e vogel vlen me pak se kostumi I tyre, apo gjithe pasuria ime prej afro dy dekadash ne gazetari vlen me pak se oret qe mbajne ne duar. Nuk ndihem mire kur ai qe te fton si gazetar, te thote se as e merr mundimin te lexoje shkrimet ose te shoh kronikat televizive nese nuk ia rekomandon dikush. Kur nuk i lexon dhe shikon, pse dreqin i fton?! Pse dreqin mbin ne ekran nga mengjesi ne darke kur as lexon dhe as i shikon mediat e ketij vendi?! Pse ngerdheshesh, zgerdhihesh, ben sikur qesh, sikur te qeshet, ndersa ulesh ne te njejten tavoline me ata qe te kane peshtyre, baltosur, denigruar shpesh here pa te drejte, qe s’te kane lene din e iman pa thene kur nuk ishe ky qe je sot, dhe kur darkat ne vendin tend i shtronte parardhesi jot?! Nese sot ta do puna ti thuash derrit daje, beje! Nese sot te duket vetja zot kur sheh te qendrojne rreth teje si guak dhe ua ze buken ne fyt ata qe deri dje te percmonin dhe te benin te mos gjeje derman, beje! Nese sot kerkon ti fusesh te gjithe ne nje thes, ate thesin tend te “kenetes mediatike”‘, beje ne mundsh! Por kam frike se ai thesi jot sado I madh dhe i thelle qofte nuk na mban dot te gjithe.
Sepse jo te gjithe kane deshire ta perziejne miellin me krunde, sepse jo te gjithe jemi njelloj. Mos harro se c’te kane bere. Se sado I fuqishem te duket vetja sot, nuk ta harrojne. Ne rastin me te pare do ta tregojne sa te vlen lekura, sic ua kane bere gjithe paraardhesve te tu. Heren e pare i bere ndertues. U dhe leje per pallate vend e pa vend. U dhe troje e prona te te tjereve.
Por nuk i ngope dot. Ta plasen ballit kur kishe nevoje me shume se kurre per ta. Te shkelen, te flaken tej si lecke, se paraardhesi jot u dha me shume. Nese mendon se me ta nen hyqem do manipulosh gjate bashkekombasit e tu, te rren mendja. Ai para teje provoi te njejten gje. E kur mendoi se i vuri perthunder, e kishte me vete gjithe ata qe ti ke sot ne sofer, shqiptaret, sado vone, ia treguan vendin bashke me gjithe analistet e tij “rrote me rrote”. Edhe ty ai shteg ne te njejtin destinacion te con. Madje ca me keq. Plepat e gjate bejne me shume zhurme kur rrezohen pertoke. Nje shprehje e vjeter ne malesite tona thote:”buken tende haje vet e me miq te mire ne sofer”. Kur keta soj miqsh te trokasin ne dere, s’ke c’ben, sipas zakonit duhet ti presesh, tu shtrosh sofer, dhe ky nuk eshte faji jot. Por kur me deshire i fton ne sofren tende edhe pse e di cilet jane, atehere dili per zot sofres dhe mos fajeso kend. Sepse ti je njelloj me ata qe i ke ftuar aty ti telendisesh. Sigurisht jo te gjithe ne ate darke jane te nje kallepi. Me vjen keq qe humba nje mundesi te mire per te shkembyer dy fjale dhe trokitur gotat kete fund viti me ata kolege qe une i vleresoj shume.
Dhe njehere, e falenderoj protokollin qeveritar per ftesen, por mendja nuk u bind ti urdheronte kembet te kalonin nga ajo sofer me miq sojseza.
Nje sugjerim per protokollin qeveritar, here tjeter mos e coni dem ftesen per mua, dikujt tjeter mund ti hy me shume ne pune, sado te mundohem, jam vone per te nderruar mendje te ngjitem ne lartesine e standarteve te atij ambjenti.
Komentet