Përshëndetje të nderuar qytetarë.
Në kuadër të transparencës me publikun, Fondacioni Soros, pas një memorandumi bashkëpunimi me kompaninë ‘Imsi Catcher’, mundësoi zbardhjen e SMS-ve të personave publikë në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Spanjë.
Fondacioni jonë, do të vazhdojë të konbtribuojë fuqimisht për forcimin e demokracisë dhe të transparencës, sepse ne, por dhe udhëheqësi jonë supreme, Gjysh Xhoxhi, për një çik demokraci rrojmë.
Më poshtë gjeni SMS-të e zbardhura me rastin e ndeshjes Shqipëri-Spanjë:
- Vëllezërit Duka
Agroni për Armandon: Si ta vej neshjen më lla?
Armando për Agronin: Si t’dush më lla.
Agroni për Armandon: Ma bi ndonjonin për fushat mu. Kaçen a Sadikun, t’i çoj në Kolonjë për fushatë.
Armando për Agronin: A t’bi Gridën më mir?
- Milena Harito dhe Eglantina Gjermeni
Harito për Gjermenin: Motra fituan spanjollët?
Gjermeni për Hariton: Jo mi, janë prapë ata të ‘Atelier 4’, spanjollët janë sa për emër.
Harito për Gjermenin: Ua 2 copë na bënë.
Gjermeni për Hariton: Javës që shkoi bëri 4 gola Atelieri.
- Ilir Meta dhe Edmond Panariti
Meta për Panaritin: Ku je?
Panariti për Metën: Ktu.
Meta për Panaritin: Ku?
Panariti për Metën: Ktu.
Meta për Panaritin: Hajde.
Panariti për Metën: Ku?
Meta për Panaritin: Ktu.
- Erjon Braçe dhe Gianni Debiazzi
Braçe për Debiazzi: Hiqe Memushajn mër ti.
Debiazzi për Braçen: Oh…Karino mio.
Braçe për Debiazzin: Mos më shit dëngla italisht mu.
Debbiazi për Braçen: Oh…ino mio .
- Alfred Peza dhe Edi Rama
Peza për Ramën: Vetëm vizioni juaj mund të na kualifikojë në botëror.
Rama për Pezën: Ë ë ë, ti tiiiii, mut i vogël.
Peza për Ramën: Ua Shef. Pse? 🙁
Rama për Pezën: Jam Qifi mër mut. Merre Shefin ke numri im… po ta majti bytha.
- Emiljano Aleksi dhe Lolita.
Aleksi inbox Lolitës: Ju lutem, bëni një status që Rama është tersi i ndeshjes.
Lolita inbox Aleksit: Kush je ti moj zonjë?
Aleksi inbox Lolitës: Unë jam Emily, këshilltari i Shefit më të bukur, më elegant dhe më pastërma që ka bota me rrota.
Lolita inbox Emiljanos: *Seen*
- Grida Duma dhe Ervin Salianji
Salianji për Dumën: Fituan që fituan këta konkuistadorët spanjollë
Duma për Salianjin: Unë e dija që do fitonin, unë njoh historinë, njoh filozofinë e tyre, si mund të mos fitonin ata kur injoranca tipike shqiptare ende nuk e ka mësuar që kriza e tmerrshme financiare e vitit 1929 u shkaktua nga bankomatet dhe kartat false të kreditit.
Salianji për Dumën: E kisha për ndeshjen Grida.
Duma për Salianjin: Dakord, për çfarëdo që ta kesh unë se kam problem dhe vij. Më thuaj kur e ke emisionin o Fevzi dhe mjaft i ndërrove numrat se më del pa emër.
- Dritan Shakohoxha dhe Blendi Fevziu
Shako për Fevzon: Na e zhyti Spanja vlla.
Fevzo për Shakon: Na e zhyti në Shkodër Shako, se në Tiranë do na ngrefet 23 kate stadiumi.
- Haki Çako dhe Saimir Tahiri
Çako për Tahirin: Shefi, këta tanët e hëngrën dhe golin e dytë. Jam bërë dhe.
Tahiri për Çakon: Prapë?
Çako për Tahirin: Prapë Shef…prapë…
Tahiri për Çakon: Po piloti akoma aty është? Apo ka rënë në det?
- Vëllezërit Rama
Olsi për Edin: Dy gola vlla. Dy vëllezër ne. Dy vëllezër dhe motrat Libohova, por dhe vëllezërit Zena.
Edi për Olsin: Lërja Ben Tigrit hesapet Olso, se qenke rraskapit sot.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
Komentet