Presidenti Hashim Thaçi, në konferencën për media, deklaroi se i ka dërguar Prokurorisë së Shtetit, katër letra.
Me ato letra, ai i kërkon kryeprokurorit që të punojë në ndriçimin e rasteve të krimeve dhe vrasjeve që kanë ndodhur gjatë dy dekadave të fundit në vend.
Kërkesa përfshinë edhe zbardhjen e krimeve e masakrave që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në vend.
Por cilat janë këto krime dhe kur e si kanë ndodhur?
Lajmi.net më poshtë ju sjell të përmbledhura kërkesat e Presidentit drejtuar organit të akuzës dhe punën që ajo duhet të bëjë gjatë muajve e viteve në vazhdim.
Masakra ndaj familjes Jashari në Prekaz
– Kjo masakër ka ndodhur në vitin me 5, 6, e 7 mars 1998. Në atë kohë, forcat serbe kanë sulmuar familjen Jashari duke vrarë e masakruar 54 anëtarë të saj, e që ishin të të gjitha moshave, nga fëmijë e deri tek plaku 80 vjeç. E vetmja që i mbijetoi sulmit ishte Besarta, në atë kohë fëmijë e cila ka rrëfyer disa herë atë që ka përjetuar. Ky vend çlirimit është vizituar nga rreth 10 milionë vizitorë. Në nderim të kësaj beteje, aty çdo vit organizohet manifestimi “Epopeja e UCK-së’, pasi cilësohet si vendi ku nisi lufta për çlirimin e Kosovës. Ky sulm dhe vrasja ishin organizuar nga Serbia pasi ishin përfshirë policia e ushtria kurse në sulm ishin përfshirë armët më të rënda. Ky krim nuk është zbardhur kurrë.
Masakrta në Reçak
– Kjo është masakra e cila llahtarisi edhe më shumë botën e qytetëruar. Në orët e hershme të 15 janarit 1999, fshati Reçak u zgjua i rrethuar nga policia speciale, militare dhe paramilitare serbe të shoqëruar edhe me mjete të shumta të motorizuara. Sipas dëshmitarëve që kanë mbijetuar, rreth orës 6.30 forcat serbe me artileri të rëndë kanë filluar të garantojnë fshatin, prej vendeve të quajtura „Pishat“, „Gështenjat“, „Rrasa e Çallakut“ dhe nga „Çesta“ përmbi Reçak. Pas ndërprerjes së granatimeve forcat kriminale serbe janë futur në fshat dhe kanë filluar bastisjet shtëpi për shtëpi duke marrë banorët që kanë gjetur. Në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e masakruan barbarisht 45 shqiptarë të paarmatosur, në mesin e të cilëve ishte edhe një grua. Pas kësaj masakre, ishte deklarata e ambasadorit William Walker, në atë kohë shef I vëzhguesve të OSBE-së se në këtë vend ishte kryer krim kundër njerëzimit, ajo që përshpejtoi aktivizimin e bashkësisë ndërkombëtare që kulmuan me fushatën bombarduese të NATO-s mbi Serbinë me 24 mars 1999 e që zgjaten plotë 78 ditë. Ky krim nuk është zbardhur kurrë.
Masakra në Izbicë të Skenderajt
– Me 28 mars 1999, në Izbicë të Skenderajt, u vranë dhe masakruan 147 persona, të gjithë meshkuj të moshave të ndryshme. Në këtë fshat që ndodhet në një luginë, ishin strehuar mijëra të zhvendosur, gra, fëmijë e pleq. Pasi forcat serbe ndanë meshkujt e moshës madhore nga familjet, I radhitën dhe I vranë, kurse gratë e fëmijët I nisën këmbë në kolonë të gjatë drejt Shqipërisë. Masakra e Izbicës përmendët edhe ne raportin e Departamentin të SHBA-s. Atë kohë u publikuan edhe fotografitë e bëra nga sateliti, në të cilat qartë shihen 147 varrezat e reja në Izbicë. Si dëshmitarë të akuzës në Hagë, lidhur më masakrën ne Izbicë, kundër kriminelit Sllobodan Millosheviq, me 03 korrik 2002, dëshmoi edhe Mustafa Draga, Milazim Thaçi dhe Liri Loshi. Këtë masakër, William Woker e pat cilësuar krim kundër njerëzimit. Ky krim nuk është zbardhur kurrë.
Masakra në Abri të Eperme
– Më datë 26 shtator 1998 në Abri të Epërme, forcat serbe kryen një masakër të tmerrshme. Pikërisht në këtë ditë, janë ekzekutuar 23 anëtarë të familjes Deliu ku fotografia e foshnjës me biberon, i masakruar nga forcat serbe, pati shokuar mbarë botën. Përveç tij, të masakruar pati edhe gra, fëmijë e pleq. Familja Deliu ka qenë strehuar në malin aty afër për t’i ikur barbarisë serbe, kur është kapur nga serbët, të cilët i kanë vrarë. Nga sa janë ekzaminuar më vonë trupat, është parë se forcat serbe kanë kryer një masakër të vërtetë në njerëz. Edhe ky krim nuk është zbardhur kurrë.
Masakra në Krushë të Madhe
– Krusha e Madhe përkujton çdo vit përkujton të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, të cilët nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë. Konkretisht më 25, 26 e 27 mars të vitit 1999, në fshatin Krushë të Rahovecit janë masakruar 243 persona. Masakra e Krushës së Madhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile dhe njëra ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës. Nga I gjithë fshati, masakrës I mbijetuan vetëm disa meshkuj,pasi të gjithë ishin ndarë nga familjet dhe ishin pushkatuar.
Masakra në Likoshan
– Sulmi I forcave serbe mbi banorët e fshatrave Likoshan e Qirez ndodhi me 28 shkurt të vitit 1998. Si pasojë e betejës së zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe kanë mbetur të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje forcat serbe rrethuan fshatrat Likoshan e Qirez ku edhe u ekzekutuan 24 civilë. Masakra që u bë aty njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë. Një ndër masakrat që tronditi botën e civilizuar dhe tmerroi botën ishte maskara në familjen Ahmeti. Në këtë masakër u vranë edhe pleq e gra shtatzana.As ky krim nuk u zbardh kurrë.
Masakra në Meje
– Në Mejë të Gjakovës u krye një masakër tjetër e rëndë e forcave serbe mbi popullatën civile shqiptare. Me 27 prill 1999 ishin vrarë e masakruar në këtë ven 376 persona. Të të gjitha moshave dhe gjinive. As për këtë masakër askush nuk dha kurrë përgjegjësi.
Masakra në burgun e Dubravës
– Terrorit dhe masakrimit të forcave serbe, nuk I shpëtuan as të burgosurit shqiptarë nëpër burgje. Një prej këtyre masakrave është ajo në Burgun e Dubravës. Në Maj të vitit 1999, forcat serbe dërguan të burgosur shqiptarë në burgun e Dubravës, për të cilin kishin dijeni se do të bombardohej nga avionët e NATO-s, pasi aty ishin të pozicionuara ushtria, policia dhe paraushtarakët serbë. Bartja në Burgun e Dubravës, e të burgosurve nga Burgu i Mitrovicës së Stremit, ai i Nishit, Gjilanit, Prizrenit, Pejës dhe i Prishtinës ka qenë përgatitje e planifikuar për masakër në Burgun e Dubravës. Këtë e kanë bërë udhëheqësit e shtetit serb, madje më 26 Prill, nga Burgu i Mitrovicës së Stremit jemi transferuar drejtpërdrejt me autobus 64 të burgosur, pikërisht drejt Burgut të Dubravës. Bombardimet në Burgun e Dubravës nga forcat e NATO-s që nuk kishin dijeni për këtë veprim të Serbisë, kanë ndodhur nga 19, deri më 25 Maj të vitit 1999.As për këtë krim e masakër edhe pse ka dëshmitarë, nuk doli askush para drejtësisë.
Masakra në Qyshk të Pejës
– Masakra e Qyshkut ka ndodhur të premten e 14 majit 1999 në fshatin Qyshk. Në këtë masakar u vranë e u masakruan barbarisht 42 meshkuj. Në fshatin Qyshk është kryer një nga krimet më monstruoze nga shteti i Serbisë: policia dhe bandat qeveritare, pas një sulmi të egër – gjatë të cilit kanë përdhunuar gratë shqiptare dhe kanë plaçkitur gjithçka që kanë mundur të marrin me vete. Sipas njoftimeve, policia dhe paramilitarët serbë rrethuan fshatarët në tri shtëpi rurale, menjëherë janë ekzekutuar me armë automatike ndërsa shtëpive iu është vu zjarri. Kjo ëhstë ndër masakrat e pakta për të cilën në serbi janë arrestuar disa të dyshuar dhe janë gjykuar disa prej tyre duke marrë dënime fare të lehta. Kjo pasi masakra u krye nga forcat paramilitare të njohura si ‘Çakallët’.
Masakra në Lybeniq
– Më 1 prill 1999, forcat paramilitare serbe të njohura me emrin “Çakejtë”, kishin zbarkuar në rrugët e fshatit Lybeniq të Pejës, me qëllim masakrimin e popullatës. Atë ditë ata kishin vrarë 66 persona. Të mbijetuarit e asaj masakre edhe sot e kësaj dite e kujtojnë tmerrin e 1 prillit 1999. Në vitin 2010 prokuria serbe e krimeve të luftës ka akuzuar, Zoran Rashkoviqin së bashku me Toplica Miladinoviqin, Sreçko Popoviqin, Slavisa Kastratoviqin, Boban Bogiceviqin, Radoslav Brnoviqin, Vidoje Koricaninin, Veljko Koricaninin, Abdulah Sokiqin, Milojko Nikoliqin, Sinisa Misiqin, Zoran Obradoviqin, Dejan Bulatoviqin dhe Ranko Momiqin për vrasjen e më shumë se 100 shqiptarëve në fshatrat Lybeniq, Zahaq, Qyshk e Pavlan gjatë vitit 1999. Të gjithë këta përveç Toplica Miladinoviqit gjykata i akuzon si pjesëtarë të grupit “Çakejtë”, udhëheqës i të cilëve sipas dëshmitarëve ka qenë Nebojsha Miniq, i njohur me nofkën “Mrtvi”. Ishte arrestuar në vitin 2005 në Argjentinë, por kishte vdekur nga SIDA gjatë procesit të ekstradimit.
Përveç këtyre masakrave ka edhe shumë të tjera që janë kryer nga forcat serbe mbi shqiptarët në Kosovë. Asnjë nuk është zbardhur e madje edhe mbi 1600 persona konsiderohen të zhdukur. Janë masakrat në Rahovec, në Mushtisht, në Studime, në Rogovë, në Rezallë, Poklek e në shumë vende të tjera, kryerësit e të cilave nuk kanë dalë kurrë para drejtësisë e për të cilat Serbia asnjëherë nuk kërkoi falje.
Po mbahet sot protesta e qytetarëve në lidhje me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një nga protestueset ka lexuar një sms që pretendon se i është dërguar nga nëna e viktimës.
Me fjalë dhimbjeje, nëna e vogëlushit tashmë të ndjerë shkruan se i biri ishte i mbushur me ëndrra të cilat ia morën, ndërsa shton se nuk ka fund mirënjohja për personat që iu gjendën të birit në momentet e tij të fundit në këtë jetë.
“Na ka lënë pas një boshllëk që nuk do të mbushet kurrë. Falenderoj popullin shqiptar për mbështetjen në këto momente të vështira. S’di sa mirënjohëse jam për ata që ju gjenden aty Martinit në momentet e tij të fundit.
Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja. Si nënë që jam uroj që askush të mos provohet më një dhimbje të tillë. Me respekt Florina dhe Angel Cani”, shkruan e ëma e 14-vjeçarit në mesazh.
Mijëra qytetarë shkodranë i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të marshuar në qytetin e Shkodrës kundër krimit politik i cili po merr jetë njerëzish të pafajshëm çdo ditë e më shumë, ku më së fundi u vranë tre persona në një atentat kriminal në mes të ditës.
Në shenjë solidariteti me qytetarët e ndershëm dhe të lirë të Shkodrës, opozita me në krye Partinë Demokratike ka ndërmarrë një marshim civil në pedonalen e qytetit.
‘Qytetnimi asht ma i fortë se krimi! Po na vrasin, duhet reagim’, është pankarta gjigante që mbajnë në duar qytetarët, ndërkohë që marshojnë në rrugët e qytetit. sn
Deputeti Tomorr Alizoti në një deklaratë për mediat përpara drejtorisë së policisë në Elbasan është shprehur që policia është sjellë në mënyrë shumë të dhunshme kundër protestuesve paqësorë.
Alizoti i ka bërë thirrje demokratëve që të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.
“Unë kam qenë drejtues i një qarku të majt si Berati dhe policia nuk ishte në këtë formë që është policia e Elbasanit. Vetë në Elbasan kam parë makina policie me xhama të zinj që nuk i ndaj dot nga gangsterat. Ne kemi përgjimet në SKY që drejtori i policisë së Elbasanit që komunikon me banditët.
Nëse ata do të merren me qytetarët e thjesht që protestojnë, asi njerëzit nuk protestojnë në atmosferë, por në tokë se aty jetojnë. Protesta është zemërim. Përse njerëzit protestojnë në Berlin ose Greqi duke e zënë rrugën, pasi kërkojnë të prodhojnë një anomalitet për të treguar zemërimin e tyre. A e dini ju që drejtorë policie janë arratisur, policia është bashkautorë në krim, drejtorët kanë vila kudo dhe policia e shtetit është shumë e dhunshme. Nuk ka një drejtues policie që të thotë një emër të kriminelëve.
Përse duhet të sillen policët si horra me makina 100 mijë euro ndër qytetarët jetojnë me 5 euro.
Ne nuk e lëmë këtë punë, për mua është pasion të luftoj kundër pisave. Ambulancat janë rrengje që vijnë bosh, kur bën Veliaj bën maratonë nuk vjen asnjë ambulance ndërsa sa të bëjmë ne një protestë vijnë ambulancat pa fund. Hapi jonë është rezistencë, ne u sollëm si qytetarë me policinë por nëse policia sillet si garipe me ne do të përballemi më fort.
I bëj thirrje demokratëve të protestojnë, të rezistojnë pasi kur regjimet janë të frikësuar bëjnë presion dhe kur nuk bëhet më politikë prodhohet polici dhe kur dhuna është prezente shteti është në kulmin e dobësisë.” sn
Pas rreth dy orë nga momenti i nisjes së protestës së opozitës në 6 pika nevralgjike, një prej të cilave është te ish-sheshi Shqiponja, kanë nisur edhe tensionet e para.
Kjo për faktin se forcat e policisë janë pozicionuar për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në këtë pikë.
Deputetët e PD-së, Albana Vokshi dhe Asllan Dogjani, dhe më parë Flamur Noka, i kanë drejtuar një thirrje policisë që të mos provokojnë.
Një kordon policor i FNSH, me skafandra dhe mburoja, janë pozicionuar, ndoshta në një tentativë për të ndërhyrë dhe për të shpërndarë protestuesit.
“Shtyhuni andej, nëse ju provokon dikush jam unë këtu. Ikni, merrem unë me protestuesit, nëse dikush ju proteston. Mbani pozicionin tuaj, deri në orën 20:00 do jemi ne këtu. Shtyjuni, mos na provokoni”, iu drejtua Dogjani, disa punonjësve të policisë, të vendosur në kordon.bw
Ndryshe nga sa po shohim në të gjitha akset rrugore kryesore të vendit, ku ka nisur tashmë mosbindja civile me bllokimun e rrugëve, një qytetar ka qëndruar krenar përballë Policisë, duke protestuar në një formë ndryshe.
Kjo e fundit e pajisur deri në ‘dhëmbë’ me skafandra e shkopinj gome, qytetari ka gjetur një mënyrë tejet suprizuese për t’i ‘sfiduar’.
I veshur me veshje kombëtare dhe plis në kokë, hipur mbi kalë, qytetari në rrethrrotullimin e Milotit ka gjetur ketë formë për të protestuar.
Me sa duket, kali i ka ‘trembur’ policët, që siç duket edhe nga pamjet, po përpiqen të mbrohen duke u grumbulluar së bashku, gati për sulm… sn
Ashtu siç kishin paralajmëruar, qytetarët kanë dalë në prodtestë këtë të martë, duke bllokuar akset kryesore në vend, në atë që e cilësojnë mosbindje civile.
Në Milot, në rrethrrotullim, drejtuesit e automjeteve kanë fikur makinat e tyre në shenjë solidarizimi me qytetarët, të cilët shprehen kundër këtij regjimi dhe situatës në të cilën ndodhet vendi.
Në rrethrrotullimin e Milotit, siç raporton gazetari i Syri Tv në terren, Fatjon Gjinaj, janë bllokuar të dy krahët e autostradës së veriut,
Kryeministri Edi Rama edhe këtë të dielë është përballur me mllefin e shqiptaro-amerikanëve në Nju Jork, teksa priste të kalonte në anën tjetër të rrugës së bashku me ministrat dhe stafin që e shoqëron në vizitën e tij në SHBA.
Në pamjet e siguruara nga Syri.Net, tregohet se si kryeministri Rama dhe ministrat e tij poshtërohet nga shqiptarët në rrugët e Nju Jorkut.
Video tregon momentet se si një grup shqiptarësh atje, i drejtohen me fjalët: ‘Rama ik’, ‘poshtë komunizmi’, ‘o mafioz’, ‘ik o plehrë’, ‘mafie’ etj.
Shqiptarët dëgjohen, teksa thonë se ka qenë Rama, ai që me politikat e tij ka sjellë probleme për mijëra familje shqiptare.
Dega Manhattan e Vatrës ka bërë thirrje që në 26 tetor ora 11 në Nju Jork të presin me protestë takimin e kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të tij për Diasporën, Taulant Balla, duke e quajtur takim me patronazhistët.
Në thirrjen e tyre publike, Dega Manhattan e Vatrës fton të gjithë shqiptaro-amerikanët në Neë Jork dhe jo vetëm, që të bashkohen në protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë.
‘Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve’, thuhet në njoftim.
Mesazh i Vatra, Dega Manhattan
Të dashur bashkatdhetarë, Dega Manhattan e Vatrës ju fton të bashkohemi në një protestë të fuqishme kundër atyre që kanë kontribuar në shpopullimin e Shqipërisë sonë të dashur. Koha për të ngritur zërin është tani. Ne nuk mund të bëjmë asnjë hap pas, është diaspora ajo që do ta udhëheqë këtë betejë për të mbrojtur të ardhmen e vendit tonë dhe për të ndaluar ikjen masive të shqiptarëve. Bashkohuni me ne. Bashkë jemi më të fortë.
Një veprim i paprecedent ka ndodhur në protestë përpara parlamentit. Sipas videos shihet ku një polic tenton ti nxjerrë armën deputetit të opozitës.
Ky është një rast i paprecedentë në historinë e demokracisë në vend ndërsa forcat e ndërhyrjes së shpejtë nuk mundet të jenë në hyrje të parlamentit pasi shkelin rëndë rregulloren dhe rendin kushtetues.sn
Mehdi Malkaj aktor, pjesëmarrës në protestën e sotme para bashkisë Tiranë, mbajti fjalën e tij.
Ndër te tjera, Malkaj ju bëri thirrje unfirmova blu, që të kujtojnë se betimin e kanë bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin dhe jo hajdutat e këtij vendi.
Ju shumë mirë bëni që thoni ‘Rama ik’, por Rama nuk ikën po nuk e zure me shkelma.
Po se kape mire më drru , druri të jetë i pagdhendur që ta sistemosh mirë. Prandaj mos e thoni më ‘Rama ik’, se ‘druri ka dalë nga xhehneti’.
Zonja dhe zotërinj, ju falenderoj shumë për pjesëmarrjen ne proteste sepse ka dhe kriikë të mëdhenj estetik… që thonë se protesta nuk bëhet kështu, por kur e bëjmë nga fillimi deri në fund, ai madhëria e tij, diktatori e fundit, thotë se ‘e bënë shëtitjen’.
Shumë mirë që na kanë inat se do plasin nga inati i tyre!
Thonë se protesta nuk bëhet kshu, por si bëhet?!
Zonja dhe zotërinj… a e keni vëne re kur njeriu nxehet me veten e tij dhe thotë “ si se bëra këtë”, kjo është protesta, njeriu zihet dhe me veten e tij dhe jo më me atë qelbësirën që nuk ka lënë gjë pa bërë, me atë diktatorin.
Zotërinj policë, e kuptoj hallin tuaj të madh për të mbajtur familjet tuaja, por duhet pak proteste edhe nga ana juaj.
Të dalë një polic, e le të thotë: Unë jam me popullin!
Zotërinj, betimin e keni bërë për të mbrojtur atdheun dhe popullin … jo për të mbrojtur këtë hajdutin!!!
Bypassi i Vlorës ka pësuar dëmtime si pasojë e shembjes të dherave prej reshjeve intensive të shiut, të një dite më parë. Investimi 56 mln euro nuk kishte mure pritëse në një pjesë të mirë të tij, duke bërë që të bllokohet edhe qarkullimi i automjeteve për orë të tëra. Gazetari i News24 Enrik Mehmetaj raportoi nga vendi i shembjes së bypassit ku siç duket edhe nga pamjet, masivi i dheut është spostuar në anë të rrugës.
Shembja ka ndodhur pasditen e djeshme në segmentin që lidh Vlorë – Kaninë – Orikum. Për orë të tëra rruga ka qenë e bllokuar për shkak të rënies masive të dherave nga shpatet e malit. Rruga e bypassit të Vlorës është ndërtuar nga bashkimi i operatorëve “GENER 2” shpk.
Qeveria e inaguroi në korrik 2022 By Pass-in e Vlorës, por punimet ende nuk kanë përfunduar në 100% të volumit të tyre.
Komentet