Kujtese! Me 27 gusht 1923 u vra nga sherbimi i fshehte grek , ne Zapa rreth 25 kilometra praneJanines ,, kryetari i Komisionit Nderkombetar te Kufirit jugor te Shqiperise gjeneral Enrico Telini.
Vrasesit e rekrutuar nga agjenti grek Botsaris ishin Milo Merkuri nga Piluri , Cidhe Burba nga Himara dhe dy te tjere. Ne atentat mbeten te vrare gjeneral Enrico Telini , tre italiane te tjere dhe perkthyesi shqiptar Thanas Leskoviku. Greqia akuzoi Shqiperine per vrasjen dhe shteti shqiptar vendosi 40 mije franga per gjetjen e vrasesve, por ate e zbuloi brenda 48 oreve komandanti i Xhandarmerise se Gjirokastres kapiten Koço Muka.
Shteti Italian me kryeministrin Musolini i dergoi nje Ultimatum shtetit grek duke i vene nje sere kushtesh ceremoniale te viktimave dhe nje pagese urgjente mjaft te larte prej 50 milion liretash qe shteti grek nuk kishte mundesi financiare ta bente.
Menjehere Forcat detare italiane bombarduan Korfuzin dhe e pushtuan ate. Komandant i operacioneve ishte vellai i gjeneral Telinit te vrare. Korfuzi gjendej nen nje Moratorium te fuqive te Medha per 150 vjet. Ne ate moment nje armator i pasur grek beri menjehere pagesen dhe fuqite e Medha e detyruan Italine te terhiqej , sepse ishin plotesuar kushtet.
Vete Milo Merkuri e kaloi jeten jashte Shqiperise , ne Greqi , por mbas largimit te Mbretit Zog nga Shqiperia ai u kthye. Mori pjese ne moshen 70 vjecare duke u bashkuar me komunistet si partizan. Vdiq ne vitin 1965 duke u percjelle me nderime nga komunistet , te cilet shkruan edhe artikull nderi ne gazeten Zeri i Popullit. Po ashtu gazeta Elefterotipia ne Greqi shkroi artikull te gjate per “kete patriot te madh”…
Gjeneral Telini ka patur nje statuje ne kohen e Mbretit Zog ne Tirane , por kur erdhen komunistet ne pushtet rrezuan bustin e Telinit dhe vendosen bustin e kriminelit komunist Stalin. Shqiptaret duhet patjeter ta kujtojne me nje statuje kete njeri qe kerkoi ta conte kufirin me Greqine ne thellesi te territotorit grek.
Komentet