Zealandia, kështu e quajnë shkencëtarët zbulimin e tyre të ri. Ata pohojnë se kanë identifikuar një kontinent të ri në lindje të Australisë dhe se e kanë quajtur Zealandia. “Nuk ishte një zbulim i menjëhershme, por diçka që e kuptuam gradualisht”, u shprehën ata. Sipas gjeologëve, ky kontinent ka një madhësi prej 4.9 milionë kilometrash katrorë dhe nëse konfirmohet do të jetë kontinenti i shtatë dhe më i vogli i planetit tonë. 94 përqind e këtij kontinenti sipas shkencëtarëve është nën ujë, por në brigjet e tij mund të gjenden qindra milionë dollarë në lëndë djegëse fosile. Në një shkrim të botuar me titullin,”, 11 gjeologë shprehen se Zealandia i plotëson të katërta kriteret për tu quajtur kontinent, pasi ka lartësi relative të rajoneve, vullkane si dhe shkëmbinjtë metamorfik dhe sedimentarë.
Komentet