Fatmir Terziu: Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!
Prof Dr Eshref Ymeri është ende në tryezën e tij të punës, pasi ai po përcjell mes faqeve shënimet e krasitjet e fundit në veprën e tij të radhës që mbetet si një pasqyrë globale, jo vetëm për Tjetrin, por dhe për vetë ekzistencën e rrjedhës së një shteti që ka kusuret e mëdha jetike para kësaj pasqyre. Ai ka vite që mbledh e shkruan një vepër për Rusinë egoiste, që ndoshta ky është thelbi i saj, thelbi i kësaj vepre, që vetë Rusia të jetë në gjëndje të kuptoj vetveten e saj anarkiste. Janë qindra e qindra intervista e mbledhje faktesh që flasin dhe e bëjnë këtë vepër madhore jo vetëm mjaft të pritshme, por dhe të ndihshme, pikërisht njësoj si atë mitin e pasqyrës që ka ekzistuar që në lindjen e saj. E kështu mendja dhe dora e Prof Dr Eshref Ymerit e ka harruar ardhjen në jetë, ka harruar ditëlindjen, ndërsa në tryezën e tij të ngushtë familjare trokiten gotat e urimit për ditëlindjen, Havaja e tij e shtrenjtë dhe e dashur, i kujton se tashmë është koha për të trokitur Gëzuar, si atëherë, si atë ditë… kur gëzimi vinte me një zjarr nga sytë.
Tjetra është ajo që vjen nga të gjitha anët, se Prof Dr Eshref Ymeri, ka miq e kolegë, ka shokë e akademikë, ka vlera e të vlerësuar, ka mjaft e mjaft që rendin të dërgojnë urimin e parë, urimin plotë mall. E kush nuk do të dëshironte të uronte një vlerë kaq të madhe Kombëtare? Ai është ideator, krijues, botues dhe realizues i disa fjalorëve me thelb Gjuhën Shqipe dhe kontekstin në disa gjuhë të huaja, ai është autor i qindra e qindra artikujve me karakter Kombëtar, ai është zëri i qindra kritikave me dorë të mbarë, ai është ashtu sikurse e kam cituar Filozofi modern mes dy kohёve. Dhe ky Njeri modest, që është Akademik, dhe jo me cipalin ilustrues të atyre që vijnë nga ndonjë shoqatë në Amerikë, por me thelbin e tillë të merituar nga puna e tillë. Dhe ky intelektual që është autor i disa librave natyrisht mbetet dhe intelektuali më i thukët i sfidave. Sot, ndoshta me një tjetër arsye ai vjen më i fortë në këtë ditëlindje, pasi ai e kupton se pas ardhjes së ditëlindjeve pas çdo kohe, ka dhe një arsye moshe. Dhe këtë e themi pa frikë, për Prof Dr Eshref Ymerin ditëlindjet janë thjesht aritmetikë.
Teksa pija njё gotё raki Shqipёrie nё kryeqytetin shqiptar, Tiranё, pas disa vitesh larg saj, me tё ndjerin, njё nga penat qё bёri mjaft pёr letrat shqipe, shkrimtarin Siri Sulejmani, natyrisht dhe njё nga shёndetet tona, do tё shkonte pёr Prof. Dr Eshref Ymerin, (tё cilin atëherë nuk e kisha takuar fizikisht). Nё bisedё e sipёr ai mё tha fjalё pёr fjalё kёshtu: “Eshrefi ёshtё njё “antioksidant” ideologjik i ditёve tona qё jetojmё”. E thellova pyetjen time dhe kurreshtja ime dёgjoi me vёmendje se “Eshrefi, pra pёr njeriun tё cilin e dёgjoja nё atё bisedё nga njё shkrimtar si Siriu, mjaft rebel nё mendime, ishte dhe mbetej njё intelektual mjaft i rrёndёsishёm, fisnik, i kompletuar dhe mjaft didakt. Pra, i saktё, i qashtёr, i rreptё nё mendimet e tij.”
E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”.
Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, i ishte dhёnё e drejta pёr tё studiuar nё Leningrad të ish-Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vazhduar Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e kishte mbaruar me rezultate të larta nё vitin 1966. Emёrimi pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse dhe mё pas shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990, e kishin formёsuar mё tej figurёn komplekse tё Profesor Ymerit. Gjatё kёsaj periudhe ai kishte drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja. Mё pas viti 1992 sërish me punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, e mbajti nё vёmendjen e madhe dhe pasionin e tij intelektual deri kur doli nё pesion. Dhe vёrtet ka dalё nё pension Prof Dr Eshref Ymeri? Kёtu qёndron enigma e njё intelektuali tё tillё “antioksidant” ideologjik, qё nё leximin e filozofit tё kohёve moderne, Slavoj Žižek ёshtё i lidhur jo thjesht me reklamёn, por me punёn qё jep dhe merr Tjetri nga njё “benefit” i tillё i mjaftёdobishёm mendimi, filozofie dhe intelektualizmi nga mё tё radhёt nё shoqёrinё e sotme shqiptare.
Ndёrsa Slavoj Žižek e lidh kёtё me paketёn e çajit “Çaj qiellor”, ku ka një shpjegim të shkurtër të përfitimeve të tij: ‘Çaji jeshil është një burim natyror i antioksidantëve, të cilat neutralizojnë molekulat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Duke zbutur radikalet e lira, antioksiduesit ndihmojnë trupin të mbajë shëndetin e tij natyror.” Ky lloj “çaji qiellor” nё kuptimin filozofik, është nocioni i pastёr qё lufton me rrёnjё aspektualitetin e totalitarizmit dhe ёshtё një nga antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit gjatë gjithë funskionit jetik ёshtё të zbusё radikalët e lirë dhe kështu të ndihmojё trupin social që të ruajё shëndetin e tij politiko-ideologjik. A nuk e bёn njё tё tillё Prof Dr. Eshref Ymeri me tё gjitha shkrimet dhe veprat e tij? A nuk e ka treguar dhe me analizat e thelluara, apo dhe me komentet e thjeshta?
Shkrimet e tij, thellimet nё mendime, sigurisht që janë jo thjesht një lexim stimulues, por dhe njё morfologji dhe sintaksё mё vete pёr mjaft udhёrrёfime nё fusha tё ndryshme, pёrfshirё historiologjike, gjuhёsore, inter-kёrkuese, nacionaliste dhe mё tej artdashёse. Në stilin tipik të tij Profesor Dr Eshref Ymeri, prezanton tёrёsinё e tematikave qё trajton si një meditim mbi përdorimin e nocionit logjik të shprehjes. Ajo që Ymeri shërben, është një diskutim i çuditshëm rreth temës sё sotme tё shqiptarit tё kudogjendur, rreth angazhimeve dhe mendime intelektuale dhe politike, rreth tёrёsisё sё vlerave dhe mangёsisё qeveritare, duke u mbështetur në interesin e gjerë akademik, duke filluar nga psikoanalizmi deri te materializmi dialektik dhe studimet moderne kulturore.
Por për të gjitha këto, ai të bën të mendosh. Seksioni i shkrimeve tё tij mbi tё sotmen dhe tё djeshmen shqiptare sfidon lexuesin të reflektojë nëse ekziston një shpjegim i thjeshtë dhe çfarë mund të thotë një kompleks. Ai si njё njohёs didakt dhe mjaft profesional nё shkrimet e tij shfaq atё qё kundërshtohet nga një analizë e spastrimeve dhe shkrimet dhe faktet e tij tregojnë sprovat e BRSS-së staliniste të bazuara në psikoanalizë dhe çfarë do të thotë kjo për natyrën e shtetit sovjetik.
Në esetё e tij, nё reagimet e hershme e nё ato tё mëvonshme të publikuara shumicёn edhe tek “Fjala e Lirё”, stili i Ymerit bëhet shumё më i çuditshëm dhe intelektual, dhe më i vështirë për t’u ndjekur jo-akademikët, apo dhe nga ata qё mbeten ende tek leximi didakt i mendimit. Tёrsia e mendimit tё profesorit, mbetet nё njё udhё qё rrreket e thellohet me këmbëngulje dhe e bёn lexuesin tё jetojё me të.
Profesor Dr Eshref Ymeri nё tё gjitha shkrimet e tij përfundon duke diskutuar “mënyrën e tretë” dhe ngritjen e shoqërisë sё destinuar tё mbetet nё role mbikqyrëse. Me vetëm një rimeso të liberalizmit, kufizimi i debatit të vlefshëm politik rreth terrenit të qendrës dhe përdorimi i një shansi “tjetër” të së djathtës për të siguruar kredencialet demokratike pavarësisht nga mungesa e zgjedhjes, do të thotë se mendimi i tij shkon teka ajo qё nё si shqiptarё prej mendimit tё tij, po rritemi dhe po bёhemi të gatshëm për të parë zgjidhje radikale jashtë kësaj “anti-totalitar” qё ёshtё dhe konsensusi liberal i propozuar dhe lexuar nё mjaft shkrime tё tij. Kam nisur tё shkruaj dhe kam tentuar tё rishkruaj për këtë më parë dhe gjithnjё shkrimi i bazuar nё mendimin e kёtij njeriu tё mençur e tё kulturuar mbetet një argument bindës se e meriton njё mijё herё mё shumё, se frymëzimi nis që nga shtrëngimi i parë i duarve…
Shtrëngimi i duarve
Vlora nga Uji i Ftohtë më hapet para syve të mi si një tifoz oleandri, i rënduar nga dielli dhe pluhuri, dhe i varrosur në mjedisin rënor të një shfaqjeje antike të papërfunduar. Kthesa të strukura në mushkëritë e brendshme më bëjnë të trullosur si nga pamjet e rrufesë. Zig-zagët e botës dhe harku i bukur i parkingut shikojnë me lakmi nga unë. Të më gëlltisë dhe të më shpëtojë. Dua një dush, ajër të kondicionuar dhe çarçafë të freskët. Kur imagjinata bllokohet, trupi e zëvendëson atë me dëshira të shkurtra dhe të sakta. Heshtje, të lutem! Dua edhe një pjesë heshtje! Nga ballkoni ku jemi vendosur dëgjoj zëra. Natyrisht zëra që ndjekin radhën e bisedës. Dhe këtu vëmendja më ysht të ndjej atë që natyrshëm menjëherë të rrëmben. Hap derën dhe në korridorin e gjerë të apartamentit të Vlorës shikoj çiftin e respektuar jo vetëm për moshën e modelin e dashurisë mes tyre, por dhe për tërë ekzistencën dhe kohën, Prof. Dr. Eshref Ymeri dhe zonja e tij e nderuar Hava. Dhe aty shtrëngojmë duart, shtrëngojmë duart bashkërisht për herë të parë dhe takohemi për herë të parë fizikisht, edhe pse më parë leximi dhe pena na kishte bërë bashkë dhe thuajse të dyja këto vlera që na bashkojnë na kishin zënë pritë në kusurin tjetër që vjen në të qënit familjar përditë. E ajo ditë më pas ishte pushim, plazh respektiv dhe biseda e biseda me aperitiv…Dhe kështu biseda prek letërsinë, krijimtarinë, gjuhët, politikës, familjen, jetën, shoqërinë, dashurinë, Shqipërinë tonë të dashur e të shtrenjtë…E mbi të gjitha familja…
Ndonjëherë harrojmë se jeta reale është gjithçka që ne nuk mund ta imagjinojmë, vetëm kur jemi bashkë, bashkë me atë që duam me zemër e shpirt, me atë që ndajmë të mirën e të keqen përditë. Dhe kur ndodh kjo e kuptojmë se jemi me atë njeri që është bërë pjesë e jetës, e përditësisë. Unë jam me Luçin tim të dashur, ndërsa rëra, ulliri, qielli dhe deti, katër elementët e kësaj toke të bardhë skulpturore, të përjetshme në zhveshjen e saj klasike, më rrethojnë me një mjaftueshmëri të heshtur. Në anën tjetë mbetet edhe ndjenja e ngopur dhe e lodhur që është vetëm maskë për mrekullitë që do të vijnë.
Vera e Vlorës po më godet si një çekiç me avull. Nxehtësia dhe kilometrat nëpër të cilat shpirti im bërtet për një oaz ndoshta e kanë kusurin tjetër. Plotë tinguj dhe aroma. Vetëm ngjyrat përmes të cilave vibron aura e holluar dhe një dëshirë e furishme për paqe trazohen nga gjuhët e fqinjëve veriorë e jugorë që kanë zënë shazllonët afër nesh. Dhe aty kujtoj paksa me frikë se mençuria e folur nga një i huaj me fjalë të humbura në përkthim shpesh i shmanget egoizmit turistik. Deri në ngarkim të plotë dhe ringjallje është biseda tjetër me Prof. Eshrefin. Që të mund të kthehesha në botë. Deri herën tjetër.
Unë jam duke udhëtuar. Për herë të parë, po udhëtoj me atë ndjenjën e pritjes tërheqëse, si pëllumb i asaj destine që ka marë paqen dhe mirësjelljen qytetare nga duart e një Njeriu të veçantë, intelektuali poliglot e Njeriu me karakter të sinqertë e të fortë, e le ta them përtej efektit, është një shtrëngim duarsh që më ka shpëtuar gjithmonë në lodhjen e realitetit.
Efekti diskursiv i urimit mes shkrimit
E gjithkush e kupton ngacmimin që të sjell idenë e një shkrimi. E kur ky ngacmim vjen nga deti, natyrisht është më i ndjeshëm diskursi që shtrydhet nga sikleti. Dhe ngacmimin e trazon… Jam ulur në shezllon. Po ju shikoj. Ju uleni në plazh gjithë ditën. Ti shikon malin që ia ke kaluar me punë e me mendje të shëndoshë intelektuale dhe më vjen keq që mali nuk e di këtë. Të mendosh dhe të mos e mendosh, kjo është situata. Dhe në jetë ka gjithmonë një kënaqësi të vogël dhe një të madhe.
Dhe u kthehem bisedave të shprishura padashje nga stërkalat e detit…, që yshten të dëgjojnë e të përcjellin diskursin tjetër përtej sikletit. Sepse një person së pari duhet të kuptojë se ai është në botë vetëm një herë. Kjo është arsyeja pse ai argëtohet pak. Dhe kënaqësia e madhe vjen kur ai është gati të lërë Zotin në shpirtin e tij, në mënyrë që t’i bëhet e qartë se çfarë është për të, sapo ta godasë nga brenda derisa të shpërthejë. Nëse e humbni durimin, Ai lart nuk do t’ju falë. Kështu punoni për brezat! Tani do t’ju tregoj për jetën e patreguar… Për dashurinë e zemrës, për…. E bëj gjithmonë në përvjetorët tanë, kur ngre e trokas gotën me Havanë. Kur mbaron sezoni dhe kur ulem me të, për të rikujtuar kujtimet e verës e urimi më ysht në korr si atëherë kur sytë u dashuruan në auditor. Para syve të mi kërcejnë të gjitha gjërat e bukura që janë ndalur pranë udhës jetike. I shikoj, i buzëqesh dhe më thonë gjëra të ndryshme. Por unë i shoh vetëm këmbët dhe kokën që u përhumbet në ajër dhe them me vete, hej Njeri, pse nuk je kaq i ri dhe i bukur, që t’i prekësh secilin, siç e meriton, o …!
Dhe unë dua të bërtas për të tronditur universin. Dhe kjo është arsyeja pse, atëherë filloj të ngjitem në malin e jetës. E pi një gotë ujë të pastër dhe kthehem. Aq shumë u argëtova, e kuptova që jam ende gjallë, do të jem mirë!
Dhe eja përsëri – kthehu në jetën time rinore, studentore, e dashura ime e shtrenjtë Hava! Deri në ditëlindjen e ardhshme…i bërtas diskursit që më shtyn e më ysht…, më ysht të shkruaj edhe kur është mjaft lehtë për ta kuptuar. Aty është stili, mendimi, udha dhe modeli i një jete, dhe fundi i një ferri të cilin gjithnjë e ka shigjetuar pena, mendimi dhe shkrimi që vjen nga dora dhe mendja e një filozofi të tillë sikurse është Prof Dr Eshref Ymeri. Sa me fat që jemi me këtë thirrje grumbulluese. Sa me fat…
Mbështetur nga kjo thirrje grumbulluese e shpirtit intelektual, për të marrë përgjegjësinë për mundësitë e ofruara nga stili dhe mendimi i kёtij profesori tё vlerёsuar shqiptar, natyrisht edhe dita e sotme qё pёrkon me ditёlindjen na jep njё rast urimi mё tё fortё e mё tё ndjeshёm qё tё na afrojё akoma mё shumё vlera dhe mendime qё na mbeten tё pavdekshme nё jetё tё jetёve. Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!
Ju lumtë i nderuar i z Dosti. Mos themi i vetmi Jeni një ndër të rrallët qe e shkruani dhe e thuani realitetin. Kombi Shqiptar vuan nga keqë informimi . Ashtë peng i së keqes, kaluarës kohës diktaturës famëkeqe dhe mbeturinës që lan pas. Populli Shqipëtarë sot në armiqësi me njeri tjetrin i ndam e i përçarë në parti hajdutësh e kriminelësh tana llojeve,