U hodh sot në Nion të Zvicrës shorti për fazën gjysmëfinale të Ligës së Kampioneve.
Finalisti i parë drejt Kardifit do të përcaktohet pas dy ndeshjeve derbi në Madrid, teksa Reali dhe Atletiko do të përballin sërish njëri-tjetrin, një sfidë që në Ligën e Kampionëve përsëritet për të 4-tin vit radhazi. Ndeshja e parë do të luhet në “Santiago Bernabeu”, ndërsa e kthimit në “Vinsente Kalderon”.
Ndërkohë përballja tjetër do të jetë ajo mes Monakos dhe Juventusit. Takimi i parë do të luhet në stadiumin “Luis II” në principatën e Monakos, ndërsa sfida e kthimit në Itali në “Juventus Stadium”.
Ndeshjet e vajtjes do të luhen më 2 dhe 3 maj, ndërsa ato të kthimit më 9 dhe 10 maj.
Liga e Kampioneve – Shorti i gjysmëfinaleve
REAL MADRID – ATLETIKO MADRID
MONAKO – JUVENTUS
Statistikat në përballjet direkte
Atletiko Madrid – Kundër Real Madrid: Luajtur 7, Fitore 1, Barazim 2, Humbje 4, Golavarazhi 5-10
Juventus – Kundër Monako: Luajtur 4, Fitore 2, Barazime 1, Humbje 1, Golavarazhi 7-4
Monako – Kundër Juventus: Luajtur 4, Fitore 1, Barazime 1, Humbje 2, Golavarazhi 4-7
Real Madrid – Kundër Atletiko Madrid: Luajtur 7, Fitore 4, Barazime 2, Humbje 1, Golavarazhi 10-5
Komentet