Sipas një njoftimi të qeverisë, barriera 42 kilometërshe e cila do të jetë e pajisur me mjete elektronike për ndjekje do të përfundojë brenda një viti
JERUZALEM – Qeveria e Izraelit është duke ndërtuar një mur pengues të gjatë 42 kilometra në afërsi të qytetit Hebron në Bregun Perëndimor të okupuar, për të cilin thotë se do të përfundojë brenda një viti.
Sipas një njoftimi të lëshuar nga kryeministria, pengesa do të shtrihet nga qyteti palestinez Tarqumiyah deri te vendbanimi i kolonëve izraelit në afërsi të pikës kontrolluese të ushtrisë në Mitar.
Muri jashtzakonisht i madh, sipas autoriteteve izraelite ka për qëllim të pengojë infiltrimin e “terroristëve” dhe emigrantëve ilegal në Izrael. aa
Komentet