Aeroplanët luftarakë të Izraelit e kanë goditur një sistem anti-raketor të Sirisë pasi forcat siriane i kishin sulmuar aeroplanët luftarakë izraelitë teksa ata po fluturonin mbi Liban, Reuters e citon ushtrinë izraelite të ketë thënë.
Raportohet se sistemi mbrojtës i Sirisë ndodhej 50 kilometra në lindje të Damaskut, transmeton Express.
Aeroplanët, për të cilët ushtria izraelite tha se ndodheshin në një mision gjurmimi, i kanë shpëtuar goditjeve nga sistemi anti-raketor.
“Sot më herët, një raketë kundërajrore u shkrep nga Siria drejt aeroplanëve luftarak të IDF-së gjatë një fluturimi rutinë mbi Liban. Asnjëri prej tyre nuk është goditur”, ka shkruar në Twitter zëdhënësi i Forcave Mbrojtëse të Izraelit.
Besohet se ushtria izraelite e ka goditur sistemin mbrojtës të Sirisë me katër bomba, duke e prishur.
Komentet