Mijëra izraelitë protestuan mbrëmë vonë kundër dhunës dhe krimeve të urrejtjes, pas sulmeve aktuale të ekstremistëve hebrej, që në shënjestër i kishin palestinezët dhe homoseksualët.
Më 30 korrik një izraelit ortodoks ekstremist i therri me thikë 6 pjesëmarrës të një parakalimi të homoseksualëve në Jerusalem.
Vetëm disa orë më vonë, sulmuesit e dyshuar izraelitë e dogjën shtëpinë e një familjeje palestineze në Bregun Perëndimor, duke e vrarë një fëmijë 18 muajsh, që ishte në gjumë, dhe duke i plagosur në mënyrë kritike prindërit dhe vëllain e tij katërvjeçar.
Afro 2 mijë njerëz, përfshirë edhe xhaxhain e fëmijës së vrarë, morën pjesë në tubimin në Tel Aviv, të organizuar nga aktivistët që angazhohen për paqe.
Edhe në Jerusalem, afër vendit ku ishin therrë me thikë pjesëmarrësit e një marshi të homoseksualëve, u mbajt një tubim, ku morën pjesë disa qindra vetë.
Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin, duke folur në këtë tubim, tha se “flakët e urrejtjes janë përhapur në gjithë vendin tonë, flakët e dhunës, të urrejtjes, dhe besimi mashtrues e i shtrembëruar”.
Tubime më të vogla janë mbajtur edhe në qytetet e tjeranë gjithë Izraelin.
Komentet