Lajmin e ka bërë të ditur vet Federeri i cili kishte njoftuar opinionin nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook
SARAJEVË – Ivan Ljubiçiçi nga Bosnjë e Hercegovina është trajneri i ri i tenistit më të mirë të të gjitha kohërave, Roger Federer, i cili ka më së shumti tituj Grand Slam të fituar, gjithsej 17.
Lajmin e ka bërë të ditur vet Federeri i cili kishte njoftuar opinionin nëpërmjet profilit të tij zyrtar në Facebook, në të cilin kishte shkruar:
“Pas dy viteve të sukseshme dua të falënderoj Stefan Edbergun, idhullin tim nga fëmijëria i cili iu bashkëngjit ekipit tim. Ishte një ëndërr e cila u bë realitet. Edhe pse fillimisht duheshte të qëndrojë në ekipit tim vetëm gjatë vitit 2014 Stefan ishte i jashtëzakonshëm dhe pranoi të vazhdojë kontratën, gjë të cilën e çmoj jashtëzakonisht. Severin Luthi, me të cili jam që nga viti 2008 do të vazhdojë të jetë trajneri im kryesor ndërsa atij do ti bashkohet Ivan Ljubiçiç”, ka shkruar Federer.
Tenisti nga Banja Lluka pas përfundimit të karrierës së shkëlqyeshme është provuar edhe më herët në punën e trajnerit, duke e stërvitur kanadezin Millosh Raoniç i cili arriti në gjysëmfinale të turneut prestigjioz Wimbledon.
Komentet