Në foto: Spartak Ngjela dhe ça vjen pas
O avokat Ngjela, o ylll, o dritë, o jetë! Më ke prekur shumë me poezinë e Albatros Rexhajt që më kishe nisur në inbox nga adresa jote falso “Hamshori i Natës”. Dua të të them se ti je një njeri me shumë botë dhe me shumë pasion.
Gjynah o Avokat që ai Rama s’të bën ministër ty, se me ato që ti shkruan ja fut dhe Ditmir Bushatit, që e ka pasourdin e Fejsbukut: Edi Rama është shumë seksi. Ti avokat je i vetmi nga të gjithë hamshorët e Fejsbukut, që në vend se të më nisësh biseda hot, me eksiton duke më folur për reformën në drejtësi.
Avokat të keqen Iva ty, më ka ndodhur një fenomen i çuditshëm këto kohë. Kam zbuluar një gjë që ka për të ikur truri fare. Të ka Iva xhan xhan ty, aman mos ja thuaj njeriut se do na vjedhin idenë. Nuk di nga t’ja nis por po ta nis nga fillimi që nga postimet që bëra para një jave kur isha te Foli Marina në Jalë. Ok ishin disa foto me byçën dhe cicat e mia në plazh.
Më çmëndi dynjaja, më çmëndi, ishin dhe nja dy lezbike që ngjanin fiks si ato të Dëshmitarëve të Jehovait që nuk më linin rehat. Hapa profilet e tyre në Instagram, kishin veshur ca sandale si të Herkulit.
E tmershme, edhe me sandale si të Herkulit donin të ngacmonin edhe Iva Alikon. Pasi postova edhe ca foto nga të gjitha pozicionet vendosa të bëja një eksperiment. Postova selfien që kishte bërë Edi Rama me Obamën te profili im. Nja dy idiota që më ngacmojnë po që ishin me Facebook 0 komentuan direkt pa e parë foton: Yll Bote je Iva, ke cicat më të bukura në univers.
Kulmi, kulmi… edhe me fb 0 edhe pretendojnë se kanë luksin të më shohin cicën mua, edhe një herë që komentuan i bënë kompliment cicës së Edi Ramës dhe Obamës. Fotoja e tyre kapi shumë like, më shumë se fotoja që kisha dalë me tangat që mi kishe dërguar me postë.
Atë që kam zbuluar do ta them tani…. Unë di çelësin se si ti rriten liket Edi Ramës, por nuk dua t’ja them se e kam inat. Unë jam demokrate dhe ndaj dua që edhe ti të mos i tregosh kujt. Rama ka nevojë urgjente për një çikë rimel nga ai që të shton qerpikët dhe të lyejë ato flokët t’i bëjë ngjyrë kafe të çelët, se nuk ka gjë në terezi.
Pastaj dua të theksoj që kur bën selfie duket më trendy se kur ja bëjnë fotot të tjerët. Ja të them unë nga eksperienca, kur dikush nuk të bën foto të bukura do të thotë që ai person nuk e njeh personalitetin tënd, i intereson vetëm pjesa sipërfaqsore e jotja dhe interesat vetjake. Unë i kam fotot yll, sepse kam ditur të zgjedh njerzit e duhur për këtë gjë dhe di t’i dalloj gjërat o profeti im i reformës në drejtësi.
Doja si përfundim të shtoja që drita në foto që ju bie është skandal por gjithësesi ata liket i morën. Foton e fshiva se më konkurronte keq cicat ..hahahhha .
Bëj shaka. Imagjino surrati i Ramës të konkurrojë cicat e mia. As në ëndërr nuk ndodh, po nejse e fshiva se prishin reputacionin e fotove të mia sensuale e më dukej vetja si adresa fallco e Endri Fugës. Të puç fort Avokat. Më shkruaj prapë sot për reformën në Drejtësi, se je një makineri orgazme e vërtet.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: Taku54_Hamshorinatë[email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet