Të paktën 6 shqiptarë janë arrestuar për grabitje të punëdhënësit të tyre në Itali.
Karabinierët e Corigliano Calabro arrestuan gjashtë shqiptarë me akuza për grabitje të rëndë kundër punëdhënësit të tyre italian.
Hetimi filloi nga ankesa e disa punonjësve të një kompanie dhe pronarit të së njëjtës pas dhunës së ushtruar nga gjashtë të dyshuarit me shtetësi shqiptare, shkruajnë mediat vendase.
Me ndihmën e kamerave të sigurisë u mblodhën provat që treguan veprimet penale të kryera nga 6 të arrestuarit të cilët thuhet se janë në lidhje farefisnore me njëri-tjetrin.
Ende nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes, apo rreth shkaqeve që detyruan 6 shqipatrët të ndërmerrnin këtë akt të kundraligjshmëm.
Komentet