Italia është hakmarrë duke u dhënë leksion spanjollëve dhe kualifikuar në fazën çerekfinale ku do të përballet me Gjermaninë. “Azurrët” kanë fituar 2-0 përballë Spanjës me anë të golit të Chielinit në minutën e 33 dhe golit të Pele në minutën 91.
Goli i Chielinit në pjesën e parë i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të Antonio Kontes, ndërsa Pelle dyfishoi shifrat pas përfundimit të kohës së rregullt.
Për italianët kjo fitore mund të konsiderohet si një hakmarrje pas humbjes që kanë pësuar në finalen e humbur 4-0 në “Euro 2012”.
Skuadrat janë përballur plot 35 herë mes tyre. Deri tani gjithçka është e barabartë, sepse të dyja skuadrat kanë arritur nga 10 fitore secila dhe 15 barazime.
Minuta 90-Pelle hipotekon kualifikimin në minutën e 90-të, nxjerr jashtë përfundimisht spanjollët dhe gjen në cerkfinale Gjermaninë në një nga klasiket më fantastike të futbollit Evropian dhe Botëror.
Minuta 84-Insignes iu deshën pak minuta në lojë për të provuar edhe ai fatin përballë De Geas, por as “xhuxhi” i Napolit nuk arrin të shënojë golin e qetësisë.
Minuta e 80- Në minutën e 80 dy ekipet kryejnë zëvendësimet e para, Italia nxjerr Aduriz ndërsa fut Rodriguez. Spanja nxjerr Eder dhe fut Insigne.
Minuta 75-Në të 75-ën është Iniesta që provon me një goditje të bukur fluturmthi, Buffon në pozicion devijon në goditje këndi.
Minuta 69-Duhet të vinte minuta e 69-të që Spanja më në fund të bënte Spanjën, zbresin në sulm më një aksion model, por vetëm kaq pasi finalizimi le për të dëshiruar.
Minuta 61-Italia shpërdoron aq shumë raste përballë Spanjës sa kurrë më parë në një ndeshje tjetër, italianët po prodhojnë një futboll të pa parë më parë tek ta, mbase është koha për t’u shqetësuar, por jo gjithçka po shkon në rrjedhën që ata dëshirojnë.
Minuta 54-Nëse Spanja është ende në lojë kjo është për meritë të padiskutuar të De Geas, portieri spanjoll ndal gjithçka që i shkon në kuadrat, ndal edhe Eder në minutën e 54-të, një rast i pastër të cilin sulmuesi i Interit nuk arrin të finalizojë.
Minuta 49-Spanjollët zgjohen me fillimin e pjesës së dytë, por jo Moratta që nuk rrespektoi si duhet një kros në zonë duke goditur lehtë në kuadrat më Buffon që kontrolli në pozicion pa shumë probleme.
Minuta 44-Në një kohë kurë të gjithë prisnin shkëlqimin e spanjollve, është Italia që bën të bukurën, jo vetëm që mbron në mënyrë perfekte, por në cdo dajle janë të rrëzikshëm duke e kthyer De Gean në shënjestër, në të 44-ën ishte Giccherini ai I cili provoi edhe një herë reflekset e iberikut.
Minuta 33-Përpjekjet e Italianëve shpërblehen në minutën e 34-të, pikërisht nga ai që më pak pritej. Eder lëshon një predhe nga goditja e dënimit, Chiellini ndjek saktë aksionin shtyn topin në rrjetë duke kaluar “Axurët” në avantazh.
Minuta 28– Brenda 28 minutash lojë italianët kanë pasur më shumë raste dhe kanë dominuar lojën, konkretisht “Azurrët” kanë pasur 4 mundësi për gol, ndërsa spanjollët 2.
Minuta 10-Është e pabesueshme loja që “Axurët” po zhvillojnë, sulm frotal I tyre, një minutë më pas Giccherini provon me një gjysmëkthese, De Gea reagon sërish me topin që devijoet në shtyllën pingule por gjyqtari ndal gjithcka për faull në sulm.
Minuta 9-Në minutën e 9-të porta e De Geas kërcënohet sërjozisht. Pele me kokë ul topin në kuadrat por portieri i Man.United bën mrekullinë duke devijuar në goditje këndi.
Minuta 5-Nën reshje të shumta shiu, edhe ritmi i kësaj ndeshje të “cmendur” është I lartë, skuadrat lëvizin shpjetë në fushë, por në pasin finalë nuk arrijnë të jenë të saktë.. 10-Është e pabesueshme loja që “Axurët” po zhvillojnë, sulm frotal I tyre, një minutë më pas Giccherini provon me një gjysmëkthese, De Gea reagon sërish me topin që devijoet në shtyllën pingule por gjyqtari ndal gjithcka për faull në sulm
Formacionet zyrtare:
ITALIA (3-5-2): Bufon, Barzajli, Bonuçi, Kielini, Florenci, Parolo, De Rosi, Xhakerini, De Shiljo, Pele, Eder.
Trajner: Konte.
SPANJA (4-3-3): De Gea, Huanfran, Pike, Ramos, Alaba, Fabregas, Buskets, Iniesta, Silva, Morata, Nolito.
Trajner: Del Boske.
Komentet