Policia italiane është në kërkim të disa shqiptarëve, për të cilët dyshon se janë shkaktarë të një konflikti fizik e më pas të një sulmi me armë zjarri në provincën e Parmës.
Karabinierët u njoftuan për të shtëna në Salsomaggiore, në afërsi të hekurudhës.
Sipas hetuesve konflikti nisi në barin “Pam Pam” në afërsi të parkut “Parco Mazzini“. Situata u përkeqësua dhe pas grushteve e shkelmave nga një person ende i paidentifikuar u përdorën armë.
Dëshmitarët thanë se personat e përfshirë në konflikt ishin nga lindja, shqiptarë.
Karabinierët gjetën edhe njolla gjaku në vendngjarje si edhe tri gëzhoja, ndërkohë që kanë nisur nga puna për arrestimin e personave të shpallur në kërkim.
Komentet