Presidenti Mattarella në mesazhin e tij theksoi se vrasësit e kanë shënjestruar solidaritetin dhe humanizmin, por ata kurrë nuk do të heqin dorë nga këto vlera
ROMË – Myslimanët të cilët jetojnë në Itali protestuan kundër sulmeve terroriste të ndodhura në kryeqytetin francez, Paris, dhe kundër identifikimit të terrorizmit me Islamin.
Myslimanët dhe italianët vendës të cilët e kundërshtojnë “identifikimin e terrorizmit me Islamin” që u mblodhën në Romë, Milano, Gjenova, organizuan një miting të quajtur “Not in my name (Jo në emrin tim)”, për ti dënuar sulmet e ndodhura javën e kaluar në Paris dhe përdorimin e Islamit në këto sulme.
– Porosi mbështetjeje nga presidenti dhe kreu i Senatit-
Mitingu i cili u mbajt në Romë pavarësisht nga shiu i madh ku morën pjesë myslimanë nga vendet e ndryshme, nisi me një minutë heshtje për të nderuar viktimat e sulmeve terroriste në Paris, dhe të vdekurit e sulmeve terroriste.
Në miting u lexuan porositë e mbështetjes të presidentit italian, Sergio Mattarella dhe Presidentit të Senatit të Republikës, Pietro Grasso.
Presidenti Mattarella në mesazhin e tij theksoi se vrasësit e kanë shënjestruar solidaritetin dhe humanizmin, por ata kurrë nuk do të heqin dorë nga këto vlera.
– “Ne myslimanët nuk njohim ekstremizëm dhe radikalizëm. Jo terrorizmit”-
Komentet