Borxhi publik i Italisë arriti në nivelin rekord prej 2 200 miliardë eurosh, që është më i lartë për 23,4 miliardë euro në muajin maj.
Kjo e dhënë e publikuar sot nga Banka Qendrore e Italisë shkaktoi kritika të ashpra të opozitës kundër ministrit të financave, Pier Carlo Padoan, se nuk ka arritur ta ulë ngarkesën e borxhit, që edhe kur ishte më e ulët kishte rrezikuar krizë të pakufizuar të borxhit, raporton AP nga Milanoja.
Ekonomia e Italisë vetëm tash ka treguar shenja të rritjes së qëndrueshme.
Shkalla e borxhit të Italisë është 132% të GDP-së, çka përbën rritje në krahasim me vitin 2013, kur ishte 130%, ndërsa në vitin 2010 kjo shkallë ishte 120%.
Ministri Padoan i tha gazetës italiane, il Sole 24 Ore, se “para 18 muajve ne kemi rrezikuar shumë më tepër”, por reformat strukturale kanë ndihmuar në krijimin e “rrugës kah rritja”.
Komentet