Shqipnia ne zi dhe Shqiptaret ne mbare boten. Si ata qe e kane njohe per afer dhe lexuesit ane e mb’ane te shum kombesive.
Kete foto po e bashkengjes jo per megalomani, por kjo ka nji histori per t’u mos harrue.
Ne Qershor te 1991 Ferideja dhe une kemi qene me fat t’i kemi mysafiret e nderuem per nji jave ne shtepine tone te weekend ne Windham, NY, 150 milje nga NYC.
Per 7 dite te qendrimit te tij Ismaili shkruente çdo mengjes, prane dritares ku ai shijoi pamase bukurine mahnitse me gjelbrim dhe prroit te qete,gja qe ma perseriti shum here se sa i ka pelqye panorama e qete dhe total private .
Ketu ai shkroi nji kapitull te librit PESHA E KRYQIT, te cilen gja e ven ne evidence ne parathanje e librit.
Ne Tetor të vitit 1990, ishim per pushime me familjen kur miku yne Gjerman Dr Jens Reuter, me zonjen ishin mysafir ne apartmentin tone per musafire ne Mac Dougal Street, NYC.
Me telefonoi ne mengjes: Kadare ka defektue ne France. Grusht i forte kunder regjimit komunist te Tiranes.
Familja jone ka pase takime te shumta me Kadarete, prandaj njihemi mire.
Ismaili ka qene antikomunist i vendosun.
Rastesisht qellova ne vizite ne Paris kur Ismaili ma diftoi letren e Ramiz Alise, qe ndodhej ne Paris, ku i kerkonte takim ne recepsionin e hotelit.
Nuk due te kem te bej me te, tha Ismaili. Ne drekuem se bashku dhe kaluem shumicen e dites, tue injorue diktatorin komunist.
Kemi nda shum biseda te pjekuna qofte per politike, histori, art e letersi.
Impresionohesha kur ai si personalitet i madh pranonte sugjerimet e keshillat e mia, ndoshta here here naive.
E kritikova per polemiken e pa nevojshme me Arshi Pipen.
Thashe: Pipa me ka thane se Kadare asht shkrimtari Shqiptar ma i miri qe jeton, ai shkruen proze dhe poezi.
Je teper i madh me u marre me polemika. Disa vjet ma vone me ka falenderue se kisha te drejte.
Ishte mikprites i dashtun, besnik dhe guxomtar.
Per Çmimin Nobel i pata thane tashma kjo nuk asht ma çashtje personale, por asht kombi qe don kete shperblim per birin tone.
Bile ne arkiven time kam letren formale, qe bashke me nji mik ja kemi ççuliue Komosionit te Çmimit Nobel ne Suedi.
Pushofte ne paqe gjeniu yne, Ismaili i madh.
Ngushllime Helenes, Greses e Besjanes.
Sergio Bitiçi
Me familje e vllazen
New York, NU
1 Korrik 2024